• Video
    • Kontakt
      • Redaksia
    • [FULLNAME_CUT]
      Hyni
  • Editorial
  • Speciale
  • Mendime
  • Intervista
  • Kulturë
  • Udhëpërshkrim
  • Faleminderit
  • Vërtetësi
  • Përjetësi
  • Sport
  • Shtesë
  • Redaksia
  • Video
  • Kontakt
  • [FULLNAME]
  • Hyni
  • Editorial
  • Speciale
  • Mendime
  • Intervista
  • Kulturë
  • Udhëpërshkrim
  • Faleminderit
  • Vërtetësi
  • Përjetësi
  • Sport
  • Shtesë

Etiketë: Gjon Marku

Gjon Marku: Fëmijët dhe birësimi në të drejtën dokësore shqiptare

Studimi i pozitës së fëmijës në të drejtën dokësore duhet të nisë nga koncepti që kjo e drejtë kishte për familjen. Në traditën kanunore, familja nuk ishte vetëm bashkësi biologjike e prindërve dhe pasardhësve, por njësi e gjerë shoqërore, ekonomike, morale e juridike, mbi të cilën mbështetej vazhdimësia e shtëpisë...

Qazim Shehu: Një roman psiko-social me tonalitet dramatik

Gjon Marku është një autor i njohur dhe mjaft aktiv në botimin e veprave letrare (poezi dhe prozë), si dhe të veprave studimore me peshë, të cilat arrijnë të kapin tematika të ndryshme nga lashtësia gjer më sot dhe që paraqesin interes të shtuar me monografitë e botuara, librat me intervista apo gjurmime të tjera. Ai është edhe...

Gjon Marku: Është koha e tyre

Nata qe në të sosur, ndërsa yjet puthnin agimin, kur Mark Bregu doli prej kullës dhe mori udhën. Hëna hidhej flokëshprishur mbi kataraktet e atyre anëve. Yjet regëtinin mbi ujëvara, si lulet që çelin e vdesin. Fshati hepoheshte rrëzë maleve me borë, ndërsa alpet, kreshtëbardha e shtatgjelbra, ngriheshin krenare drejt qiellit...

Gjon Marku: Mes drejtësisë dhe errësirës

Tërë kohën e lume vishej, krihej dhe priste pas perdes, që të dallonte siluetën e saj në tërthoren e kryerrugicës. E dinte mirë orën kur ajo dilte. Në zemër i kishte hyrë gëzimi, si zogu në çerdhe. Pastaj dilte dhe e shoqëronte në kursin e violinës. E priste të dilte prej andej, në gji të muzgut, dhe të dy, si dy pëllumba, vinin nëpër rrugicë. Ai e përcillte deri në...

Gjon Marku: E keqja ndaj shqiptarëve nuk ka fund

Ka fjali që lindin si një psherëtimë dhe mbeten si një gur në ndërgjegjen e një kombi. Kjo është njëra prej tyre. Deti, sado i madh të jetë, e ka një breg. E ka një cak ku dallga thyhet, ku horizonti mbaron dhe ku uji, më në fund, dorëzohet përpara tokës. Edhe stuhia më e egër një ditë fashitet...

Gjon Marku: Lec Shllaku – kur aktori bëhet kujtesë

Ka njerëz që kalojnë nëpër kulturë si një shfaqje që ngrihet, luhet dhe mbyllet kur bien dritat e skenës. Ka edhe të tjerë që, pasi dritat fiken, vazhdojnë të jetojnë në kujtesën e atyre që i panë, i dëgjuan dhe i njohën. Ata nuk mbeten vetëm në rolet që luajtën, por në gjurmën që lanë. I tillë ishte Lec Shllaku...

Deni Llanaj: 'Nënë Tereza në pullat postare të botës (118 shtete)'

Libri "Nënë Tereza në pullat postare të botës (118 shtete)", botuar nga EMAL, Tiranë, më 2025, në edicion dygjuhësh shqip-anglisht, me 462 faqe dhe në format të madh, është konceptuar si një album-studim mbi paraqitjen filatelike të Nënë Terezës në 118 shtete të botës...

Gjon Marku: Nga balta e Gilgameshit te faqet e Mesharit

Para se të kishte libra, kishte baltë. Para se fjala të bëhej faqe, ajo ishte shenjë. Para se njeriu të mësonte të shkruante historinë e vet, ai kishte mësuar të luftonte me harresën. Në një kohë kur qytetet ngriheshin pranë lumenjve të mëdhenj të Mesopotamisë, njeriu ende nuk e kishte kuptuar se po krijonte një nga shpikjet më të mëdha të...

Gjon Marku: Bisedë me zanën

Po pyet zana ç'ka rinia, Pse përpara s'ecën Shqipëria? A po më thua, moj motër, Pse vajton nana në votër? - Pse vajtojnë ndër kroje zanat? Pse kaq të forta qenkan gjamët? Pse janë kullat bosh ndër male? Pse Shqipëria kaq shumë halle?...

Gjon Marku: Mes drejtësisë dhe errësirës

Tërë kohën e lume vishej, krihej dhe priste pas perdes, që të dallonte siluetën e saj në tërthoren e kryerrugicës. E dinte mirë orën kur ajo dilte. Në zemër i kishte hyrë gëzimi, si zogu në çerdhe. Pastaj dilte dhe e shoqëronte në kursin e violinës. E priste të dilte prej andej, në gji...

Gjon Marku: Nuk dua të jem si hije

Roja e institucionit nuk ndodhej aty. Nuk e di se ku kishte shkuar, por m'u desh vetëm një çast për të ngjitur njëra pas tjetrës shkallët dhe për të mbërritur te dera e zyrës së saj, në katin e dytë, djathtas. Zakonisht ajo më priste në këmbë, pranë derës. Sapo hyja brenda, më hidhej në qafë dhe niste të më puthte, shpesh duke lënë të kuqin e buzëve në jakat e...

Gjon Marku: Nuse amerikane

Prej cepit të fletës së gjethes së gështenjës ra një pikë vese, si një lot mbi ballin e tij. Lulashi e kishte tretur vështrimin në hapësirën e qiellit, që ishte i pastër si një kupolë e qelqtë. Shikimin e rrëzoi përdhe dhe me dorë e fshiu atë pikë vese që i kishte rënë mbi ballë. Rruga poshtë përdridhej si gjarpër i zi dhe humbiste në...

Gjon Marku: Aty ku historia mbaron dhe kënga fillon – Millosh Kopiliqi

Ka disa emra që nuk i gjen dot në rrugët e zakonshme të historisë: nuk kanë dokument që t'u përcaktojë lindjen, gur varri ku të lexosh datën e vdekjes, apo portret që të tregojë fytyrën. E megjithatë, çuditërisht, ata nuk vdesin. Jetojnë në këngë, jetojnë në gojë të njerëzve, jetojnë në atë kujtesë të lashtë që nuk ka nevojë...

Gjon Marku: Enea në Butrint

Ndoshta ishte deti ai që e solli Eneas deri këtu. Ndoshta ishte fati. Apo ndoshta, siç ndodh shpesh me njerëzit që ikin nga vendet e tyre, ishte vetë kujtesa që e shtynte përpara. Pas shpinës kishte lënë Trojën: një qytet të djegur, muret e rrëzuara, shtëpitë e heshtura dhe hijet e atyre që nuk mundën të shpëtonin. Kishte lënë pas një botë të...

Gjon Marku: Pijanecët e qytetit tim

Qyteti ynë, i vendosur përballë një shpatulle mali e buzë një liqeni plak, kishte tre muaj që flinte e zgjohej nën shiun që binte curril. Çative u kishin nisur cirkat e vjeshtës. Jashtë përziheshin shiu, vetëtimat dhe ca të qeshura vajzash që sikur vinin prej nëndheut. Ajri po merrte ngjyrën e mërzisë. Gjethet e rrëzuara nga era e parë e vjeshtës mbulonin trotuaret...

Gjon Marku: Kedhi i kulakut

Dita po gjunjëzohej dhe në horizont përzjarreshin perëndimet, ndërsa lugina e lumit kridhej në honet e mbrëmjes. Ishte një natë sterrë. Qielli ishte veshur me disa re që, shtëllungë-shtëllungë, turreshin drejt lindjes. Një zog i zi si nata fluturonte drejt qytetit Shurdh-Memec si një lajmëtar i keq. Aroni, mes ethesh të frikshme...

Gjon Marku: Mirdita

Prej Kunorës në mal të Munellës, Në Mal të Shenjtë e në Mal të Veles, Nis prej Matit e në kufi me Dibrën, Gjer në Shkodër e gjen Mirditën. Ku shëndrit dielli e praron hana, Vasha të bukura janë si zana; Edhe djemtë janë të bardhë si drita, Në ato anë gjendet Mirdita...

Gjon Marku: Ç'e bën një grua të ditur dhe zonjë në pushtet?

Por një veprimtari e tillë nuk do të mund të realizohej në këtë përmasë pa mbështetjen dhe mirëkuptimin e Kryetares së Bashkisë Vlorë, zonjës Brunilda Mersini. Ajo që të bie menjëherë në sy në këtë rast është gatishmëria e saj për ta pranuar dhe përkrahur një ide kulturore që i jep vlerë qytetit. Nuk bëhet fjalë thjesht për vënien...

Gjon Marku: Tokë e djegur

Në degët e gjelbra ku dikur këndonte bilbili, sot zgjat gjuhën shtriga e flakës dhe e indiferencës së pushtetit. Era nuk sjell më aromën e pyllit, por erën e hidhur të tymit. Pemët rrëzohen njëra pas tjetrës dhe toka, dikur e gjelbër e plot jetë, mbulohet me cungje të zeza. Në vend të këngës së zogjve, dëgjohet kërcitja e...

Gjon Marku: Kutia që s'donte të hapej

Cingërima e ziles së orës i nxori gjumin e ai kishte prej krevatit në këmbë si të kishte brofur prej një humnere. Ishte ora më e vdekur e natës, kur gjithçka bie në heshtje dhe dritat e pallateve shuhen njëra pas tjetrës. Trotuaret ishin bosh; anash rrugës që përdridhej si gjarpër, nuk dukej asnjë këmbë njeriu...

Gjon Marku: Ora me qostek

Atë ditë mesgushti vapa pikonte etje. Qielli digjej e digjte. Bretkosat nëpër kanale nuk pushonin së kukaturi. Gjethet ndër lisa shushurisnin. Në zabel, gjinkallat zhuzhiturinin deri në pëlcitje. Ishte ora më e vdekur e ditës në zheg. Prej kupës së kaltër, pa njolla, të qiellit u shigjetua një skifter e ra në përtejqafë ndër lugje, atje ku...

Gjon Marku: Email i gabuar

"Më ka marrë malli shumë, e dashur Elsonë. Sa do të kisha dashur të ishe këtu, e të të puthja fort si atëherë, kur e shtyve lehtë derën dhe hyre brenda, kokulur siç hyn një çast dallëndyshja midis dimrit dhe pranverës. Tamam në kohën kur qokthi këndon natën mbi degë, e kur pranvera zbulon gjinjtë dhe burbuqet çelin buzët...

Gjon Marku: Nënë Sanija

Në fshatin ku kishte lindur Mirgeni, kullat zinin pjesën më të madhe, e tek-tuk ndonjë shtëpi përtrollëse përvidhej mes tyre. Fshati sikur hapej në gji të malit, majë të cilit mëngjeset merrnin jetë si një ylber. Nga shkrepat brofnin shqiponjat që, mbasi pushtonin qiellin e pastër, shigjetoheshin nëpër luginat ku gjendej preja e...

Gjon Marku: Kur Shqipëria digjet

Prej ditësh Shqipëria po digjet. Nuk është metaforë letrare. Është realiteti që shihet me sy, dëgjohet në lajme, ndihet në ajrin e rënduar nga tymi dhe matet me hektarë të djegur, me shtëpi të shkrumbuara, me ullinj të kthyer në hi. Nga Kruja në Mallakastër, nga Shkodra në Tiranë, nga Elbasani në Vlorë, zjarri është shfaqur si një pushtues i pamëshirshëm...

Gjon Marku: Njeriu i Ditës së Zezë

Përrojet, arat, sukat, shtëpitë tona të shpërndara në faqen e atij shpati mali po binin në gji të muzgut, kur kishte filluar të binte një borë me sqota të mëdha, e për pak minuta kishte zbardhur gjithçka. Skeletet e pemëve në oborr ishin veshur me të bardha. Errësira nuk e kishte atë bardhësi të mrekullueshme...

Gjon Marku: Vorraxhiu

Nata e zgjatur kishte filluar ta mërzitte së tepërmi. Prej kohësh gjendej në krevat, nën peshën e rëndë të asaj dreq sëmundje. Rrallë dilte, e kur dilte, arrinte vetëm deri në kopshtin përpara shtëpisë. E merrte malli edhe për drurët e pemëve, që i kishte mbjellë vetë në rininë e tij. Shtati i qe rënduar së tepërmi, por më së shumti e...

Gjon Marku: Shpresa e shuar

Nënë Mara e hapi kapakun e magjes dhe pa në hambar një gjysmë grushti miell, që strukej në njërin cep të saj. Një drithërimë ia përshkoi trupin, si t'i kishte prekur korrenti. E ktheu vështrimin nga fëmijët, të mbuluar me postahen e kmesës, në anë të oxhakut. Flinin si të ishin rrëzuar në gjumin letargjik të dimrit, të përqafuar njëri...

Gjon Marku: Mall

Krevati i boshatisur i dukej si një pellg uji të ftohtë, ndërsa minutat, pas mesnate, njëra pas tjetrës, ecnin ngadalë, si hapat e një plaku të lodhur. Gjumi ishte tretur larg. Nuk rrinte dot vetëm, prandaj doli të shihte mos gjente ndonjë nga lokalet e hapura deri vonë natën. Ndoshta atje do të mund të largonte fishkëllimat e vetmisë...

Gjon Marku: Morti i fshehur

Ishte fillim pranvere, bash atëherë kur krojet dhe lugjet mbushen me blerim, e ai blerim ishte i pastër e i qartë, me një lezet të veçantë. Prej maleve kësulëbardha, buron një ujë i kulluar e i pastër si lot vashe. Mëngjesi merr jetë me një ylber që zbret në pikat e vogla të vesës e shpërndahet, si të dojë të derdhet mbi vetullat e...

Gjon Marku: Shelgu lotues

Sytë i hodhi përmbi zabel dhe vështroi diku thellë në të, sikur të donte të zbulonte ndonjë të fshehtë. Pastaj vështrimin e hodhi drejt fushave, në fund të të cilave gjendej njëri nga plepat shekullorë, në majë të të cilit ishte një çerdhe lejleku që, edhe pse tundej bashkë me degët, nuk i ndahej dot atij vendi, dhe çdo pranverë...

Gjon Marku: Deni Llanaj - 'Menorah'

Ka libra që zbehen nga kujtesa sapo mbyllet faqja e fundit, dhe ka të tjerë që vazhdojnë të jetojnë gjatë në mendjen e lexuesit, sepse personazhet e tyre bëhen pjesë e reflektimeve të përditshme. Pikërisht kësaj kategorie i përket romani "Menorah" i shkrimtarit Deni Llanaj - një vepër që nuk të fton thjesht të ndjekësh...

Gjon Marku: Lëre ta dëgjojë zemrën

Kokën e vendosa mbi gjoksin e tij të zhveshur dhe dëgjoja ritmin e zemrës që i rrihte pa ndërprerje. Ai flinte, kurse unë doja ta ndieja atë ritëm dhe të përkoja frymëmarrjen time me të tijën, të thellë e të ngadaltë, si frymëmarrja e një dragoi. Jashtë mureve të dhomës sonë të fjetjes shtrihej një natë e errët e e trazuar, ku...

Gjon Marku: Telefoni i Nënës Lizë

Nëna Lizë ishte mësuar të zgjohej para diellit. Për më shumë se dyzet vjet, mëngjesi e kishte gjetur gjithmonë në këmbë. Nuk kishte pasur nevojë për zile, as për orë që ta kujtonte. Trupi i saj e dinte vetë kohën. Sapo qielli niste të zbardhte, ajo hapte sytë, ngrihej ngadalë dhe niste ditën me të njëjtin ritëm që kishte ndjekur për gjithë jetën...

Gjon Marku: Besa

Ndër institucionet më karakteristike të së drejtës dokësore shqiptare, një vend të veçantë zë besa, e cila përfaqëson njëherazi një vlerë morale dhe një mekanizëm juridiko-shoqëror të ndërtuar mbi autoritetin e fjalës së dhënë. E trashëguar brez pas brezi dhe e konsoliduar përgjatë shekujve, besa ka luajtur një rol themelor në...

Gjon Marku: Mulliri i luftës

Prej bjeshkëve nxitimthi vinte një re, ulët si në vendet e cepit të globit ku retë zbrisnin aq afër tokës, sa duket se po të zënë frymën. Dukej se reja ishte e ngarkuar me fortunë, ndërsa nata afrohej e errët. Të gjithë turreshin të futeshin në strehët e tyre pa i zënë rrebeshi jashtë. Në atë errësirë buzëmbrëmjeje, Pjetri, një burrë i...

1 2 3
Në Fokus
  • Pëllumb Gorica: Një udhëtim, ku koha ka ndaluar dhe natyra ka skalitur mrekulli

  • Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me këngëtaren e mirënjohur Anjeza Ndoj

  • Blerim Latifi: Shqiptarët dhe instrumentalizimi politik i islamit

  • Fotaq Andrea: Arbëreshët e Italisë (1413–2007), III

  • Elizabeta Tomë Mrijaj: Kujtojmë sakrificën e familjes Lleshi për lirinë e Kosovës

  • Hamdi Hysuka: Kadareja i pavdekshëm, kur kritika i jep formë kujtesës

  • Asllan Dibrani – Luani: Familja Musa – një shekull qëndrese, pune, dijeje dhe sakrifice

  • Albert Vataj: 24 vite nga ikja e Teodor Kekos

  • Albert Vataj: Plisi në kokën e Odisesë, një udhëtim 3000-vjeçar

  • Kastriot Dervishi: 36 vjet nga vrasja e Josif Budos në Kavajë

Zemra Shqiptare
Ballina Video Kontakt
Powered by SosoNews 4.2

Buletini

Abonohuni për të marrë lajmet e përditshme në email-in tuaj