Gjon Marku: Mirdita

Nga
Gjon Marku
Prej
Kunorës në mal të Munellës,
Në
Mal të Shenjtë e në Mal të Veles,
Nis
prej Matit e në kufi me Dibrën,
Gjer
në Shkodër e gjen Mirditën.
Ku
shëndrit dielli e praron hana,
Vasha
të bukura janë si zana;
Edhe
djemtë janë të bardhë si drita,
Në
ato anë gjendet Mirdita.
Por,
si malet dorë për dorë,
Po
vijnë në kuvend djemtë mirditorë;
Fjalën "KOMB" gdhendin në gur,
Në
portën e kishës, përmbi mur.
Amante
lanë princat arbër,
Se
në Ndërfanë e patën në hatër
Katedralen,
kur po e ngrinin,
Valë
e valë princat po vinin.
Bekim
të madh pati dhënë Zoti
Ndër
këto anë, vetë Kastrioti;
Gjeti
burra si meteorë,
Vëllezërit
Gazulli, ambasadorë.
Mor
për besë e për burrni,
Gjeneralë
gjeti për ushtri;
Se
më të mirë kërkund nuk pati
Se
Pal Kuka e Pjetër Perlati.
Por
me penë e për dijeni,
Pat
Abatin, more gjeni,
Për
më pri pati Bib Dodën,
Që
me gjak e mbrojti tokën.
Fjalë
të urta flet Pjetër Shpani,
Pashko
Vasës thuaj, zë i bani,
E
Gjergj Fishta, me atë lahutë,
Kur
Ndre Mjeda flet fjalën e urtë.
E
kur fjala e urtë do të vijë,
"Mos
gaboni", thotë Gjegjovi;
"Në
mes jush një burrë ju gjeta,
Për
urti, mor Anton Çeta!"
Dom
Nikolli, gur themeli,
Thyeu
errësirën si rreze dielli;
Porse
zanat nëpër male
Nuk
po hedhin sot më valle.
E
djemtë e tu, të bardhë si drita,
Thuaj,
s'janë më; ku mbeti Mirdita?
Thuaj,
ka rënë po një duhi,
Kullat
bosh, pa djem të rinj.
Ty
s'të mposhti turku e sllavi,
As
romaku, as bullgari;
Por
se sot më unë s'po di,
Kur
të shoh të mbetur pa lavdi?
E
nuk po ka kush me të dalë zot,
Prandaj
zanat qajnë me lot.
Por
ti, sa të bjerë nata e të zbardhë drita,
Do
jesh e do mbetesh përherë Mirdita.


