Resmi Osmani: Zëra nga nëndheu

Baladë
Nga Prof. Dr. Resmi Osmani
Natë
e fundmajit. Hëna e plotë derdhte arin e
dritës së saj dhe rrotul lyjet hidhnin vallen
xixëlluese. E shumë prej tyre derdheshin tatëpjetë sa bariut i dukedhin
si një shi yjesh. Flladi kishte amzën e
trëndelinës. Delet kullosnin,kumborët tingëllonin dhe bariu nisi ti binte fyellit me një melodi trimërore.
Papritur, atij ju bë se dëgjoi një zë që murmuriste fjalë pakuptim. Edhe qeni u
kreshpërua dhe hungëriu. Bariu e qetësoi, por ajo murmurima po shndrrohej në zë,
një zë i përvajshëm,drithërues, që vinte nga askundi i boshllëkut të hapsirës
misterioze të natës. Ju fanit si e dalë nga nëndheu një pamje e mjegullt, me
formë njerëzore, por pa tipare, e pezullt , që bariut i përngjau me fantazmë i
shtiu frikë dhe rrënqethje.
Bariu
”K-k-ush
je ti që murmurin e flet fjalë që s’po ti kuptoj, prej nga flet dhe çfarë kërkon
prej meje ?”Pyeti me zë të mekur.Shumë nuk vonoi që të vinte përgjigja:
Fantazma
”Dëgjova
tingëllimin e kumbonave, gjegja melodinë e fyllit. Jam i ri dhe u përmallova”
Bariu
“Po k- k-allxoma, k-k-allxoma cili je, që t’a di a flas me njeri apo me një fantazmë, xhind, apo me hijen e një shpirti të dalë nga humbellat e nëndheut ?
Fantazm
”As zanë mali, as fantazmë as xhind. Jam shpirti i Sokole Omer Agës të ri, bir’ i tetë i kreshnikut Gjeto Basho Mujit, Klladushanit. Që shtatë Omerë të mirë, vllazën para meje,të shtatë në luftë me shkjetë kanë ra, të vdekur në bjeshkë kanë mbetur, e nana nuk po din as vorret ku i kanë.
*
* *
Bariu
“O
shpirt I vuajtur, që mu shfaqe, çfarë ke për të më kallxuar, ç’është ajo brengë
që të mundon, e të prehesh në paqen e nëndheut të pengon?
Fantazma
“Me
nandë varra në shtat,prej luftës me shkjet,gjaku i trupit krejt m’u shterr, ktu
m’u fik fuqia dhe i lypa tim eti të
zinte vënd e të ndalej, se ktu shpirti don t’më dalë. Ashtu bani. Kur shpirti
ishte tu m’dalë i lash nji amanet: sime mëje, Ajkunës, se jam dekë mos m’i
kallxue, se m’ka dasht fort, se m’ka dasht fort dhe nis me vajtue,se m’ka dashtë
e nis me mjerue. T’i thojshin se te dajët me ndejt kisha shkue, se përndryshe,
ajo do t’më vajtonte si qyqe dhe do
ngjitej në bjeshk varrin tuj ma kërkue me m’vajtue.Thashë kto dhe shpirti m’ka
dalë. Ktu im atë dhe mixha Sokole Halili, më varrosën, nën kunorën e këtij lisi
të moçëm. Prej idhnimit derdhën lot dhe mallkuen bjeshkët. Varri im i vetmuem në
bjeshkë, që njitash e ka mbulue bari, asht i thell,i ftoht, i lagësht. Më
mbulon terri nën tokën e zezë dhe përsipri nji shkamb, qi Muji e shkepi nga
shkrepi, e që s’munden me e lujt vendit as tre mijë burra! Sido qi nandhe,
shpirti jem ndien dhe merohet sa herë
shfryjnë e fryjn furtunat, flakërojnë vetëtimat e flakë kallet qielli; ushtima
e rrapllima e ortiqeve te borës. Verës e pranverës ndjej kangët e zogjve në kunorë
t’lisit dhe përmallohem. Kalojnë krushqit kur kndej u bjen rruga, me kangë
dajre sharki e tupana, përmallohem e më merr malli për gjindje e shtëpi.Këtu nën
varrin e zi.
* *
*
Fantazma
Ndigioje
mir sa jam tu t’kallxue. Nuk e di përse, por po mbushur ende
shtatë vjeç nana më mbante
të ndrym në kullë si t’më kishte rob e jo bir. Përse? Mbase m’donte shum dhe s’rrinte dot pa
mue, apo druhej se po t’merrja rrugët për të çetuar në bjeshkë , e të hasja shkjetë, që ishin
armiqtë tanë, mund të më gjente e keqja. Nuk e di. Këtë e dinte vetëm nana ime.
Nana ime e mirë që, më donte aq fort, sa edhe gjinin nuk ma shkëputi dhe unë
pija tamlin nga sisët e saj, deri sa mbusha shtatë vjeç. Dhe më shijonte shumë.
Kulla
jonë, e gurtë e babës tem, kreshnikut
Gjeto Basho Mujit dhe vllait të
tij, mixhës, Sokole Halilit, çohej
vetmitare, hijerandë, n’krye t’Klladushës. Me tre kate, bedena , frangji dhe
dritare, rrethoj të gurtë dhe portë të randë me dru lisi kllaposur me pafka
hekuri dhe mandall t’rand. Oborri me pemë të gjithfar llojshme. Kjo ishte mbretëria
ime dhe e sime ame, Ajkunës. Fill na t’dy. Për grigjën, tufat e deleve dhe të
lopve, të dy gjogat në ahur, e të mbjellat e arave, kujdeseshin rrogtarët e
pajtuar. Vinin dhe iknin stinët: pranvera me lule e dritë, vera me ufmën e vapës
dhe qiellin pa re, vjeshta me arin e gjetheve dhe ëmbëlsinë e pemëve, dimni me
borë, ngrica e rropamën e ortiqeve. Gjithçka e vreja nga bedenat e kullës.
Vitet shkojshin dhe u bana shtatë vjeç. Hodha shtat, u burrnova m’u forcuen
krahët. Në kullë nisi ardhjen Zuku Bajraktar që nisi t’më ushtronte në shpatë, topuz e mëzdrak.
E ndieva veten burrë, për të kalëruar e dalë me gjogun në sheshmejdan..
* * *
E
pyta nanën: “Nanloke, pash njat Zot që të ka dhanë, njitash du me m’kallxue:
bab e mixh e dikan tjetër a kam pas, apo doç në ferra më ke gjet e më bane bir
për shpirt?”
“Babë
e mixhë ti i ke pas: Gjeto Basho Mujin, kreshnik, që kur sokëllinte dridheshin
malet, kur vringëllinte shpatën dridhej hasmi e bajloz me të s’bante uzdajë në
bejleg me dalë. Sokole Halil Aga,yll i bukur, djal i ri, trim si zana, ishte
mixha,. Sall të dy Iija i ka myt dhe
vorret në baçe i kanë”
Kështu
më tha nana ime.Dhe unë i besova.
* * *
Nji
dit nga ditët. Ishte dit pranvere. Dielli fort po shndriste dhe puhiza me amzën
e luleve më flladiste. Dola në bedenat e katit të sipërm. Mora turbinë e
Halilit dhe po i shoh fushat, arat an’ e
mbanë, për s’gjati e për së gjani, po i shoh grigjat e kingjat tuj lodrue. Fale
zot kët bukuri e dhanti. Dhe në tejskaj, përtej maleve, gjëndeshin shtatë
krajlitë e shkjeve që ishin armiqtë tanë, lakmojshin bjeshkët, tufat e
grigjave, ledinat dhe tu kallnin flakën kullave tona. Përslargu shquajta një gja
t’ bardhë qi, s’mujta me kuptue se ç’far ishte dhe pyeta nanën:
“Pash
njat Zot nanë që t’ka dhanë.M’thuej,a e din ç’ka duket n’ at fushë kaq e bardhë?
A mos janë ortiqe me borë, a mos janë çoban me shtjerra, a mos janë shkje me
çadra? Be në Zotin nana m’ka ba:”Ata s’janë shkjetë me çadra, aty janë
agët e Jutbinës, që për çdo ditë n’at
log n’kuvend tubohen.
Atbotë
mora një vendim, sall me agët e Jutbinës në kuvend të bashkohem. I kërkova nanës
petkat e Halilit,shpatën e mejdanit dhe gjogun e Mujit, se ndër agaj due me ra me ndej. Po shih bre nana çka më
tha:
“Je
i ri biri im dhe po druaj se ty agët me fjalë kanë me t’randue, e zemrimi ka me
t’kaplue. Inatçorë e ziliqarë muji m’i ka pasë dhe ata, Mujin nuk e kan pas
dashtë.”
Nanës
llafin s’ja ndigjova. Në shtat teshat e Halilit për bukuri m’ranë, ngjesha
shpatën e mejdanit, shalova gjogun e Mujit dhe turrin për te agajt e mbajta.
Tim e flakë e bubullimë nga ku kaloja.
Aspak
mirë agët nuk m’ pritën.Përshëndetjen nuk ma kthyen, vend të ulesha mes tyne
nuk m’liruan dhe gjogun nuk ma grazhduan. Në çeret e tyne pash mllef, pezm, përqeshje
e përçmim, për të mos thanë poshtnim[o1] .
U ndjeva i xanun ngusht, ani, mes agëve, një probatin i Mujit pat qëllue, ishte
Zuku Bajraktar trim i ri. Përshëndetjen mirë ma ktheu, në mjedis të shokëve
vendin ma ka lshue edhe gjogun mirë ma ka grazhdue. Si zura vend, shih çfarë agëve
u thashë:
“Zoti
u vraftë, mue përshëndetjen pse s’ma ktheni?Pse ju mes vedi vendin s’ma lshoni? Po mue gjogun pse
s’ma mbani?Edhe pse me sy asnji her s’më keni pamun, mirë po më njihni se i kuj
jam. JamOmeri i Ri, biri i Gjeto
Basho Mujit. Po ju inat t’madh i paski
pasë tim eti dhe asnjë falnderje për të
mirat që u ka ba! Kurrë një grimë dijtë nuk ja kini. Smirzez Zoti u paska falë.
Kanë
nis agët e dert po bajnë ndër vedit, me m’vue n’provë: “N’hall t’madh ti na ke
gjet. Na ka dal nji bajloz prej detit, askush nesh në mejdan nuk guxon m’i dalë.
Ndo erdhi, tokën tonë, kullat, gjanë dhe çikat po na i merr.
Kuptova.
Tinzisht trimninë dhe burrninë teme deshtën me e provue. Atbotë qyre çka u kam
thanë:”Fjalë m’i çoni Bajlozit t’detit, me dal heret n’at log mejdanit, atje po e pret Omeri, biri i
gjeto Basho Mujit Klladushanit”
Pas
këtyne fjalve,t’xan ngusht, ma i idhët
syresh u diftue Osman aga: “Ti Omer, në kjofsh kreshnik si thue, babë e migjë
në burg q’i ke, ti prej burgut i paskëshe pas nxjerrë. Që shtatë vjet krajli
t’i ka xanë, kur nana jote n’ty ishte shtatzanë, e në Kotorre kryet po ta lanë.
Që shtatë vjet diellin me sy s’e kanë pa, leshi i kres në tokë u ka ra, që
shtat vjet ndrrue s’t’u kan,pika e ujit në shtat s’u ka ra e brisk në faqe nuk
kanë vanë! Vetes dhe krahinës një marre t’madhe i kanë lanë.
O
kob, o zi: ç’po m’ndijshin veshët! Dielli u fsheh e drit s’po ban, bota për mue
u errsue , ma ngusht vedin se paskësha pas gjet. Kceva si i marrë në shpinë të
gjogut, tym e mjegull e flak tuj qitë, mbrrita në kullë dhe nanën e vura në be:
“Për at Zot q’na ka dhanë, pse m’ke rrejt?Tash due me m’kallxue të drejtën:
babë e migjë ku i kam?
Atbot nana ka marr’ e shih ç’ka m’ka thanë: ” Llaf të madh agajt të kan thanë, je i ri bir e të kanë randue. Babë e migjë t’mirë q’ i ke pas, të dy krajli n’luftë rob t’i ka xanë e në burg t’Kotorres kryet po t’a lanë. M’ka ardh e keqja me t’kallxue. Qi shtat vjet, e mjera me sy s’i kam pa.”
*
* *
Bariu:“Po
ma pas ç’ka ndodhi?”
“
I veshur tebdil maxharisht, stolisur me kryqe dhe me armë ngjeshur,me sharki
n’dorë, qi t’u duksha si kangtar, për n’krajli u turra si era. Sipër meje
fluturonte shqiponja qi rrugën ma kallxonte. Kaptova fusha, lugje dhe male, kapërceva
tre ujra të mdhej dhe mbrrita n’ krajli. S’pari hasa te kroni tuj mbush ujë thjeshtrën
e Krajlit, Rushën bukuroshe si zanë mali. E dijsha q’as krajlica as krajli për
bijë nuk e dojshin e si robinë e përdornin. Ngriti syt e bukur e m’ pa. E pashë
edhe vetë. Gja m’t’bukur sytë s’më kishin
xanë.
E shih çfar’ i thashë:
“T’faltë
Zoti Rushë që t’ka dhanë,ti në kjofsh, një tas uj, Rushë me ma dhanë, etjen për
me shue, jam i largët dhe tuj shtegtue, bab e migj për me kërkue”
Ndigjo
çika çka m’ka thanë:”Tas me ujë kurkujt nuk i jap, veç me kanë Omeri prej Mujit, që shtatë vjet Zoti e
ka falë, për hijeshi, burrni e trimni, shtatë krajlit zanin ia kanë ndie”
Unë:”
Për at’Zot që mue m’ka dhanë, vetë Omeri i mujit jam. Ja në krajli kryet me e
lanë, ja bab e migjë prej burgut kam me
i nxjerrë.. A më mson çikë si me ia ba?”
E
pashë në sy. M’pa n’sy. E pëlqeva. Edhë un’ i pëlqeva. Ma zgjati kupën e ujit. E
shova etjen.I dhash dhen gjogut ujë. Të dy heshtnim, por vrejta se ajo diç përsillte
në mendje e druhej t’ma thoshte. Dikur ajo foli:
“Mos
e vrit mendjen trim i ri. Duhet hile e jo trimni. I ka krajli dy binjak, qi kurr’ shokët nuk ua ke pa, e
i don sy syt e ballit. Fort kollai për me i mashtrue , të vijn’ e në ujë
të kronit të lodrojnë. Me ba ti krajlit me ia zanë, babë e migjë paj t’i ka
dhanë.”
U
fsheha n’zabel t’ahishtes. Shum nuk vonoi dhe Rusha bashk me binjakët erdhi te
kroi. Ata me ujin nisën tu lodrue. Fill mbi ‘ta si sokol jam lshue e n’vithe t’gjogut i kam vendue. Si era për në klladushë kam
fluturue. Binjakët kjajshin e un kndojsha! Dëshprimi i tyne gazmendi jem! Rusha
në përcjellje ma dha nji premtim:”Kur të dalë hana e re, ktu m’ke, eja dhe m’rrëmbe!”
Kur
mbrrita, me daman t’madh u prita. Në burg t’kullës binjakët i ngujova dhe pa
vonesë nji letër krajlit ja nisa:”Ti që je krajl në krajli, n’ ke pik malli
për fmi, mos rri shum tu i kërkue. N’burg Omeri t’i ka ngujue: ja m’lësho babën
e migjën tem, ja cop-cop un po t’i baj”
Im
atë dhe migja Sokole Halili, mbrritën në Klladushë. Veshur me petka t’reja,
ngjeshur armët e brezit dhe dy Mushka ngarkuar me pare florini.Të dy binjakët
ua dorzum të dërguarve të krajlit. Se çfar paskësh ngjarë në krajli pas marrjës
së letrës, ma kallxoi im atë: Tremb asht Krajli e fort asht zemrue e vrik n’derë
të burgut kenka shkue: ” Del, bre Muj, e ti Halil, zoti u vraftë! Se dy
binjakët tinëzisht Omeri m’i ka robnue, dit e nat në burg mi ka lanë, po don
kryet aj me ja u pre” Dhe baba q’e pa sesa ngusht ishte gjend Krajli, i tha
: ”Prej burgu s’kemi me u nisë, pa na rrujt e pa na gjesëndisë. E me
petka të reja me na stolisë. Shpejt e shpejt berberët i kanë sjellë e të dy rrujt e qeth i kan ma
s’miri , I kan la e me petka t’reja i kan veshë.
Atbot
Krajli ka ngulmue ”Dilni bre muj, Zoti u vraftë!
”Pasha
i Zot qi m’ka dhanë, prej burgut gjall s’kam dalë, pa m’i dhanë tri mushka me
pare, pa ma fal sofrën prej dukatit dhe Rushën djalit me ja dhanë.”
I
xanun ngusht krajli, ka thanë:”Të dy sot me u miqsue, Rusha djalit I kjoftë
për grue” Atëherë trimat jashtë kanë dalë, n shpinë të kualve kan kcye dhe
për klladushë rrugën kanë marrë.
*
* *
Ardhja
e babës dhe e migjës, gjallnuen jetën, kthyen gazmendin dhe sigurinë, edhe
muret e kullës qeshën. Na të tre dilshim me gjuejtë, çetojshim në bjeshkë e kur
hasnim në cuba shkjehësh binim në luftë e dilshim faqebardhë. Erdhi nji kohë që
shkjet ranë në bjeshkët tona, zaptuan kullotat dhe grabitën tufat e gjas
s’gjallë. Të tre n’bjeshkë , baba tha me shkue e me shkje me luftue. Atbot
nana, Ajkuna si ta ndiente zezonën i tha babës:
”Pash
at Zot,Mujo qi t’ka dhanë,mos Omerin shpijet me m’a tretë, se shtatë Omerë
t’mirë si i pata, të shtatë jam tu i kja e ngrata, e spo di as vorret ku po i
kan, se t’shtatët dekun në n’bjeshkë ti m’i ke lanë.”
“Mos
kjaj djelmt qi n’luftë kan dekë,mos kjaj t’gjallët q’në bjeshkë duen me çetue,
se dekë ma e amël, s’asht se n’luftë m’ u pre. N’luftë m’u pre pa i lanë marre
vedit.
N’shpin
gjogve u kem kcye, e tym e mjegull gjogat i kem ba. N’maj të bjeshkës fort
shpejt kem dalë, kurkund çetë t’shkjeve me sy nuk kem pa. Dikur von Muji ka
thanë: “Ne t’dy Halil, n’udhkryq me dalë, atje ku çeta e shkjeve ka me ardhë
e ne nuk lam kend asajt me kalue. Ti Omer, Omer Aga i ri, a thue tutesh me ra
n’krajli? N’fush t’krajlis asht nji kull
e bardh, ajo asht kisha e shkjaut. Atje nesret që asht e diel, shkje t’pafarë
kan me ardhë dhe krajl Dushani ka ardh me i bekue dhe trimnue. Atje
ngujohu.Vraje krajlin, shkjet t’mbeten si shtati pa krye. Nuk vonojm e bashk me
Halilin n’ ndihm t’vijmë.
Sa
leu drita n’kotorre t’reja, mbrrita tu kisha, shkelm t’fort i rash derës e
bashk me gjogun hyra mbrend.Me mandall e ndryva derën. Mbrend u ndryva dhe po
pres shkjet të mblidhen.Pak ka shkue e shum nuk ka vonue, erdhi krajl Dushani
mes popash. Derës së kishës kur i jan afrue, për frengji iu mata krajlit, n’grop
të fytit ja ngula shtizën, e dekun n’tokë ka ra krajl Dushani. T’shumtë ishin
shkjetë, u kacavirën ndër çatija dhe një shi shigjetash mbi shtat m’i derdhën,
e nga nandë varra gjaku nisi mu derdhë. Atbotë nji britmë t’madhe kam lshue.
Muji dhe Halili e kan ndigjue, e fill për tu kish kan vrapue. Ploj t’madhe
n’shkje kan ba. Shum kan vra e shum kan van përpara, larg prej kishës i kan largue. Ndigjova mujin që po flet:” A
je gjall Omer Aga i ri, çou ti derën me na e çilë. Me shpirt ndër dhambë i
jam përgjigjë:”Nandë varra n’shtat i kam dhe gjaku krejt m’ka mbulue. Derën
nuk mundem me ua çilë.Shtjelm derës ju i bini, cop e grimë po e bani.
Atbot
baba e migja mbrend kan hi.N’vithe t’gjogut Muji m’ka vu e kemi marr bjeshkën përpjetë.
Se
ç’far ndodhi ma pas t’i kam kallxue n’krye t’herës.
Kishte
kaluar mesnata,yjet ishin zbehur, agimi trazoi terrin dhe u ndje kënga e këndezëve.Ishte
koha që shpirtërat dhe fantazmat të ktheheshin andej nga kishin dalë.
Bariu
ndjeu një murmurimë që ishte si lamtumirë dhe vegimi humbi në mugëtirën e
agimit.
Maj-gusht 2026
[o1]Es agëve


