Tahir Bezhani: Cikël me poezi

ZHGËNJIM NË ËNDËRR
Si të tregoj ëndrrën
Që
më trazoi shpirtin
Si
vetëtimë shkojnë mendimet
Të
rënda ishin brenda meje përjetimet
Kur natën me shi vinte një stuhi
Lodhja
dridhej mbi rrudhat e ballit
E
harqet e vetullave digjeshin në flakë
Gjumi
përkundej në djepin e vjetër
Trupi
ishte ndarë në dy pjesë
Shpirti
fluturonte në kullën e vjetër
Kishte
marë arratinë nëpër kohë
Në
shtratin e rrënojave thëngjij të djegur
Nënkresa
e fëmijërisë cicërinte ninulla
Mbuluar
me plafin e arnuar të kujtimeve ...
Sa
më përgjumnin telat e çiftelisë, tingujt
Në
raft të odës ndrinin si dekor kohe
Rapsodë
ulur këmbëkryq në mes të odës
Këndonin
të akorduar këngë majëkrahut
E
unë ,flija thellë në harresën e natës së ikur....
Sa
i dërmuar ngrihem në mëngjes
Shpirti
ishte kthyer nga bujtinë e vjetër
Lodhja
pikte ofshamë, lot
E
do fjalë tjera thënë përgjumshëm...
Nuk
di t’i tregoj të gjitha ankthet
Flet
malli, dhimbje e dashuri një muranë
Rrugëtim
i thyer eshtrash jeta
Zhgënjim,
një krimb qe e ha vetveten padie...
BASTISJE E SHTËPISË
Si
djaj nate të dehur rrugëve të pista
Në
orët e para të mëngjesit të çartur
Vrap
e vrap u futen në shtëpinë e poetit
Skaj
rruge, buzë lumit matanë
E
gjeten të fjetur, maste boten anë për anë
Rrinte
i stepur mbështetë në kore librash
Shikonte
hatanë, e ata, thyen dyer, dollapë
E
do gjëra të tjera
Bastisen
me radhë gjitha orenditë
Ata
faqezitë e kohës zezonë
Morën
çfarë gjeten, grabiten, plaçkiten
Tituj
librash, shkrime e shënime me vlerë
Zbrazen
dhomën e poetit, mbeti duarlidhë
Trupin
ia kishin lëpirë qentë e rrugëve
Me
bisht nën këmbë kishin ikur errësirës
Të
gëzuar për “prenë” e tyre të ndyrë
Nuk
e dinin se bota e poetit nuk zbrazet
kurrë
Rilind
jetën edhe në kohë më të vështirë
Nga
fjalë e poetit kalben kufomat e vdekura
Bota flet e
heshtë!.....
KËRKOJA GJURMËT
Atje
ku nuk arrijnë këmbët
Shkon
mendja si era
Dimri
kur të ngrin
Shpirti
do verën
Dëshirat
plazhojnë zallinave
Ripërtërijnë
kohën e përmallshme
Sytë
nguliten syprinës pa fund
Valët
gjëmojnë në një tjetër kohë
Melodi
e shkrirë kujtimeve të ikura
Çapiten
mes lotësh do stinë të nxehta
Në
thellësinë time kërkoja gjurmë gishtash
Mbetur
në shishe të
verës si lule humbur
Thyer
ahengjeve të nxehta
Në
kulmin e krisur të haresë së lotëve
Valët
gjëmonin të qeta
Imitonin
shpirtin tim të harlisur
Kërkoja
gjurmët e vetvetes...
QIELL I NXIRË
-
Me
re të zeza mbuluar qielli
Nga piskamë avionësh gjuajtës
Frika
fshihet në rrënjë shpirti
Qëndresë e paepur vetmia
Buzët
pëshpëritin vajshëm
Lutjet
e natës, shpresë e tërbuar
Qielli
i nxirë n’ tym e flakë
Fushat
e mbushura kufoma
Eshtnaja
të shkapërderdhura
Pa
emra e mbiemra
Shkrirë
në flakë bombash
Në
hapësirat e globit fatzi
Në
këtë kohë zezonash
Nata
flakadan zjarri, tymnajë
Dita
e ngrirë shpresave të humbura
Pritje
e gjatë për një ditë me diell...
Gjakove, 2025/26


