Video
Kontakt
Redaksia
[FULLNAME_CUT]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Redaksia
Video
Kontakt
[FULLNAME]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Etiketë: tregime shqiptare
Gjon Marku: Nënë Sanija
Në fshatin ku kishte lindur Mirgeni, kullat zinin pjesën më të madhe, e tek-tuk ndonjë shtëpi përtrollëse përvidhej mes tyre. Fshati sikur hapej në gji të malit, majë të cilit mëngjeset merrnin jetë si një ylber. Nga shkrepat brofnin shqiponjat që, mbasi pushtonin qiellin e pastër, shigjetoheshin nëpër luginat ku gjendej preja e...
Gjon Marku: Mjaullima e maces
Drita e abazhurit, ulur në minimum, ndriçonte zbehtë dhomën ku flinte Murati. Nuk ishte as në gjumë, as krejt zgjuar, kur krëkëllima e bravës e ktheu përnjëherësh në vetëdije. Aty, te dera, i ishte dukur një siluetë. U ngrit fluturimthi nga shtrati, kërkoi cep më cep nëpër shtëpi, por s'gjeti askënd - ajo ishte zhdukur si një fllad...
Përparim Hysi: Katër "Ditët e kiametit" të BIDO AJAZIT
Me Bido Ajazin kemi mbaruar shkollën e mesne mesviteve '50-të të shekullit tjetër. Kemi qenë konviktorë dhe,si të thuash,kemi ngrënë nga një thes me kripë bashkë. Dualëm në jetë dhe,sado në rrethe të ndryshme, miqësinë e ruajtëm dhe e kemi gjallë dhe sot e kësaj dite. Tani i kemi kaluar të tetëdhjetat dhe,kur dolëm në...
Gjon Marku: Olimpiada e biologjisë
Nata kishte rënë. Altini sapo i kishte dhënë fund konkurrimit në raundin e parafundit të Olimpiadës Kombëtare të Biologjisë. Në korridorin e katit të parë e priste ajo, me të cilën ai kishte udhëtuar në të gjitha takimet e mëparshme. Tashmë ishin përcaktuar katër më të mirët, të cilët do të përballeshin në takimin...
Bashkim Saliasi: Emigranti
Në orën shtatë pasdite mbërritëm në Janica. Aty po na priste Nashua, i cili e dinte që do të shkonim atë natë. U përqafuam me mall. Vajtëm në shtëpinë e tij dhe kaluam një darkë të këndshme. Pa diskutim që humori im ishte në nivel të lartë. Nashua më vuri të flija në krevatin e tij, te ruloti, që Panajoti e kishte vendosur...
Gjon Marku: Kisha e vjetër
Gjergji hodhi edhe një herë vështrimin te mbishkrimi që tregonte vendin ku ishte varrosur ai, në mesin e sallës kryesore, të cilën e ndante me dhomën e tij një fije e vetme muri. Dy dritare të vogla si frëngji lejonin aparaturat filmike që, prej shiritit, t'i jepnin publikut filmat e regjistruar në të...
Gjon Marku: Fshati në male
Frynte një erë e ftohtë që të priste si brisk. Shtëpitë përdhese të fshatit dukeshin tek-tuk, si yjet e një nate të vranët, ngulur në shpatin e pjerrët të malit matanë lumit. Shtegu drejt bjeshkëve çante mespërmes një pishnaje, e cila, disi trazueshëm, mbështillej nga era e furishme që frynte. Gurgullima e përroit që rridhte në këmbë...
Gjon Marku: Po, besa, po, ka derë të mirë
Ishte një ditë e nxehtë vere. Në krye të arës së madhe, aty ku burrat e katundeve mblidheshin prej brezash për të kuvenduar, ishte ngritur një tribunë e thjeshtë prej dërrasash. Përballë saj rrinin ulur dhjetëra burra. Disa mbanin duart mbi gjunjë, të tjerë shikonin herë tokën e herë malet përreth. Askush nuk fliste...
Migena Arllati: Letërsi e zemrës dhe e kujtesës
Kjo përmbledhje prozash të shkurtra e autorit Tahir Bezhani, paraqet një botë narrative të ndërtuar mbi përvojën njerëzore në kufijtë e saj më të ndjeshëm: mërgimin, vetminë, kujtesën, ndarjen familjare dhe rrjedhën e pandalshme të kohës. Në qendër të të gjitha tregimeve qëndron njeriu i zakonshëm prindi...
Në Fokus
Në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të Ismail Kadaresë
Jahja Drançolli: Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare Akademik Prof. Emin Riza
Edison Ypi: Çemerrica mon amour
Kalosh Çeliku: Askushi
Fejzulla Berisha: Arbëreshët e Italisë – paradigma e vazhdimësisë historike dhe identitare
Albert Habazaj: Çamëria si psikologji sociale
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me këngëtaren e mirënjohur Anjeza Ndoj
Gjekë Gjonaj: Princi i gojëtarisë dhe mbledhësi i thesareve të Malësisë
Kalosh Çeliku: Kryevepra
Vlash Prendi: Në Domgjon ku rrinë shqiponjat
Zemra Shqiptare