Sevdail Hyseni: Ç’u kall mali..!

Satirike
Ç’u
kall mali..!
(Ripostim
me pak ndryshim)
Nga
Lugina deri në kufi,
digjet
mali shkrumb e hi,
pylli
bëhet tym e flakë,
mbetet
fshati pa oxhak.
Pyet
njeriu me shqetësim:
-
Mos na qenka korrigjim?!
Apo
ndonjë plan i ri,
për
të mbetur pa kufi?!
Çfarë
fitimi, o shqiptarë,
kur
shkon pylli me hektarë?
Dje
na digjej vetëm mali,
sot
po digjet edhe morali!
Zhduken
pyjet shekullore,
shuhen
gjurmët kulturore,
e
mbi shpatet, gur më gur,
mbetet
veç tymi si flamur.
Kur
zjarri zbret nga mali,
s’pyet
fare ku mbet ideali;
prek
shtyllën elektrike,
dhe
na fik dritën publike!
S’ka
rrymë nëpër fshatra,
ikin
gjallesat me të katra,
por
ka drita nëpër pallate,
del
“problemi” në debate!
Me
kthim t’malit në lëndinë,
mos
bashkohemi me Luginë?!
Pse
atëherë të digjet mali?
Të
shkojë për lesh dhe ideali?!
Flet
urtia, me zë ndihet:
-Shtëpia
digjet, kurva krihet!
E
te ne, për fat të keq...
qenka
“krehri” privilegj!
-
(Karikatura marrë nga
interneti)


