Video
Kontakt
Redaksia
[FULLNAME_CUT]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Redaksia
Video
Kontakt
[FULLNAME]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Etiketë: Trashëgimia Kulturore
Albert Vataj: Nusja malësore, një ikonë e trashëgimisë shqiptare
Fotot e paraqitura në këtë kolazh të disavitshëm e shumëvendshëm, sjellin në sy, ëndje, hir dhe adhurim, një univers estetik dhe ritual që e vendos nusen malësore në qendër të një tradite shekullore. Ato nuk janë thjesht portrete dhe tërësi shprehëse të grave të veshura bukur, janë dokumente vizuale të një bote simbolesh, rregullash dhe përfaqësimesh kulturor...
Paulin Zefi: Kisha e Shën Gjinit, monumenti që i dha emrin Shëngjinit
Kjo kishë e stilit romano-gotik, me një vazhdimësi historike që shkon deri në Antikitetin e Vonë, siç dëshmojnë edhe gjetjet arkeologjike (qeramika), u hodh në erë me dinamit gjatë regjimit komunist. Sot, pas më shumë se tre dekadash demokraci, ajo vazhdon të mbetet një rrënojë. Përveç çlirimit të territorit nga...
Frank Shkreli: Përballë protestave në Tiranë dhe krizës së demokracisë, kujtojmë Profesor Arshi Pipën
Më 20 korrik 1997, në Washington, u shua fizikisht një nga personalitetet më të mëdha të mendimit shqiptar të shekullit XX. Por vdekja nuk mund ta heshtte Arshi Pipën. Përkundrazi, me kalimin e viteve, zëri i tij është bërë edhe më aktual, ndërsa veprat dhe paralajmërimet e tij marrin një peshë të re në një Shqipëri që ende nuk...
Ndue Dedaj: Mirdita, jo vetëm historia, por kryekrejet e sotmja!...
Shkruhet e flitet me shqetësim të dukshëm qytetar për Mirditën, tash që po punohet për t’i dhënë dorën e fundit reformës së re territoriale, nga “frika” e zhbërjes së saj nga lart. Në një vend me politika zhvillimi normale, kjo do të ishte më e pakta habi, pasi kush na qenka ai, apo ata, atje lart që paskan tagrin me e bë “lëmsh e li” hartën...
Albert Zholi: "Në altarin e kombit", intervista që mbeten dëshmi e kohës
Ka libra që lexohen një herë dhe mbeten në bibliotekë, por ka edhe libra që rikthehen vazhdimisht në duart e lexuesit, sepse çdo lexim zbulon një këndvështrim të ri, një kujtim të harruar ose një të vërtetë që fiton vlerë me kalimin e kohës. Pikërisht këtij lloji i përket libri më i ri i gazetarit dhe publicistit Fadil Shehu...
Frank Shkreli: Historia nuk është privilegj – është e drejtë!
Nga viti në vit, ndërsa shqiptarët në Mal të Zi vazhdojnë përpjekjet për të ruajtur identitetin e tyre kombëtar, një pyetje bëhet gjithnjë e më shqetësuese: pse nxënësit shqiptarë në shkollat shqipe nuk mësojnë sa duhet për historinë e kombit të tyre? Prej kohësh, studiues, arsimtarë dhe veprimtarë të çështjes kombëtare kanë ngritur...
Blerim Latifi: Fati i shtëpive të zotave të qiellit varet gjithmonë nga zotat e tokës
Pashë disa pamje nga vizita e presidentit francez në Xhaminë e Umajadëve në Damask, i shoqëruar nga lideri i ri sirian, Ahmed al-Sharaa. Historia e kësaj faltoreje është një shembull i rrallë për të kuptuar se si qytetërimet, fetë dhe perandoritë nuk kanë ndërtuar gjithmonë duke e fshirë të shkuarën, por shpesh duke u ngritur mbi trashëgiminë e njëra-tjetrës...
Idriz Zeqiraj: Fenomeni Përparim Rama
PAN-i, dhe jo vetëm ai, kanë një merakosje të shtuar, se kush do të jetë kryetari i ardhshëm i LDK-së? Në mesin e emrave të lakuar, dominon kryekomunari i Prishtinës, Përparim Rama. Ai nuk ka qenë dhe as nuk është anëtar i LDK-së! LDK-së ia imponoi Hashim Thaçi, me SHIK-un e tij, Isa Mustafën, duke mos qenë...
Rudolf Marku: Brutalizimi i Korçës… (dhe i qendrës së Tiranës)
Duke lexuar një shkrim të regjizorit te talentuar dhe intelektualit të angazhuar me bindje qytetarie në punët e kulturës tonë, Joni Shanaj-t, mësova për ngritjen e një ndërtese të re në Qëndren e Qytetit të Korçes. Korça është qyteti më qytet që ka vendi ynë. Shkodra, Tirana, Durrësi, Gjirokastra, Lezha, Elbasani kanë pjesë...
Gjon Keka: Të krijohet një fond për hulumtime shkencore dhe përkthime në gjuhë të ndryshme
Pa bashkimin e kokave gjeniale të kombit tonë, nuk mund të arrihet që të kemi arritje shkencore dhe nxjerrjen e fakteve historike të kombit tonë iliro-arbëror. Është një bekim i madh kur një komb, shtet apo popull i cili arrinë e i bashkon kokat e tij të dijes dhe punojnë sëbashku në fushën e shkencës, me vepra për nxjerrjen e së vërtetës për kombin e tyre dhe pasqyrimin e tij para botës...
Albert Vataj: Robert Elsie, udhërrëfyesi vullnetdritshëm i shpirtit shqiptar
Sot, në përvjetorin e lindjes së tij, drita e kujtimit kthehet pas te një njeri që nuk na përkiste me gjak, por që zgjodhi t’i përkiste Shqipërisë me shpirt. Robert Elsie ishte një udhëtar i amshuar i shpirtit shqiptar, një shtegtar i palodhur që i fali kombit tonë një pasuri të pamatshme, duke nxjerrë në dritë atë që shpesh ne vetë e kishim...
Jusuf Buxhovi: Kosova duhet ta ndalojë origjinën klerofashiste serbe në Gazimestan
Shteti i Kosovës, që ta dëshmojë sovranitetin historik dhe kulturor në hapësirën e vet të lënduar dukshëm me Pakon e Ahtisarit dhe lëshimet kishës ortodokse serbe, së pari duhet të ndalojë "haxhillëqet" kishtare serbe në Kosovë, veçmas këtë që lidhet me shënimin e Vidovdanit, pastaj duhet të ridefinojë monumentin e ngritur në Gazimestan...
Tefë Topalli: Cikli 'Mirdita - Intervista' i Gjon Markut si burim për historinë, kulturën dhe identitetin e Mirditës
Gjon Marku, shkrimtari, publicisti, eseisti, studiuesi dhe etnografi, ka ndjekur një rrugë krejt të veçantë për realizimin e librave të tij "Mirdita intervista". Ai ka menduar që hapësirën e Mirditës ta vërë në vështrimin e njerëzve të shquar, intelektualë e krijues nga i gjithë vendi, nëpërmjet intervistave, duke vjelë në...
Prof. Dr. Hivzi Muharremi shpallet "Qytetar Nderi" i Pejës në 27-vjetorin e çlirimit
Ky vlerësim iu dha gjatë ceremonisë solemne të organizuar nga Komuna e Pejës, ku u ndanë tituj nderi, dekorata dhe mirënjohje për personalitete dhe institucione që kanë dhënë kontribut të veçantë për qytetin dhe shoqërinë. Prof. dr. Hivzi Muharremi u vlerësua për kontributin e tij të jashtëzakonshëm ndër vite në fushën e arsim shkencës dhe angazhimit të tij të vazhdueshëm në shërbim të interesit publik...
Blerim Latifi: Arbëreshët ruajnë gjuhën dhe shpirtin shqiptar prej shekujsh
Një fotograf shqiptar në Itali u ndal për të fotografuar dy ushtarë që po bënin roje para një ndërtese. Gjatë bisedës me ta, ai mbeti i habitur kur kuptoi se njëri prej ushtarëve fliste shqip rrjedhshëm. I surprizuar nga shqipja e tij, fotografi e pyeti se sa vite kishte që jetonte në Itali. “Kam lindur këtu, jam arbëresh”, iu përgjigj ushtari...
Tahir Bezhani: Cikël me poezi
Si të tregoj ëndrrën Që më trazoi shpirtin Si vetëtimë shkojnë mendimet Të rënda ishin brenda meje përjetimet Kur natën me shi vinte një stuhi Lodhja dridhej mbi rrudhat e ballit E harqet e vetullave digjeshin në flakë Gjumi përkundej në djepin e vjetër Trupi ishte ndarë në dy pjesë Shpirti fluturonte në kullën e vjetër...
Bedri Tahiri: Livadhi i Kolbibës
Ishte zgjuar herët, ende pa lindur dielli. Po të zuri drita e diellin në shtrat, të bëhet sëmundje! Kështu e kishte mësuar gjyshja, ndjesë pastë, që kur ishte kalama. Dhe, ashtu vepronte edhe sot e kësaj dite, si bari delesh. Ndonjëherë, që të mos i trazonte të tjerët, kambanën e madhe të ogiçit bridredhur, e mbushte me gjethe, dhe ia ndalte cingërimën, derisa dilte krye katundi...
Vlash Prendi: Në Domgjon ku rrinë shqiponjat
Kemi lënë pas Urën e Milotit, këtë monument historik dhe kulturorë të ndërtuar në kohën e Mbretit Zog, në vitin 1927 dhe që për ironi të fatit është në gjendje të mjeruar, megjithse fondet për riparimin e saj janë derdhur dhe po udhëtojmë përgjatë Luginës së Fanit drejt fshatit Domgjon, ku do të organizohet festa e Shën Barnabës - Shmarramejit, mes banorëve të fshatit dhe miqëve të ardhur nga fshatra...
Albert Vataj: Një përballje e bukurisë në dy pasqyrime të të njëjtave tipare
Në muzeumin e kujtesës së artit shqiptar dhe atij europian, rrijnë ballë për ballë dy portrete, të heshtura, por rrëfimtarë të fuqishëm, “Motra Tone” e Kolë Idromenos dhe “Shqiptarja” e Jean-Baptiste Camille Corot. Të ndara nga kufij kohësh dhe përfytytimesh, këto dy figura femërore, të skalitura me penelë të ndryshëm, ndajnë një rrënjë të përbashkët, gruan shqiptare, të përjetësuar në një çast meditimi dhe...
Nexhmije Mehmetaj: Bisedë me mësuesen Doruntina Demelezi
Shkëmbimi i përvojave ndërmjet mësuesve është një nga mënyrat më të vlefshme për ngritjen e cilësisë së mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë. Me këtë qëllim, pata kënaqësinë të takohem në Gjenevë me mësuesen e gjuhës shqipe në Nyon të kantonit Vaud, Doruntina Demelezi...
Albert Vataj: Vrapuesja e Prizrenit dhe Valltarja e Tetovës, një shpalosje estetike dhe mitologjike e shpirtit të lashtë dardan
Në dy cepa të Dardanisë së lashtë, në Prizren dhe Tetovë, arkeologjia na ka dorëzuar dy figura prej bronzi që bartin hijeshi, gjallëri dhe simbolikë të pashembullt: Vrapuesja e Prizrenit dhe Valltarja e Tetovës. Në përmasat modeste të trupave të tyre (11.4 cm dhe 9.4 cm), këto statuja përmbledhin një botë të tërë: estetikë e...
Meti Rexhepi: Çelësi magjik i fëmijërisë
Shkrimtari Xheladin MJEKU me rastin e 65 vjetorit të lindjes së tij, botoi tri vëllime librash me poezi për fëmijë: “NJË PIKNIK NË KOPSHTIN ZOOLOGJIK”, “NËN GJETHE KAM SHTËPINË” dhe “LULET NUK KANË MOSHË” poezi për moshën më të re të fëmijëve. Tre librat me ilustrime u botuan në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës...
Isuf B. Bajrami: Amaneti i Naimit përballë Shqipërisë së sotme
Ka fjalë që nuk vdesin. Ka mendime që i mbijetojnë kohës, pushteteve, sistemeve dhe brezave. Ato mbeten si kambana që bien sa herë një komb gjendet përballë vetvetes. Një nga këto është thënia e Naim Frashërit: "Djalin që tradhton atdheun, nuk e do as nëna e vet."...
Gazmend Freitag: Martin Camaj dhe Musine Kokalari – Simbole të Kujtesës dhe Rezistencës Shqiptare
Martin Camaj dhe Musine Kokalari janë ndër pionierët më të rëndësishëm intelektualë dhe letrarë të Shqipërisë së shekullit të 20-të. Të dy u censuruan dhe u persekutuan brutalisht nga regjimi komunist nën Enver Hoxhën dhe u fshinë nga kujtesa kolektive e vendit për dekada të tëra...
Bajame Hoxha-Çeliku: 40 vjet “Jehona e shqipes” në Belgjikë
Në sallat prestigjioze të Renaissance Brussels Hotel, në zemër të Brukselit, u zhvillua një nga ngjarjet më të rëndësishme të komunitetit shqiptar në Belgjikë: 40-vjetori i radios “Jehona e Shqipes” (1986–2026) - një jubile që mblodhi bashkë ajkën e inteligjencës shqiptare, intelektualë, artistë, mësues, aktivistë, personalitet...
Xhemaledin Salihu: Është e drejtë legjitime të jemi shqiptarë me besim islam, katolik, ortodoks apo çfarëdo besimi tjetër…
Në librat, punimet e mia shkencore, por edhe në komentet, reagimet trajtoj çështje dhe probleme të natyrave të ndryshme: pedagogji, arsim, kulturë, politikë, histori, trashëgimi kulturore dhe natyrore si dhe trajtoj çështje nga lëmia fetare. Në këtë trajtim të çështjeve të lëmive të ndryshme jam munduar që të jem objektiv...
Në Fokus
Në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të Ismail Kadaresë
Jahja Drançolli: Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare Akademik Prof. Emin Riza
Edison Ypi: Çemerrica mon amour
Fejzulla Berisha: Arbëreshët e Italisë – paradigma e vazhdimësisë historike dhe identitare
Kalosh Çeliku: Askushi
Albert Habazaj: Çamëria si psikologji sociale
Kalosh Çeliku: Kryevepra
Gjekë Gjonaj: Princi i gojëtarisë dhe mbledhësi i thesareve të Malësisë
Gjekë Gjonaj: Martin Brishaj - 'Zhbërja e kufirit etnik'
Kristaq Turtulli: Syri i nënës mbeti në mjegull
Zemra Shqiptare