Feti Tunuzliu: Kumbimi i çiftelisë

5h më parë

Feti TUNUZLIU


KUMBIMI I ÇIFTELISË


Sa herë rrihen e dridhen dy fije binake,

teksa përshkojnë bishtin e drejtë dhe kupën vezake,

oh, sa ëmbël joshin tingujtë e çiftelisë,

posi vargjet magjepsëse të poezisë.


Me tingujë që mishërojnë harmoninë dhe ritmin

dhe meloditë e pastra që përhapin n'etër gëzimin, ...

rapsodi gërshetoi këngë t'epikës legjendare e historike

po - pikërisht falë kësaj vegle ekzotike.


I thjeshtë në pamje - i pasur në shpirt,

ky thesar i bekuar i traditës sonë popullore

dhuron prore ngrohtësi të muzikës burimore.


Tingëllimat e qiftelisë, vluar nga ritmi dhe harmonia,

që shpalosin ndjenja t'thella dhe emocione t'fuqishme

sa me dashuri jehojnë n'festa e rite të ndryshme.