Albert Zholi: Fjalë të urta për Organizatën e Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ-it
7h më parë
- Idealet nuk plaken kurrë; ato jetojnë në zemrat e veteranëve dhe pasardhësve të LANÇ-it.

- Kush punon vullnetarisht për atdheun, lë
gjurmë që nuk i fshin koha.
- Dashuria për kombin nuk matet me fjalë, por me
sakrifica dhe përkushtim.
- Ata që kujtojnë heronjtë dhe dëshmorët, mbajnë
të gjallë ndërgjegjen kombëtare.
- Kombi që nderon të kaluarën, ndërton me siguri
të ardhmen.
- Njeriu idealist nuk jeton vetëm për veten, por
për brezat që do të vijnë.
- Të ruash kujtesën historike është një akt i
lartë patriotizmi.
- Atdheu ka nevojë për njerëz që japin, jo vetëm
për njerëz që kërkojnë.
- Vullnetarizmi është pasuria më e madhe e
shpirtit atdhetar.
- Organizata e Veteranëve dhe Pasardhësve të
LANÇ-it është një shkollë e patriotizmit, e kujtesës dhe e sakrificës.
- Ata që përkujtojnë datat dhe ngjarjet
historike, mbajnë ndezur flakën e lirisë.
- Heronjtë bien në luftë, por idealet e tyre
jetojnë në veprën e pasardhësve.
- Të frymosh me hallet e atdheut është misioni
më fisnik i një patrioti.
- Kombi forcohet kur bijtë e tij ruajnë
historinë dhe nderojnë sakrificën.
- Organizata e Veteranëve dhe Pasardhësve të
LANÇ-it është zëri i kujtesës, i idealit dhe i përgjegjësisë kombëtare.
Të Tjera
Në Fokus


