Albert Vataj: Eteri kundër hapësirës dhe kohës, fushëbeteja ku gjenitë e shkencës u përplasën

Eteri kundër hapësirës dhe kohës, fushëbeteja ku gjenitë e shkencës u përplasën

?Historia e njerëzimit
shkruhet mbi pluhurin e hapave të atyre që prekën të padukshmen, por u dënuan
të ecin si hije përmes terrimit të mosbesimit. Një ndër ta, mbase syri më i
kthjellët që kërkoi dritën në errësirën e shekullit, ishte Nikola Tesla. Një
mendje që nuk e mati botën me kufijtë e mekur të së sotmes, por e dëgjoi atë si
një simfoni të gjallë energjie të ardhmërisë.
?Në palët e fshehura të një
dorëshkrimi të brishtë, të ruajtur si një sekret pasqyrash, ngrihet zëri i tij
i prerë:
“Gabohesh,
z. Ajnshtajn… eteri ekziston.”
?Këto fjalë nuk janë
thjesht një shpërthim i mendimit shkencor, ato janë klithma e një shpirti që
refuzon t’i nënshtrohet kafazit të dogmës. Për Teslën, eteri nuk ishte një hije
e së kaluarës, por vetë frymëmarrja e universit, pëlhura e padukshme ku
thureshin graviteti, inercia dhe shtatzënia e botëve të reja.
?Por çfarë e priste
arkitektin e dritës?
Si
çdo profet i parakohshëm, ai u përplas pas murit të indiferencës. Shkenca
zyrtare ia vuri vulën e lajthitjes, pushtetet i mbyllën dyert, ndërsa arkëtarët
e botës i kthyen shpinën sapo kuptuan se ëndrra e tij për një qiell me energji
të lirë rrezikonte ngrehinën e tyre të ektarit e prangave.
Në
vend të kurorës, i dhanë vetminë.
Në
vend të dritës, e lanë të tretej në hije.
?Në mbrëmjen e jetës, kur
dora i dridhej por zjarri i brendshëm i digjej ende, ai la pas pengun e tij më
të dhembshur:
“Le
të vdesë me mua misteri i shpikjes sime… Sekretet i kam premtuar.”
?Kjo nuk është thjesht
një dorëzim shkencor, është elegjia e hidhur e gjenisë së dënuar me përjetësi.
Sa
herë në histori, një mendje e gatuar me dritë yjesh është shkelur nga këmbët e
pluhurta të dogmës?
Sa
herë është mbyllur dera e të panjohurës vetëm se trondiste gjumin e ëmbël të së
njohurës?
?Tesla nuk është thjesht
shpikësi i harruar i rrymës apo magjistari i valëve pa fill. Ai është monumenti
i përjetshëm i përplasjes midis vizionit të pafundëm dhe frikës njerëzore për
të hapur sytë para horizontit.
?Kjo fletë e hollë e
gjetur në rrënojat e kohës është pasqyra e një drame që përsëritet. Tragjedia e
një shpirti që u zgjua në agim, ndërsa bota vazhdonte të flinte në mesnatë.
?Sot, kur këto fjalë na
arrijnë si një pëshpërimë nga e kaluara, mbi ndërgjegjen e njerëzimit peshon e
njëjta pyetje e zymtë:
?Sa të vërteta hyjnore
kemi lënë të vdesin në heshtje, bashkë me shpirtin e atyre që i mbartën?
Për
Nikola Teslën, eteri nuk ishte një hipotezë e vjetëruar e fizikës klasike, por
i gjithë treguesi bazë i funksionimit të gjithësisë. Ndryshe nga fizika moderne
e themeluar mbi teorinë e relativitetit të Albert Ajnshtajn, e cila e
konsideronte hapësirën si një "zbrazëti" të lakuar nga masa, Tesla
besonte se hapësira nuk është kurrë e boshët.
?Koncepti i eterit sipas
Teslës mbështetej në disa shtylla kryesore fizike dhe filozofike.
Tesla
e shihte eterin si një lëndë jashtëzakonisht të rrallë, elastike dhe të
gjithëpranishme. Sipas tij, ai mbush çdo cep të gjithësisë, nga hapësira
ndëryjore e deri te hapësirat e vogla atomike. Asnjë trup apo fizicitet nuk
mund të ekzistojë jashtë ose pa ndikimin e eterit.
?Për Teslën, materia nuk
ishte gjë tjetër veçse eter i lidhur ose i vënë në lëvizje pykëzuese. Ai
pretendonte se të gjitha grimcat subatomike, yjet dhe planetët lindin kur eteri
vihet në lëvizje ciklike me shpejtësi të lartë. Kur kjo lëvizje ndalon, materia
shpërbëhet sërish në eter primar.
?Në vend të lakimit të
hapësirë, kohës së Ajnshtajnit, Tesla zhvilloi atë që e quante Teoria Dinamike
e Gravitetit. Sipas tij: Graviteti nuk është pasojë e lakimit të hapësirës, por
e veprimit të fushave elektromagnetike mbi eterin.
Eteri
rrethon trupat qiellorë dhe gllabërohet apo shtyhet prej tyre, duke krijuar
forcën që ne e perceptojmë si gravitet apo inerci.
Në
vizionin e tij praktik, eteri ishte mediumi që do të mundësonte transmetimin e
energjisë elektrike pa fije në çdo pikë të globit. Ai besonte se duke krijuar
rezonancë në eter, njerëzimi mund të merrte energji të pashtershme direkt nga
hapësira.
Përplasja
mes Teslës dhe Ajnshtajnit ishte konceptuale:
Për
Ajnshtajnin, rripi i hapësirës është vakum, shpejtësia e dritës është kufiri
absolut, graviteti është gjeometri e hapësirës.
Ndërsa
për Teslën, vakumi nuk ekziston, eteri është mjedisi ku përhapet drita dhe
energjia, graviteti është një forcë fizike mektrodinamike që vepron përmes
eterit.
?Nëse fizika zyrtare e
shekullit XX e braktisi eterin në favorit të Relativitetit, Tesla deri në fund
të jetës këmbënguli se pa praninë e eterit, shpjegimi i forcave elektrike,
magnetike dhe gravitative mbetet i mangët.
Rivaliteti
shkencor mes Nikola Teslës e Albert Ajnshtajnit nuk ishte një armiqësi
personale apo garë për patenta, por një përplasje e thellë midis dy filozofive
krejtësisht të ndryshme mbi natyrën e universit.
?Tesla përfaqësonte
traditën e fizikës klasike e eksperimentale të shekullit XIX, ndërsa Ajnshtajni
ishte arkitekti i fizikës teorike e kuantike të shekullit XX.
Ajnshtajni
e eliminoi nocionin e eterit përmes Teorisë së Relativitetit të Trazuar (1905),
duke provuar se drita nuk ka nevojë për një mjedis material për t'u përhapur.
Tesla e refuzoi këtë zgjidhje deri në fund të jetës, duke e quajtur absurditet
idenë e një "hapësire të zbrazët" dhe duke këmbëngulur se vetëm eteri
mund të shpjegonte transmetimin e energjisë.
Ajnshtajni
e prezantoi gravitetin si efekt gjeometrik, një lakim i pëlhurës së
hapësirë-kohës nga masa e trupave. Tesla e ironizonte këtë ide, duke thënë se
hapësira nuk mund të lakohet sepse ajo nuk ka vetitë e një objekti material. Ai
zhvilloi Teorinë Dinamike të Gravitetit, sipas së cilës fushave
elektromagnetike dhe eterit i detyrohet çdo lëvizje e trupave qiellorë.
Tesla
e kritikonte ashpër përdorimin e teorive komplekse matematike nga fizikanët e
rinj. Ai shprehej se fizikanët e kohës së tij zëvendësuan eksperimentin me
ekuacione, duke ndërtuar "struktura matematike abstrakte që nuk kanë asnjë
lidhje me realitetin".
?Megjithëse Tesla e
quajti publikisht Teorinë e Relativitetit "një mefshtësi konceptuale e
mbështjellë me një petk të bukur matematik", mes të dyve postimi i
respektit nuk mungoi plotësisht.
?Në vitin 1931, me rastin
e 75-vjetorit të ditëlindjes së Teslës, Ajnshtajni i dërgoi një letër urimi ku
e vlerësonte si:
?"Pionier i
rëndësishëm në fushën e rrymave me frekuencë të lartë... që ka kontribuar me
sukses në zhvillimin e shkencës elektrike."
?Tesla, nga ana e tij,
megjithëse e çmonte gjenialitetin e Ajnshtajnit si mendimtar, nuk pranoi kurrë
t'i jepte të drejtë në modelimin e universit, duke e parë braktisjen e eterit
si një devijim tragjik të shkencës moderne.


