• Video
    • Kontakt
      • Redaksia
    • [FULLNAME_CUT]
      Hyni
  • Editorial
  • Speciale
  • Mendime
  • Intervista
  • Kulturë
  • Udhëpërshkrim
  • Faleminderit
  • Vërtetësi
  • Përjetësi
  • Sport
  • Shtesë
  • Redaksia
  • Video
  • Kontakt
  • [FULLNAME]
  • Hyni
  • Editorial
  • Speciale
  • Mendime
  • Intervista
  • Kulturë
  • Udhëpërshkrim
  • Faleminderit
  • Vërtetësi
  • Përjetësi
  • Sport
  • Shtesë

Etiketë: Albert Vataj

Albert Vataj: 1 tetor 1913 – lindja e “Hyllit të Dritës”

Në kalendarin e historisë shqiptare, data 1 tetor 1913 mbetet e gdhendur si një ditë themelimi kulturor e shpirtëror, dalja e numrit të parë të revistës “Hylli i Dritës”, organi i françeskanëve shqiptarë, por edhe i gjithë mendimit të lirë e të përkushtuar ndaj kombit, ndaj më të lartit qëllim, promovimit, përfaqësimit dhe mbrojtjes së...

Albert Vataj: Katër kolosë që i dhanë shqipes botën

Pashko Gjeçi, Gjon Shllaku, Robert Shvarc dhe Amik Kasaruho, mjeshtrit që përkthyen qytetërimin në gjuhën shqipe - Sot, në Ditën Botërore të Përkthimit, nderimi nuk u përket vetëm atyre që përkthejnë fjalët nga një gjuhë në tjetrën. U përket atyre që kanë ditur të përkthejnë shpirtin e një qytetërimi...

Albert Vataj: I'a behu ëmbëlak ky shi...

Dhe erdhi më hapa shiu kjo vjeshtë, me pikëllimin e strehëve e fytyrat melankolike që fshihen pas xhamave ku qielli qan. Erdhi për të pikturuar tablonë e ëndjeve të shpirtit tim dhe harbuar ëndrrat dhe zemrat e atyre që duhen dhe s’druhen...

Albert Vataj: Sherlock Holmes, miti që nuk i takon vetëm penës që e krijoi

Ka raste kur një shkrimtar krijon një personazh dhe, pa e kuptuar, krijon dikë që një ditë do t’i shpëtojë nga duart. Ai e vendos emrin në faqe, i jep një fytyrë, një zë, një mënyrë të menduari, një histori; por, sapo personazhi hyn në imagjinatën e lexuesve, ai nis të jetojë një jetë të dytë, më të gjerë dhe më të pakontrollueshme se...

Albert Vataj: "Zemra e Jezusit" e çeliktë hap krahët në një përqafim të qiellit

Mbi kurrizin e thyer të Kodrës Gordon, aty ku koha duket se ngadalëson hapat për t'i lënë vend përjetësisë, ngrihet e vetmuar dhe e madhërishme Statuja "Zemra e Jezusit", e njohur nga vendasit në krahërorin e tyre hungarez si Jézus Szíve kilátó, e në atë rumun si Statuia Inima lui Iisus. Në një lartësi prej 953 metrash mbi nivelin e...

Albert Vataj: Çfarë përfaqësonte burrnesha...

Burrnesh ishte çmimi me të cilin një vajzë ishte e detyruar ose e nxitur nga ambicia personale të “shiste” përkatësinë e saj gjinore për të “blerë” të drejtën ekskluzive për të përfaqësuar dhe mbrojtur familjen në një rend sundimi patriarkal. Pesha që një vajzë merrte në shpinë dhe në shpirt, ishte më e rëndë se pesha e...

Albert Vataj: Dante dhe Virgjili, gjenitë italianë në udhëtimin e tyre në ferrin e "Komedisë Hyjnore"

Në kujtesën e pavdekshme të letërsisë dhe artit, dy emra ngrihen si dy maja të ndritshme që përqafojnë njëri-tjetrin në amshimin e shpirtit krijues: Dante Aligeri dhe Virgjili. Njëri, udhëtar i vizionit hyjnor; tjetri, poet i antikitetit romak, që u bë udhërrëfyes në labirintet e ferrit...

Albert Vataj: “Kama Sutra”, libri i dashurisë, i keqkuptuar dhe i keqtrajtuar

Paradoksalisht, Kama Sutra-n, keqleximi dhe coptimi e shpëtuan nga harrimi, por jo nga shpërdorimi dhe tjetërsimi. Kjo filozofi e jetës dashurore i’a doli të mbijetonte, jo si një tekst mbi artin e të jetuarit, por si një “manual seksi”. Dhe ky është rasti më unik, se si tempujt madhështorë të mendimit dhe krijimit...

Albert Vataj: Sipas Rilke pse dashuria nuk është të humbasësh veten te tjetri për ta zotëruar atë

Ndoshta gabimi më i madh që bëjmë në dashuri është të mendojmë se të duash do të thotë të mos jesh më vetëm. Ne kërkojmë tek tjetri strehën që duhet ta ndërtojmë brenda vetes, duam ta zvogëlojmë distancën deri në zhdukje dhe, në emër të afërsisë, rrezikojmë të pushtojmë pikërisht atë hapësirë të brendshme që duhet të mbetet e lirë...

Albert Vataj: 20 Shtator 1685 - Pjetër Bogdani sjell "Çetën e profetëve"

Më 20 shtator 1685, në Padovë të Italisë, doli nga shtypi Cuneus Prophetarum, Çeta e profetëve, vepra madhore e Pjetër Bogdanit, një nga monumentet themelore të letërsisë, kulturës dhe mendimit shqiptar. Vepra, e konceptuar si një traktat teologjik e filozofik dhe e shkruar në shqip e latinisht, përfaqëson një nga kulmet e...

Albert Vataj: Gruaja dhe zakonet shqiptare në “Bardha e Temalit” të Pashko Vasës

Romani “Bardha e Temalit” i Pashko Vasës, është një vepër e rrallë dhe e rëndësishme në letërsinë shqiptare, jo vetëm për vlerat artistike, por edhe për rolin e saj në afirmimin e identitetit kulturor shqiptar në Europë. Pashko Vasa (Albanus Albano) e shkroi romanin në gjuhën frënge, me titullin “Bardha de Témal”, Scènes de la vie albanaise, botuar në Paris më 1890 nga shtëpia...

Albert Vataj: Kur lindi dhe kur "vdiq" demokracia?

Demokracia, fjala që dikur ngjallte shpresë, sot shpesh ngjall dyshim. Ajo që lindi si një akt guximi qytetar në Athinën e lashtë, sot endet si një hije e vetvetes në korridoret e pushtetit global. Por kur lindi vërtet demokracia? Dhe më e rëndësishmja: a ka vdekur ajo?...

Albert Vataj: Nënë Tereza – 10 vjet nga shenjtërimi

Më 4 shtator 2016, në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë, Papa Françesku e shpalli shenjtore gruan e vogël shqiptare, e cila kishte zgjedhur të jetonte mes më të varfërve të të varfërve, atyre që bota i kishte harruar, braktisur, përzënë nga kujtesa dhe nga ndërgjegjja. Ajo ditë nuk ishte vetëm një ceremoni kanonizimi. Ishte një dëshmi se, në një botë...

Albert Vataj: Kush e fshiu nga kalendari i të kremteve “1 Shtatorin” si ditën e fillimit të shkollës?!

Sot është 1 Shtator, në oborret e shkollave nuk ka fëmijë. Prindërit nuk janë më si dikur, më të emocionuar se fëmijët e tyre që do të fillonin të hidhnin hapin e parë në rrugën e dijes. Rrugëve këtë ditë nuk ka më fëmijë të ndrojtur që struken te prindërit e tyre, apo prej tyre që mbajnë në duar buqeta lules...

Albert Vataj: Liza Laska, zëri lab që u bë poezi në artin skenik shqiptar

Ajo u shua më 31 gusht 2014, për të mbetur e dritshme në kujtesën e gjeneratave, kontribut i vlertë në artin tonë skenik, emocion dhe përjetim i asaj zemre që u dha jetë roleve dhe personazheve që e shndërruan atë në akt përkatësie kombëtare, sepse e shkulmët e rrëmeteve historike dhe kohjeve ishte epja e gjallë e atyre jetëve...

Albert Vataj: Alfred Mirashi – Milot, farkëtari i çelësave që nuk hapin vetëm porta

Në universin e artit, ku ideja përplaset me materien dhe fryma kërkon formën, Alfred Mirashi Milot ngrihet si farkëtari i çelësit që nuk hap vetëm porta, por shpalos shpirtin e një bote të kyçur. Fama e tij ndërkombëtare është fakt i pamohueshëm, por është modestia ajo që e lartëson në panteonin e njerëzores...

Albert Vataj: Naile Hoxha, këngëtarja që na la jo vetëm këngë, por vetë kujtesën tonë shpirtërore përmes zërit të saj

Dhjetë vite më parë, Shkodra humbi një nga zërat e saj më të bukur. U nda nga jeta Naile Hoxha, këngëtarja që për dekada e kishte mbajtur këngën popullore shqiptare në lartësinë e një rrëfimi shpirtëror. Por atë ditë nuk vdiq kënga e saj, nuk mund të fikej jehona e këndimshme e atij kushtrimi ëmbëlak. Me dorëzimin e frymës së...

Albert Vataj: Eteri kundër hapësirës dhe kohës, fushëbeteja ku gjenitë e shkencës u përplasën

?Historia e njerëzimit shkruhet mbi pluhurin e hapave të atyre që prekën të padukshmen, por u dënuan të ecin si hije përmes terrimit të mosbesimit. Një ndër ta, mbase syri më i kthjellët që kërkoi dritën në errësirën e shekullit, ishte Nikola Tesla. Një mendje që nuk e mati botën me kufijtë e mekur të së sotmes, por e dëgjoi atë si një simfoni të gjallë energjie të ardhmërisë...

Albert Vataj: 24 vite nga ikja e Teodor Kekos

Më 22 gusht 2002, Teodor Keko ju dorëzua vdekjes frymshëm, e etershmja e shpirtit të tij mbeti tekkëtu, te altari i zëshmërisë së tij krijuese dhe reaguese. Ai, Dori u dha, ndaloi në mes të udhës. Iku, ai që nuk dinte të jepej, sepse ishte i papur; me mendim, me zë, me fjalë, me penë dhe me zemër...

Albert Vataj: Të lutem më fal, më duhet të iki e të të lë vetëm!

Ajo i tha: Të përgjërohem, mos e thirr doktorin! Dua të më zërë gjumi, me dorën tënde mbi timen. Vetëm kaq është ajo që e paqëton shpirtin tim. Ti do ta kesh të vështirë ta besosh, edhe pse thellë brenda teje ka kohë që të gërryen kjo frikë. Më duket se kaq ishte udha ime që bëra me ty. Nuk ka ilaç as doktor që më kthen...

Albert Vataj: Danjeza Danglli dhe Mendi Kabashi, dy shqiptare që hyjnë në garën për përfaqësim politik në Kanada

Nga suksesi i diasporës te përgjegjësia publike, dy gra shqiptare synojnë të bëhen pjesë e vendimmarrjes lokale kanadeze Për komunitetin shqiptaro-kanadez, suksesi nuk është më vetëm një histori e rrugëtimit individual, e punës së palodhur dhe e integrimit në shoqërinë kanadeze...

Albert Vataj: Anila Hetoja, një shkodrane që e çon ngjyrën shqiptare në podiumin e akuarelit ndërkombëtar

Një Medalje e Argjendtë për një artiste që e ka kthyer ngjyrën në gjuhë, dritën në emocion dhe akuarelin në një hapësirë të lirë komunikimi shpirtëror. Në një qytet ku drita pikturon mbi ujë përpara se dora të prekë penelin, Shkodra i dhuron botës një tjetër frymëmarrje artistike përmes Anila Hetojës. Nën magjinë e...

Albert Vataj: Gjon Shllaku: “Iliada e Homerit asht shkrue në gegnisht...”

Gjon Shllaku ishte prej atyre kolosëve e përdori gjuhën që t’i kushtojnë jetën për ta zbuluar, për ta përkthyer, për ta mbrojtur dhe për ta çuar përtej kufijve të kohës. Për të, gjuha nuk ishte vetëm mjet shprehjeje, ishte një kujtesë e gjallë, një arkeologji e shpirtit dhe një dëshmi e rrënjëve të një populli...

Albert Vataj: Eqrem Çabej, njeriu që ia dëgjoi shqipes rrahjet e zemrës

Sot, në këtë ndërmendje, figura e Eqrem Çabej nuk shfaqet vetëm si ajo e një akademiku të pluhurosur mes librave, por si e një pelerin shpirtëror që zbriti në labirintet e shekujve për të gërmuar e rindërtuar genin e fjalës shqipe, për të dëgjuar pas çdo gërme pëshpërimen e një zëri që oshëtinte nga thellësia e kohërave...

Albert Vataj: Michael Faraday, historia e djalit të kovaçit që u bë një nga yjet e shkencës

Po, jeta e njeriut, ardhja e gjeniut, Michael Faraday, e beftë dhe e paimagjinueshme, si ajo e gjithësisë, nga një thërmijë, një shkas, në një shpërthim, që nis në errësirë dhe përfundojnë duke ndriçuar botën, duke qenë dritë. Ngjan si trill romanesh, por është e vërtetë. Sepse ka njerëz që lindin pa trashëgimi...

Albert Vataj: Çfarë kanë thënë për Franz Kafkën?

Në galerinë e mendjeve më të ndriçuara të shekullit XX, Franz Kafka qëndron si një enigmë që nuk pranon të zgjidhet. Ai është një nga ata shkrimtarë të rrallë që, sa më shumë i lexon, aq më pak bindesh se e ke kuptuar; dhe pikërisht në këtë pamundësi përfundimtare të të kuptuarit qëndron madhështia e tij. Kafka nuk të jep përgjigje...

Albert Vataj: Në Logun e Bjeshkëve, në tokën e zanave, stolisur me hir e veshur me xhubletë

Leontina Elezi, është vajza që prek ëndrrën. Ajo kurorëzohet në mbretërinë e egër të natyrës, sovrane e kremtes dhe sfidës. Logun e Bjeshkëve e bekon me bukurinë e më të bukurave, duke mëtuar se bukuria nuk është thjesht një dhunti e natyrës, por një mënyrë e të jetuarit, është vetë e etershmja, që stolisur me hirin e xhubletës dhe...

Albert Vataj: Një gjyshe e denjë për respekt

Ka një moshë kur bota të thotë se ke bërë mjaft. Ke rritur fëmijët, ke përmbushur detyrimet, ke kaluar netët pa gjumë, ke mbajtur mbi supe shqetësime që askush nuk i ka numëruar dhe tani, më në fund, të takon të ulesh, të pushosh, të jetosh për vete. Por dashuria nuk njeh pension, ajo zemër që troket në kraharorin e mrekullive të mëdha të njerëzores, nuk jepet...

Albert Vataj: Letra e 8 gushtit 1451, zëri i Krujës së Skënderbeut që troket në portat e Sienës

Historia e një kombi shpesh nuk shkruhet vetëm me shpata dhe beteja, por edhe me penë, vula dhe letra. Një copë letër, e verdhuar nga koha, mund të mbajë në gjirin e saj një univers të tërë ngjarjesh, rrethanash dhe shpresash. Një prej këtyre dëshmive të rralla është letra e 8 gushtit 1451, e nënshkruar nga vetë dora e Gjergj Kastriotit Skënderbeut...

Albert Vataj: Dashuria, martesa dhe zgjedhja që bëjmë, përtej mitit romantik

Dashuria është ndoshta fjala më e madhe që njeriu ka shpikur për ta mbajtur pranë vetes atë që nuk e kupton dot plotësisht. Por a mjafton ajo për të ndërtuar një jetë me dikë? A është ndjenja e fortë e fillimit e njëjtë me atë që mbetet në përditshmëri, në rutinë, në plakje të përbashkët? Elif Shafak, shkrimtare e guximshme dhe e...

Albert Vataj: Marilyn Monroe – buzëqeshja që u fik në shpërthimin e një ylli, 64 vite që ndaluan kohën

Një vdekje e denjë për mistikën e një ikonë si Marilyn Monroe, e papritur, e errët dhe e veshur me velin e pluhurt të sekreteve. Një fund që la pas më shumë pyetje se përgjigje, duke mbjellë dekada me trille, hipoteza dhe teori konspirative që nuk u zbehën kurrë. Edhe në panoramën e saj mortore, ajo vdekje ruajti një shkëlqim të...

Albert Vataj: ADN-ja mund të bëhet shumë shpejt biblioteka e re e ruajtjes së të dhënave të njerëzimit

Përparimet më të fundit në teknologjinë e ruajtjes së të dhënave në ADN, një fushë që shkencëtarët e quajnë gjithnjë e më shpesh arkivi molekular, po hapin një horizont që deri dje dukej thjesht fantashkencë. Mundësinë që biologjia të zëvendësojë silikonin si mediumi kryesor i kujtesës së qytetërimit njerëzor...

Albert Vataj: Triumfi i amerikanit Jesse Owens në Berlin, përballë Adolf Hitlerit

Plot 90 vite më parë, më 3 gusht 1936, në stadiumin monumental të Berlinit, aty ku regjimi nazist kishte ngritur një skenë gjigante për të glorifikuar ideologjinë e tij, historia mori një kthesë që as propaganda më e sofistikuar nuk mundi ta ndalte. Në zemër të Gjermanisë hitleriane, përballë tribunës ku ndodhej Adolf Hitleri, një djalosh afro-amerikan nga Shtetet e Bashkuara...

Albert Vataj: Nusja malësore, një ikonë e trashëgimisë shqiptare

Fotot e paraqitura në këtë kolazh të disavitshëm e shumëvendshëm, sjellin në sy, ëndje, hir dhe adhurim, një univers estetik dhe ritual që e vendos nusen malësore në qendër të një tradite shekullore. Ato nuk janë thjesht portrete dhe tërësi shprehëse të grave të veshura bukur, janë dokumente vizuale të një bote simbolesh, rregullash dhe përfaqësimesh kulturor...

Albert Vataj: Gruaja, për të dashuruar dhe për të qenë e dashuruar

Gruaja është krijuar për të dashuruar dhe për të qenë e dashuruar. Në këtë thirrje të natyrës qëndron një nga të vërtetat më të thella të qenies njerëzore. Ajo i jepet jetës me një përkushtim që ndryshon trajtë, por kurrë thelb: fillimisht si vajzë, pastaj si e dashur, si bashkëshorte dhe, në fund, si nënë. Në secilin prej këtyre shndërrimeve...

1 2 3
Në Fokus
  • Pëllumb Gorica: Një udhëtim, ku koha ka ndaluar dhe natyra ka skalitur mrekulli

  • Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me këngëtaren e mirënjohur Anjeza Ndoj

  • Blerim Latifi: Shqiptarët dhe instrumentalizimi politik i islamit

  • Fotaq Andrea: Arbëreshët e Italisë (1413–2007), III

  • Elizabeta Tomë Mrijaj: Kujtojmë sakrificën e familjes Lleshi për lirinë e Kosovës

  • Hamdi Hysuka: Kadareja i pavdekshëm, kur kritika i jep formë kujtesës

  • Asllan Dibrani – Luani: Familja Musa – një shekull qëndrese, pune, dijeje dhe sakrifice

  • Albert Vataj: Plisi në kokën e Odisesë, një udhëtim 3000-vjeçar

  • Kastriot Dervishi: 36 vjet nga vrasja e Josif Budos në Kavajë

  • Idris Dermyshi: Besim Dema, gjurmë drite mbi supet e kohës

Zemra Shqiptare
Ballina Video Kontakt
Powered by SosoNews 4.2

Buletini

Abonohuni për të marrë lajmet e përditshme në email-in tuaj