Video
Kontakt
Redaksia
[FULLNAME_CUT]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Redaksia
Video
Kontakt
[FULLNAME]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Etiketë: Albert Vataj
Albert Vataj: Plisi në kokën e Odisesë, një udhëtim 3000-vjeçar
Në historinë e artit dhe të letërsisë perëndimore, pak momente mbajnë peshën e një natyre aq njerëzore dhe thellësisht tronditëse sa takimi i Odisesë me qenin e tij, Argosin. Në Këngën XVII të Odisesë së Homerit, ky takim mbart një tragjizëm të thellë. Odiseu kthehet në Itakë pas 20 vitesh mungese, i transformuar nga Athinaja...
Albert Vataj: Amaneti i kompozitorit të madh, Frédéric Chopinit, zemra të prehej në atdhe, në Varshavë, trupi në Paris
Atdheu, Polonia, ishte vendi ku thërmijat e atij shpërthimi të yjshëm dritën spariherë. Parisi, Olimpi i perëndive të artit, tempulli ku u lartësuan qiejt e shpirtrave të pashpërbëshëm të gjenisë dhe kujtesës, e bëri atë të ishte, të jetë dhe të mbetet, ai që historia e muzikës e ruan atë, Frédéric Chopin, i cili të gjithë mëkimet e tij, mund të jenë po aq harmonikisht të nderlikuara, sa edhe teknikisht sfiduese...
Albert Vataj: At Leonard de Martino, Ati françeskan që mëkoi me dije dhe dritë, At Gjergj Fishtën
Ata lindën larg njëri-tjetrit në hapësirë, por të bashkuar në thelbin më të thellë të përkatësisë, në të njëjtin gjak, në të njëjtin komb, në të njëjtin amanet të trashëguar brez pas brezi. Njëri erdhi nga brigjet e Arbërisë së përtejdetit, tjetri u lind në zemrën e tokës shqiptare, por fati i tyre do të shkruhej në të njëjtën faqe të historisë...
Albert Vataj: Bota e makthshme e ferrit të luftës, ku erdhi në jetë "Lamtumirë armë" e Ernest Hemingway
Ishte 8 korrik 1918. Përgjatë brigjeve të lumit Piave në Fossalta di Piave, Itali, një djalosh 18-vjeçar nga Illinoisi i quajtur Ernest Hemingway, përjetoi një natë tmerri që jo vetëm do të shënjonte trupin e tij, por do të ndryshonte përgjithmonë kursin e letërsisë botërore. I mbushur me idealizmin e rinisë dhe i etur për të parë botën e për të përjetuar...
Albert Vataj: Marrëdhëniet e grave me burrat në këndvështrimin e psikologëve dhe filozofëve
Psikoanalisti i famshëm Sigmund Freud, i quajtur me të drejtë “babai i psikoanalizës”, na ka lënë një trashëgimi idesh dhe refleksionesh që, edhe më shumë se një shekull pas formulimit të tyre, vazhdojnë të ngjallin diskutime të gjalla mbi dashurinë, zgjedhjen e partnerit dhe dinamikat e fshehta që përcaktojnë...
Albert Vataj: “Të dashuruarit e Mantovas”, përqafimi i neolitit që sfidon epokën e nanoshkencës
Është e vogël, gati e papërfillshme, turma e atyre që ende guxojnë të besojnë në dashurinë e përjetshme. Nuk është disfatizmi, as dëshpërimi i marrëdhënieve të dështuara ajo që shuan këtë mit të lartë; është vetë rrjedha e përvojave njerëzore që, duke shijuar më tepër se ç’duhet konsumimin e ndjesive, përfundojnë duke e...
Albert Vataj: Sot, në ditëlindjen e Martin Camajt
Martin Camaj ishte padyshim një vullnet lartësimi vlerash dhe kontribuimi krenues. Një begati e amshuar që na shpërblen bujarisht me urtësinë e asaj mendjeje të dritshme dhe me hirin e lartë të një zemre të bardhë. ?Askush nuk do ta besonte se një djalosh i shkulur prej atyre rrënjëve të thella...
Albert Vataj: Tef Palushit, ylli që nuk pranoi të shuhej në qiellin e humorit shkodran
Para se ta mbyllte sytë përgjithmonë, ai kishte fituar atë privilegj që pak njerëz e arrijnë, të mos jetojë vetëm në kujtesë, por në buzëqeshjen e një qyteti të tërë. Shtjefën Palushi – Tefa nuk ishte thjesht një humorist, një satirist apo një karikaturist. Ai ishte një mënyrë e të menduarit, një mënyrë e të jetuarit, një frymë...
Albert Vataj: I uroj ditëlindjen dajës tim, me të cilin ndamë prindërit dhe ëndrrat
?Ekzistojnë disa destinacione jetësore që nuk shkruhen në harta, por në gjeografinë e shpirtit. I tillë ishte fati im, i bekuar nën të njëjtën çati, në të njëjtin pallat ku muret nuk ndanin hapësira, por bashkonin jetë. Aty ku unë pata fatin e madh e të rrallë të rritesha mes dy botëve të ngrohta, mes prindërve të mi dhe prindërve të tij...
Albert Vataj: Oscar Wilde një gjeni i shkatërruar nga një shoqëri tepër e vogël për ta pranuar atë
Ai ishte ylli më i shndritshëm i Londrës Viktoriane, shpotitës, i famshëm, i dashur nga të gjithë. Pastaj mori një vendim katastrofik. paditi babanë e të dashurit të tij për shpifje. Gjyqi ekspozoi gjithçka. Dy vjet më vonë, ai ishte i thyer, i burgosur, i shkatërruar. Vdiq në mërgim në moshën 46-vjeçare...
Albert Vataj: Ne... dhe ju!
Nuk besoj se do të vijë ndonjëherë dita kur shkenca do të mund ta përkulë kohën aq sa të na vendosë përballë njëri-tjetrit, ne dhe ju, jo vetëm si breza, por si mënyra krejt të ndryshme të të jetuarit. Edhe sikur kjo të ishte e mundur, do ta kishim të vështirë të kuptonim njëri-tjetrin, sepse nuk na ndan vetëm koha; na ndajnë ritmet...
Albert Vataj: I vërteti dhe legjendari, List dhe Vagner, dy gjeni të muzikës, mbështetje, mirënjohje dhe hije
Marrëdhënia mes Franc Listit dhe Rihard Vagnerit është një nga aleancat më dramatike në muzikën e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Ishte një miqësi, një lidhje familjare, një bashkëpunim artistik, një detyrim moral dhe, së fundi, një hije. Listi e ndihmoi Vagnerin në momente kur Vagneri kishte pak siguri, pak mbështetje...
Albert Vataj: Zemra, ajo që ne jemi, udha nga embrioni në dritë
?Ajo troket dhe rreh ritmikisht, pulson brenda kafazit të kraharorit si një zog i etur për fluturim, një krijesë e gjallë që refuzon të heshtë. Është forca e padukshme që na ngre drejt qiejve të dëshirave, motori sekret që na shtyn të sfidojmë thellësitë e dhimbjes dhe dallgët e harresës, të ngjitemi në lartësitë e emocioneve dhe të prekim majat e ëndrrave tona më të guximshme...
Albert Vataj: Valsi i artë i lulediellit, një Odise drite dhe shpirti që mrekullon në natyrë dhe na magjeps në art
Për shumicën prej nesh, luledielli shfaqet në përditshmëri nën petkun e thjeshtësisë praktike. E shohim të pranishme në tryezat tona përmes vajit të gatimit, e shijojmë në çastet e thjeshta të bisedave teksa hamë farat e saj, apo e blejmë të thurur nëpër buqeta festive për t’u falur buzëqeshje njerëzve të dashur. Por, pas këtij...
Albert Vataj: Pena e poetit, parmenda e shpirtjeve të pasionit dhe magjisë zjarmëtare të ndijimit
Kur penën poeti ngërthen gishtërinjve si majëpemët shoshoqen stuhisë, shpirtin ka thirrur në këtë akt përuljeje hyjnimi. Gjithë qenia e ngjizur në dëshirim, prek botën përmes kësaj majëpine dhe i kumton fjalën si një blatim krijimi. Gjithçka e tij që vërshimshëm shpërthen, dridhet në vijëzime që marrin trajtë e gërmëzohen...
Albert Vataj: Kur braktisja e mendimit e shndërron të keqen në normalitet, çdokohja e alarmit të Hannah Arendt
Çfarë ndodh kur e keqja pushon së pasuri fytyrën e përbindëshit dhe merr pamjen e njeriut të zakonshëm, të fqinjit të sjellshëm, të zyrtarit korrekt, të qytetarit që nuk ngre zërin dhe nuk shtron pyetje? Çfarë ndodh kur krimi nuk lind më nga urrejtja e verbër, por nga mungesa e mendimit? Pikërisht këtë paradoks tronditës Hannah Arendt...
Albert Vataj: 5 korrik 1946, erdhi bikini, veshja që tronditi botën, revolucioni i modës që Vatikani e shpalli akt heretik
Modelja ishte Micheline Bernardini, një kërcimtare ekzotike e Casino de Paris. Asnjë modele profesioniste nuk pranoi ta vishte krijimin e ri, sepse ai konsiderohej tepër provokues për kohën. Bernardini, e mësuar me skenën dhe me paragjykimet, pranoi sfidën. Fotografia e saj, duke buzëqeshur me vetëbesim ndërsa mban në dorë...
Albert Vataj: Shkodra dhe arti i të qeshurës
Më 3 korrik 1958 u përurua Estrada Profesioniste e Shkodrës. Në kronikat e kohës kjo u regjistrua si lindja e një institucioni artistik. Në të vërtetë, ishte shumë më tepër se kaq. Ishte dita kur një qytet i dha një emër, një skenë dhe një institucion një tradite që kishte jetuar prej shekujsh në gjuhën, zakonet, mendësinë dhe shpirtin e tij. Sepse humori shkodran nuk lindi më 1958...
Albert Vataj: Sot 36 vite nga 2 Korriku 1990
Krisja e Madhe kishte ndodhur. Muret e diktaturës pas plasaritjes në Shkodër me rrëzimin e torsit të Stalinit, më 14 janarit 1990, troket 2 korriku 1990, i cili shpërfaq si marsh funebër i një regjimi në agoni, i një zezone që po jepte shpirt. Kronika e një lirie të rrëmbyer, u ngjit mbi muret e ambasadave për të mbërritur qiellin e lirive të mohuara...
Albert Vataj: Dëshmia e një fotoje, 1920, kur studentët shqiptarë në Vjenë i rezervonin një pritje solemne Aleksandër Moisiut
Kjo fotografi e 106 viteve më parë nuk ruan vetëm dritën e një çasti, por edhe frymën e një epoke. Ka imazhe që nuk dëshmojnë thjesht praninë e disa njerëzve në të njëjtën tavolinë, por bëhen kronikë e një ideali. Një fotografi e realizuar më 29 qershor 1920 përjetëson darkën solemne të organizuar nga studentët shqiptarë në Vjenë...
Albert Vataj: Robert Elsie, udhërrëfyesi vullnetdritshëm i shpirtit shqiptar
Sot, në përvjetorin e lindjes së tij, drita e kujtimit kthehet pas te një njeri që nuk na përkiste me gjak, por që zgjodhi t’i përkiste Shqipërisë me shpirt. Robert Elsie ishte një udhëtar i amshuar i shpirtit shqiptar, një shtegtar i palodhur që i fali kombit tonë një pasuri të pamatshme, duke nxjerrë në dritë atë që shpesh ne vetë e kishim...
Albert Vataj: Dashuria për muzikën dhe adhurimi absolut për Shkodrën, për Prenkë Jakovën ishte një fat i paracaktuar
Shkodra, ajo që ai e adhuroi, muzika, së cilës ai i blatoi çdo çast dhe shpirtje, mbeten për Prenkë Jakovën yjësi në galaksinë e shpërthimtë të dritës, kah ai erdhi për të mbetur gjithmonshmëri përkatësie dhe krenimi. Sot, më 27 qershor 2026, kur drita e kësaj dite shënon 109-vjetorin e lindjes së...
Albert Vataj: Dr. Bedri Ramadani, historia e shqiptarit nga Kumanova, që u dha zemrave një tjetër mundësi për të rrahur
Është mbrëmje. Sirenat e ambulancës çajnë ajrin e ftohtë të qytetit, ndërsa dritat blu pulsojnë mbi asfaltin e lagur, duke përshkuar muzgun që bie ngadalë si një mantel mbi rrugët ku dritat nisin të ndizen dhe hijet u vihen pas njerëzve. Ambulanca ndalet me nxitim në hyrje të Qendrës Spitalore Kardiake në...
Albert Vataj: Historia e shndërruar në legjendë e 3 motrave që mbajtën në krahë një piano për 27 kilometra...
Tetor, viti 1903, malet Siskiyou, Oregon. Nëna e familjes, Ellie Cooper, 61 vjeç, po jepte shpirt në një spital të Medfordit, e tretur nga tuberkulozi. E ndërgjegjshme se ditët e saj ishin të numëruara, ajo pëshpëriti dëshirën e saj të fundit: "Dua t'i dëgjoj vajzat e mia të luajnë edhe një herë në piano këngën “Blessed Assurance” (Siguri e Bekuar). Por dua ta dëgjoj në shtëpi."...
Albert Vataj: Dita Botërore e Refugjatëve
A mund ta imagjinoni, qoftë edhe për një rrahje zemre, se si është të shkulësh rrënjët? Të lësh pas shtëpinë, ku çdo cep mban peng një kujtim, të paketosh ëndrrat në thasë të rreckosur dhe të marrësh me vete vetëm mallin e dhimbjen, për të ikur drejt të panjohurës? Drejt një "atyje" ku askush nuk të pret, në një tokë që mund të të misoranojë me të njëjtën pamëshirë si ai fat që të shpërnguli nga trualli i të...
Albert Vataj: Arizbeth Dionisio Ambrosio, një grua, një nënë, një zemër e madhe
Në mes të shkatërrimit që la pas uragani Otis, i cili goditi qytetin bregdetar të Acapulcos me intensitetin e tij të tmerrshëm Kategorisë 5, njerëzit e zakonshëm u bënë heronj. Por ndër këta heronj spikat historia e Arizbeth Dionisio Ambrosio, një polici 33-vjeçare, nënë dhe profesioniste, e cila përtej detyrës së saj, tregoi një dhembshuri dhe humanizëm të jashtëzakonshëm që preku zemrat e të gjithë komunitetit...
Albert Vataj: Protesta si shkurorëzim i autoritetit të nënshtrimit, anatomia e një zgjimi
Sot dita e 17-të e protestës. E njëjta pjesmarrje, e njëjta energji, e njëjta narrativë. Historia e shoqërive shpesh shkruhet përmes thyerjeve dramatike në marrëdhënien midis pushtetit dhe individit. Megjithatë, kthesat më të rëndësishme nuk ndodhin kur ndryshojnë kodet ligjore, por kur përmbyset kodi psikologjik i një kombi. Ajo që po dëshmojmë sot në rrugët e Tiranës dhe në hapësirat ku frymon rinia shqiptare...
Albert Vataj: Moikom Zeqo, i shumëdituri, i vlerti i veprave krijuese dhe hulumtuese
Ai nuk është prej 6 vitesh, por vepra e tij e vëllimshme, puna e tij ngulmëtare, e epërmja e shpirtjes krijuese, janë në kohjen tonë, thesar dhe testament. E megjithatë, e vërshimshmja e së sotmes narciziste ka lënë të pakohë dikënd të kujtohët për të. Dhe, sot ai është një i ikur i dritur, që dot nuk mundi ta linte në ne të ndezur diellin e mirënjohjes dhe kujtesës...
Albert Vataj: T'falem nderës!
Imagjinojeni një burrë shtatlartë, të drejtë si lis, me një shprehje kalorsiake në fytyrë, thue sapo asht kthy prej nji lufte. Me sytë që i struken thellë në zgavrat e nji kafke të skalitun nga krijimi, kqyr sikur shigjeton me shndritje që i buron nga çdo pore e nerv, si nji çlirim. Hirin e njasaj ashpërsie ndriçuese që reflekton mirësi në fytyrë, mundesh me i'a...
Albert Vataj: Nadje, n'Shkodrën e andjeve e andrrave t'mija
Nadja e mirë, prej njaty ku me ditën lindin tana dritat e dielluna n'shpirtje! Prej njaty ku malli dhe andja, tue ju dhan dëshirimit, bahet i tamëlti mëkim qi n'za t'nji zogu bylbylshëm këndon. E mir’ u kjoft nadja tanve ju, qi t'bardhin shpirt ua dritt dita. E lumnue kjoft njajo andja, e gëzume njaj shend, për tankend që njiherash...
Albert Vataj: Princ Vidi përballë Haxhi Qamilit, përplasja e dy botëve që vuri në sprovë historike shtetin shqiptar
Përplasja ndërmjet Princ Vilhelm Vidi dhe Haxhi Qamili nuk mund të reduktohet në një episod të zakonshëm të historisë politike shqiptare. Ajo përfaqëson një nga ato momente rrallëherë të përsëritshme në historinë e kombeve, kur dy vizione të papajtueshme të botës përplasen me njëri-tjetrin dhe vendosin për dekada të tëra drejtimin e zhvillimit historik...
Albert Vataj: Vrapuesja e Prizrenit dhe Valltarja e Tetovës, një shpalosje estetike dhe mitologjike e shpirtit të lashtë dardan
Në dy cepa të Dardanisë së lashtë, në Prizren dhe Tetovë, arkeologjia na ka dorëzuar dy figura prej bronzi që bartin hijeshi, gjallëri dhe simbolikë të pashembullt: Vrapuesja e Prizrenit dhe Valltarja e Tetovës. Në përmasat modeste të trupave të tyre (11.4 cm dhe 9.4 cm), këto statuja përmbledhin një botë të tërë: estetikë e...
Albert Vataj: Konteksti historik dhe letrar i ditëve të fundit të Virginia Woolf
Viti 1941 ishte një periudhë tejet e errët për Britaninë e Madhe. Lufta e Dytë Botërore kishte përfshirë vendin dhe "The Blitz" (bombardimet gjermane) kishte shkatërruar dy shtëpitë e Virginia-s dhe bashkëshortit të saj, Leonard Woolf, në Londër. Ata ishin zhvendosur me kohë të plotë në Monk's House, shtëpinë e tyre...
Albert Vataj: Skënder Rusi, liriku buzëëmbël
Ai, Skënder Rusi, ai që na magjepsi me fjalën dhe poezinë e tij, prej dy vitesh ka marrë udhën e përjetësisë, për të hedhur farë shpirti në yjësitë e galaksisë e për t’i dëshmuar hapësirës etjen e këndshme të dashurisë. Në panteonin e letrave shqipe, në atë kreshtë të krenarisë dhe përkatësisë sonë...
Albert Vataj: Mira Murati, nga dallgët e brigjeve të Vlorës te matricat e inteligjencës artificiale, arkitektja e erës së re
?Sot, Shqipëria nuk është më një "nocion gjeografik", siç do ta përcaktonte ftohtë dhe me cinizëm gjeopolitik Otto von Bismarck në llogaritë e mëdha të kancelarive të vjetra. Ajo nuk është më as ajo njollë e errët në hartën e paragjykimeve, ku pas çdo krimi apo trazire, mediat e huaja nxitonin të skiconin identikidin e një shqiptari si autorin potencial...
1
2
3
Në Fokus
Pëllumb Gorica: Një udhëtim, ku koha ka ndaluar dhe natyra ka skalitur mrekulli
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me këngëtaren e mirënjohur Anjeza Ndoj
Blerim Latifi: Shqiptarët dhe instrumentalizimi politik i islamit
Fotaq Andrea: Arbëreshët e Italisë (1413–2007), III
Elizabeta Tomë Mrijaj: Kujtojmë sakrificën e familjes Lleshi për lirinë e Kosovës
Hamdi Hysuka: Kadareja i pavdekshëm, kur kritika i jep formë kujtesës
Asllan Dibrani – Luani: Familja Musa – një shekull qëndrese, pune, dijeje dhe sakrifice
Albert Vataj: 24 vite nga ikja e Teodor Kekos
Kastriot Dervishi: 36 vjet nga vrasja e Josif Budos në Kavajë
Idris Dermyshi: Besim Dema, gjurmë drite mbi supet e kohës
Zemra Shqiptare