Mehmetali Rexhepi: Fluturojmë kaheve të panjohura
Cikël poetik
FLUTUROJMË KAHEVE TË
PANJOHURA

VRIMA E ZEZË
1
Sytë
e mendjes rrokin
një
cep të lëmes Kashtës së hedhur të Kumtrit
në
lëmë të arave të kozmosit
afshet
e bymimit të kallinjve të yjve
Një
Amë mbarsur polli bymimin me shpërthime
shkapërderdhen
kokrra të pjekura për shirje
kaheve
të gjithanshme të pikë-spërkatjeve prej vlimit
përplasur
e të përbashkuar ndarë e mëvetësuar largueshëm
Udhës
së Qumështit sekush vërshëlleu pa iu ndalur copëzimit
ca
grabitën hisen e dritësimit
të
tjerët palcën e llavës më vete
vlimet
qumështore përthithën bebëzat e syve
2
dhe
po zgjerohen universet
dritë
e syrit të mendjes
tërë
një jetë mëtoi e mbeti pezull
andej
perdes së mjegullnajës
si
ndizen e si shuhen diejt e imagjinatës
si
bulëzojnë e pulsojnë zemrat e yjësisë tjetër
pikëpyetjet
mëtojnë si anijet kozmike
të
shqyejnë zhguall përgjigjesh
anonimët
pa trajtë pa gojë duke bredhur
hapësirës
deri në goditje apo djegie të
fqinjit
3
universin
tim të vogël
e
ngufatkan mjegullnajat
syrit
të mendjes ia mbyllkan rrezet
dhe
sillet rrotull e rrotull
pa
ia çelur enigmës
asnjë
dritare apo derë
ngujimi
i përhershëm i egos s’është i mundur
mendjeve
me rrojtje ethesh
kush
t’ua joshë Shpresimin që dallgë fashitë
nëse
asgjë dëshirat kureshtjet të mos i fikë
mjegullnajës
së vatrës t’ia shpalos pamjet
të
shohin brenda teje sojin e njeriut si përpëlitet
dhe
nga vetja jonë skëterrë
po
ik e ik vetëm ikën
deri
te një Vrimë e Zezë
gojë
- hapur për të na gëlltitur
Gjilan, dhjetor 2025
-
MATERIA E ERRËT DHE
DRITA
1
Ndoshta
më parë trilionë vitesh
një
dritë e një galaktike që atëherë
kishte
nisur shfaqjen drejt nesh
kush
mund ta priste të vinte e të dëftonte
humnerave
të zbrazëta të spirales Udhës së Qumështit
enigma
si të dëshmonte diçka të pa dëshmuar
se
as skajet më të errëta të materies
atë
shkëlqim drite nuk e errësuan dot
Përderisa
kurrë fundin udhëtimit nuk i pa por seç thotë:
jemi
atje ku nuk arrin as imagjinata juaj
ende
shumë errësirë ka edhe në të ndërdymën tuaj
materies
së errët assesi nuk i bëhet vonë gllabërimin tua gatuaj
2
materia
e zezë vijon të shtrihet në gjithësi
atje
ku nuk ndizen zjarre
gjithçka
do të shpërbëjë e të përpijë
të
lërë në gjithë shtrirjen zbrazësi
andej
ku graviteti i galaktikave
me
fërkime nuk konkurron
nuk
frymon
për
krijimin e diejve të rinj
vetëm
zjarret zbërthejnë kaltërsi
dhe
shkrijnë akuj atomesh të zinj
Gjilan, qershor 2026


