Albert Vataj: Dita Botërore e Refugjatëve
Dita Botërore e Refugjatëve
Fati
i të "dëbuarit" nga vendlindja, kujtimet dhe ëndrrat... tragjizmi i
"tokës së premtuar"

A
mund ta imagjinoni, qoftë edhe për një rrahje zemre, se si është të shkulësh
rrënjët? Të lësh pas shtëpinë, ku çdo cep mban peng një kujtim, të paketosh
ëndrrat në thasë të rreckosur dhe të marrësh me vete vetëm mallin e dhimbjen,
për të ikur drejt të panjohurës? Drejt një "atyje" ku askush nuk të
pret, në një tokë që mund të të misoranojë me të njëjtën pamëshirë si ai fat që
të shpërnguli nga trualli i të parëve, nga ai atdhe që, nën dëshpërimin e
kohës, nuk mundi të vijonte të ishte më një At’ Dhé, por një njerkë zemërgur.
Ikën
njeriu në kërkim të së nesërmes i joshur nga aroma e luleve të fatit të tij,
larg hapave të parë e rrëzimeve që e rritën, larg kujtimeve dhe ëndrrave, ikën
i përzënë nga ajo që i dhemb ndërsa e kafshon, nga pragu largohet udhëve të
ikjes, duke lënë pas sytë e përlotur të nënave, pritjet që u vënë zjarrin
mallit. Ikën të dëbuar edhe nga tmerri dhe frika, i ndjekur pas nga fantazmat e
luftës dhe kthetrat e vdekjes.
"I
huaji mbetet i huaj, edhe në parajsë," thotë një urti e vjetër, dhe kjo
plagë pikon pikërisht aty ku dhemb më shumë, tek identiteti i humbur.

Foto
ilustruese, një nga karikaturat ikonike të Agim Sulaj, vepër që i bën homazh
kësaj plage.







