Gjon Marku: Olimpiada e biologjisë
OLIMPIADA E BIOLOGJISË

Nata
kishte rënë. Altini sapo i kishte dhënë fund konkurrimit në raundin e
parafundit të Olimpiadës Kombëtare të Biologjisë. Në korridorin e katit të parë
e priste ajo, me të cilën ai kishte udhëtuar në të gjitha takimet e mëparshme.
Tashmë ishin përcaktuar katër më të mirët, të cilët do të përballeshin në
takimin përfundimtar dhe, fatmirësisht, njëri prej tyre do të ishte edhe ai.
Vapa
e fundqershorit e kishte pushtuar qytetin. Dora e saj i kishte rrethuar qafën
dhe ai kishte ndier aromën e parfumit të përzier me erën e lehtë të djersës
femërore.
Nuk
e dinte as vetë se si kishte arritur të shqiptonte atë gjysmë fjalie: "Dua
ujë". Menjëherë kishin hyrë në njërin prej lokaleve pranë televizionit, ku
kishin marrë nga një akullore, të cilën e kishin ngrënë me nxitim. Pastaj
kishin përshkuar unazën qarkuese të qytetit dhe kishin dalë në trotuarin
përballë Katedrales së Madhe, në zemër të kryeqytetit.
Edhe
pse vapa ishte e padurueshme, ajo vazhdonte t'i mbante krahun e futur në krahun
e tij dhe shpesh bërryli i tij prekte gjoksin e saj. Ai e mbante krahun të
tendosur, sikur t'ia kishin thyer dhe kishte frikë mos ajo ndiente erën e
djersës së tij, e cila i rridhte ngadalë përgjatë shpinës.
Tirana
gumëzhinte nga zhurmat dhe lokalet ishin mbushur plot. Vargu i makinave
drejtohej drejt kodrave të Liqenit Artificial, ku njerëzit dukej se kërkonin
pak freski nga nxehtësia mbytëse e mbrëmjes. Hoteli "Mondial", ku
kishin prenotuar dhomat, i ishte dukur si një parajsë e vërtetë. Mezi priste të
mbërrinte atje, të hynte në dush dhe të çlirohej nga lodhja e ditës, por mbi të
gjitha priste të shkëputej nga krahu i saj, i cili dukej sikur e mbante të
lidhur me një afërsi që ai ende nuk arrinte ta kuptonte.
Kur
mbërritën në hyrje të hotelit, ai sikur u lehtësua. Mori frymë më lirshëm dhe
ndjeu një qetësi të çuditshme.
-
Ngjitu në dhomë, por mos u vono që të hamë darkë! Këtu, në sallën majtas, do të
jem.
Këto
kishin qenë fjalët e pakta të mësuese Eftalisë atë mbrëmje. Ajo nuk ishte
ngjitur menjëherë në dhomën e saj, në katin e tretë, ngjitur me dhomën e tij.
Altini nuk e dinte pse i ishte dukur sikur kishte përballë një njeri tjetër: më
të heshtur, më të përmbajtur dhe disi të trembur. Dukej qartë se diçka kishte
ndodhur me të.
Për
herë të parë kishte harruar fare biologjinë dhe nuk kishte folur asnjë fjalë
për konkursin. Në të vërtetë, pas çdo takimi ajo ishte bërë gjithnjë e më
këmbëngulëse duke diskutuar rreth asaj që duhej të lexonte, rreth temave që
duhej të përgatitte dhe mënyrës se si duhej të përballonte garën. Por atë
mbrëmje dukej se kishte një drojë të pazakontë për të folur për këto gjëra.
Disa fjali i niste dhe i linte përgjysmë.
Altini
nuk ishte vonuar shumë. Pas disa minutash kishte zbritur në sallën ku do të
hanin darkën. Ajo, me një gotë me lëng në ngjyrë bezhë përpara, priste ardhjen
e tij. Ai u ul përballë saj dhe vuri re se ajo e vështronte me një kujdes të
pazakontë, sikur po kërkonte të zbulonte diçka të fshehur në pamjen e tij.
-
Vazhdimisht je marrë me sport? - e pyeti papritur.
Pyetja
e saj e kishte hutuar.
-
Po, - ishte përgjigjur shkurt.
Në
mendje i kishte kaluar një mendim i çuditshëm: mos vallë kishte ardhur në atë
sallë ngrënieje me një veshje të papërshtatshme? Në fakt, kishte veshur një
kanotiere dhe një palë pantallona të shkurtra, të cilat ia zbulonin pjesërisht
trupin e formuar nga sporti.
Ndjeu
një lloj turpi, por nuk pati kohë të mendonte gjatë, sepse ajo e kishte
drejtuar menjëherë bisedën te marrëdhëniet e tij me Maniolën, shoqen e tij të
klasës. Ai u shpërqendrua plotësisht. Megjithatë, ajo nuk ngurroi dhe, në
mënyrë krejt të natyrshme, e çoi bisedën drejt marrëdhënieve intime midis
meshkujve dhe femrave.
Fytyra
e saj mori një hije të çuditshme mallëngjimi. Cepi i fundit të fustanit të
shkurtër ishte ngritur pak dhe lejonte të shihej qartë një pjesë e kofshës së
bardhë e të lëmuar. Qëndrimi i saj i shkujdesur kishte diçka provokuese, diçka
që e vinte Altinin në një gjendje të pasigurt dhe të pakuptueshme për të.
Ajo
kishte porositur një darkë të pasur dhe kishte këmbëngulur që ai të pinte
diçka.
Vazhdimisht
e vështronte ngultas në disa pjesë të trupit të tij, aq sa Altini filloi të
ndihej jo mirë. Fjalitë e saj shpesh kishin një nënkuptim të fshehtë dhe një
lirshmëri të pazakontë, sikur të ishte duke biseduar me një mik të afërt e jo
me një nxënës.
Që
i vogël ishte marrë me sport dhe linjat e trupit të tij dalloheshin qartë.
Ishte dëshira e trajnerit që ai të merrte pjesë në konkursin "Mister
Qyteti", ku edhe ishte shpallur fitues. Disa nga tiparet e tij dukeshin se
i kishte trashëguar nga e ëma, e cila ishte e bukur si një engjëll.
Të
gjitha këto nuk kishin lidhje me Olimpiadën e Biologjisë, ku ai tani ishte
njëri prej katër finalistëve. Por nuk mund të thuhej se nuk kishin lidhje me
bisedën e asaj mbrëmjeje dhe, sidomos, me vëmendjen e pazakontë të mësuese
Eftalisë, e cila ishte treguar gjithmonë tepër e afërt me të.
Ajo
ishte vetëm pak vite më e madhe se ai. Shpesh pasditeve e thërriste për ta
ndihmuar në sistemimin e laboratorit të biologjisë. Madje, ishte gjithmonë e
gatshme ta ndihmonte kur ai kishte ndonjë nevojë. Kishte shkuar disa herë edhe
në shtëpinë e tij, pasi vetë nuk ishte nga ai qytet. Ndenjën gjatë në sallën e
ngrënies. Hodhën edhe ndonjë gotë. Ai pinte verë të bardhë, ndërsa ajo
vazhdonte të pinte atë lëngun në ngjyrë bezhë. Altini ndiente vazhdimisht
vështrimin dhe hutimin e mësueses. Vetë ajo i kishte treguar se kishte qenë
njëra ndër kandidatet për asistente pedagoge në universitet. Ishte një grua e
bukur, me një trup të drejtë dhe të hijshëm. Sytë e saj të thellë dukej sikur
fshihnin një dramë të kahershme. Fytyra e saj kishte një bukuri të veçantë,
ndërsa pamja e saj femërore tërhiqte vëmendjen.
-
Po ju, mësuese, keni ndonjë mik të afërt? - e kishte pyetur ai në mënyrë krejt
të pamenduar, pikërisht në çastin kur biseda e tyre mund të kishte marrë fund.
Ajo
kishte heshtur për disa çaste. Pastaj vështrimet e tyre ishin kryqëzuar dhe
ishin mbajtur gjatë te njëri-tjetri. Altini ishte skuqur nga pyetja që sapo
kishte bërë. Donte të ngrihej, të largohej, por nuk gjente një mënyrë të
përshtatshme për ta bërë këtë.
Ajo
dukej sikur ishte tronditur nga pyetja e tij. Në fakt, Altini priste një reagim
të ashpër, një qortim apo një vërejtje për mungesën e etikës. Por ajo, me një
qetësi të çuditshme dhe me një zë të butë, pothuajse engjëllor, ishte
përgjigjur:
-
Po. Ja, një mik unë kam: ju.
Kjo
fjali e saj kishte qenë po aq e papritur dhe e pavend sa edhe pyetja e tij e
pak minutave më parë. Aq më tepër që ata kishin folur në mënyrë tepër
konfidenciale, falë lirshmërisë së saj, për disa çështje që zakonisht nuk
diskutohen midis një nxënësi dhe një mësuesi, aq më pak midis një djali të ri
dhe një mësueseje.
Altini
kishte heshtur. Mundohej të kuptonte kuptimin e vërtetë të asaj fjalie. Në
fakt, ai ishte mik i saj, por jo në atë kuptim që kishte nënkuptuar pyetja e
tij e pamenduar. Ndërsa ajo vazhdonte të vëzhgonte reagimin e tij, ai luante me
majën e thikës në pjatë, duke gërryer ngadalë lëvoren e mollës që kishte qëruar
pak minuta më parë.
Më
në fund u ngritën dhe u drejtuan drejt katit të tretë, atje ku ndodheshin
dhomat e tyre. Në të vërtetë, ishin dy dhoma të ndara, por nëpërmjet një dere
të brendshme hyhej në një korridor të vogël, ku ndaheshin ambientet e tyre.
Dhomat kishin një banjë dhe një dush të përbashkët.
Altini
ndihej i turbullt. Në trup i qarkullonte një shqetësim i pazakontë. Ecte
paralel me të dhe, pa dashur, vështrimi i tij kishte rënë disa herë mbi të. Në
fund të shkallëve të katit të dytë u ngatërrua dhe desh ra. Nuk e kuptoi as
vetë se si u mbështet mbi trupin e saj, duke shtuar edhe një tjetër gafë në atë
mbrëmje të çuditshme.
Ajo,
duke qeshur, i tha se ishte hutuar fare.
Në
fakt, edhe ai mendonte të njëjtën gjë.
-
Do të futesh në dush, sa të hekuros unë këmishën dhe pantallonat e tua.
Ai
kishte kundërshtuar menjëherë. I vinte zor nga gjithçka. Të gjitha ato që kishin
ndodhur gjatë mbrëmjes e kishin bërë të ndihej i pasigurt, e jo më t'i jepte
asaj rrobat për t'ia hekurosur.
-
Hajt, hajt, zhvishu dhe futu në dush.
Dhe
ashtu kishte bërë.
Ndihej
i hutuar dhe njëkohësisht ndiente mungesën e Maniolës. Do të donte ta kishte
aty pranë, ta puthte, të ndiente afërsinë e saj. Nuk e kuptonte çfarë i kishte
ndodhur atë natë. Ndiente një lloj turpi për atë bisedë të shkujdesur dhe disi
të papërshtatshme që kishte bërë me mësuese Eftalinë.
Ndoshta
pikërisht ajo bisedë kishte bërë që ai ta ndiente edhe më shumë mungesën e
Maniolës, vajzës që kishte zgjedhur midis shoqeve të shkollës për t'i thënë me
gjithë zemër fjalë dashurie.
Hyri
në dhomën e tij dhe u përgatit të flinte. Por gjumi nuk po e merrte, edhe pse
ajo ditë kishte qenë jashtëzakonisht e lodhshme dhe e mbushur me tension.
Ndërkohë,
stërpikat e ujit të vakët binin mbi trupin e zhveshur të mësuese Eftalisë, e
cila tani ndodhej në dush. Vallë ajo po kujtonte të dashurin e saj, ashtu siç
kishte kujtuar ai pak minuta më parë Maniolën? Vallë dëshironte ta kishte aty
pranë, ta puthte dhe të mbështetej në krahët e tij?
"Ç'marrëzira
po fantazoj kështu me vete?" - mendoi ai, ndërsa ndodhej aty, në dhomën
luksoze të hotelit "Mondial".
Kishte
harruar krejt se pas pak ditësh e priste një tjetër raund konkurrimi dhe
provimet e maturës. Ajo bisedë kishte krijuar brenda tij një gjendje të re, të
panjohur më parë.
Ashtu,
me imazhin e një gruaje të zhveshur në mendje, e kishte zënë gjumi.
Siç
flinte zakonisht, ishte shtrirë në shpinë, me dorën e majtë mbi gjoks dhe me
fytyrë nga tavani. Ishte veshur vetëm me mbathje. Vapa vazhdonte të ishte e
madhe.
Nuk
e kishte kuptuar nëse ishte në ëndërr apo zgjuar.
Asgjë
nuk shihte, sepse perdja e trashë e dritares krijonte një errësirë të plotë.
Kishte ndier vetëm si një fllad prekjen e ngadaltë të një dore mbi kofshë.
Pastaj buzët e dikujt që prekën lehtë dhe ëmbël buzët e tij.
Duart
i kishte shtrirë në cepat e krevatit dhe kishte kapur fort dërrasat anësore.
Flokët e saj i kishin rënë mbi fytyrë, ndërsa sipër tij tani gjendej trupi i
saj.
Ajo
e puthte pa thënë asnjë fjalë.
Pastaj
ai ishte dorëzuar ndaj vullnetit të saj dhe ndaj hutimit të vet. Kështu kishte
përjetuar atë afërsi intime, të papritur dhe të paimagjinueshme për të, aty në
katin e tretë të hotelit "Mondial".
Po,
ajo kishte ardhur në dhomën e tij, në atë krevat ku të dy kishin jetuar për
disa çaste një realitet të çuditshëm, të ngjashëm me një ëndërr të largët.
Pastaj
ajo ishte ngritur, kishte dalë e zhveshur dhe ishte kthyer në dhomën e saj,
ndërsa Altinin nuk e kishte zënë më gjumi.
Ishte
kthyer disa herë në mendje te biseda e darkës. Si do t'i dilte përpara? Si do
të mund ta shihnin njëri-tjetrin në sy pas asaj që kishte ndodhur? Ai kishte prekur
pjesët më intime të trupit të saj dhe tani çdo gjë i dukej e vështirë për t'u
përballuar.
Pastaj
i ishte kujtuar Maniola.
Po
ta merrte vesh ajo? Ata sapo kishin filluar të njiheshin më afër dhe ende nuk
kishin përjetuar një afërsi të tillë me njëri-tjetrin. Çfarë do të mendonte
ajo? Si do t'ia shpjegonte?
"Ç'dreqin
më duhej edhe ky konkurrim?" - mendonte me vete.
"O
Zot! Si ndodhi gjithë kjo?"
Ishte
përpjekur të sillte në mendje çdo çast të asaj nate. Dora e tij kishte kaluar
pa menduar mbi trupin e saj. Gjithçka kishte ndodhur aq shpejt, aq papritur, sa
tani ai nuk dinte nëse duhej ta quante ëndërr apo gabim.
Një
javë më pas do të ishte sërish në TVSH për të marrë pjesë në takimin
përfundimtar të Olimpiadës. Por si do të shkonte atje pa të? Si do të mund të
qëndronte përballë saj?
Në
mëngjes nuk kishte kurajë t'i dilte përpara. Nuk mund ta përshëndeste si
zakonisht, nuk mund të bisedonte me të lirshëm. Një çast i kishte shkuar në
mendje të largohej nga hoteli pa gdhirë, por më pas kishte hequr dorë.
Dhe
kështu kishte ardhur mëngjesi.
Ajo
kishte hyrë në dhomën e tij dhe i kishte thënë se ishte koha të dilnin. Ai, si
një njeri i zënë në faj, nuk kishte guxuar të thoshte asnjë fjalë.
Ishin
kthyer në qytetin e lindjes, por Altini kishte përjetuar një gjendje
shpirtërore që as vetë nuk arrinte ta shpjegonte. Ishte mbyllur në vetvete. Nuk
kishte studiuar asnjë fjalë, as për konkursin e biologjisë dhe as për provimin
e letërsisë.
Madje,
në provimin e letërsisë dukej sikur e kishin mëshiruar. I kishin vënë atë dhjetë
pa e pyetur pothuajse fare. Të gjithë anëtarët e komisionit ishin ngritur në
këmbë dhe e kishin uruar për suksesin në Olimpiadë.
- Ik tani, se të shtunën je sërish në
takimin e fundit.
Kaq
i kishin thënë.
***
Atje,
në Qytetin Studenti, ai dhe Maniola, edhe pse kishin një ngarkesë të madhe nga
studimet, gjenin gjithmonë kohë për t'iu kushtuar njëri-tjetrit. Ditët dhe
muajt kalonin si uji nën urë. Kaluan provimet e tyre dhe të dy dolën me
rezultate shumë të mira.
Altini
kishte një javë që kishte përfunduar vitin akademik dhe priste provimin e
fundit të Maniolës, që të ktheheshin së bashku në shtëpi.
Pikërisht
atë ditë korriku, kur ajo i dha fund vitit akademik, të çliruar nga ngarkesa e
provimeve, dolën për një shëtitje nëpër Tiranë.
Morën
rrugën drejt Korpusit Qendror dhe më pas vazhduan përgjatë bulevardit kryesor.
Maniola dëshironte t'i blinte diçka vëllait të vogël, ndaj zbritën poshtë dhe,
pa e kuptuar as vetë, u gjendën përpara hotelit "Mondial".
-
Shiko ç'hotel i bukur! - kishte thënë ajo me admirim dhe ishte shkëputur për të
hyrë në njërin nga lokalet përballë, ku donte të blinte diçka.
Në
atë çast, diku në trotuarin përballë, po vinte mësuese Eftalia.
Ajo
kaloi rrugën dhe u drejtua drejt hyrjes së hotelit.
Ishte
vetëm.
Altini
u ngurtësua në vend. Për një çast harroi gjithçka: ku ndodhej, me kë ishte dhe
çfarë po ndodhte rreth tij.
- Ç'ke? - e pyeti Maniola, e cila me sa
dukej nuk kishte vënë re asgjë.
-
Asgjë, asgjë.
-
Si asgjë? Ty të ka ndryshuar krejt fytyra.
-
Jo, jo. Nuk kam asgjë.
-
Si thua, rrimë sonte këtu? - i pëshpëriti ajo dhe u afrua për ta puthur.
Altini
u tërhoq menjëherë.
-
Jo, - kundërshtoi prerazi. - Shkojmë diku tjetër...
Dhe
pa e ditur as vetë, në atë çast kishte bërë zgjedhjen e tij.


