Përparim Hysi: Tri poezi lirike

Nga Përparim Hysi
1.Nëpër xhepat e
kujtesës
Nëpër
xhepat e kujtesës, zura e rëmova thelllë
Dhe
nga mjegulla e harresës, seç të nxora Emanuelë!
Vjen
portreti yt më shfaqet dhe më bëhet
krejt i plotë
Pa
zë mbresa që s'më ndahet, sikur kjo po ndodh sot?!!!
Vërtet
mbresa nuk ndodh sot, por në një kohë që iku, shkoi
Por
ja që mbresohem plot, se s'jam i ri që të duroj.
Zë
përsiatem veç me vete, kujtoj çastet që më ikën
Edhe
gati jam me"ethe", ca nga vapa,
ca se "thinjem".
2. Vapë
Është
vapë dhe gjej një hije, se në hije dua të çlodhem
Vjen
dikush që më bën"hije" dhe vërtet që shqetësohem.
Ndaj
dhe zgjatem që të shoh, kush po vjen tek"hija"ime
Pupu
dhe obobo(gati shkoqem si thërrime).
Është
një vashë symëshqerrë që po vjen drejt e
në"hije"
Unë
bëhem lylyverë se më është tamam si xhinde
Është"xhinde"
të xhindosë, buzën çon vesh më vesh
I
xhindosur dhe nervoz, kam frikë unë mos
më përqesh?
Erdhi"xhindja"
e xhindosur dhe më hidhet në kokë"fap"
Përparim
kusurpasosur, dil "lufto" në këtë vapë.
Me
të rrokem, me të mundem(kam dy duarë për një kokë)
Në
fitova? Kot të mburrem: që të dy rrimë shtrirë për tokë.
3.Dale
"mulibardhë"!
Dale,
"mulibardhë", dale! Mos më ik me vrap!
A
e sheh rrënjëdale, që tani që jam plak?
Më
dole në rrugë dhe, sa më hodhe sytë,
Mbeta
si me"gugë"(m'u mbytën gjemitë).
Lëshove
një qeshje, e le si jehonë
Mos vallë më përqeshe për moshën e vonë?
Ç'pate
mulibardhë që më re më qafë?
Sado
jam flokëbradhë, "bukën s'e ha thatë".
Këmbët
i shpejtove si të ndiqte kush
Mua
keqas më"shpove", më vure mbi prush.
Qeshë
mirë e bukur, mu në punë time
Po
më bëre turbull(ç'të them, mikja ime).
Hajde,
mulibardhë, se jam duke pritur
Se
jam i moshur, s'duron një kokëthinjur
Kur
në rrugë dhe ballë.andej nga ti sytë
Të
pres, mulibardhë, më lojtën burgjitë.
Tiranë, 3 korrik 2026


