Brahim Avdyli: Në thjeshtësinë e gjërave flet e vërteta simbolike
NË THJESHTËSINË E GJËRAVE
FLET E VËRTETA SIMBOLIKE
(Dy
vepra të dhuruar prej saj, Erina Çoku, „Krahë s’kanë engjëjt e mi“, Botimet
TOENA, Tiranë 1997; „Gjurma e gjethes“, West Print Botime, Tiranë 2011)

1).
Hyrje në poezinë simbolike të Erina Çokut
Me gjithë dhuratën e Erina Çokut, të
bërë në mënyrë të përzemërt, në „DITËT E NAIMIT“, në Tetovë (MKV), në tetor të
vitit 2018, mezi e gjeta pak kohë për lexuar dy veprat e parat të poeteshës së
Burrelit të Shqipërisë, e cila na flet mirëfilli mbarë shqiptarisë me ndjenjat
e materializuara në vargje. Më së pari do të them se ajo na i shpallos ndjenjat
e mirëfillta të poetes së distancuar përmes lirikës dhe metaforikës së
zhvilluar dhe na e përcakton të vërtetën e vargjeve. Dy përmbledhjet e para, mi
ka dhënë me përkushtim, duke i lexuar disa herë radhazi. Unë kam mbijetuar me
to…
Libri i dytë, „Gjurma e gjethes“, West Print Botime, Tiranë, 2011, më ka bërë për
vete, sepse nga shtatori i kam vargjet më të mira e më të njoma me lot, me
mallëngjime dhe me pikëllime të ndjeshme. Po e përmendi një poezi të ngjajshme
me këtë përmbledhje, poezinë „Pëshpërtjet
e një gjethi të tharë“, të botuar në librin poetik, „Gjuha e dheut tim“, Albin, Tiranë, 1999, të shkruar thuktë nga
vargu i saj simbolik. Poezia e mirë bëhet nga fshehtësitë e metaforikës, duke e
lënë edhe zemrën me ndjenjat më të pjekura, së bashku librin e poezive. Librin
e dytë ajo e ka botuar me 2011, te TOENA, dy vjet pas librit tim, të botuar
poashtu në Tiranë. Vjeshta qarkullon me kurorën mallëngjike të saj në portalet
tona të shpirtit e del pak me vargje të përjetuara thellë e të matura me zemër.
Shumë vargje i njoh nga Shqipëria
dhe i përjetova dramat apo tragjeditë e mia (tri
atentate për vdekje i kisha në këtë pjesë të madhe të atdheut tonë!) dhe
mjaft komedi. Jeta e poetes është e shkapërderdhur si mos më keq, sikurse jeta
ime, derisa sa e shkruaj këtë studim. Metaforika është alegoria e jetës sonë,
është thirrja e varur e shpirtave tanë në zërat artistik. Na duket se jemi të
mbrujtur nga dashuria polivalente. E desha apo nuk e desha këtë person, të
quajtur me një emër të veçantë Erina Çoku, edhe pse jemi larg nga njëri-tjetri
e nuk shihemi personalisht, në parantenat alegorike e dua shumë këtë poeteshë
të pavekshme, sikurse dy djemtë e saj, që ma plasin zemrën time sa herë i
dëgjoj në internet, kur u bien veglave, sepse ata janë një dhuratë sublime të
Zotit të Madh, i cili ka ditur t’ua dhurojë shqiptarëve. Janë të krijuara
kryesisht prej poetes, sikur të qe vetë poezia e mirëfilltë e poeteshës, me
zëdhënëset e padukshme dhe të dëgjuara nëpër hapësirë, në kuorumin e trishtë të
vjeshtës. Janë mjaft të lehta gjurmët e gjetheve, që bien lehtas e të rrethojnë
me pyetje të pa përsëritura. Ato pyetje janë pyetjet që jo të gjithë i dëgjojnë
dhe lehta dinë t’u përgjigjen, por e me lotë, sikur janë krijesat e dhimbshme,
sepse bien ashtu për dhé, e ti do të dëshiroje që të kesh edhe një rremb, të
ushqyera nga blerimet normale të stinëve.
Vetë i kam zënë pëshpëritjet e një
gjethi të tharrë, por qindra herë i kam përcjellur gjurmët e gjetheve, nëpër
vjeshtat e zemrës. Me lehtësinë e tyre të zgjojnë përherë pyetjet më të
trishta, se i tërë njerëzimi dhe natyra na „zverdhet“
drejt fundit, na ndryshohet në këtë formë, vjen kalimi nga jeta e përkohshme në
përjetësi, në shuarje, në shndërrim të përhershëm e të pakthyer në padukshmëri.
T’i kesh sytë, të tillë që shohin në jetën e paralele, atëherë, do të ishe i
pikëlluar për kalimin në të padukshmen.
Fillimi i poezive të saj në
përmbledhjen poetike „Krihë s’kanë
engjujt e mi“, Toena, Tiranë, 1997, të cilën e çmoj shumë, dhe sidomos
përmbledhjen e dytë, shumë e mirë, „Gjurma
e gjethes“, West Print Botime, Tiranë, 2011, edhe pse tri veprat e mëdha,
që kanë dalur kohët e fundit, „Fill“;
„Rrëfime të vogla për gjëra të mëdha“
dhe „Jemi gjallë gjer në mbrëmje“, të
cilat ende nuk i kam studiuar, i vlerësojmë këto poezi të përmbledhjeve të
para, sepse janë vargje plot alegori dhe shpehje të veta simbolike, të dhëna
nëpërmes figurave të tjera artistike të metaforikës,[1] e të
dhëna në formën lakonike të shprehjes.
Ajo i ruan dhe nuk i humb aspak
ndjenjat e vërteta njerëzore, por e merr qartë frymëmarrjen nëpër kohë, nëpër
meditime serioze të femrës së butë shqiptare, sado që ndonjëherë do të ndihej e
prekur, e ngacmuar, e injoruar, dhe e lënë pa kujdes në podiumin e periferisë
ndjenjore e njerëzore.
Kjo është hyrje në këtë studim, por
ne po i kthehemi përmbledhje së parë të poeteshës Erina Çoku, sepse emri i saj,
si emër shqiptar, më rinon në pafundësi shpirtërore. Është një emër që e ruaj
në përgjithësinë e tyre.
2.
Mitologjia historiko-poetike dhe metaforizmi poetik
„Krihë s’kanë engjujt e
mi“
është titulli i veprës së parë të poeteshës Erina Çoku, atëherë nxënëse e
shkollës së mesme „Pjetër Bogdani“ të
Burrellit, të Shqipërisë, e cila përmes zelshmërisë së thuarjes së vargjeve të
saj, në format lirike, ndonjëherë të ndjeshëm e trishtuese, të dërgon deri në
poezitë e mira të kësaj vepre, në të cilën zgjohen shpresat e jetës, me kërkime
të dashurisë jetësore. Dashuria është qëllimi jetësor i njeriut të kultivuar, i
zonjës sonë të ndjeshme dhe besimtarëve të krishterë ortodoks apo katolik. Feja
katolike e trajton gruan si të barabartë me burrin e saj, në të gjitha
drejtimet, ndërsa ajo ortodokse e fut fenë ortodokse në vendimet e shetit.
Përkudër këtyre gjërave kryesore, islamizmi, botën femërore e denigron në shumë
aspekte të jetës e të shoqërisë.
Do
të bëjmë çmos që të mos na njolloset kjo ndjenjë e lartë, me luftëra apo me shfrytëzime,
as me shpërfilljen tonë kombëtare të një feje të huaj.
Poetja
Erina Çoku e dërgon vrugullimin e saj poetik deri te meditacioni, deri te
vrugullimi liriko-epik. Poezitë e poetes sonë fillojnë me metaforizimin poetik
e deri te vargjet liriko-epike.
Ndër
të parat, të poezisë së mirë, që të zgjon një ndjenjë të flaktë të kësaj
përmbledhje, të botuar në SHB „TOENA“,
me 47 poezi, është poezia e parë „Thërmuar…“,
në të cilën i drejtohet shpirtit të saj, si poete: „… thërmuar në cifla ndjenjash…“, në të cilën thërmohet poetja dhe
të gjithë ata që e lexojnë përkushtimisht këtë përmbledhje. Poetja e shtron
rrugën poetike të saj nga shpirti i vet, në të cilat duket se ajo „… copëzat në heshtje i mbledh…“.
Kush
e bën shpirtin e poetes sonë të thërmuar kështu, që ajo t’i mbledhë në heshtje
copëzat e saj? Si duket, shoqëria dhe njeriu kanë dalur nga vetitë e dashurisë
së mirëfilltë. Dashuria është polivalente, e shumëllojshme, e dashurisë së
njerëzve të saj, e njeriut, deri te dashuria e Atdheut. Këtë gjë do t`a
kuptojnë në tërësi lexuesit e denjë, derisa t’i lexojnë poezitë e saja, të dy
përmbledhjeve të para. Nuk më ka rënë të shikoj një studim të mirëfillte për
këto dy vepra, vetëm paraqitjen e kësaj poete në rubrikën “7 shkronja”, të “Kohës
Ditore”, “Koha na kushtëzon si qenie”,[2] rreth këtyre gjërave.
Në
këtë shkrim thuhet:
“Dashuria është nyja më
e fortë që na lidhë me jetën.”[3]
Vërtetë
ajo na lidhë kushtimisht me të gjithë jetën, por nuk e dinë të gjithë që të
lidhen me këtë qëllim parësor të jetesës dhe nuk e arrijnë të gjithë të lirohen
nga fortunat shoqërore që na përfshijnë ndonjërin. Kjo është thënia e
dashurisë, sepse njeriu vie si rezultat i prindërve nga dashuria e tyre, me
këtë ndjenjë të veçantë. Pra, njeriu është i lindur nga ndjenjat e dashurisë
nëpër këto furtuna të mëdha të jetës e vdekjes e mund jetësor të tyre, për të
qëndruar sa më gjate e sa më mirë në “jetën
e përkohshme”, në tokë. Ata nuk kanë kohë t`a artikullojnë këtë dashuri,
ndonjëri po, e më shumë janë të botës femërore. Femrat janë më subtile, më të
ndjeshme dhe më inteligjente. Ato përkushtohen nga dashuria themelore dhe e
përjetësojnë në jetë.
Çka
mund të shkruhet në atë shkrim të gazetës “Koha
Ditore” nuk po e them më tutje. Shkrimet e këtyre studimeve janë për dy
përmbledhjet e para, të cilat m`i pat dhuruar ajo vetë, me nënshkrim, që t`i
studioj këto vepra.
Nga
përmbjedhja e parë, “Krahë s’kanë ëngjëjt
e mi”, na duket si një vajzë plot me “rropullim
kalorësish qiellor” ( Poezia “Gri”,
faqe 6 ), por e gjallë në jetën e përkohshme të vuajtjes së saj, si pjesa
dërmuese, “njeri i harruar”, muzgjeve
plot monotoni, pa lot e pa buzeqeshje ( shikoni poezinë “I verbër”, faqe 7 ), nëpër një univers të jetës, ku Aresi, nëpër
dy vargje, ngjyros me ngjyrë të kuqe “qiejtë
e venitur” ( Poezia “Shi i gjakosur”,
faqe 10 ), për të shtuar “hapa në rrugë”
( rreshti i dytë, e njëta poezi ). Ngjyra e gjakut është e kuqe. Kuqëlimi i
tyre i shuan këto hapa nëpër rrugë. Miti na shëndrrohet në një poezi të
mirëfilltë. Dy rrjeshta mjaftojnë për të përmbledhur të vërtetën.
Kush
ka qenë Aresi nga mitologjia? Meqë i kemi disa vepra ndërkombëtare të mitogjisë
së vjetër, po e themi se Aresi ka qenë “Zot
i luftës”[4],
djalë i Zeusit dhe i Herës, partner i Zotneshës Afërditë. Në luftën e Trojës u
plagos “Zoti i Luftës”. Ai qe edhe i
dashur i Zotneshës tjetër, Harmonia, që është e njohur, si grua e Kadmit dhe
ishte vetë nga Epiri. Krahu i majtë i shqiponjës është Epiri, ndërsa krahu i
djathë është Dardania, pas rrënimit të Trojës. Burreli është në Shqipëri, por
kjo është pjesë e vogël e tokave që flasin shqip, derisa na e gjakosin edhe
shiun e nuk ka nevojë për diskutim. Prandaj, edhe Aresi është zot i përheshën i
luftave tona, nën qiellin e venitur, i lidhur ngusht me Afërditën dhe
Harmoninë, sepse Afërdita dhe Harmonia na tingëllojnë shqip, prandaj edhe Aresi
është Yllor, Ilir, ar-ban, abëror.
Në
poezinë “Çast”, faqe 12, butësisht
thotë poetja:
“Dëgjojeni një muzikë të
largët
që vjen nga kujtimet
e butësisht qorton
mendimet
<Mos vallë më keni
harruar?>
...
Memec i vargjeve qenka poeti!”
As
poetët e poeteshat tona nuk përmenden kohë të gjatë. Ata ose ato nuk mund të
flasin! Në vend se të flasin, duhet të heshtin. Pra, janë memec, sepse koha
krijohet nga premisa të tjera, e më së pari duhet t’ua marrin të drejtën
poetëve që të mos flasin. Heshtja vie edhe tek çdo njeri, që duhet të shohë apo
të përjetoj gjëra të ndryshme. Poetja nuk guxon të flasë, e ndonjëherë nuk ka
kohë që të shkruaj. Ajo i përpinë germat e fjalëve të saj.
Në
radhë të parë, poetëve e poeteshave, shkrimtarëve e shkrimtareve të popullit
apo të kombit tonë, mjerisht koha do t’i dënojë me vetmi, edhe nëse ata e duan
jetën me njerëz të tjerë. Vetminë e shtron Erina Çoku kështu:
“Tallazet e shpirtit të
vetmuar
përplasen në brigjet e
zemrës sime
e zemra përplaset e shkatërruar
lundron vetminë në
mendime.”
(
Nga poezia “Vetmi”, faqe 19. )
Këto
janë vargje të bukura, e plot domethënie dhe trishtuese. A e dini: pa shpirt,
nuk rrahë zemra e nuk jeton. Por zemra e vetmuar, që e mbanë gjallë mendjen e
njeriut, me plot ndjenja të vërteta, kur di më shumë se ata, që do t’u
nevojitej, ajo dënohet me vetmi nga koha e veçantë, e krijuar me premisa të
caktuara. E cilit i nevojitet një njeri që di më tepër se sa një tjetër; që nuk
i pranon ato që u servohen? Për shembull, në socializëm monopartiak dhe me punë
të dirigjuar nga lart, kjo gjë na servohet. Njerëzit tanë më të ditur nuk janë
të pajtuar me një servilizim të tillë. Poezia paraprake, me dy vargje do të na
i përmbledhë të gjitha këto gjëra, në një spektër artistik:
“Vezullime, ëndërra
vajzërie, magji
lot të kafenjtë e
trishtim gri...”
(
Poezia “Album i syve të mi”, faqe 18.
)
Këto
vargje janë plot me domethënie. Është poezi e shkurtër, sikur shumë të tjera,
por mjaft përmbledhëse. Ky është album i vërtetë, nga sytë e poetes, plot magji
e trishtim, sepse ajo nuk guxon t’i sendërojë ëndërrat e vajzërisë. Është jo
vetëm mosha e saj e re, por edhe rrethi shkollor, shoqëria, etj. që nuk e
lejojnë t’i plotësojë këto endërra të dashurisë.
E
vetmja poezi, që do t’a fusja këtu, në këtë pjesë, në studimin tim, përveç
atyre të shkurta apo me dy rrjeshta, është poezia “Në pritje”, faqe 11:
“Në krahët e erës
që faqet të përkëdhel
jam unë,
në vellon blu të qiellit
që ty të mbron
jam unë,
me lotët e kristaltë
që buzët e tua vdesin
jam unë
sytë e mi që presin,
presin...”
Sado
që të përpiqet ajo, në atë moshë të re, duhet të pres, të pres, sepse të tjerët
e stopojnë që të mos i sendërtojë ëndërrat e veta. Ndoshta janë gabimet e besimet
apo mospranimi i anës tjetër, të cilën apo të cilin e përkëdhel me sytë e saj,
që e mbronë dhe qanë “me lot të
kristaltë”, të pastërt, plotësisht të pastërt, si femër e shenjtë e
femërore. Nuk është vetëdija e saj ajo që na e përmbledhë me një thënie lirike,
por gabimet që trokasin te të gjithë njerëzit, thirrjet që trokasin nëpër sytë
nevrik:
“U besoj njerëzve- ata më
falin
zemra akujsh
përpiqem të kuptoj
botën-ajo më jep
burime lotësh
kërkoj shoqëri-vetmohem më shumë.”
(
Poezia “Meteor i lirisë”, faqe 16. )
Të
gjithë njerëzit që i do ajo, si meteor i lirisë, e vetmojnë më
shumë, me burime lotësh. Tre rrjeshta i kam nënvizuar me të trashë dhe
titullin e poezisë, që të kuptojmë se përse e mbajnë të izoluar.
Në
një shoqëri që vie izolimi, në vend të rritjes së vetëdijshme të qenësisë, do
të thotë se shoqëria e ka prekur statusin e zemrës së njeriut në mënyrë të
palejueshme. Ajo shoqëri është shoqëri e ultë e njerëzimit.
Po
të shikojmë poezinë “Lotët”, ajo na e
përkufizon simbolikisht me katër rrjeshta të tërë:
“Burojnë
nga qiejt e syve
humbasin
në humnerën e buzëve”
(
Poezia “Lotët”, faqe 22. )
Po
të mos kthehesh në moshën e saj rinore dhe të mos e dini përshkrimin e poezisë
artistike dhe simbolike të saj, që është arti i fjalës, atëherë ajo ishte ende
në shkollën e përgjithshme të Burrelit, qoftë edhe me poezinë e saj, që
titullohet “Poezi”. Diskuton me
vetveten, për t’iu kthyer të gjithë atyre, të cilët duan të dinë si shkruhet
poezia e saj, me fjalë të zgjedhura:
“Të shkrova
në faqe të bardha
ëndërrash
e mbylla në to
fllade të ëmbla rinie
rreze të ngrohta drite
tinguj të kaltër
qielli.”
(
Poezia “Poezi”, faqe 23. )
Ne
e shohim si vajzë të re, që e ka kuptuar se prej nga i vjen shpirti i saj, që e
mbushë rininë me rreze të ngrohta drite dhe tinguj të kaltër qielli. Njëriu
është qenie e gjallë nga dheu, në jetën e përkohshme, i krijuar prej
gjinisë së femrës, por çështja e parë në trupin e saj e ka origjinën nga
qielli. Shpirtin nuk e falë askush në këtë jetë, pos Zotit të Madh. Trupi është
krijuar nga nëna, në jetën e saj mbi tokë. Prandaj edhe zonja, atëherë e re,
Erina Çoku, e mbrunë ndërdijen e saj me faqe të bardha ëndërre, sepse jeton në
tokë.
Shoqëria
nuk e kupton aspak këtë gjë dhe as metafizikën,[5] të cilën duket se e
injoron apo nuk e pranon aspak si shkencë, por si disciplinë. Ajo është imateriale,
krahas materieve të botës sonë. Duhet ta kuptojmë çka është materiale dhe çka
është imateriale. I kemi mjaft
shkenca, të cilat duhet t’i kuptojmë, por shkencat bazohen në fakte dhe janë
materiale, si të themi, gjërat që “shihem
me sy”, të botës sonë. Të gjithë shohin e tregojnë “këndej materiales”, ndësa përtej materiales, në imaterie, nuk
shohin asgjë.
Ta
shtrojmë edhe njëherë: ”meta”, e cila
është prej gegnishtes dhe do të thotë:“me
tâ”. Ajo është së bashku me materien, me fizikën. Njerëzit nuk e shohin me
sytë tanë, në qoftë se na i mbyllë shoqëria këta sy.
Ata
janë sikur energjia. Jemi në qarkullimin e energjive të kësaj bote. “Me tâ fizika”, është në jetën tonë
paralele. Jeta paralele është e barabartë me jetën e përkohshme. Jeta e qiejve
është e ndarë prej nesh, nuk ka tjetër hyrje apo dalje nga ajo, pos përmes
shpirtit tonë.
Kur
t’a dorëzosh shpirtin (pra vdes!) hyn në botën
e përtejshme, dhe prej botës së përtejshme, në botën e qiellit.
Në
rini, në qoftë se je e pastër, me zemër e me shpirt, i
cili nuk është prej botës sonë, por vjen nga
bota e qiellit, e nuk e “prodhon” asnjë
shkencë shpirtin, po e llogaritim se shpirti është frymë, e fryma jeton e
qarkullon në funksion përmes mushkërive, je i gjallë dhe ndjenë me zemër. Prej
zemrës, që nuk është e ndotur me gjëra të tjera të kësaj bote, komunikojmë me vetëdijen
tonë dhe me më të madhen bibliotekë të njeriut, ndërdijen e tij, e cila kontollohet përmes ndërgjegjes.
Këtë
rrugë të qarkullimit, nuk e njohin ata që nuk kanë studiuar libra të shpirtit.
Këtu, në këtë thënie, i kanë disa gjëra të tjera, të përziera përmes feve. Por
duhet t’a njohësh paraprakisht metafizikën dhe të njohësh lëvizjen e mirëfilltë
apo qarkullimin e materiales në
imateriale.[6]

Duhet
të kesh një rini të pastërt, thotë poetesha, dhe na e shpjegon këtë gjë me “fllade të ëmbla rinie”. Të jesh i/e
pastërt, atëherë do të fryjnë patjetër këto flade të ëmbla të rinisë, edhe të
dashurisë.
Po
kthehemi edhe njëherë dy faqe më përpara. Shqipëria, që duhej të ishte zemra e kombit, e nuk ka mundësi që të
jetë një vend tjetër. Vendi i rinisë së poeteshës sonë është Burreli. Vajzën e
mirëfilltë, Erina Çokun, e ndjekin pas burime të lotëve, prandaj vetmohet edhe
më shumë sesa të tjerët dhe nuk e kuptojnë të gjithë sinqerisht shpirtin e saj.
I duket sikur copat e akujve i futen në zemrën e saj. Premtimi vjen si flad nga
lartë, i njomë sytë e saj, nëpër ditët e vetmisë, sepse shoqëria e ka përmbytur
këtë dhunti të Zotave:
“Lind në thënie
hipokritësh
mbytet në hidhërimi e
pritjes.”
(Poezia,
“Premtimi”, faqe 21. )
Kësaj
radhe, duhet t’i kthehemi titullit të veprës së saj, “Krahë s’kanë engjëjt e mi”
dhe të kuptojmë se poezia e saj është qiellore, që përjetohet në jetën e
përkohshhme! Prandaj ajo thotë se engjujt e saj janë pa krihë, nuk fluturojnë
drejtë botës së saj, botës së përkohshme në tokë, sepse hipokritët e pengojnë
këtë fluturim. I vendosin premisat e tyre shoqërore, pa e kuptuar se bota shpirtërore
e poetes është mjaft inteligjente, e cila në radhë të parë është mësuar të shoh
gjëra të tjera “pas kodre”, me
poezinë e saj.
Në
këtë atmosferë të zymtë të saj e të derdhur nëpër vargjet e lotëve, pas poezisë
“Netët”, vie “Melodi errësire”, ku poetja prap na e shpreh këtë gjë:
“...
një i trishtuar sy,
rreket (në ) ortekun e lotëve
të mbajë në brendësinë e
shpirtit të tij (B.A.: kuptone “të saj”).
Errësira e lagësht zgjat
gishtërinjtë me keqardhje
të thajë të patharrin
lot mbi sy.”
(Poezia,
“Melodi errësire”, faqe 25. )
Në
këtë vepër të shkurtër e tepër të sinqetë (dhuntia
për të pasur zemrën të pastërt!) na largohen mjaft poezi të mirëfillta, të
cilat me asnjë varg apo pjesë nuk dalin nga aktualiteti i mendimeve artistike.
Edhe shenjat e pikësimit i marrim parasyve. Në tanësi, janë poezitë: “Magjia e një nate”; “Vezullim ngjyrash”; “Unë”; “Tymnajë”; “Kasandra”, e
cila është yllore, ilire, shqiptare, e njëta me Erina Çokun, por nga Dardania e
parë, sot e shpishur nën Turqi (Troja); “Krahë
s’kanë ëngjëjt e mij”, të cilën e duan, por nuk posedojnë krihë që t`a
mbrojnë ( faqe 35 ) dhe të cilën e mbanë si titull edhe kjo përmbledhje e parë;
“Mëngjezi zgjat dorën”; “Era”, etj., dhe na shfaqet metaforika e poeteshës, me strukturën e poetikës së vërtetë
të poezisë.
Nëpër
këto poezi të saj na shtrohen sinqerisht ndjenjat e shpirtit të saj, duke e
përjetuar si lirikë të poezisë shqipe, me gjërat e thëna në opinionin e gjërë
publik, përmes skutave të mbrendshme të ndërgjegjes, në shtruarje të terrenit
të saj simbolik, që do të vazhdojë më fuqishëm në përmbledhjen e dytë, sikurse
e lëshon pak edhe në vargjet e këtushme.
Për
t`a parë më mirë stilin metaforik të saj, po e ribotojnë tërësisht këtë lirikë
të skalitur, “Mëngjezi zgjat dorën”,
e cila që në titull e jep motivin e skalitur me pak vargje nga situata të
trishta të rënies e sërish të ngritjes, por që ajo asnjëherë nuk ipet tërësisht
dhe nuk i dorëzon as shpresat e saj, si një Persefonë alegorike e vargjeve,
sepse mëngjezet janë plot me forca, me forca të ringjaljes së saj, me rrezet e
thurura si ari:
“Në ishullin e saj
Kalipso end trishtimin,
teksa një lot mbi buzë
më rrëzohet,
prek imazhin tim gri të
marrë
një dorë rrezesh
thurrur-ar,
kur çiltërisht
marramendja e blertë
rrëzon mbi mua mëngjeze
të bardhë
jeta më ngatërrohet në
sy a flokë
e ëndërrat më godasin pa
fund, pa radhë.”
(
Poezia “Mëngjezi zgjat dorën”, faqe
36. )
Kalipso
nga mitet është një nimpfë e detit, por ne e dimë që Udhësi, Uliksi apo Odiseu
u detyrua, i lodhur nga detrat, të ndalet në ishullin e saj. Jeta e kaluar në
Ishullin e Kalipsës janë të mbushura me trishtim. Mbrenda këtij miti endet
poezia. Prandaj na kuptohet pse është shkruar kështu poezia.
Ne
e kuptojnë se poetja do të na japë edhe një përmbledhje të poezive të rralla,
të cilat i vazhdon me përmbledhjen e saj të dytë, “Gjurma e gjethes”, West Print Botime, Tiranë 2011. Ne, po e marrim
edhe një poezi të veprës së parë. Ajo është “Heshtja
e vjeshtës”:
“Vjeshta tund flokët e
njomur
prej petalesh-gjethe të
thara
Klithin përvajshëm
dritaret e shkelura
ditëve, me aromën e
shiut
Era maroke lodron
sytë vrastare të
qetësisë mjegullore...
(
Poezia “Heshtja e vjeshtës”, faqe 40.
)
Kështu
na trokëllon “në trokun e pamëshirshëm të
dashurisë” poezia e saj, deri në fund të artit të rinisë ( Poezia “Flakërim”, faqe 45 ). “Përtypja e kohës” (faqe 50) na shpalos
luftën e pa mbaruar të kohës, kur “herë
fitoj unë, po më shumë ajo” (po aty), sepse ajo dëshiron:
“Të thith, të prek pak
aromë
një puthje të fsheh në
grushtin e njomë.”
Këtu,
po e mbyllim këtë pjese të studimit tonë për veprën e parë të poetes. Metaforat
e mirëfillta apo thëniet e bukura e artistike të kësaj vepre, do t`i kemi në
fund të këtij studimi.
3. Erërat e fjalëve
poetike dhe metafora e dhembjes së dashurisë
“Gjurma e gjethes” është një nga
përmbledhjet më të mira të metaforikës letrare, të pjesëve të denja të
rrëfimeve të një zemre të madhe të dashurisë njerëzore. Dashuria është
polivalente, e shumëfishtë, në të gjitha drejtimet e shumë ngjyrash dhe e
përshkruar si ndjenjë e rrallë njerëzore, e cila është qëllimi final e kryesor
i jetës njerëzore. Të përgjosh me dhembje të thellë zemrën e ndjeshme apo
timide dhe sytë, sytë që e shohin ate, ku nuk vëren secili njeri, dhe mendjes
që e mirëkuptojnë këtë ndjenjë të rrallë të qenies njerëzore, është fanar i mendimeve; është qëllimi
i parë i njeriut, që vjen të jetojë e të përtërijë atë. Këto bukuri janë gjëra
të rralla e të vlershme, të cilat mugullojnë nga zemra më e ndjeshme e femrës.
Poetesha
ynë, Erina Çoku, është poetja më e mirë që e ka shkruar këtë përmbledhje të
poezive, me vargjet e vërteta, që e bëjnë të gjallë edhe gjethin e rënë për të
na i grumbulluar gjurmët e saja, ato gjurmë fjalësh, e cila lëvron prej vetes
së saj në autostradën e shtruar të shpirtit, pa e lënduar asnjë ndjenjë
përjetimesh e të theksuara të një dashurie, e jo të mërisë, të cilat të bëjnë
për vete njeriun.
Është
e rrallë të vlerëshosh këtë ndjenjë sublime të dashurisë. Të dashurosh është
dhuratë e vetme e kësaj jete, e mjerë ata që janë të dënuar për mospërjetësimin
e përtrirjes së jetës, midis vdekjes e jetës, e cila është një dhunti e gjallë
e përjetimit apo e thëllimit të jetës njerëzore. Është njësoj si të kesh një
zemër të vogël, me plot ndjenja të rralla.
Poetesha
jonë i përmban të gjitha gjërat më të vlershme, jo ato të mërisë e xhelozisë,
sepse ka një zemër të pastërt njerëzore, prandaj na i jep gjërat e saja më të
vlershme., Ajo e përtërinë jetën me breza të vërtetë të saj, aq sa e ka dhënë
vet Zoti i Madh, jashta botës njerëzore.
Ne,
nuk e shohim, por e ndjejmë Zotin, me zemrën tonë. Zoti i Madh të ka dhënë këtë
dhunti; të lindësh nga dashuria e prindërve e të rritesh me këtë dashuri të
prindërve, të edukatës së tyre, të shoqërisë së një kombi, me veti të tija
kombëtare, brenda këtij vendi, e të edukosh e të rritesh me të gjitha të mirat
e mundshme gjeneratat pas teje. Është misioni i vërtetë njerëzor!
Atheun,
të cilin e do, që ta ka lënë Ati Ynë, me tokë të caktuar, që të jetosh brez pas
brezi e të gjallërosh në këtë dhé, të duash familjen, popullin tuaj, dy etnitë (dy etnitë i kemi ne: gegë e toskë!),
kombin shqiptar të etnisë albane, qoftë edhe i shpëndarë deri më tani nëpër
mini-shete, me gjuhën e vetçantë, gjuhën
shqipe, e cila është gjuha që të mësosh me te pikërisht ato që i nevojiten
shqiptarit; është një dhunti e veçantë
njerëzore.
Familjen
time e ka ndarë pushteti e veglat e tij, kur u shërbente atyre mirëfilli ndarja
jonë, sado që e kam luftuar decenie me radhë këtë ndasi, e nuk kisha mundësi që
t`a mbaj së bashku familjen time apo të merrem paralelisht me gjëra të mëdha
kombëtare dhe të linjës integrale, jo parciale. Edhe në perëndim vazhdoi nga i
ashtuquaqjturi “shtet modern” që të
ndajë familjen e të bërë copa-copa, sa më larg më larg nga njëri-tjetri.
Gjyshin dhe nipin, tre breza, nuk i lë aspak në kontakt, sepse me kontakt të
përhershëm mbillet brez pas brezi karakteri i veçantë dhe edukata familjare, e
pak veta e kuptojnë këtë ndasi! Shkatërrimi i familjeve është luftë e madhe në
një kohë të gjatë, në ndjenja e vetitë kryesore të tij. Duhet të veprosh
gjithnjë kundër kësaj ndarje, drejt qëllimit jetësor dhe të gjallërosh apo të
zotnosh dashurinë familjare. Familja është ajo që i ndjenë të gjitha gjërat e
tua jetësore, pa të ligat apo të ligat e jetës, për t`a përmbushur misionin tënd
jetësor. Ligji i dialektikës është i ngatërruar me dialektikën materialiste, të
cilën e ka bërë komunizmi e socializmi, si veti të vetën, por natyrisht ligjin
për dialektikën e ka nxjerrë iliro-pellazgu, e sot pengohet nga sheti “grek” dhe e tërë bota!
Thënë
me pak fjalë, ky është trari bazë, linja integrale, rreth të cilit janë të
lidhura të gjitha, aq sa i ndjejmë me shpirtat tanë, posaçërisht me shpirtin e
ndjeshëm poetik dhe me zemrën tonë. Të gjithë sa u lindën në një mjedis, me
njërën gjuhë, duhet të bëjnë çmos t’u shërbejnë këtyre gjërave kryesore, që
lidhen në një bazë. Të gjithë njerëzit në këtë botë u lindën nga dy polet e
njohura të energjisë kozmike,[7] të mirë e të ligë,
positive dhe negative. Varet se në cilën anë peshojnë më shumë prindërit gjatë
lindjes suaj, me anën poezitive apo në anën negative. Pastaj, ju keni ardhur në
këtë botë.
E
keni pra misionin jetësor. Ky mision është që shtosh jetën sa më mirë që të
jetë e mundur dhe sa më shumë që e lejon shteti. Ta bëjmë më të bukur mjedisin tonë
e më të mirë ndaj njëri-tjetrit.
Duhet
të gjithë të përpiqen me dashuri t`a përmirësojnë këtë jetë. Jeta jonë, është
jetë e përkohshme dhe e izoluar, në radhë të parë nga jeta paralele, që duhet
t`a njohin imaterien, dhe botën e përjetshme, botën e zotrave, të cilën një
pjesë e madhe fare nuk e shohin, por e paramendojmë.[8] Materia e botës sonë në
botën paralele bëhet imaterie.
Si
premisa të këtij misioni njerëzor janë krijuesit, kanë aftësi të përkryer për
një lloj të krijimtarisë, e krijuesit e fjalës së bukur janë shkrimarët.
Shkrimtarja
Erina Çoku është shkrimtare e spikatur e poezisë, e në këto dy vepra është
shkrimtare e spikatur e poezisë lirike, jo konceptuale. Poezia konceptuale
është një poezi tjetër nga poezia lirike, në bazë të rregullave metaforike.
Poezia lirike, në këto dy përmbledhje të poetes Erina Çoku, i ka spikatur
fjalët e saja, të bëra vetëm në përputhje të rregullave më të bukura të
metaforikës,[9]
aq sa të ndejnë thellë e me ndenja të holla të një femre të ndjeshme shqiptare,
ku një gjeth i rënë përdhé, flet me gjurmët poetës.
T’a
quajmë kështu të tërë këtë libër poetik, “Gjumat
e gjethes”, është një sensacion i
vërtetë poetik. Po i citojmë fjalët e Erina Çokut, të dhëna në faqen e
fundit të kopertinës:
“Thuajse gjithnjë, sa
herë mendohemi e përpiqemi të gjëjmë një përse brenda nesh, erëra fryjnë në thellësi të shpirtit tonë e gjethe
shpërndahen. Ardhjet e të gjitha mëngjeseve janë të bardha, thuajse të
pakapshme dhe lënduese, por na pëlqen të marrim pak qiell kur agu na sjell tejdukshmërinë
e jetës. Ritmi ngjanë pothuaj regëtitjes, frymëzimit, një vallëzimi me sy të
mbyllur e shpirtit të lirë. Asgjë s’na ndal e asgjë s’na e trazon ecjen
këmbëzbathur. Kudo ka pemë e ti ke lirinë, sepse ti e ke mundur trupin tënd,
qenien tënde të zakonshme. Lartësuar prej kësaj rendjeje ku shpirti fton e
ndjenjat paqtohen, gjurmët e pakapshme të gjallimit janë aty e na rrëfejnë për
nesër...”
[10]
Në
këtë përmbledhje të saj, poetesha Erina Çoku i përmbledhë për bukuri të gjitha
ritmet e jetës nëpër vargjet artistike, lartësinë e ndjenjave të dashurisë,
lirisë e gjallërisë. Përmbledhja ndahet në këto cikle: 1) “Përtej fjalëve heshtin dashuritë”; 2) “Amësia e shpirtit”; 3) “E
nesëmja në degëza mendimesh”; 4) “Trishtime
të përkthyera”; dhe 5) “Mozaiku i
mendimit të vranët”. E kemi thënë disa herë se mendimet duhet të vijnë pasi
e pyet shpirtin, e cila del nëpër tabanin e fjalëve e ndjenjave të ngjyrosura
me zemër. Realiteti tokësor është i varur prej njerëzve. Ata duhet të marrin
hapin kur e pyesin shpirtin dhe t`a ngjyrosnin me zemër. Këtë gjë na e thonë
disa njerëz, e pak kush ka kohë që të kuptojë. Mendjen e nxitë edhe djalli, pa
e pyetur shpirtin e pa e ngjyrosur me ndenjat e zemrës. Pjesa e fundit të kësaj
vepre është një mozaik i mendimeve të vranëta.
4. Gjurma e parë e
fjalës artistike dhe mendimet e ngjeshura të dashurisë
Gjurma
e parë dhe e vetme e dashurisë njerëzore është premisa e shpirtit, që
thellësisht e ndjenë zemra jonë, që shpirtërisht e duan një gjë të bukur apo një njeri të denjë që e pranon zemra
jonë, e cila është “partneri” i
vërtetë i kësaj jete. Pa dashuri të ndjerë në thellësi të shpirtit, je
gjysmë-njeri apo gjysmë-qenie, për të mos thënë pak. I ke dy këmbët, por je
gjysma e fatit. Njeriu i vërtetë e ka këtë premisë dhe gjithnjë do t`a kërkojë,
derisa të gjëjë apo derisa i përgjigjet në këtë gjë. Në këtë mënyrë do të na
heshtin fjalët poetike të ndjenjave të zjarrta:
“... kam dërguar mijëra
zogj
që të mbështillet
mëngjesi yt
me arie drite...”
(
Poezia “Dashuria ime”, faqe 9. )
Femra
i ngjanë një gjetheje të gjelbërimit, që është ndër stuhi të reshjes së shiut
të trishtë, e cila shkëputet papritmas nga trungu i jetës pa kujdes, pa
dhembje, pa përkushtim për të apo për t`a hedhur poshtë, në gjollin e këngës së
saj, të cilën nuk e dëgjon asnjë njeri.
Kjo
është gjurma e mijërave gjurmëve të një gjethe dashurie njerëzore. E kam thënë
se dashuria është polivalente, pra e shumëfishtë, shumëngjyrash; është ky
qëllimi final i jetës sonë, i jetës njerëzore.
Femra
në këtë poezi është vet trualli i natyrshëm i fafaritjes së zogjëve të
dashurisë, që fluturojnë edhe pas atij, të cilin e dashuron fuqishëm:
“Frynë erë rrugëve të
vetmuara
e vrapi im
arrinë në mbërritjen
tënde
që mëkon brengën e kohës
Zemër!
Jam shndërruar
në mijëra zogj,
në mijëra fluturime,
në mijëra këngë,
për të thënë <<Të
dua>>
Shpirt!”
(
Po aty, faqe 10. )
Shpirti
i saj nuk fle, por i dërgon horizontet nëpër shtigjet e qenies së të
dashuruarit hapave të bardhë të tij, me “zogj
ndjenjash”:
“Gjethe dëshirimi thurin
këngën e kuqe
të hënës tënd të
fjetur...”
(
Nga poezia “Bashkë”, faqe 11. )
Ngyra
e kuqe është çelësi i ngjyrave; është ngjyra që e pëlqen Zoti i Madh dhe e cila
pëlqehet përhirë të tij; është ngjyra e dashurisë. Poetesha jonë i thurë atij
këngë dëshirimi; u beson ndjenjave të saj dhe nuk e fshehë ecjen e saj
krijuese, pas hapave të jetës. Jeta është e trishtë, qoftë nga jeta e saj;
qoftë nga shoqëria tranzite prej sistemit të parë; qoftë nga vjeshta
nostalgjike dhe ngjyrat e shpirtit t’i zgjon kjo natyrë me rënie të gjetheve
prej lisave.
Në
vjeshtë, e cila është stina e vjelljeve të të gjitha pemëve dhe gjërave të
tjera, para dimrit, mbylljes në vetvete, është e ndjerë përmes frymës së
poezisë. Çdo pemë përfundon ciklin e saj
në stinën e vjeshtës, derisa gjethet na pikëlojnë në zymtësi, në fundin e
vjeshtës, pa frytet e dëshiruara:
“Më kot horizonti të
fsheh
Ti je diku mes njerëzve
e silueta jote mezi
ravijëzohet në mua
ashtu e përhershme e me
askënd e ngjashme.
Të vështroj,
ashtu si yjet e paktë
në qiellin e pas shiut
kur gjethja e lagur
bie butë në pëllëmbë të
dorës
prej fymës së fundit të vjeshtës.”
(
Nga poezia “Kur largë të kam”, faqet
14 e 15. )
Poezitë
e para të këtij cikli të poezive janë vërtetë një mund i madh i shpirtit të
saj, të mbetur me duar bosh. E dashura pret me mëdyshje të ndjenjave të saj:
“Vij
dhe nuk gjëj asgjë
paska mbetur vetëm
buzëqeshja e mbramë
që lashë
kur koha dhimbte në
mua...
Ardhur kam,
në labirintin e shpirtit
tim të shëtis...”
(
Nga poezia “Ardhshëm”, faqe 20 e 21.
),
sepse,
“Mosikja mat pritjet
tona
e na i bart pikëllimet
në duarkryqin e
vështrimeve.”
(
Nga poezia “Dashurohemi a jo?”, faqe
23. )
Kështu
na mbetet frika e jo dashurimit. Ndoshta, i dashuruari ka ikur në perëndim apo
diku tjetër. Ajo e priste me mall agun tjetër që do t’ia sillte ndonjë lajm,
ndonjë buzëqeshje dritëdhënëse, duke mbikëqyrur gjallimin e përgjysmuar të
poetes, njërit pol të qenies, e shpresa i ka ikur:
“Frynë erë e dielli ka
marrë emrin tënd
mungesa jote është më
tepër se trishtimi...
Kur ditës ia ndjeja
hapin e mbramë
kur agun e mallprisja
për të të risjellë.”
(
Nga poezia “Pak pa ardhur mbrëmja”,
faqe 25. )
I
kishte mbetur vetëm “Perludi i një
puthje” (faqe 26), e asgjë më shumë:
“S’di asgjë për gjurmët
në ngjyren e botës,
asgjë që ka tjetër
trishtim të përkundërt
me shpirtin tim që endet
rreth teje.”
(
Nga po ajo poezi, në të njëjtën faqe. )
Antiteza
e dashurisë ngjallet në shpirtin krijues. Pra, fjala e shkruar duket sikur
antiteza të vërteta të dashurisë. Ajo shkruhet këtu nga njëra anë.
Antiteza
na shpjegohet edhe sot përmes fjalës së ashtuquajtur “greke”, pra iliro-pellazge, që i ka “përvetësuar” edhe shteti grek, i krijuar me forcë nga bashkësia
ndërkombëtare, “antithesis”, që do të
thotë “kundërvendosje”.[11]
Në
vend të fjalës së drejtpërdrejtë vendoset nga poetesha fjala e kundërt e saj,
për të shprehur dashurinë e tyre, të mbetur si “përlud”, në kuptimin jetësor. Në të vërtetë, nuk është antitezë, por
dashuri pa një njeri tjetër, si marrës të dashurisë apo pjesëtar të dashurisë.
A
e ka bërë poetesha vërtetë puthjen e sinqertë, do të vendoste një antitezë
poetesha jonë, që i jep asaj një kuptim jete. Kjo gjë, do të ishte një antitezë
e mirëfilltë, po të ishte i puthuri të fliste qartë, me fjalët e veta. Këtu,
ndjenja e dashurisë së polit të kundër nuk shihet. Ato vlojnë nga personi
tjetër.[12]
Në
vend të antitezës vie krahasimi artistiko-poetik dhe fjalëformimi tjetër apo
formës tjetër të poezisë se kësaj poete, me asonancën e ndjenjave:
“I ëmbël vjenë, drejt e
në shpirt
ndjek gjurmën tënde në
mesnatë...”
(
Nga poezia “Ti”, faqe 28. )
Kështu
pra, na është “dashuriheshtur” burri
që e dashuron vajza. Është bashkimi i të dy të kundërtave në një fjalë të
vetme. Kur dashuria heshtet, e shkon pa fjalë, e hedhë poshtë dashurinë e kësaj
vajze. Na krijohet një fjalë e re e kësaj poezie, nga kjo poete. Ajo i mbanë në
vetvete shumë kuptime:
“...Jam ajër që nuk
mbaron
e që i përvidhet muzgut
për të kënduar dhe një
herë
heshtimin e ardhjeve
qenke ende aty
me vështrimin e ngulët
me avitjen e pazhurmshme
që e përcjell errësirën
largë...
... Unë e ti,
jemi një përqafim i
pakryer ndonjëherë
aty ku nata nuk vjen,
por lakmon përqafimin
tonë
në dritëzat e gjithësisë
së njëri-tjetrit...
Në një psherëtimë
që fashit zërat e
turbullt të botës
me një pathënë të bukur
ku ka heshtje
përcjellëse dëshirimi...
(
Nga poezia “Burri dashuriheshtur”,
faqet 29, 30 e 31. )
Po
të marrim vetëm shprehjet metaforike, alegorike e të ndërtuara në këtë mënyrë
simbolike e të dhimshme, edhe me fjalë të reja, si psh., “dëshirimi”, dhe shprehja metaforike, “heshtje përcjellëse dëshirimi”, apo të tjera figura artistike të
kësaj poezie, “hijezimi i kohës”; “i përvidhesh muzgut”; “heshtimin e ardhjeve”; “ngjyrat e këngëzimeve”; “dritëzat e gjithësisë”; “shushurimë joshëze”; “padukjen time përgjuese”; “mëton dashurimin”, etj., janë një pjesë
e vogël e këtyre shprehjeve artistike, që e tërë vepra mbushet me to.
Poezia
e Erina Çokut është mendim lirik, i përjetuar gjithnjë nga një person i drejtë,
e cila është e njëjta, që prej fillimi e deri në fund të kësaj përmbledhje. Ajo
na shprehet me një art të fjalës së njënashme, si tingujt e një melodie të
ndjeshme. E tërë poezia e saj na i shpreh gjurmët e fshehura të jetës, si
gjurmët e gjetheve, që janë të dukshme, kur një krijues atyre u jep jetë me
artin e fjalës poetike. Ato janë ndonjëherë nën zjarrin e ndjenjave, e
ndonjëherë trishtimet e fjalës së ndjeshme dhe melonkolia e asaj që nuk i ka
korrur të vjelat e dashurisë së sinqertë apo një dashuri që digjet në shpirtin
e saj; është një melodi e thënë me fjalë artistike, të një dashurie soditëse:
“Mirë,
po ta lë ty thërmijën e
fundit të jetës
në grumbullin tonë të
vezullimeve
ta soditësh edhe njëherë
ngjyrën e largikjes...
Je aty, rob i kundrimit
tim
asnjë relief apo rrugë
dredhuese
nuk e çorodit meloditjen
e ndijimeve të mia
dhe harmoninë e plotë të
mendimeve
që rrëshqasin lëmueshëm
nëpër gjallimin tënd të
ndërlikuar
jam ulur para fjalës
ajo bekueshëm
sendërtohet
në guralec trishtimi
që veten e përcjellin në
rrymën e artë
të joshjes që ti ke
fshehur nëpër gjethe
e kjo kthehet tek unë
me aromën tënde të
mbështjellë.
Të gjëj! Nuk të gjëj!
Më shumë të shoh përtej
dukjes...
Asnjë ikje nuk dhemb
e as mosardhjet nuk janë
dëshirimi
qenien ma mbushi përkundja
e ndjesive
që gëgëllon paprerë në
shpirtin tim
këngënjohës...”
(
Nga poezia “Tingujt e një dashurie
soditëse”, 32, 33 e 34. )
Ka
këtu edhe metafora të rralla, pos mendimeve soditëse, të sjellura nëpër tingujt
artistik e melankolik të shprehjeve të tilla. Na përgjohet dashuria, e ndjere
thellë dhe e ndjeshme, e “fshehur nëpër
gjethe”. Është fjala qenësore e dashurisë e mbështjellur me aromën e saj
nëpër këto gjethe.
Në
këtë poezi, të mbushur me shprehjeve metaforike dhe të metaforave, apo
krahasime mjaft të bukura, si p.sh.: “përkundja
e ndjesive”; “uji i përceptimeve”;
“çoroditë meloditjen e ndijimeve të mia”;
“grumbullimin tonë të vezullimeve”;
për mua thuhet për herë të parë shprehja artistike “ngjyrën e largikjes” apo metafora “guralec trishtimi”. Këto janë fjalë të rralla!
Deri
sa po flasim për poezinë e saj, nuk e harrojmë se vinë këngëtimet e saja me
prushin e ndjenjave të çdo mendimi.
“Fuksionin e poezisë që e
përcakton natyra e saj: çdo objekt ose klasë objektesh e merr funksionin e vet
nga natyra që ka, nga tiparet thelbësore; dhe kjo është rruga më efektive e më
e rëndësishme.” [13]
“Mendimet nuk dinë të
presin”,
thotë poetesha në faqen vijuese të veprës “Gjurma
e gjethes” dhe çështjet që shtron ajo në të gjithë veprën e vet të këtushme
janë pa shpresa të pritjes së të dashurit të vet e kjo është gjysmë e falës së
shkruar e të përjetësuar për bukuri, me stilin e saj artistik. Janë “rrugë dredhuese në pasqyrën e dëshirave”,
thotë Erina Çoku në faqen 37. Shprehja “në
pasqyrën e dëshirave” është në kulm të ndjesive artistike dhe gjurmët e
vërteta të gjetheve të pikëlluara me melankolinë e vjeshtës poetike janë
pasqyra e mendimeve të poetes. Prandaj metaforikisht na quhet kështu e tërë “pasuria” e ndjenjave të përjetuara, pa
i vjelur të korrat e saja; është art edhe jetë, është jetë e përjetuar në art
me një dozë trishtimi.
“Mendoj ta marr
pasqyrimin
e qenies tënde ngamuese
e të bëhem një me të
kur afshe mendimesh
sjellin mjegulla të
nxehta
e deliri më persiat
në këtë vetvete të
amshuar
të kundruar prej
teje...”
(
Nga poezia “Rugë dredhuese në pasqyrën e
mendimeve”, faqe 38. )
Këto
përjetime janë përjetime të afta në përkohshmërinë e mendimeve të jetës, e cila
i bëhet asaj “gaca prushi në
kthjelltësinë time”, pra e qenies së gjallë. Ajo na shprehte kësisojit:
“Kam kaluar sa herë
ndanë portës
e nuk kam mëtuar as edhe
një trokitje
madje as kokën s’e kam
kthyer
teksa mendoja dorëzen e
derës
të këndonte një ardhje
të hijshme.”
(
Nga poezia “S’dua trishtimin e pritjes
sime ta mbërrish”, faqe 40. )
Nuk
kam si t`a lexoj disa herë këtë poezi e të mos më merr me ndjenjat e vërteta të
saj, me mendime, të thënura lirshën e plot shprehje metaforike, në një lirizëm
të thellë. Është krenare, por vuan për trishtimin e saj dhe nuk e kthen kokën
andej, sado që e mendonte çastin e një “ardhje
të hijshme”. Vetë titulli e ka një metaforë: “trishtimin e pritjes”. Nga këto mendime të thella, që munden të
pyesin më së pari zemrën e dashuruar e atëherë i shkruan dhe i shtron në këto
vargje mendimesh lirike, mjaft trishtuese, të shpërthyera nga një art i veçantë
të fjalës, që na i lë poetesha neve të na i zgjojnë theksimet e tyre dhe
rastësinë, si mund të kalojë pranë një porte të mallit, pa e trokitur
asnjëherë, edhe pse do t’ia zgjonte këngën e një ardhje të hijshme.
Kuptimi
i fjalëve të thjeshta shtrohen në poetiken e radhitur e të bashkuar në një
formë adekuate. Kështu e fiton shprehjen e përkryer artistike, na shëndrrohen
në një petk të përkryer artistik dhe kulmi dramatik, por edhe melankolik, të
vjeshtës së vargjeve lirike. Vjeshta korrë të korrat, por poezia e saj na i korrë
vargjet e dashurisë së çiltërt. Fjala e saj na bëhet më i afërt dhe janë të
shkruara me kuptim artistik.
Po
shfrytëzoj nga rasti që ta theksoj një gjë tipike të poezisë së shkruar nga
zonja Erina Çoku e të studiuar disa herë nga unë: ndjenja, veprimi dhe shprehja
artistike jetojnë papushim te kjo poete e Shqipërisë, sikur tek unë. Në
poezitë e saj na vie lirika e dashurisë, me ndjenja artistike, që na zgjojnë
mendime të zgjedhura. Në tërë librin e këtushëm na vinë këto lirika në një
shoqëri të caktuar plot figura artistike, alegorike e metaforike. Janë “mendimet e bukura”, të shprehura me
fjalë të zgjedhura, të ngjajshme me tingujt artistik, që i ofrohen dramës së “vjeshtës” poetike.
“Kur të gjithë tingujt
bëhen një arratisje e
vogël
stolisem me heshtjen e
praruar
e të mendoj mbi rrjedhën
e gjallimit
si një gjethe ardhëse
që lëshon këngë
gurgulitëse
për të mbërritur...”
(
Nga poezia “Pa ty”, faqe 41. )
A
ka mundësi të thuhet më bukur se këto mendime të përjetuara e të shprehura në
vargjet artistike, plot me figura të shprehjes? Jo, pra. Më bukur nuk mund të
thuhet. Të gjitha këto figura artistike do t’i cekim në fund të këtij studimi.
Është një studim i thellë dhe jo një recension.
Rastësia
na bashkoi vetën një herë: në festivalin e poezisë naimiane të Tetovës dhe mi
dhuroi dy librat e poezisë, sepse nuk mund të thoja asgjë pa i lexuar tri herë
këto vepra. Më kushtoi një pjesë të gjatë të kohës.
Të
gjitha faqet mund të merreshin në ndonjë studim, por po e zgjedhi një pjesë të
poezisë në faqen 45:
“Rri të lutem
aty edhe pakëz,
nën hijeditën që rrjedh
mbi ty
si një dashuri ledhatare
që më fton në stinën e
panjohur,
mos ik se nuk e trazoj
ujin e qetë të ndjenjës
tënde
edhe pse më bënë të etem
sa herë syrin ma prek
me duart e pazëshme.”
(
Nga poezia “Gjurmët vjeshta t’i mbledh”,
faqe 45. )
Dashuria
të shtynë edhe ty si lexues të mendosh, sa e thjeshtë duket ajo, pranë ndjenjës
së madhe të dashurisë ledhatare, por e vëren sinqeritetin e madh njerëzor, “me duar të paprekshme” që të ngreh “në stinën e panjohur” mirëfilli të
ndjenjave të veçanta. Për të arritur heshtjen e praruar është një piketim i
ardhjes së një kënge të tillë poetike.
Kudo
në këtë përmbledhje artistike i sodit dhe i shpalos ato para teje, si lexues, “mendimet e bukura me tinguj” (nga titulli i
poezisë lirike, faqe 47.). Ajo bëhet “pasqyrë
mendimesh” ( në poezinë “Kur në mendime shi”, faqe 49) dhe “hijezime të papërcaktuara ndjesish”
shpallet udhës së panjohur (po aty, më
poshtë). Po e zgjedhim një pjesë nga kjo poezi:
“... me gishtënj vjeshte
numëroje buzëqeshjet e
padukshme
e ushqeje me to motet
tona vetmitare
në turbullirën më të
bukur që njoh
e që na grish të
soditemi...”
(
Nga kjo poezi, që fillon në faqen 49, vazhdon në faqen 50. Kjo stofë është në
faqen 50. )
Në
tërë këtë përmbledhje “Gjurma e gjethes”
është e qartë se vjeshta është pak si e trishtë, sipas pikëpamjes së saj
artistike, sidomos për ata që duhet të prisnin të korrurat e frytshme të
periudhës së pjekurisë, me ndjenja të bukura, edhe të dashurisë, e edhe për
bashëshortim e jetës, që vet duhet t`a zgjedhësh. Në njëfarë dore, islamizmi ua
zhvesh gjinisë femërore këtë ndjenjë të lartë të zgjedhjes dhe i shnëdrron në “plaçka tregu”, të cilat nuk kanë
mundësi të zgjedhin vetë, por më të vjetrit vendosin për to, pa i pyetur.
Ne
nuk e kemi fjalën për këtë dukuri të pamohuar në të gjitha tokat shqiptare, edhe
pse shumica ynë janë kthyer në këtë fé.
Po
i kthehemi veprës së cituar, me pak fjalë. Në radhë të parë, “Gjurmët e gjethes”, siç i veneron ato
autorja e nderuar e Shqipërisë, janë
gjurmët e gjetheve nga jeta e saj, gjurmët
poetike të poetes së trishtë, si jeta e atëhershme, nga përvoja jetësore nëpër
lëvizjet e papritura, nëpër lëvizjet e deklaruara, apo nëpër lëvizjet e
paditura në prapavjën e tyre, që e kanë edhe përceptimin e poetes.
Poetja
është një pasqyre besnike dhe e sinqertë e reflektimeve të jetës, që dëshiron
t`i mbledhë gjurmët e saj, sado që janë pak të trishta, por simbolike e
artistike dhe dëshmon kurdoherë se do të përtërijë jetën me dashurinë e
mirëfilltë, ndaj një njeriu të zgjedhur të saj.
Ajo
e ka përplotë zemrën e saj me ndjenja të bukura dhe të përmbajtura, edhe të
dashurisë, drejtë bashkëshortit të saj dhe të zgjedhur, kur një forcë e
dashurisë së posaqme shtjellohet qartë, nëpër të gjithë përmbledhjen e saj
poetike, duke i mbledhur gjurmët e kësaj dashurie të jetës. Të gjithë njerëzit
nuk e mendojnë këtë gjë dhe ajo na i mbledhë pikë për pikë këto gjurmë të
dashurisë, e cila thuhet me përjetime thella e të thëna me fjalë artistike.
Po
e marrim vetëm një pjesë të poezisë, “Përralla
e bukur e një dashurimi të trishtë”, gjë që është vërtetë një gjurmë e
madhe e trishtë e jetës:
“E lë erën lundrueshëm
të më sjellë te ti
në një ardhje të brishtë
e të bardhë
që s`është një
psherëtimë e mekur
për të të thënë
gjithçka që dua të të
them
e që nuk kam për të t`i thënë
dot ndonjë herë,
trishtimi im për ty
bëhet heshtje
dhe më mbanë të
mbështjellë
në mendimin tim të vetëm
e të dëshpruar
që më përcjell drejt
pasqyrimit tënd
në ujin e ndjenjave të
mia...”
(
Nga kjo poezi, faqe 50. )
Pa
marë parasyve figurat artistike të saj, p.sh.: “pëshpërimë e mekur”, apo “ujin
e ndjenjave”, ne po e vërejmë përjetimin e kësaj pikture të imagjinatës së
saj, si poete e ndjenjave, që del nga zemra e saj, edhe netëve të gjata të
pritjeve, me “prekje të ujshme trishtime”,
e cila është një shprehje metaforike e artit të shkruar (faqe 58), dhe e
vrojton nëpër qiellin e meditimeve si një imagjinatë, “me tinguj të patregueshëm” (faqe 61).
“Je nëpër ajër...
Me aromën e gjetheve
zbret në frymëmarrjen
time po u ndjerë
e më shpërndahesh në kraharor
si adrenalinë
dallgëzuese
më trishton mungimi i
qiellit tënd...”
(
Nga poezia “Të pashë nga dritarje e
mendimeve...”, faqe 61. )
Jo
vetëm se të prekin disa nga shprehjet artistike apo metaforike të kësaj poezie,
por edhe mënyra e zhdërvjelltë e meditimeve artistike të kësaj poezie, “me hënë të thyer” (faqe 60), apo aroma
e siluetës së të dashurit e saj nëpër meditime e përjetime të saj, dhe me “hapa të avullt e frymë dëshiruese”, ajo
e ndjenë “aromën e gjetheve” me “adrenalinë dallgësuese” , të cilën e
trishton mungimi i qiellit të së dashurit. Është shumë trishtuese! (faqe 61).
Në
të gjitha poezitë na duket sikur një hije e zbritur në të gjitha krajatat e
kësaj dashurie, si një qenie shumë e urtë, e prekshme, me dhembje, artistike
dhe e trishtë, që nuk gjendet tjetër herë, si në moshën e saj.
Ajo
e mendon kurdoherë vetveten, botën për rreth, shoqërinë, të gjithë njerëzit e
posaçërisht vehten në dashurine e saj, sepse njeriu ka mundësi një njëri për
jetën e vet që ta zgjedh, por jeta e sjell nëpër gjurmët e gjalla të jetës pa
të dashurin e saj, nëpër gjurmë të dashurisë, me dijen dhe filozofinë e saj, të
kristalizuar në artin shkrimor dhe poezinë e saj, kur ngritet e kur shëtit,
duke pritur një shpirt të zgjedhur prej saj, të vie me begati të jetës, i cili,
siç shihet nga poezia që do të marrim një pjesë, ikën nga mendimet e saj:
“Kisha njëherë një
pranverë të bardhë
që luhatej nëpër erë
sa herë që merrja frymë
e bashkë me ajrin
më përqafonte me krahë
të tejdukshëm
e pëshpërimë të trishtë
si ti!”
(
Nga poezia “Ti po ikën nga mendimet”,
faqe 63. )
Poetesha
Erina Çoku kundron me dhembje të plotë e zhgënjim njerëzor, kur i dashuri ia
mbulonte dashurinë “me një buzëqeshje
hidhur” (e njëjta faqe), e ndjenë se si personi tjetër, pra gruaja e saj, “me një kundrim të pa drojë”, ia tërheqë
të dashurin prej mendimeve të saj (E njëjta poezi, faqe 64).
Shihet
qartë se dashuria e saj po venitet, është vjeshtë e vonë ndjenjave te saj. Duke
e lexuar librin, gjurmët e të gjithëve janë nga jeta e saj. Poetesha me sinqeritet
vajzëror di të portretizoj të gjitha gjurmët e saja. Përvoja e saj është e
trishtë; ajo dëshiron të përtrijë jetën me dashurinë e saj, por çdo mbresë, çdo
varg, çdo etapë e çdo poezi vrugullon në gjurmët e jetës.
“Dashuria mëkon një
dashurim të brishtë”, thotë poetesha në titull të poezisë vijuese,
në të cilën shprehet kushtimisht:
“E dimë
Heshtimin që lë pas
Kërcitja e
gjethevjeshtëve të thara...”
(
Nga poezia, “Dashuria mëkon një dashurim
të brishtë”, faqe 65 )
Pra,
jepet tërësia e vjeshtave të vargjeve dhe gjurmët e poezisë së trishtë. Po
ndalemi pak vetëm në një poezi të veçantë, disa faqe më pas, të veprës poetike “Gjurma e gjethes”. “Në folenë e mendimit asgjë nuk ndodhë”, thotë ajo, në poezinë “Mbi një heshtje”, faqe 69.
“Fjalët e mia ngrihen në
ajër
e pushojnë së thëni...
Fjalët tua mvishen me
dritëz trishtimi
e nuk vijnë
në dyert e pritjes sime
të këngëzuar...”
(
Po aty, fillimi i vargjeve, e njëjta faqe. )
Duke
e gjurmuar këtë moshë, këtë faze të sinqeritetit të dashurisë së saj, që ndalet
“në dyert e pritjes... të këngëzuar”,
ndjejmë thellë se ajo noton lirshën nëpër këto çaste të dhimbshme me shpirtin e
dhimbjes së saj:
“Strehëz kam një gjethe të
rrëmbyer
prej pemës së strukur
në të vërtetat e mia
e nuk të mendoj...”
(
Në përfundim të së njëtës poezi, faqe 70. )
Dashuria
është brenda vetes së saj si pemë e strukur, por kjo dashuri, që lind me
njerëzit, te poetja e “rrëmben” nga
një gjethe prej pemës së saj, dhe e detyrojnë të struket edhe njëherë në këtë
pamje të ligë, të vjeshtës së saj të vargjeve. Duke u përballur me këto
ndjenja, siç duhet t`a ndjejnë ata që u besojnë të dhënës së zemrës, të dhënës
para lindjes, të dashurisë, vjen poezia tjetër, që e bartë i gjithë cikli i
kësaj përmbledhje, “Përtej fjalëve
heshtin dashuritë”:
“Gjethojnë
ndërvështrimet tona
Në stinë të helmuara
krejt pa kujdes
Po tërë të tejdukshme i
lëshojnë aromat
Vështrimet tona me
dritëhije në mes...”
(
Fillimi i të njëjtes poezi, faqe 71. )
Këtu
mjegullat e fjalëve davariten ndër të tjera. Ka plotë figura artistike kjo
poezi, e ndër të tjera “fjalëza që
struken të buzëqeshura/ në stinë mosthenies /...në gjethen e paqtë/...në stinë
e pezullt/... drithërimat lojcake/... rrugëza dretharake... gjurmët vjeshta t`i
mbledhë” (faqet 71 e 73).
E
shihni këtë përmbledhje: ato gjurmë që nuk i njohim, i mblledhë poetja jonë, me
buzëqeshjen që struket nëpër fjalë. Vjeshta i shërben asaj. Edhe njëherë po e
them se përmbledhja e mbanë titullin: “Gjurmët
e gjethes”.
Në
të vërtetë janë këto gjurmët e fjalëve artistike, ndonjëherë mjaft të trishta
për dashurinë, që lindin me njerëzit, por jo të gjithë e kuptojnë drejtë këtë
dhunti të Zotit me jetën tonë. Vetë titulli i këtij cikli “Përtej fjalëve heshtin dashuritë”, që është shprehje metaforike,
na tregon se fjalët janë më të fuqishme, që e shprehin dashurinë.
Njeriu
i ditur duhet të di të flasë, e kur flet e matë më parë me zemër fjalën e tij.
Zemra është qendra e dashurisë. Kur nuk ka fjalë që thuhen me mendje e peshohen
me zemër, heshtë çdo gjë, edhe dashuria.
Poetesha
Erina Çoku ma jep shembullin më të mirë për këtë “vjeshtë” të vargjeve, e cila gjurmët e saj na i mbledhë dhe ne nuk
e dimë se jetojmë prej stinëve të mugullimit e deri te vjeshta e tyre.
Po
ua kujtoj kësaj here një poezi timen, “Përshëritjet
e një gjethi të tharrë”[14], e cila është përkthyer
në gjuhën gjermane dhe të përuruar në Zürich, në Volgshaus, nga përkthyesja Sarah
Barbara Gretler[15].
Pak kush di t`a thotë cilat janë frymimet apo gjurmët e vjeshtës, nëpër vargjet
tona. Janë thënë në formë tipike. Është vjeshtë artistike.
I
tërë libri është i botuar në Shqipëri dhe që gjatë luftës kam berë prova të
futem me dy gazetarë të huaj deri në Junik e në rrethin e Erenikut, por pa
sukses, sepse ishin të strehuar një turmë e vendasve të mi. Midis tyre, ka qenë
nëna ime dhe një motër e parafundit, Mandushi.
E
njihja fort mirë gjuhën e dheut tim. Asnjë studim nuk e ka përjetuar këtë vepër,
pos mikut tim, Mr. Kadri Rexha[16]. Ajo ishte e botuar më
parë si reçension i mirë në faqet e revistës elektronike, “Radio Kosova e Lirë”.
Së
pari, bëj prova për të folur me elementet e natyrës, “Lis i djegur në vetmi”, “Bliri
i vargjeve të mia”, “Lutjet e barit”,
“Vjollcë, moj, e shenjta lule”, “Ç`bisedon me mua një tallë mirsi në arë”,
“Gjama e erës në rremat e një pishe”,
etj., por asnjë kritik letrarë nuk e sheh siç duhet, si flasim pikëllimet e
mia, prandaj as veprën e Erina Çokut nuk sheh mirë kritika bashkohore. Në radhë
të parë, nuk e shohin si unë “Gjurma e
gjethes”, që është plotë e përplot me shembuj artistik, metafora e
krahasime.
Edhe
një poezi që do t`a marr me këtë rast është një pjesë, nga ky cikull, që shtron
një pyetje që në titull të poezisë, por që është e çuditshme: “Gjasa ka!”. Pikëçuditëse e ka të vënë titulli,
si disa të tjera në dy librat e parë. Pra, është e kundërta, sepse ai gjasat e
tjera i ka, që vinë si gjëra të pamarrura me mend, të cilat shtrohen në këtë
poezi.
I
këndohet gjethpemës së vet, e cila i merr me mend si gjasa të tjera të veprimit
të pa llogaritshëm. Pemën e ka ajo, në brendësi të qenies. Pema na del në
shpirtë. Është qudia që shtrohet në atë gjethpemë! Poetja ia kushton një
çështje të qudisë, të vizatuar në shpirtë. Pra, ka gjasa, shprehet ajo:
“Gjasa ka!
Të venitesh,
e të dëbohesh përtej
gjetheve të mia
nesër veç!”
(
Nga poezia “Gjasa ka!”, faqe 74. )
Duke
i rënë në fund të këtij cikli, i kthehemi edhe njëherë titullit të ciklit “Përtej fjalëve heshtin dashuritë”. A ka
më qartë se kjo thënie? Jo, nuk ka! Dashuria pushon dhe hesht aty, mu përtej
fjalëve. Fjalë të tjera, nuk ka!...
5.
Ama e vargjeve poetike dhe amësia e shpirtit
Amën
dhe amësinë e kam shpjeguar disa herë në studimet e miat, të bëra për Prend
Ndue Buzhalën[17]
dhe po e përsëritim pak edhe me këtë rast.
Cikli
i këtyre vargjeve që u kushtohet në veprën ”Gjurma
e gjethes” është quajtur “Amësia e
shpirtit”, në faqet 81-98, pra 10 poezi.
Për
dallim nga Prend Buzhala, te poetja Erina Çoku është vetë amësia e jetës, në
këtë cikël “Amësia e shpirtit”, duke
e lidhur me shpirtin e saj poetik, në saje të shpirtit, që ajo ndjehet e
gjallë. Ka mundësinë t`a përjetoi të jetë si nënë (apo amë) dhe të shkruaj
vargje të rralla simbolike e allegorike.
Ama jonë është poetja e
brezit të saj, Erina Çoku; ka nderin të ndjejë fuqishëm ardhjen e
engullit të parë, përmes trupit të saj dhe të shpjegojë kujtimet e birit të
saj, Erdit, të jetë nëna e tyre; e cila ndihet poetikisht nënë, duke kuptuar
rolin e saj dhe “të bekojë agun e
gjallimit”; pastaj “Nëna lind nënën
në mua”, e cila është Enida, gjenerata tjetër e gjallimit përmes saj,
ndërsa poetesha jonë nuk e lë as vëllaun e saj për t`a bërë të pavdekur nëpër
vargje; e as buzëqeshjen e rrallë të babait të saj. Ky cikël është i shkurtë.
T`a
marrim në shqyrtim, ama jonë është multidimensionale. Në radhë të parë, ta
shikosh prej jetes së përkohshme, ajo është nëna jonë, e para njeri, që ka
detyra të caktuara në tokë dhe të përtërijë jetën, e për këtë detyrë të madhe
ia ka dhënë si detyrë fuqia mbinjerëzore, Zoti i Madh, që në këtë jetë nuk e
shohim, por e ndjejmë me zemër, sa të jetë zemra e pastërt.
Secili
njeri e ka të marrur prej asaj fuqie mbinjerëzore, që e thirrim Zot, atë
detyrë, me rastin e marrjes së shpirtit të saj, por jo të gjithë e mbajnë në
mendje këtë detyrë kur lindin me vështirësitë e prindërve, të jetës sonë, si
shqiptarë, në një atdhé të caktuar, me kufizime të caktuara.
Të
gjithë njerëzit e gjallë na japin dimensionet e njohurive dhe përjetimet e
tyre, aq sa dinë; e kanë eksperiencën e tyre njerëzore dhe të caktuar përmes
atyre që kanë mundësi të tjera të përkufizimeve të veta, p.sh. paramendimi; por
sytë tanë nuk e shohin fuqinë mbinjerëzore dhe vetëm e ndjejnë apo e dinë, aq
sa kanë mundësi që ta dinë. Kryesisht, materializmi nuk e sheh dot ate që nuk e
prekë me dorë dhe atë që shtrihet jashta mundësive të prekjes me dorë, deri aty
që shesh syri e teleskopat. Kjo është e meta e materializmit.
Tejkalim
i materializmit është intuita,
ndjenja me zemër, vetëdija tjetër e kësaj bote, paramendimi, të ndjerit edhe të
asaj që njeriu me kufizimet e tij e lë anash apo nuk e ka mundësinë të
paramendojë jetën.
Erina
Çoku arrinë në këtë cikël të poezive t`a përjetojë fatin e saj jetësor dhe t`a
sendërtojë detyrën e saj me ndjenja artistike, si grua e atyre që lindin prej
saj, si urë lidhëse mes botës reale dhe botës artistike të një nëne që i lindë
dhe i ngritë me përcjellje të përhershme, deri aty ku është detyra e saj; si
ndërthyrje të kësaj energjie të njeriut nga bota që nuk shihet në botën e
përkoshme, jetën tonë; si njohëse e mirë e jetës dhe e botës shpirtërore.
Ajo
është gjini e ndjeshme, si gjini artistike dhe poetesha shqiptare, aq sa e
ushqen jeta me arritjen e njohurive të saj. Është nëna e djeshme që po rritet;
është nëna e sotme, si poetesha jonë; është ama poeteshë, që këndon këngë
shpirti; këngë femre të ndjeshme; vajzë e mirë dhe e brishtë, sidomos me
ndjenja artistike; vajzë e lënë pa arësye, e gruas tipike që e shton jetën me
breza të ri, me filiza të reja; që këndon për ta dhe familjen e saj, vëllaut e
babait; që e njeh mirë amësinë e shpirtit. Kur thotë poetesha se ky cikël është “amësia e shpirtit”, ajo e njeh mirë
rolin e madh të shpirtit të saj.
Nga
vargjet e saj e shohim se ajo e ka përmbushur amësinë e saj me filiza të reja
të jetës, përçka i beson fatit të saj si amë e shpirtit, engjujve e bijve të
saj. Në fillim të kësaj pjese është “Ardhja
e ëngëllit”, e cila është edhe vet përmbushja e nënës së tokës, paralelisht
të amës së shpirtave:
“Ti je bulëza ime
krijesë mahnitëse e çdo
mëngjesi
më përfshin me
vështrimin e pamatshëm
që pyet me kthjelltësinë
e ujshme të pafajësisë
ti je qeliza ime e
përsosur
e më dhuron sythe
delikate të një frymëmarrjeje
që muzikuar e ka
shpirtin tim me ardhjen tënde
me këngëzimin e jetës
Ti e përgjallove
krejtësinë
që unë ta dua me në fund
ajrin
e të gjëj së paku një
përse...
Është e imja buzëqeshja
jote përkundëse,
ndërsa ti vjen me
gugatjen e jetës
duke më dashur
me shikimin e plotë që e
nxë shpirtin tim
krejt të ngazëllyer...
(
Nga poezia “Ardhja e ëngjëllt”, faqe
83. )
Ajo
e ndjenë fluturimin e pastajme të engjujve të tjerë që do të vinë, “Erdi, im bir”, ndër të tjera thotë në
mënyrë kahasuse e meditative:
“Që kur ti
u shkëpute prej dritës
e re në duart e mia
ajri u ribë
e tinguj uji të praruar
ushqyen shpirtin tim
në kohën e bardhë të
amshimit...”
(
Nga poezia “Erdi dhe unë”, faqe 87. )
Poetesha
e talentuar e merr në këtë kuptim amën e shënjtë nga qielli, nga amshimi, nga
jeta e përjetshme, në nënën e tokës apo jetës së përkohshme, që t`a nxjerrë
edhe njëherë ate në kuptimet filozofike, metafizike e artistike.
Duket
qartë trilogjija: ama e shenjtë, nëna e
tokës dhe poetja. Në këtë kuptim u kisha këshilluar të dalloni shpjegimet e
mia si sa u përket atyre estetike, filozofike dhe artistike të emrit “AMË”, në
librin e studimeve të mia për shtatë vepra të Prend Buzhallës, “Parametrat e dimensioneve letrare”, e
veçanërisht te vepra e parë, “O AMË, O
AMË”[18],
“Thirrjet estetike të amës sonë dhe
dioptria e veprimtarisë së tij”, apo në shkrimet e tjera, në të cilat
shpjegohen 157 shprehje të amës poetike, në faza simbolike, në lidhjen
metaforike, por te ai nuk ka këtë amësi të shpirtit, si te Erina Çoku (titulli
i ciklit është “Amësia e shpirtit”! ).
Ama është simbol i fuqisë krijuese dhe
inspirative e shpirtave, e lidhur ngushtë me natyrën[19] (paramendoni se poetesha
Erina Çoku dhe unë apo edhe ndonjë tjetë e marrim natyrën dhe kualitetet e saj,
psh., “Gjurma e gjethes” apo “Gjuha e dheut tim”, etj., të dyat në
Tiranë, e imja me 1999 dhe e asaj me 2011!), jetën e përsiatjet e saja
shpirtërore, që e nxjerr veten në mesin e ideales, si p.sh., “Erdi dhe unë”, “Nëna lind nënën në mua”, “Unë
dhe Enida”, sepse është femër e vetëdijshme për detyrën e saj dhe e posedon
mirë dhuntinë krijuese. Në radhë të parë ajo e merr këtë detyrë sublime të
krijimit në tri pjesë të kuptimit filozofik dhe e kupton qartë ciklin e jetës-
të përtërijë ate me gjeneratat e reja, që prej saj vinë dhe prej saj, si nënë e
jetës, pra, ama e jetës.
Në
poezinë “Vështrim nëne” do thotë
kështu:
“S`qenkan më unë
që të them se jam.
Ajo rend me zë të
brishtë
e vetme
e tërë,
pas grimca-ikjeve të
mia.”
(
Kjo poezi, faqe 89 )
“Pas grimca-ikjeve të
mia”
do të thotë se ajo u largohet, u ikë, i bishtron grimcave të jetës së
përkohshme, “me zë të brishtë”,
prandaj këtë detyrë të lartë e ka marrë prej “jetës së përjetshme”, pra nga qielli, dhe e di mirë këtë detyrë,
për ta shtuar jetën, sepse grimcat e saj janë nëpër ikje dhe i mbesin në tokën
tonë. Janë grimca të jetës; janë gjurmët e gjetheve, që ka në tërë hapësirën e
tokës. Në çdo pranverë dalin e në çdo vjeshtë të vonë bien për dhé, e kalben
gjatë shirave apo dëborës së dimrit.
Ama
e shpirtit, e lindur prej saj në rruzullin e tokës, për të shtuar vargun e
gjeneratave, në Shqipërinë e vogël, të mbetura gjatë luftave të shumta e të
gjata, në shenjë mbrojtjeje, nga bishat ekstreme e hegjemoniste
serbo-sllavo-greke, tani, në Shqipërinë tranzite, sapo të dalur nga filozofia
komuniste e socialiste, por që poetja asgjë nuk sheh përtej syve, pos me
paramendime të vetat. Ajo i prekë me dorë të veten gjurmët e kësaj jete nën
komunizmin apo socializmin materialist. Brenda kufirit të saj, shprehimisht
natyrën,[20]
që e përcepton poetesha jonë, është e veçanta në këtë botë, atje ku tentojnë
disa forca shoqërore, që janë në falimentim, në tranzicion, që t`a lënë në jetë
edhe tani filozofinë materialiste e shoqërore të socializmit, pra botën e
ngrehë lartë një botë që llogaritet të jetë e baballarëve materialistë, një
klasë sunduese, e cila përpiqet të mos e lëjë këtë botë materialisto-shoqërore
që të shkojë në shkatërrim, pra që të zhduket, e cila zgjatë më shumë se sa
duhet të zgjatë.
Gjenerata
e tranzicionit duket qartë se është një viktimë e pamohuar e materializmit.
Bota femërore është e brishtë dhe bëhet e brishtë, si poetja jonë, që ka lindur
në një atmosferë të tillë, dhe e njeh mirëfilli shpirtin e saj, nga bota e
padukshme dhe imateriale, që fetarët e shumtë ia japin “botës së qiellit” apo të botës mbinatyrore, botës, e cila na
sundon me ndërgjegjen e thuktë, dhe vetija e parë është njohja e shpirtit dhe
dashurinë prej të cilës kemi ardhur në këtë botë, në këtë jetë. Poetja jonë e
flet këtë gjuhë, këtë botë, me ndjesi të brishta të një mendimi, e cila jetën e
njeh dhe me shpirt, me ndjesi, butas, me simbolikë, me metafora apo figura
tjera artistike, madje edhe botën e gjereratën e më të re, si bija e saj,
Erida, që lind prej nënës, amës, si nënë e gjeratave tjera. Ajo na njehë mirë
botën në të cilën ka lindur dhe do të lindin gjenerata të tjera, me shpirtin e
saj. Ajo i ka të njëjtat sfera të njohjes kombëtare me dashuri të sinqertë,
sepse cenohet shpirti i saj me peripeti, e kundërta e natyrës së vet, qoftë
edhe me dashurinë e zjarrtë dhe të ndjeshme e polidimensionale, në të gjitha
kuptimet e vërteta të dashurisë. Poetesha jonë duhet të jetë ndonjëherë me
ndiesitë e brishta e të jetojë më tutje, në këtë botë, sa e ka ajo të gjatë jetën
normale, përfundimin e saj, sa askush nuk e di me të vërtetë kur përfundon.
Të
jetë e vetmuar dhe e vetme nga ai që na i bishtëron dashurisë së saj të
trishtë. Ajo duhet të flasë simbolikisht dhe artistikisht sa e lejon jeta, sa
ia mundëson akti i përjetimeve të saj, madje edhe për brezin e ri të saj, siç e
shprehin përkushtimet e saj në këtë cikël. Ajo ikë ndonjeherë nëpër territoret
e jetës dhe i eviton këto keqkuptime apo ndeshjen me trup e me jetë, në botën
natyrore, që noton nëpër kuptimet e saj, që nuk mund t`a kuptojnë aq mirë e
kuptueshëm dashurinë e zjarrtë të saj.
Në
këtë kuptim të gjërë të amës shpirtërore, e cila zbret në shpirt të poeteshës
shqiptare, me zbritjen e ëngjullit, në jetën natyrore, me qenien e gjallë të
dashurisë së një nëne në këtë ambient e këtë botë njerëzore, tregon se nënat
tona i bekojnë gjeneratat e tjera, që dalin përmes saj:
“Përtej heshtjes së
largësisë
shpirti yt kohëgjërë
ndjen ecjen time
vetmitare
dhe pikëllimin e brishtë
që munduar më ka, hapit
tim të parë...
Fryma jonë njësh e
shkrirë
ngjan me agun e dritës
që shkau nga duart e tua
tek përtërihesha
prej qenies tënde,
e prej asaj lutjeje të
pa zë
për një mëngjes të
bekuar”
(
Nga poezia “Nënat bekojnë agun e
gjallimit”, faqet 90 e 91. )
Lutjet
e saja, në fund të kësaj poezie, edhe pa zë, vetëm “për një mëngjes të bekuar”, janë lutje të bëra ndaj botës së
përtejme, që i kupton ajo mirë dhe i njeh detyrat e shpirtit, me trupin e kësaj
natyre.
Gjallërimi
është pjesë e kësaj bote në këtë tokë, ku gjallojnë brezat, ndërsa pjesa tjetër
e kuptimit shpirtëror është metafizik, përjetësia, që është nga bota tjetër,
nga “bota e qiellit”. Nuk e konstaton
fare botën e qiellit. Erina Çoku e kupton shumë mirë shpirtin e saj.
Kjo
gjë lidhet vetëm me ata njerëz që e kuptojnë mirë jetën në tokë dhe gjallërimin
e saj, mbi këtë dhé. Nëna apo ama, që lindë poeten, si nënë e saj ndaj
trashëgimtarëve të saj, Erdi, Enida, etj., vëllau e buzëqeshjet e babait të
saj, reciprokisht edhe relacionin e tyre me Atin e Shenjtë, apo edhe të amës,
që lind prej nënës dhe njëkohësisht poete, e cila është Enida, në njëfarë dore
lëviz konkretisht prej tokës shqiptare, ku jeton babai dhe është pjesë e
padiskutuar atërore:
“Ati im e mbanë kohën të
bardhë
e me të ngazëllen diej
të ngrohtë besim mirë
nuk e thërret të
nesërmen,
pa i thuruar një
buzëqeshje të hijshme...
Ai e bën gjallimin të
kthjellët
në një stinë të
përheshme ledhatare.”
(
Nga poezia e fundit të këtij cikli, “Buzëqeshja
e babait”, faqe 98. )
Më
në fund të këtij cikli, që del nga poezia e saj, Erina Çoku, i njeh të dy polet
e gjinisë, të mashullit e të femrës, jo të njërës anë, por i di të gjitha
detyrat e ndryshme në gjinitë e tyre dhe çfarë roli kanë ata, pra, këtu babait
të tij, burrit të vërtetë shqiptar, e cila më shumë e do buzëqeshjen e hijshme,
ledhatare, besimmirë, të kthjellët e të përhershme të babait të vet.
6.
E nesërmja dhe mendimet e përkthyera në trishtim apo mozaiku i jetës, ende i
papërfunduar
Pjesa
e tretë e librit të dytë poetik, “Gjurma
e gjethes” thirret “E nesëmja në
degëza mendimesh”, që të zgjon t`i përjetosh thellë këto poezi meditative
dhe krejtësisht lirike, e cila përcillet nga pjesa e katërt e kësaj vepre, “Trishtime të përkthyera”, që nuk janë “përkthime” të mirëfillta nga ndonjë
gjuhë tjetër, por lirika të veçanta me interpretime të trishta të gjurmëve të
jetës. Pjesa e fundit, e pesta, “Mozaiku
i pambarruar”, është fundi i këtij libri, të cilën, poetesha shqiptare
Erina Çoku i lë të papërfundura, si dramën e madhe poetike, të bërë si mozaik i
vjeshtës, si jeta e saj.
Vetëm
këta tituj me gjuhën poetike dhe të matafizikës të zgjojnë mendime të vragëta,
pak të zymta, sikur mendimet e trishta e të papërfunduara. Edhe vjeshta është
një stinë e vitit që rrotullohet e ndërrohet me stinë të tjera dhe prapë vie
apo përsëritet ndonjë vit tjetër, jo në të njëjtën formë. Secila flet nga një
gjuhë e të të korrave; një gjuhë të gjetheve në përfundim, një gjuhë të
gjetheve të tjera të poetes, e cila do të dijë si duhet t`i mbledhë.
Vjeshta
vie çdo vjet, por mbarohet e vjen stina tjetër e vitit. Gjurmët e saja i mbulon
apo i qëndisë poetja në platformën simbolike. Nuk i kam lexuar ende tri veprat
e tjera, të botuara me një titull të përbashkët, trilogjia poetike “Frymë”,[21] por ato e shohin, po e
them, vazhdimin e jetës në një mënyrë të veçantë. Simbolika vazhdon të
dominojë, e simbolika e jetës së mëtutjeshme është e superiore, por vargjet
poetike të veprës “Gjurma e gjethes”
mbeten aktuale. Vjeshta përfundon, por ndërrimi i viteve merr kuptim të ri.
Ky
cikël i kësaj vepre, që po vazhdojmë t`a shqyrtojmë, i ka disa “degëza mendimesh” për të nesërmen, i
cili duhet të jetë tjetër nga ai që erdhi. “U
këputën gjethet e ranë”, në degëza të mendimeve të jetës, thotë poezia e
saj.
Kur
shkëputen gjethet është shkëputja e diçkaje pa pritur, si gjethet e vjeshtës që
ranë, nga amësia e nënës poeteshë, Erina Çoku, e cila thotë:
“U platit mjegulla e na
la
me një buzëqeshje në teh
të mendimit varur
e me një heshtje që nuk
i ngjanë së djeshmes
e që s`do të bëhet më as
e tashme.”
(
Nga poezia “U këputën gjethet e ranë!”,
faqe 101. )
“Të gjitha horizontet
janë fshehur”
nga hëna (rresht vargu nga “Nesër do të
jetë vranët”, faqe 105), por “Hëna
është verbimi im i tanishën” (faqe 106) e kjo këngë për ardhmen nuk dihet
si mund të jetë, pasi jeta e poetes është e paparashikushme, pikërisht “pse agu s`vjen”, thotë ajo në fund të
poezisë që po e bashkangjitim, por me një ndjenjë në duar të fatit, në duar të
këngës:
“Me net të tëra
e pres agun të vijë
veç orët janë të njëjta
e më flasin për dhembjen
që s`shërohet, që është
gjithmonë
në këtë rrugë të mbaruar
mendimesh.
S`ka gjë, sot s`jam si
dje
kur prisja orën e këngës
sime
(Ah, ajo s`do të vijë!)
E unë prap ngulmoj
se gjithçka është
si duhej të qe.
Veq brenda qenies sime
zëra të padukshme
këndojnë
se dita po ngjizet në
shpirtin e njeriut
e ndjenjat e mia janë
tinguj
dhe pse agu s`vjen.
(
Nga poezia “Këngë për të ardhmen”,
faqe 103.)
Dhembja
nuk shërohet asnjëherë, apo sikur poetja e thotë në fillim “me net të tëra”. Ajo është poetesha shqiptare që e ka si detyrë
themelore të thurrë vargun e saj apo të “ngulmon”
të nesërmen. Kënga e saj është “rrugë e
pambaruar mendimesh”, që ngjizet gjithmonë në shpirtin e saj. Rruga e
poetëve apo e poeteshave nuk është rrugë e shtruar gëzimesh, por pritje e
përcjellje e pafund e mendimeve për jetën, për të ardhmen:
“Minutat e mia bëhen
tinguj
që nuk mbërrijnë në
ndalesën e kohës
e endërrat e tua kanë
një zë të dridhtë
e dot nuk i flasin së
përditshmes
që ngjiz durime tona.”
(
Nga poezia “Kur nuk e di të ardhmen”,
faqe 107. )
Askush
nuk e di krejtësisht të ardhmen si do të jetë, sepse ajo që prej lindjes
harrohet, por ka paramendime për te. E gjithësecili mendon për të ardhmen, të
cilën do t`a përbmushin vetëm një pjesë e ëndërrave tona. Pjesa dërmuese mbetet
e parealizuar. Poetët kanë paramendime të jetës. Duhet që t`a ngjiz poetikisht
durimin, e duhet të kuptojë kohën, por duke kaluar zërat e dridhtë. “Sa herë e hedhim vështrimin në
horizont/mëgjesin tjetër s`e njohin dot”, thotë ajo, në dy vargjet e
poesisë “Brengë”. Etja për te, bëhet
ditënetët e ecjes së saj, si në poezinë vijuese “Ditënetët e etjes”, faqe 109.
Të
nesërmen, ne duhet të shkojmë nëpër degëza mendimesh; dikush di t`i thotë e
dikush tjetër jo. Do t`i sistemojmë këto degëza të përgjithshme të mendimeve, e
këto degëza mendimesh kanë forcë, që njëri apo njëra, i (e) veçantë/a, të i
sendërtojë. Nuk është e nesërmja në këto poezi reale, por më shumë është ireale.
Irrealja del nga realja, kur sendërtohet, mu ashu siç nuk e pret, madje me
ndjenja artistike do të sendërtohet. Artistikja është e pakufi. Çdo gjë duhet
të kalojë nëpër zemër, se kështu e ka jeta, jo vetëm e thatë, por të përjetohet
e të sendërtohet, ashtu siç e jep vetë jeta.
Po
e marrim tërë poezinë “Pa Rrugëdalje”,
që të kuptojmë më mirë:
“Muret e soditjes
lëkund,
lëviz,
më tej,
më tutje.
I shoh tek luhaten
nga fjalët që dua të
them
tani
këtu
përtej qetësisë
që shtriqet,
shtrihet
dëbon
zërat e mi të paardhur.
Ajër dua,
dritare,
dyer
se nuk më tremb
kundrimi i mjegullës
që është ulur këmbëkryq
në ditët e mia...
... Larg e shoh të vijë
diellin e zbehtë...
... Vranësirë e panjohur
po bie
E sheh?
Ja ku është! Në duar të
mia.
E më mbështjellë,
më pushton
më sundon
a i përkasim një qielli
të harruar?
(
Nga poezia e fundit të ciklit “E nesërmja
në degëza mendimesh”, me emrin “Pa
rrugëdalje”, faqet 113 dhe 114. )
Këtu
na thyhet edhe vargu. Është mëse normale, sepse e adhjma është “pa rrugëdalje”, nëpër kthetrat e të së
ardhmes, e nuk e dimë aq mirë si do të jetë ajo, por e paramendojmë dhe pyesim
vetveten: a ka rrugëdalje? Je i prirur të përjetosh të ardhmen pa gjysmën e
jetës, e gjysmën tjetër do t`a ketë poli tjetër, përtej mjegullave, sa të
shtrohen dhjetra pyetje.
Varet
në cilin vend ke lindur, në cilën familje, si je edukuar, me cilin do ta
zgjedhësh, sa je i(e) zhvilluar e sa tjetri, në çfarë politike, në çfarë
filozofie, sa kryqëzohen këto mendime apo dëbohen, sa i mundëson këto gjëra apo
nuk i mundëson shoqëria; sa pikëpyetje ka mundësi që të shtohen, etj.
Ne
jemi energji të caktuara, që përbirohemi me njëri tjetrin e me të tjerët, prej
cakut të ndjenjës sate, nëpër sa e sa energji të tjera, deri në kaos.
Simbolet
që janë në tërë poezinë e saj, me të përgjithshmen e të veçantën, nëpër disa të
veçanta e të tjera, deri në përgjithësi, janë pjesë vogël e jetës, këtu edhe të
poezive, për të pasur nuanca gëzuese, trishtuese, të përkthyera, në këngë të
gjallë apo të zbehtë, që janë këtu një nga trishtimet e përthyera, pra të
përshtatura, për të dashurin e paqenë, etj.
Fillojmë
nga cikli “Trishtime të përkthyera”,
në këto këngë “të zbehta”, pra pa
gjallërimin e dashurinë, që duhet të jetë tek secili njeri, këtu një dashuri e
paqenë, e ndarjes me dhembje e të pa përjetur, për të cilën ka lindur njeriu.
“Ma theve kohën në
copëza brenge
e mbushur duart e mia me
to
kryqen pa bërë asgjë...
Ti mëton çdo të diel
fashitjen e dallgëve të
mia
e gishtërinjtë e tu të
bukur
duan të latojnë
vrapin tim të
mendimeve...”
(
Nga poezia “Me mua është era që fryen...”,
faqe 117. )
Nisemi
prej vetvetes e përfundojnë te të tjerët. Te secili njeri vjen “fashitja e dallgëve” apo fashitja e
dallgëve të të tjerëve. Faji nuk është jetim. Ai duhet të niset nga vetvetja. “Është një kurth melankolie”, siç
shprehet Robert De Niro, një aktor i madh i Holivudit, por me prejardhje
arbëreshe. Nuk ka çasje të mirëfillta pa përfshirë të gjithë sa kanë marr pjesë
në këtë dramë të vërtetë njerëzore dhe prej atyre me faj relativ të
përgjegjësisë. Ai duhet të niset prej meje, e atëherë duhet ndarë përgjegjësinë
e fajit me të tjerët.
Ndërsa
në poezinë “Dëshirë vjeshte”, do të
hedhë edhe fajin e të dashurit, përtej rastit. Edhe vargu na është i
rrëmbyeshëm, sikurse vet dashuria, mbi trupin e bardhë të natës, pa e ndjerë
aspak “fajin”, e nuk ka njolla për
te:
“Nata ka trup të bardhë
vajze
për ta mohuar çdo shëmbëlltyrë
fajeve të buzës tënde të
puthur
në gjinj e heshtje
soditëse.”
(
Nga poezia “Dëshirë vjeshte”, faqe
121. )
Më
parë, në poezinë “Pak”, në faqen 119,
e ka thënë vetë poetesha se “besimin ma
tronditin gjethërëniet”, që është vendimtare dhe e bëjnë të jetë e vetme
midis atij përjetimi, sa dashuria e të dashuruarit kapërthehet me të dashurën
tjetër të tij. Lajkatarja mjeshtërore e mashtron ate që është më i dobët në
karakterin e tij. Karakteri i burrit duhet të jetë më stabil. Në qoftë se është
burrë me kakakter satil, nuk lëvizë nga qëndrimet e veta, edhe nëse me i ka “të shprehura” ndjelljet e fshehta të
jetës.
Këtu,
po e përfundojmë thënien tonë. Në tërë këtë vepër, janë mjaft thënie artistike,
të thëna me fjalët poetike, edhe përmes metaforave. Në të gjitha faqet e
poezive na rëndon vjeshta. Ato kanë rëndësi simbolike. Poetesha, si subjekt
nëpër këngët e saj, e pi mbrëmjen “mbi
Don Kishotin e një zymtie” (Poezia “Asgjë
s`më flet për ty”, faqe 122. Ajo e pi mbrëmjen heshturazi, edhe pse e tëra
kjo vepër e Erina Çokut është e mbushur me plot figura të tilla, që nuk kemi
kohë të analizojmë të gjitha ato, por po i marrim dy shkëputje vargjesh, nga
poezia “Mirazh”, që t`ia lëshojnë
edhe vendin ciklit të fundit, “Mozaiku i
pambaruar i medimit të vranët”, sepse nuk është aq i mbaruar vargu artistik
e metaforik i poeteshes dhe as e zhgënjyer tërësisht, por mjaft melankolike, në
vargjet tërësisht të trishta, si vet jeta:
“Jashtë derës bie shi i
mugëtirës
kryqëzohesh ti në ishuj
memec
kërkon nëpër rërë
humbjen time...
Kalimtar që gjurmët
s`t`i fshij dot
prej meje largohesh,
përhumbesh
si drita në muzgun e
djeshëm.
(
Nga poezia “Mirazh”, faqet 124 dhe
125. )
Ka
plot vargje simbolike, nëpër të gjitha poezit, që i kishim sistemuar në këtë
trajtim. Prej këtyre gjashtë vargjet e marrura të poezisë “Mirazh” e shohim jeten e saj.
“Kështu duhet të jenë/të gjitha vdekjet e mia pa ty”, thotë ajo. Cikli i
fundit është i mbushur me alegori, sikurse ciklet e tjera, të cilat përmbajnë
edhe mjaft personifikime, simbole, metafora të bukura, ndjenja, e të tjera
figura artistike mjaft të dhimshme. Të gjitha vargjet janë plot me këto figura
letrare, të thëna me gjuhën artistike:
“Përmes qenies kalon
autostrada e pamatshme
mbi te udhëtojnë
mjegullat e mia të
menduara
por për të gjithë ju
mbeti padukshmëria
e trupave dëshpërues.
S`di pse duarve mbaj
fytyrën e zbehtë që i ka
mbaruar udhëtimet
në mes të kësaj rruge
nga askush të njohur
ku psherëtin veç era
e këmbëzbathur hapat e
mi
ravijëzonjë rrugë të
heshtura.”
(
Nga poezia “Shkretia”, faqe 133. )
Nëpër
shpirtin e ndjeshëm të poeteshës së kësaj poezie mjaft simbolike, të këtyre
metaforave e krahasimeve të kësaj pjese artistike, u shihen gjurmët e heshtura,
nëpër “autostadat e pamatshme/mbi te
udhëtojnë/mjegullat e mia të mendimeve”. Kjo është një thënie e bukur në
metafora të tjera. Ndonjëherë “errësira
luan me hënën, por askujt s`dua t`i avitem” (Poezia “E huaj”, faqe 134), e ndonjëherë, “gjethet dëpërtuan mes meje e teje/ti në duar i ke/Mozaiqet e
dhembjeve” (Poezia “Dritëhije”,
faqe 136). Kjo e fundit, është metaforë e rrallë dhe së dyti, “dritëhija”, është emër metaforik. Po
ashtu:
“Hera e parë sonte
humba garën
me ëngjëllin e vdekjes”
(
Nga poezia “Kukuvajka klithi mbi çatinë
time”, faqe 138. )
ndonëse
ajo, në poezinë pas kësaj poezie, “Tani
jam e vetme”, faqe 139, shkruhet se “ka
vetëm sasi të mekura gurësh/e hije të uritura përqark”. Edhe në poezinë
prapa kësaj, “Bisedë me veten”, në
faqen 143, pas poezive “Pasqyrë”, në
cilën prapë e kemi një metaforë të thekshme “errësirë
e përbysur”; poezisë “Drita” dhe “Ecejaka e gjallërimit”, ku prap në
titull na shkëqen metafora, sikurse në dy poezitë përpara. Kjo gjë, është
përmes rregullave të mirëfillta estetike, me thënie artistike:
“I dua hapat e zbrazur
vazhdimësi të mendimeve
të trishta
kur pemët e thara
vetmojnë mugëtirave
e rrugëve të shkelura
ka gjurmë ardhjes,
psherëtimash
bie i njëjti shi
e fryen po ajo erë e
vjetër ankimtare
në cakun e ftohtë të
mbarimit
e unë ecejakem.
Eh! Më mirë të qesh,
e të këndoj bashkë me
shiun,
këngën time të ngjirur.”
(
Nga poezia “Bisedë me veten”, faqe
143. )
Duket
se është më mirë të qesh me këtë gjendje të rënduar, të buzëqeshë, nëpër
mendime pozitive, në vend të qajë para tragjedisë, të cilat janë e vetmja formë
negative e shkatërrimit njerëzor. Ajo është e aftë të këndojë së bashku me
shiun, kur nuk rrezitë Dielli, kur gjithçka laget, e ajo mbanë përsëri shiun,
pas të cilit çdo gjë na gjallërohet.
Shiu
kthehet në anë pozitive, ai lagë, por i rritë edhe bimët. Poetja Erina Çoku
tanimë po këndon një këngë “të ngjirur”.
Po
ndaleni pak në poezinë “Unë e ti” dhe
po i marr tri rrjeshta të kësaj poezie, por që të vërejmë edhe poezitë e tjera,
sepse pjesa e shtatë i këtij studimi, i ka mbledhur metaforat, fjalët arstike,
krahasimet e mira, etj., si figura artistike të të dy veprave të para të saj (“Krahë s`kanë engjëjt e mi” dhe “Gjurmët e gjethes”). I vërejmë edhe
njëherë dallimet që kanë burrë e grua, ku mendimi dallon për shkakun e
persiatjeve në atë vend të shoqërisë gjysmë-tradicionale të sistemit paraprak,
ku burrat nuk nxjerrin mendime të lehta, por e lënë tërë hapësirën të
trishtuar, sepse “fati i ngathët na
gëvisht” (faqe 148), polin tjetër, pra, gruan:
“Mbetëm në një gjendje
pa emër
duke vështruar
pikëpyetshëm
nga pak.
E shkuara ka mbetur
mbi pasqyrën e
përvojave...
Mendimi ndërton hapësira
Ai ikën larg e vjen
shpejt,
i trishtuar tashmë...
Atje ku dyert mbyllen
e përgjigjet janë të
vona.”
(
Nga poezia “Unë e ti”, faqet 148-149.
)
Kjo
është vet vjeshta e dashurisë. “Gjurma e
gjethes” është plot e përplot me figura të spikatura, të analogjive, të
kontradiktave e të krahasimeve, të metaforave, etj., figura këto artistike, që
do t`i shtrojmë në pjesën e fundit. Në Kosovë, për Erina Çokun do të kishin
thënë si për mua, se “metaforat janë mjaft të përdorura”[22]. Nuk mund të thuhet se
janë të përdorura, në qoftë se ato janë origjinale. Varet se cilën poezi e
shkruan. Në dy gjini kryesore ndahet poezia. Poezia lirike i ka metaforat, të
shkruara bukur, kurdoherë kur shkruhet ajo, ndërsa poezia tjetër, poezia
abstrakte, nuk i ka këto figura. Tani, po e marrim edhe një citat të poezisë,
nga faqja 152:
Dimri pas dyerve rri
fshehur
ai përgjon
vjeshtën e paqtë
në pikëllimin e çdo
bulëze
e zgjuar ka, dhembjen e
amullt.
Heshtja e largësisë
zhurmon nëpër shpirt...”
(
Nga poezia “Udhëkryqe të lakuara”,
faqet 152-153. ),
Ndërsa,
poezia e fundit, “E shoh botën të ngjizur
në fjalë”, është aq e bukur:
“Shqisa ime
është valëvitur me
dashadije
në gjithësinë e
rrumbullakët
që endet midis
paqtimit e prehjes
e më endje
ka lundruar
fluturimin e kthellët
të këtij gjallimi
ledhatar...
Për të nyjetuar mendimin
në cep të heshtjes,
jam këtu
duke soditur ardhjen ne
fjalë...
Pastaj unë fola
dhe e lashë këngën time
të derdhjen në erë.”
(
Nga poezia e cituar më lartë, faqet 157-158. )
Është
mjaft e qartë, fundi i këngës së trishtë, sepse këtu bullojnë gjethet e rënda
të vetmisë së rrallë mbi tokë. Sa keq!
Në
gjirin e thjeshtësisë e gjëj gjeniun e qenieve, pra njeriun, poeteshës së
spikatur Erina Çoku, që vjen me kulmin e thënieve të veta, midis të gjitha
qenieve njerëzore e të jetës sonë të përkohshme, mbi tokë, si gjethet që
krijohen, rriten e shkatërrohen apo bien me gjurmët e veta.
Kush
ka atë vesh të shpirtit të ushtruar që të zë thirrjet e panjohura të krijimit,
mund të zë atë jehonë zërash, të strukur në gjallërinë e jetës sonë. Është
gjëja më e trishtë, por mund të themi se është pak kush që i kupton këto gjëra.
“Gjurma e gjethes” është një gjurmë e
madhe e kësaj jete, e cila në veprat e tjera ka theksime të reja!
Këtu,
ndëgjoj zërin e poeteshës sonë, po e themi kështu, sepse ajo është ende e
gjallë; i rritë bijtë e bijat e saj nëpër tingujt e rrallë artistik e të artit!
7.
Figurat artistike të këtyre dy librave dhe vula e kohës në vlerësimin stilistik
Në
radhë të parë themi se vula e kohës niset nga gjuha që e përdorë poeti,
poetesha apo shkrimtari. Gjuha që përdori në këto dy vepra poetike Erina Çoku
është gjuha e lirikës së ndjeshme, me plot figura të zgjedhura nga poetja,
krahasime lirike, metafora, alegori dhe shprehje simbolike e mjaft të holla, që
disa studius të letërsisë i lavdërojnë ato për domethënien e bukur e lakonike,
sado që ka studiues të tjerë, të cilët futën me kritika dhe i ngrehim lartë
poezitë e tjera, të cilat janë të hartuara me gjuhën e tharrë, të ftohte, pa
ndjenja të vërteta, abstrakte e filozofike.
Lirika
ka qenë gjinia më e përdorur në poezinë botërore, ndërsa ajo tjetra, lirika
abstrakte është linja e dytë e poezisë postmoderne. Ka edhe të tjerë që
shkruajnë poezi eksperimentale, e ajo është më pak e përdorur në letërsinë
tonë. Çdo krijim poetik e letrar ka të bëjë me autorët dhe normat e kritikës së
studiusëve dhe të shoqërinë. Janë rezultat i tyre dhe lindin në valë të
ndryshme shoqërore, që janë rezultat i shoqërisë apo kundër shoqërisë.
Si
rezolutë e çdo periudhe të letërsive kombëtare, e edhe asaj botërore, e cila
ende nuk është e hartuar, sepse janë pesë kontinente, të cilat do të ishin
përfshirë këtë histori botërore, është kualifikimi i shkrimtarëve të
specifikave të asaj periudhe dhe nga intertekstualitetet që do të rezultojnë.
Ne
po flasim për gjuhën e poezisë lirike shqipe, e cila në radhë të parë ndikohet
direkt prej interesimeve apo përjetimeve tekstuale të poetes sonë me shprehjen
e sinqertë poetike, plot me figura të mira artistike e metafora, që
simbolizohet nga ndjenja e butë dhe mjaft të ndjeshme e lirikës.
Gjuha
është për Erina Çokun material kuptimor i lirikës së saj dhe janë të dhëna metaforikisht
e lakonisht përjetimet e tërthorta të dashurisë njerëzore e shqiptare. Shpirti
i saj është i ndjeshëm dhe mjaft mirë i kultivuar. Këtë shpirt poetik e njohim
e përcjellim në këto lirika të saj, që fokusohen dhe e ndjejmë ndershmërinë e
pamatur të poetes sonë.
“Mund të themi se çdo
çdo vepër letrare ështe vetëm një përzgjedhje materiali nga kjo apo ajo gjuhë,
pikërisht sikundër një vepër skulpture është e cilësuar si një bllok mermeri
nga i cili janë hequr disa pjesë.”[23] - thonë dy autorët Rene
Uellek e Ostin Uoren, në teorinë e tyre lerare, që e kemi blerë për herë të
dytë në Shqipëri, 21.06.1994, si ripërjetim teorik nga studimet.
Gjuha
poetike e këtyre dy përmbledhje është e mbushur plot e përplot me krahasime të
zgjedhura, metafora, ndonjëherë me alegori apo edhe simolike, etj., të cilat
personin e këtyre dy përmbledhjeve të para, Erina Çokun, e bëjnë poeteshën
lirike të dashurisë së mirëfillte shqiptare, e jo tjetër.
Ne,
po i sjellim edhe njëherë këtu autorët e teorisë së tyre letrare, e cila është
e përgjithshmja, rreth mbledhjes së matialit dhe përcaktimit të fakteve:
“Një nga punët e para
për çdo studim është mbledhja e materialit, veçimi i saktë i të gjitha
mbishtresave të vëna gjatë kohëve, përcaktimi autorësisë, vërtetësisë dhe i
datës së teksteve. Zgjidhja e këtyre problemeve kërkon aftësi dëpërtuese dhe
durim të madh...”[24]
Pra,
me durim të madh edhe ne i kemi studiuar e veçuar këto veçanti të këtyre dy
përmbledhje të autores, “Krahë s`kanë
engjëjt e mi”, Tiranë, 1997 dhe “Gjurma
e gjethes”, Tiranë, 2011. Krahasimet e bukura dhe metaforat simbolike të
veprës së parë janë këto:
“Perde mjegullore”, “perde trishtimi”, faqe 6; “butësi ëndërash” e “zhaurimë valësh”, faqe 9; “shi
gjakimi”, si titull, faqe 10; “në
krahet e erës”, “lotët e kristaltë”,
faqe 11; “neuronet stilitëse”, faqe
17; “tallazet e shpirtit”, faqe 19; “sytë e zemrës”, si titull, faqe 20; “qiejtë e syve” dhe “humnerën e buzëve”, faqe 22; “kafka
gishtërinjsh”, faqe 25; “dielli
kafshon”, faqe 29; “përrallë sirene”,
faqe 30; “kafka sysh” dhe “aerodromit të syve”, faqe 34; “marramendje e blertë”, faqe 36; “heshtja e vjeshtës”, si titull, e “dritaret e shkelura”, faqe 40; “puthje shenjëtoresh”, faqe 41; “zhuritje ndjenjash” faqe 46; “uragan përgëdhelës”, faqe 47; “akujt e trishtimit”, faqe 49; dhe “përtypësi i kohës”, faqe 50.
Ndërsa
krahasime të kryqëzuara nëpër vargje dhe shprehje artistike e metaforike, nga
kjo përmbledhje, janë edhe këto:
“Thërmuar në cifla
ndjenjash”,
faqe 5; “rrapëllime kalorësish qiellor”,
faqe 6; “bredh rruginave të harresës”,
faqe 7; “me vellon blu të qiellit”,
faqe 11; “si një fragment viziv nate”,
faqe 12; “duron lotët e fshehur në kaos”,
faqe 13; “bërbëlitjet e duarve të
heshtura”, faqe 16; “maratonën e
shpresave të rudhave”, faqe 17; “ludron
vetminë në mendime”, faqe 19; “flade
të ëmbëlta rinie”, “rreze të ngrohta
dite” dhe “tinguj të kaltër qielli”,
faqe 23; “xixëllimin e ëndërrave
reflektuese”, “peshën e ëmbël të
shpresave reflektuese” dhe “oqean të
pafund të shpresës”, faqe 24; “rreket
(me) ortekun e lotëve”, faqe 25; “mbi
gjigandin kraharor të detit” dhe “valët
me hakmarrje rëre gllabërojnë”, faqe 29; “në pazarin e fjalëve” dhe “gëlltitur
prej afsheve të ndryshkura”, faqe 31; “krahë
s`kanë engjujt e mi”, si titull e rrjesht i poezisë, prej të cilit e ka
marrë emrin e vet kjo përmbledhje, faqe 35; “ca
thasë të leckosur poshtërish”, faqe 38; “vjeshta
tund flokët e njohur”, “klithin
përvajshëm dritaret e shkelura” dhe “sytë
vrastare të qetësisë mjegullore”, faqe 40; “në trokun e pamëshirshëm të dashurisë”, faqe 45; “aroma shkruan emrin tënd” dhe “klithma gjakon emrin tënd”, faqe 46; “më mbështilleshe si përqafim i shenjtë”,
faqe 47, etj.
Në
veprën më të madhe e më të bukur, “Gjurmët
e gjetheve”, janë këto krahasime artistike dhe metafora poetike:
“Heshtin dashuritë”, në nëntitullin
e parë, faqe 7; “këngët e prehjes”
dhe “jehonë ndjenje”, faqe 9; “rrugëve të vetmuar” dhe “brengën e kohës”, faqe 10; “shtigjet e qenies”, “zogj ndjenjash” dhe “gjethe dëshirimi”, faqe 11; “buzëqeshja e paqtë”, faqe 13; “pikëllime dashurie” dhe “drita ndjekse”, faqe 14; “shtigjet e kohës”, faqe 16; “labirinthin e shpirtit”, faqe 21; “në duarkryqin e vështrimeve” dhe “frigën e mosdurimit”, në faqe 23; “mbikëqyr gjallimin”, “trupat heshtues” dhe “gjurmët e shpirtave”, faqe 24; “agun e heshtjes”, faqe 26; “drithërima e gjetheve” dhe “përgjasimin e dritës”, faqe 27; “zhduk largësitë”, faqe 28; “hijëzimin e kohës”, “heshtimin e ardhjeve” dhe “vështrimin e ngulët”, faqe 29; “përqafim i përkryer”, faqe 30; “përqafim i pakryer”, faqe 30; “ngjyrën e largikjes”, faqe 32; “bardhojnë heshtimin”, “frymëzimin e brishtë” dhe “rob i kundrimit”, faqe 33; “gurgalec trishtimi”, “përkundja e ndjesive” dhe “uji i përceptimeve”, faqe 34; “ngjyrëbukurën gjetherënëse”, faqe 35; “zërin e prekjes”, “afshe mendimi” dhe “këngë
bulëzash”, faqe 38; “ngjyron
përkohësinë”, faqe 39; “gjethe
ardhëse” dhe “këngë gurgullitëse”,
faqe 41; “duar ngjyrash”, “joshje këngëzuese” dhe “lofatë e sapoçelur”, faqe 43; “veshin magjepsjen”, faqe 44; “dashuri ledhatare”, “duar të pazëshme”, “siluetë joshëze”, “flutura
ndjesishë” dhe “ngjyrë flatrash”,
faqe 45; “gjurmë mendimi”, faqe 46; “mjegullat flitrojnë”, “vështrime rrjedhëse” dhe “ujin e mendimeve”, faqe 48; “pasqyrë mendimesh”, “lagte dëshirimet” dhe “kthellimin e lëmuar”, faqe 49; “gishtërinj vjeshte”, faqe 50; “pemët e ndijimit”, faqe 51; “bimë valvitëse”, “arësjell puthjet”, dhe “relijeve
të pasjellur”, faqe 52; “pëshpërimë e
mekur”, faqe 53; “grimca tingujsh”,
faqe 54; “rrathë ajri”, faqe 57; “grimcë heshtjeje” dhe “përqafimin e tingullt”, faqe 58; “tërëkohësi të brishtë” dhe “siluetë të pangjajshme”, faqe 59; “aroma e siluetës” dhe “me hënë të thyer”, faqe 60; “aromën e gjetheve”, faqe 61; “gjethërim i brishtë”, faqe 64; “ngjyrat e pathëna” dhe “fluturime të ngjyrta”, faqe 67; “dritëhije të perceptimit”, faqe 68; “në folenë e mendimit” dhe “plotfuqia e heshtur”, faqe 69; “luksi i paqtë”, “lojëz rrumbullake”, “përtej
mbikohës”, dhe “shkalare trishtimi”,
faqe 70; “mjegulla fjalësh”, faqe 71;
“stinën e pezullt” dhe “drithërimat lojcake”, faqe 72; “rrugëza dredharake”, faqe 73; “gjethpema ime”, “mot gjysmëçelët” dhe “ndijimit
të brinjtë”, faqe 74; “kacavjerrjen e
frymëzimit”, “zvetënuar kuptimet”
dhe “kthjelluar ardhjet”, faqe 75; “buzëqeshje të tejdukshme”, faqe 77; “amësia e shpirtit”, nëntitull i veprës,
faqe 81; “kthjelltësinë e ujshme të
pafajësisë”, dhe “qelisa ime e
përsosur”, faqe 83; “thërmija
gurgullimash” dhe “kohë farfuritëse”,
faqe 86; “heshtjes së largësisë”, “pikëllim i brishtë” dhe “gjurmët e ndritshe”, faqe 90; “agun e dritës”, faqe 91; “ujë mendimesh”, faqe 97; “degëza mendimesh”, pjesë nga nëntitulli
i tretë, faqe 99; “plagën e mendimeve”,
faqe 108; “ditënetët e etjes”, titull
i poezisë, faqe 109; “kundrimi i
mjegullës” dhe “vranësirë e panjohur”,
faqe 114; “trishtime të përkthyera”,
nga nëntitulli i katërt i kësaj vepre, faqe 115; “copëza brenge” dhe “fashitjen
e dallgëve”, faqe 117; “gjinj
heshtje”, faqe 121; “ishuj memecë”
dhe “fener i vjedhur”, faqe 124; “palcën e mendimeve”, faqe 126; “jehonë zërash”, faqe 134; ”mozaiqet e dhembjes”, faqe 136; “errësirë e përmbysur”, faqe 140; “nënë e reliefeve” dhe “udhëkryq të shpirtit”, faqe 141; “gjurmë ardhjesh”, faqe 143; “prag mendimesh”, faqe 150; “vjeshtë e paqtë”, faqe 152; dhe “gjallimi ledhatar”, faqe faqe 157.
Tani
po i japin edhe disa vargje të shprehjeve artistike e metaforike me kryqëzimin
e krahasimeve, të përmbledhjes së dytë “Gjurmët
e gjetheve”:
“Hapin tim imagjinar”, faqe 17; “ngjyrën e zbehtë të harresës”, faqe 20;
“zgjimi i një shpirti krejtë këndueshëm”,
faqe 21; “shteg i mbyllur trishtimi”,
faqe 22; “kur agun e mallprisja”,
faqe 25; “pëshpërit tingullin e butë”,
faqe 27; “rrokullisur mbi padurimin tim”
dhe “me arritjen e pazhurmshme”, faqe
29; “e bën magjepëse mugëtirën”, “e gudullitëse ngjyrat e këngëzimeve”
dhe “por lakmon pasqyrimin tonë”,
faqe 30; “heshtje përcjellëse dëshirimi”,
faqe 31; “shpirti im bëhet ujë i
trishtimit”, faqe 38; “soditur
fëshfërimën e pranisë tënde”, faqe 39; “mendoj
mbi rrjedhën e gjallimit”, faqe 41; “silueta
të soditshme”, faqe 42; “zhurmat
pushtohen nga platija”, “heshtja
rindërton mozaikun tim”, “ma përcjell
botën të dridhtë, të delikatë, e te njohurës përtej dijes”, dhe “shoh një kohë të gjelbërt, të bërë pemë”,
faqe 43; “ndjesitë më përcjellin
bukurinë” dhe “e më veshin magjepsjen
për të udhëtuar...”, faqe 44; “hijedritën
që rrjedh mbi ty”, “më fton në stinën
e panjohur” dhe “në relief të stinëve
të mia”, faqe 45; “farfurin imazhi
yt” dhe “me tinguj të praruar e
fllade delirësh”, faqe 46; “e
kudogjendur në të miat gjethe”, faqe 47; “një stinë të papërcaktuar”, faqe 48; “e me huajzime të papërcaktuar ndjesish”, “udha e së panjohurës së madhe” dhe “stinës së ujit dashuror”, faqe 49; “numëroje buzëqeshjet e padukshme”, faqe 50; “me një rrjedhë të tejdukshme heshtjeje” dhe “tingujt që përcjellë prania jote e amullt”, faqe 51; “që ma pikëllojnë melankolinë“, “në flladitjen tënde të bardhë”, “aromën e kuqe të ngacmimit” dhe “në një mëngjes të paemër ndjesish”,
faqe 53; “në petalet e mendimeve” dhe
“ma gudulisin heshtjen e trishtë”,
faqe 55; “i vetëdhuruar në soditjen time”,
“me qiellin tënd të pablu”, “tejdukshmërinë tënde të paarritshme”, “stoliset në gjethe joshjeje” dhe “në lumin rrjedhës së orëminutave”, faqe
56; “qiellin e padukshën të shpirtit
tënd”, “e koha vrapon drejt meje si
një gjethe” dhe “me prekje të ujshme
trishtimi”, faqe 58; “me një ledhë
turbulluese të ndjesisë”, faqe 60; “me
hapa të avullt e frymë dëshiruese”, “me
një dashurim të pangjashëm” dhe “më
trishton mungimi i qiellit tënd”, faqe 61; “je një gjethërim i brishtë”, faqe 64; “kërcitja e gjethevjeshtave të thara”, faqe 65; “të mendimeve të mia ujore”, faqe 67; “një karusel të ngadaltë të mundësive”,
faqe 69; “rrëfejnë udhë gjurmësh”, “na josh në dëshirime ardhacake, ikanake”
dhe “në shpirtin e gërryer dashurie”,
faqe 70; “përtej fjalëve heshtin
dashuritë”, titull poezie dhe “gjethojnë
ndërvështrimet tona”, faqe 71; “fjalëza
që struken të buzëqeshura/ në stinë mosthëniesh”, faqe 72; “gjurmët vjeshta t`i mbledh”, faqe 73; “me limfë të bukur dashurimi” dhe “ke mbërritur në një lugë kafeje”, faqe
74; “e të dëbohesh përtej gjetheve të
mia”, “për kacavjerrjen e frymëzimit
tim” dhe “ardhacak përtej reliefeve
të shkurta”, faqe 75; “të lundërtarit
mendimbërës”, faqe 76; “limfën e
kohës së lulëzimit tim të çuditshëm”, “e
mbledh në një kënd të paqtë” dhe “gjithë
pëshpërimën time të padeshifruar”, faqe 79; “krijesë mahnitëse e çdo mëngjesi”, “më përfshinë me vështrimin e pamatshën”, “pyet me kthelltësinë e ujshme të pafajësisë”, “e më dhuron sythe delikate të një frymëmarrje”, i tërë vargu i
poezisë, “Ardhje e ëngjullit” dhe “është e imja buzëqeshja jote përkundëse”,
faqe 83; “qumësht i ëmbël i vetëdijes”,
“mëton veç diellin e ngohtë të së
tashmes/e nuk e kursen rrëllitjen” dhe “ndjesia
e bardhë e prehjes buron nga ty,/e ëngjëllt, nanuritse”, faqe 84; “ecejaka jote mbjell bulëza dashurie”,
faqe 86; “e kthjellta stinë e pafajësisë”,
faqe 87; “përtej heshtjes së largësisë”
dhe “ravijëzojnë domethënie dashurie”,
faqe 90; “pikë e qashtër uji”, faqe
94; “duke e ringjallur gjuhën e fshehtë
të diellit”, faqe 97; “hëna është
verbimi im i tashëm”, faqe 107; “besimin
ma tronditën gjetherëniet” dhe “dashuria
jote kapërthehet në mua”, faqe 119; “nata
ka trup të bardhë vajze”, “fajeve të
buzës tënde të puthur” dhe “në gjinj
heshtje soditëse”, faqe 121; “mbi
donkishotin e një zymtie”, faqe 122; “lajmëtari
i fundit i shiut” dhe “silueta e
largët/e marrësisë së pambërritshme”, faqe 123; “kumbojnë hapat pritës”, faqe 126; “pa pyetur për kohën/që më rrjedh hetshëm ndër gishtërinj” dhe “i bën therrëse ndjesitë/e gërryese
mendimet”, faqe 127; “i pëshpëriti me
përgjegjësin mungesës”, “e bëri mik
ëndërrimin” dhe “u përlot në
madhështinë e dashurimit”, faqe 128; “mozaiku
i pambaruar i mendimit të vranët”, nëntillulli i ciklit të pestë të
poezive, faqe 131; “përmes rënies kalon
autostrada e pamatshme”, “mbi të
udhëtojnë/mjekullat e mia të menduara” dhe “ravijëzojnë gjurmë të heshtura”, faqe 133; “ndjesi të tymta thërrasin ikjen” dhe “errësira luan me hënën”, faqe 134; “kukafshehta e lojës së fundme” dhe “i kam degdisur shëmbëlltyrat”, faqe 135; “rrugëve që thërrasin labirinthe”, “pasqyron mbikohën e tretur prej meje” dhe “vjeshta bie e ndërkryer/stinë e përhershme në mua”, faqe 137; “humba garën/me ëngjëllin e vdekjes”,
faqe 138; “sasi të mbetura gurësh”,
faqe 139; “psherëtim e fundit në mesnatë”,
“jehonë e ngjashme e instiktit” dhe “gjethet mërmërijnë/ngjarjen e mbrame",
faqe 141; “portën shpëtuese të paqtimit”,
faqe 142; “pemët e thara vetmojnë mugëtirave”,
faqe 143; “mëngjesi im i përqafuar”
dhe “rruga jonë ka ende stinë/(e) kohës
së padukshme”, faqe 144; “rrjeta e
keqe/e një të përditshmeje”, faqe 147; “mbi
pasqyrën e përvojave”, faqe 148; “gurin
që s`e bart dot fluturimin e nesërm”, faqe 150; “dimri pas dyerve rri fshehur” dhe “një pikëllim e çdo bulëze/e zgjuar ka dhimbjen e akullt”, faqe
152; “heshtja e largësisë zhurmon nëpër
shpirtë”, faqe 153; “një fllad mëtues
i këngëve të brishta”, faqe 154; “kur
aromat na pëshpërisin” dhe “përvoja
të panjohura ftuese”, faqe 155; “këtu
mbaron heshtimi”, “njohja harron të
mbërrijë”, dhe “duke përqafuar të
përditshmen/me qepalla të rënduara”, faqe 156; “e shoh botën të ngjizur në fjalë”, titull i poezisë, “shqisa ime/është e valëvitur me
dashadije/në gjithësinë e rrumbullakët” dhe “për të nyjëtuar mendimin/ne cep të heshtjes”, faqe 157; “e lashë këngën time/të derdhej nëpër erë”,
faqe e fundit. Poezia e fundit në këtë vepër, është në faqen 158.
Në
faqen 159 janë 8 emra, “Erdin, Edin,
Enidën, Fatjonin, Adin, Lizën, Nduen, Ëngullin në ardhje”, e në të cilën
thotë duke e mbyllur artisikisht “mendimet
e gjethuara me tinguj!”.
Ndoshta
ka edhe të tjera figura artistike apo metafora nëpër vargje, por vetëm këto
arrita t`i mbledhë dhe i hodha në këtë studim.
Në
fund, po e marrim identitetin apo identifikimin e subjektit krijues të autores,
sepse është gjëja që jepet bashkarisht në këto vepra të para të poetes
shqiptare, Erina Çoku. Identifikimi dhe subjektiviteti artistik i saj na jepet
përmes vargjeve të saj. Në lidhje me këte, Xhonatan Kaller na thotë se:
“Letërsia është marrë me
pyetje rreth identitetit e veprat letrare përvijojnë përgjigje me nënkuptim apo
qartazi ndaj këtyre pyetjeve.”[25]
Po
e themi se këto dy vepra të para të poetes shqiptare, prej Burrelit të
Shqipërisë, na janë gama e parë e poeteshës Erina Çoku dhe përmes saj na
ravijëzohet e ndërtohet individualetit simbolik i saj dhe i metaforës së
përkryer. Identiteti i vet ngadhjen si poete lirike dhe ky idetitet i saj bëhët
pasojë e tendecës intelektuale. Letërsia jonë ka një zë të pavdekshëm lirike e
metaforike të dashurisë. Rinia e saj dhe kultura e marrur nga shoqëria dhe
familja, sikuse aftësia e rrallë e poetes na e shpreh jetën e saj artistike.
Në
këto dy vepra të para poetike vëmë re se autorja është krijuese e fjalëve të
reja, si p.sh., “dëshirimi” apo të
shumë fjalëve të reja e të ribashkuara nga ngjitja e tyre me një trajtë re, si
p.sh., “gjethërëniet”, “kudogjendur”, apo “ngjyrën e largikjes”, etj., të cilat e tregojnë përkushtimin e saj
për gjuhën lakonike, që do të bëhen edhe pjesë të gjuhës së folur shqipe.
Këto
tregojnë jo vetëm aftësi gjuhësore poetike, por edhe kombinime të fjalëve
artistike, në një relacion të ri të domethënies së tyre. P.sh., fjala poetike “dëshirimi” është një mbiemër i krijuar
nga folja “dëshiroj”, njësoj si emri
ynë “Fitore” nga folja “fitoj”. Emri apo mbiemri i krijuar nga
një folje e gjuhës shqipe, tregon se gjuha
shqipe është e para gjuhë që flitet në botë.
Po
e shpjegojmë se gjuha angleze është më e përhapura gjuhë në botë, por emri “Viktoria” është marrur nga gjuha
shqipe, nga emri jonë “Fitore/Fitori-a”,
sepse emri nga gjuha anglese nuk ka folje...
Për
këtë poete shqiptare do të thuhen edhe fjalë të tjera kur të studiohen veprat e
reja që do të shkruhen, e më parë do të studiohet trilogjia poetike.
Autores
i dëshirojmë çdo të mirë në krijimtari!...

[1] Struktura e
poezisë me të gjitha figurat artistike të vargut quhej më parë metaforika.
[2] Gazeta „Koha Ditore“, e diell, 7 prill 2019,
ose https://www.koha.net/kulture/155314/koha-na-kushtezon-si-qenie/.
[3] Fillimi i
shkrimit, „Koha na kushton si qenie“,
po aty, e të njëjtës datë.
[4] Anton Graber-Haider dhe Helma Marks, “Das Buch der Mythen aller Zeiten und Völker”, Marix Verlag GmbH, Weisbaden, 2005, faqe 103.
[5] Emri „metafizikë“
është shqip dhe gegërisht, e cila do të thotë :“me tâ fizika”. Është me te edhe fizika, pra barabartë
me materien, në jetën tonë, jeta e përkohshme. Ajo është imateria...
[6] Shikoni
veprën e një dijetari anglez, Walter E. Butler „Psychometrie/die Aura der Gegenstände, medial lesen und verstehen/Paxiswissen“,
Aurinia Verlag, Hamburg, 2018, e cila duhet të kuptohet mirë, sepse edhe mund
t’u krisë në mendje, nese nuk jeni të koncentruar apo nuk keni shpirt të
pastërt. Unë e kam studiuar edhe këtë shkencë, e cila, fatkeqësisht, nuk është
e përkthyer në gjuhën shqipe. Është libër jo i gjatë, por i përkthyer në gjuhën
gjermane.
[7] Shikoni
recensionin e Muhamet Rogovës, „Një jetë
e tërë në përpjekje drejt idealeve të larta kombëtare“, të veprës sime, „Flatrat e jetës“, Botimet Meshari,
Prishtinë, 2022, në faqen 264.
[8] Duhet të
kesh lexuar e mësuar shumë shkencat apo disciplinat e tjera, si p.sh.:
metafizikën, parapsikologjinë, krahas shkencave tjera, edhe psykometrinë, etj.,
që të kemi njohuri për materien dhe imaterien. Botën e materies e njeh vetem
materializmi. Imaterien nuk e njeh materializmi.
[9] Kjo gjë është edhe më pare e shpjeguar prej meje, në lidhje me
poezinë lirike. Metaforika është forma lakonike e shprehjes, përmes figurave
artistike, si p.sh.: metaforës, alegorisë, simbolit, etj., si pjesë e figurave
të fjalës. Figurat e fjalës janë në të vërtetë metaforika.
[10] Faqja e
mbramë e kopertinës së veprës „Gjurmët e
gjethes“, West Print Botime, Tiranë, 2011.
[11] Sa për
thënë këtë thënien tonë, po shpjegojmë se kjo nuk ka të bëjë vetëm me kundërvendosjen
e gjërave. Të mos harrojmë se dy personazhet lirike janë në gjini të kundërta.
Pa bashkimin e tyre nuk ka kuptim asgjë dhe asnjëherë dashuria e tyre. Rreshti
i dytë na i thotë gjërat e kuptueshme. Pra, flet fjalët e veta poli i kundërt
me te.
[12] Dashuria
zgjohet me ndjenja dhe shpjegohet me mendime. Lirika vjen ndër meditime të
njërit pol.
[13] Rene
Uellek/Ostin Uoren, „Teoria e letërsisë“,
Shtëpia Botuese Eniklopedike, Tiranë, 1993, faqe 21.
[14] Shikone
përbledhjen poetike „Gjuha e dheut tim“,
SHB „ALBIN“, Tiranë, 1999, faqe 70.
[15] Shikone
përmbledhjen time në dy gjuhë, shqip e gjermanisht, pa lekturë, e 17-ta vepër, „Torzo e shjpirtit tim/ Der Torso meiner
Seele“, Amanda Edit Verlag, Bukuresht-Prizren-Rapperswil, 2015.
[16] Po të keni
mundësi që ta lexoni veprën e Mr. Kadri Rexhës, „Pikëtakime letrare“, Radio Kosova e Lirë, Prishtinë, 2013,
vështrimin e tij, „Poezi me program të
qartë“, faqe 48-51.
[17] Shikone po
deshët studimet e mia për 7 vepra të Prend Ndue Buzhalës, „Parametrat e dimensioneve letrare“, Lena Graphic, Prishtinë, 2025,
formati B5, 430 faqe.
[18] Lexone po
deshët veprën e Prend Buzhalës, „AMË, O
AMË“, KL „Vorrea Ujko“, Klinë, 1995.
[19] Kuptimi
natyror e sheh materien, ndërsa kuptimi metafizik jashtë kuptimit natyror e
sheh dhe e kupton imaterien, e cila nuk shihet me sytë e kësaj bote, por me
ndërgjegje.
[20] Shikoni
gjurmët e gjetheve, të thënë nga autorja, edhe në faqen e fundit të kopertinës
së librit „Gjurma e gjethes“.
[21]
Trilogjia poetike “Frymë”, tri vepra, “Fill”, “Rrëfime të vogla për
shenja të mëdha” dhe “Jemi gjallë
gjer në mëngjes”, Botimet Josef, Tiranë, 2022.
[22] Po deshët
shikone në veprën time, “GRUP AUTORËSH/ME SYRIN E KRITIKËS, PËR
VEPRAT E MIA”, që po
vazhdon të nxjerret edhe njëherë në http://www.facebok.com/Brahim.Avdyli.56, e së shpejti do të botohet, si vepër e veçantë.
[23] Rene Uellek
dhe Ostin Uoren, „Teoria e letërsisë“,
Shtëpia Botuese Enciklopedike, Tiranë, 1993, faqe 163.
[24] Dy autorët,
e njëjta vepër, faqe 49.
[25] Xhonatan
Kaller, „Teori letrare/një hyrje shumë e
shkurtë“, Era, Prishtnë, 2001, faqe 119.


