Gjon Keka: Skënderbeu dhe Nënë Tereza – dy bijtë që ndriçuan kombin tonë dhe mbarë botën
Skënderbeu dhe Nënë Tereza – dy bijtë që ndriçuan kombin tonë dhe mbarë botën

Në
prehrin e kombit tonë lindën dhe u përkundën me ninulla iliro-arbërore
kryeheroi ynë Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) dhe Nënë Tereza.
Njëri
u bë çlirimtar i Arbërisë, udhëheqës i unitetit vëllazëror e fisnor dhe
mbrojtës i civilizimit të përbashkët të familjes europiane.
Ndërsa
tjetra u bë nëna e gjithë botës së vuajtur, të lënguar dhe në mjerim, për t'i
sjellë shpresën, për t'i shuar etjen, për t'ia shëruar plagët dhe për t'i
larguar vetminë me dashuri, besim e humanizëm të pashembullt.
Që
nga ajo kohë, kombi ynë nuk ka nxjerrë në dritë figura të tilla madhore të të
gjitha kohërave, të cilat nuk janë bekim e dritë vetëm për popullin prej nga
vijnë, por edhe për mbarë njerëzimin dhe qytetërimin e përbashkët europian.



