Ndue Dedaj: Ati ynë që je në tokë

ATI
YNË QË JE NË TOKË
DITËLINDJE
Më
shkrep të gjej fjalët e një urimi
Ditën
e të lemit tand në bjeshkën e bortë
Të
shkruaj, si këso rastesh, një kartolinë...
Asht
fillim prilli, po vijnë Pashkët,
Çfarë
mund t’i thuash më shumë njeriut
Se
fjalët e Zotit - në ringjalljen e tij?
ME TË DASHT TY
S’e
njoh gjithësinë si nji lundrues qiellnajsh
Me
tejqyrat ngritun mbi grataçelat e nalta,
S’e
di nëse toka sillet rreth diellit a dielli rreth tokës,
Apo
secila prej tyne asht thjesht nji lodër?...
S’e
di nëse mesnata asht fundi a fillimi?
Sa
gjana të tjera s’di e s’kam me i ditë kurrë
S’mi
thotë tejqyra ngado ta kthej hapsinës,
Aq
ma pak kur shoh si andrrimtar kah qielli,
Jo
për gja, po me dasht ty asht çeshtje shpirti
Në
tokë, mes drandafillesh, jo mes yjzish!
Me
dasht ty do me thanë me kcye vals
Deri
në krye të ditës, deri në muzg të jetës.
Grue
ti e ban botën të rrotullohet rreth teje,
Pa
ty ajo s’do të kishte ditë me qesh,
Thuej
po deshe që s’je i vetmi planet?
MOSKOHË
Të
shoh si ecën me hap të shpejtë
Udhës
së qytetit shtruar me gur të shkrue,
Gjithnjë
vrikon të njëjtës rrugë, përditë,
Ku
shkon si një drenushë e hutueme?
Askush
s’të pret prapa muresh veç meje,
Askush
s’të lanë me shkumën e detit
Pos
duarve të mia që zgjatën në pafundësi,
Të
të rrokin për mesi si një shtojzovalle.
Nxiton
të mbërrish diku në moskohë
Ku
bota nuk shihet, por është po ajo...
U
mësuam me këtë ritual pagan,
T’i
ikim njëri-tjetrit, a thue se jemi në faj?
Si
mundet kjo mos me qenë dashuri!
Ngado
që të shkosh e sado të mos vish
Ti
je prapë ajo e para, je ti...
LUL(J)A E RUBIGUT
Fabian Barkatës
Ku
je? Unë të njof. Ku më paske humbun
Askush
nën kët’ shkrep s’asht se ti ma e bukur!
Lulja
nuk mund të bahet nuse më thanë
Askush
s’mund të thirret dhandër prej saj
Lula
asht zanue prej zanës së Velës,
Do
ta mbysin me gurë si Maria Magdalenën,
Jo
njerëzit, se ata janë makatarë si ajo
Po
shtrigat a kulshedrat a katallanët
Qeniet
e frikshme me nji sy në ballë!
Nuk
mund të hysh për Lulen dorëzanë
S’mundesh
me e shpëtue për të gjallë,
Veç
për së vdekuni mundesh, hinin e saj!...
ATI YNË QË JE NË TOKË
Ati
ynë që je në tokë,
po
të lutem si i lutej Ndoc Gjetja
Tën’Zot
- ani se ti je rob.
Rueje
shpirtin nga t’zhigatunit
nga
erenitë zemrake lindun prej gjakut
nga
hajnat e bracat për çdo ferrë,
rueje
në ballë një gisht nder...
Po
të lutem ty që nuk je zot
rueje
shpirtin nga shkimja e virtytit,
rueje
gjakun mos të bahet uji,
ruejna
nga qoftlargu me vulë.
Ati
ynë në tokë - që je unë
lutu
që i mbinalti At’ i qiellit
mos
të na lë në anën e hijes...
MOLLA E NJUTONIT
Ajo
kokërr mollë
shkëputet
nga dega si një meteor
e
bie lehtë në dorën time
e
kuqe, e verdhë, e gjelbër,
unë
asnjëherë s’e mbaj për vete
ta
hedh ty në prehër...
Nuk
di si do të kishte qenë
nëse
molla s’do më binte mua
si
një globth në dorë
po
do ngjitej drejt qiellit,
me
siguri do zihesha me Njutonin,
ku
të gjeja për ty një tjetër mollë?
Mollën
e Adamit e kishin ngrënë
gjith’
njerëzit para nesh me babëzi...
Atë
mollë që tash sa mot
ti
e ndanë me mua përgjysmë,
i
pandërruar ky ritual
kjo
alkimi...
Këputet
ajo kokërr mollë
e
bie në sytë tanë si një meteor;
të
mos binte në tokë si farë,
njeriu
do të mbytej nga vetvetja
ngase
s’do të mundej
me
ra në dashuri.
KANTATË E RE
Besianit
Ti
ecën nëpër tokën “me gjuhë të fshehtë”,
Kozencë,
Shën Mitër Koronë, San Cosmo Albanese,
Gjithkah
me fytyrën e të madhnueshmit Skanderbe,
Ti
e njeh atë gjuhë, asht folja jote e lisit të gjakut
Shkojnë
e vijnë zogjtë e detit tash pesëqind vjet.
Ka
ardhë sot për ty i madh e i vogël arbëresh
Milosao
degën e ullinit ta lidh mbi krye kunorë,
Burrave
iu qet kupat me venë të kuqe Kalabrie
Rina
sajdis vashat me kanistrat plot mollë...
De
Rada përkulet mbi regjistrin dymijëvjeçar
Shkruen
solemnisht përgamenën tande dyzet e nji
Asnjëherë
nuk kryen Rapsodia e tij...
25 shtator 2025
KA MUNGESA
Po
ecja qytetit mesit të majit
ndërmend
ktheva kryet anash
andej
kah duhej të ishe ti,
u
nisa të ngjisja shkallët...
ndoshta
mes nesh kishte mbetun
pa
u thanë ndonji amanet,
s’kishin
mjaftue njëqind vjet,
ndoshta
moti po mbante i vranët
e
ti doje diell për ne në çdo hap,
porositë
tua ndoshta s’kanë krye
e
s’kanë me krye asnjiherë -
treqind
e gjashtëdhetë e pesë ditë
s’qenkan
asgja për mungesën tande,
ka
mungesa që gjithë jetën
s’do
të mësohemi me to...
15 maj 2026
ALEKSANDRI I MADH
Kaloj
përherë rrugës “Aleksandri i Madh”,
I
lagjes tonë të re ai ngjanë si nji kumbar,
Kundrojmë
lëvizjen e pluhunt nën Dajt,
Ai
si perandor i rruzullit, ne si qytetarë.
Nuk
jep konferenca shtypi për ngjarjet n’botë,
Ani
se i di të gjitha dhe ka shumë se ç’thotë,
Vizitën
e presidentit amerikan Trump në Pekin
Turrin
për te Xi Jinping të shefit rus Putin.
Kështu
e do gara, maratona e luftës e paqes
Si
mos të mbyten në Hormuz fuqitë e naftës,
Si
mos të bien predhat breshën mbi Hiroshimë
Si
të lindë dielli me rreze prap mbi Ukrainë.
Çelin
mimozat, harlisën degët, bien gjethet
Rroposën
në vetvete shekujt para e pas Krishtit;
Ai
mbërthye në një tabelëz në Unazën e Re
Mes
blinëve e rrapeve djersitun prej trafikut.
Kaloj
herët e vonë rrugës së Lekës së Madh
Si
gjind epokash rrufisim kafet në të njajtin bar,
Ne
qeshim pa shkak - ai i menduem si Aristoteli:
Ah
të mund ta endnit botën si Homeri!…
Tiranë,
maj 2026
TAKAT BLU
Mund
të ndodhë mos me u njoft ma për fytyrë
Nga
pluhuni i moteve mbi flokët tanë ngjyr’ar,
Mund
të ndodhë mos me u njoft nga ecja si dikur
Kërrusja
e lehtë e shtatit si shelg lotues,
Por
do të njof patjetër nga zani yt i gurëzuem,
Sytë
sy kroje të kulluem ahesh bjeshke,
Muzika
e takave blu nëpër korridor
Që
më shumë ikën se vjen tek unë...
U TUTA
Të
kam pa veshun me të gjitha ngjyrat,
të
shkonin aq shumë, të rrinin aq bukur,
po
sot të pashë me një xhaketë të purpurt
dhe
u tuta, zemra si asnjëherë m’u drodh
nuk
due që këmishën tande të pikturueme
ta
veshë një stinë, që nuk asht e jona...
FRYMË
Në
tapinë time s’ka asgja landore
kurrfarë
sendesh që shiten e blihen
mademe
vezullues e vreshta si të Dionisit,
përrenj
malor që kërcejnë shkrepave si ketrit
dete
të gjallë kumbues e dete të vdekun
ara
që mbillen me grurë e kallamoq,
toka
që pushtohen mbi e nën dhé
kufij
që vihen ditën e prishën natën -
në
bujtinën time me flatra tingujsh
pres
e përcjell kalorës të lashtë e rinj
të
kësaj bote me lahutë e xhaz...
LUFTA E TRETË
(rapsodi moderne bese)
Mbas
Luftës së Parë, Luftës së Dytë,
Luftave
që vrasin tokën e qiellin
Javë
për javë, ditë për ditë, orë për orë
Shiut
të përgjaktë si atëherë n’Trojë
N’mëni
të dragojve e kulshedrave -
Due
me i marr gjithë njerëzit në besë,
T’i
mbështjell mes krahëve Ajkunat,
Omerët
e sapolindun t’i ruej në gji...
Djallit
t’ia heq gishtin nga kambëza,
Globit
i asht hollue aq fort lëvozhga
Sa
mundet me iu thye si një vezë...
Kurrë
mos pastë gurgac, unur e eshkë
Me
kall t’nemunën Luftë të Tretë!
KOHË PASHKËSH
A
i ndjen si këndojnë krushqit e lahutës?
Ata
kanë ardhë nga larg për ne
Shtegtojnë
Egnatias nga era e re.
Ah
të ishin ato motet tanë të dikurshëm
Do
kisha marrë detin në kambë si Serembe,
Ani
se lirikat do i përpinin dallgët...
S’mbahet
mend qysh se jemi dashtun,
Po
afron me u mbush një faqe njéri
Nën
këtë diell të pagëzuem në shi.
S’e
dimë dhe sa lule do mbajmë në duer
Sa
shira do na lagin, sa erna do na terin,
Sa
eshkë me unur e gurgac do ndezim.
A
i ndjen si këndojnë krushqit e lahutës?
Ata
kthehen veç për ringjalljen
Shtegtojnë
e s’ndalin nga era e re...
TRANDAFILA
Ka
humbun era e luleve parqeve të blertë
Lulishtarët
tash rrisin lule të ftohta pa erë,
Kanë
humbun nuhatjen dhe qentë e rrugës
Ndihet
veç era e Kopshteve të Babilonisë!...


