Sevdail Hyseni: Spiuni paranoik

Satirike
Spiuni
paranoik
Në
një fshat mbi Lagunë,
bënte
namin një spiun;
s’kishte
arë, as bagëti,
por
jetonte si zotëri.
Ecte
rrugëve pandarë,
me
dy veshë si dy radarë;
mblidhte
fjalët me lezet,
t’ia
dërgonte Mbretit vetë.
Asnjë
rast s’e linte kot,
të
qeshurës i thotë komplot;
gotën
e kafes në sallon
e
quante troç revolucion.
Nëse
bujku ankohej drejt:
-
Na dogji vapa, s’ka bereqet!
Spiuni
te Mbreti, me vrap:
-
Populli po kërkon hesap!
Mbreti
e kishte për zemër
këtë
“besnik” me nam e emër,
që
i sillte lajme çdo ditë,
rrotull
tokës si satelit.
S’guxonte
kush të fliste,
as
të qeshte e të kukuriste;
po
ra në vesh fjala vet,
bëhej
dosje, në “Komitet”.
Kështu
vitet iknin në heshtje,
një
nga një, si gjethe vjeshte;
derisa
plakut, dalëngadalë,
i
ra fuqia, mbeti pa fjalë.
U
rrudh, u shter si spec vargu,
nuk
mund të dilte as te pragu,
sytë
nuk shihnin si më parë,
goja
iu hap si një varr.
Thirri
pranë pleqtë e fshatit,
që
të ulen rreth krevatit.
-
Ju tha me zërin në hall:
Kërkoj
falje, ma bëni hallall!
Pleqtë
u panë sy më sy,
u
habitën të gjithë për çudi:
-
Ta bëjmë hallall, kat më kat,
se
s’ia vlen të mbajmë inat.
Por
spiuni, me gojën e vet,
u
tha: - Kam edhe një amanet:
kur
të vdes, më varni, gjithsesi,
në
oborrin tim, në qershi!
Pleqtë
e pranuan si më mirë:
-
Qoftë e fundit kjo dëshirë!
Dhe
e varrosën ashtu të vdekur,
si
një mollë që s’kishte pjekur;
Por
lajmi shkoi te Mbreti,
siç
shkonte çdo fjalë te Komiteti:
-
Spiunin e varën, o Madhëri!
-
Fshatarët, për së gjalli, n’qershi!
Mbreti
s’pyeti, as nuk hetoi,
as
dëshmitarë nuk kërkoi;
i
dërgoi xhandarët si stuhi,
të
kërkonin fajtorë në shtëpi.
-
Kush e vari? Jeni nën hetime!
-
Kush guxoi t’i prekë një qime?!
I
rrahën keq burra e gra,
u
mbush fshati me hata.
Një
plak tha me gjithë mend:
-
Mjerë ky popull, mjerë ky vend!
Mbretëritë
shkojnë, siç thonë…,
por
spiunllëku rron gjithmonë!
(Karikatura marrë nga
interneti)


