Cikël me poezi nga Oriada Dajko

NJË FJALË NGA VETJA
Sot
presim nga valët, sot presim nga deti
të na sjellë një letër prej nesh,
a
ndo fjal
diku
nga një tokë tjetër, prej ëndrrave që deshëm.
***
O
Zot, ku jemi kështu,
në vendin tonë dhe sërish të mërguar
edhe
në shtëpi, edhe të huaj?!
Gjithmonë në lindje të asaj që na pret,
e
në perëndim të asaj që presim,
as
ata që ishim, as ata që duam të jemi.
***
Aq
shumë udhë, po aq shumë strehë, po aq shumë të tjerë,
vetëm
për të qënë të sigurt
se
jemi mjaftueshëm hapa larg nga vetja
sepse
ne, jemi shmangur gjithmonë nga e vërteta.
A
thua ishim aq të marr
sa
brenda vetes kishim mbledhur vetëm ëndrra?
***
Në “botën tonë”, ne ende dukemi si ne,
por
më askush nuk po na njeh,
asnjë tokë, asnjë vend, asnjë dhé.
Mos
ndoshta na kanë harruar edhe perënditë?
***
Ah
sikur ta dinim se nga cili vend duhet të nisemi
për
të mbërritur te vetja?
Asgjëkundi
në hartë nuk është shkruar
rruga
për të shkuar te zemra
ndaj
më kot, hartat ekzistojn
se
të gjithë rrugët e tjera janë tejet të thjeshta!
NJË DITE PRILLI
Kujt
i përket vallë kjo ditë
që
më erdhi sot në duar?
Nga
cila strehë kujtimesh,
nga
cila strehë qiejsh e kohësh të pajetuara
do
të jetë mërguar?
Se
aroma e saj shumë e njohur m’u duk
si
aroma e asaj dite që nuk e jetova kurrë.
Dhe
më erdhi pak çudi se kam dëgjuar
se
çastin e pajetuar, as përjetësia ta shlyej nuk di.
***
Dikur,
fëmijë, bindur se vetëm ditë kisha shumë,
ndieja
se si shkriheshin krahët e tyre në pëllëmbët e mia,
hapja
duart e i lija të lira.
E
ç’do të thoshte për një fëmijë një ditë më pak,
një
ditë më shumë,
kur
ndër duar kisha të shkruar lamtumirën e çdo stine,
lamtumirën
e çdo dite, lamtumirën e çdo ikjeje
dhe
kurrë nuk pyeta drejt kujt niseshin,
drejt
kujt perëndonin krahët e ditëve të mia
se
mendoja se kujt i fal fluturimin,
me
vete merr dhe pak nga ti
dhe
unë pak prej meje i dhashë çdo dite,
pak
prej meje çdo stine, pak prej meje në çdo ikje,
me
sy drejt qiellit thoja atje ku më perëndojnë ditët,
atje
do të jetë dhe vendi im.
***
Kush
do mendonte vallë se duart e një fëmije
do
të ktheheshin në kafaz ditësh, në kafaz stinësh,
në
kafaz dashurie...
***
se
kush nuk ka fluturuar kurrë, as të dhurojë flatra më nuk di.
TASHMË JEMI TË VJETËR PËR T’U KTHYER NË SHTËPI
Unë dhe ti kemi me mijëra vite që largohemi prej vetes
dhe
sot që i ngjajmë vetvetes më pak se kushdo tjetër,
tashmë jemi shumë të vjetër për t’u kthyer në shtëpi,
nuk
do të guxonim të hidhnim një hap drejt saj
se
jemi mësuar në të qënit larg.
Ne
kemi me mijëra vite që kalojmë pranë shtëpis
dhe
çdo herë mbetemi në prag.
Gjithmonë është diçka që na mban larg,
një zë, një perëndim a një gjysmëfjalë.
A
ndoshta jemi vetë ne që e pyesim njëri-tjetrin:
“Kur është hera e fundit
që e ke parë në ëndërr shtëpinë?”
Të tillë janë njerëzit edhe në parajs
do
t’i marrë malli për të ashtuquajturën shtëpi.
Vetëm
se shtëpia e njerëzve si unë,
shtëpia
e njerëzve si ti
është një dikur, një nesër, një letër, një kurrë.
E
jona është një shtëpi që nuk ekziston
askund
tjetër përveçse në fëmijërinë tonë.
Jemi
ne ata që pasi nuk përkasim në atë që duam,
thjesht
nuk mund të përkasim më askund.
Jemi
ne njerëzit që shkojn
me
të gjitha stinët e mbyllura brenda vetes.
A
thua sikur zogjtë,
vetëm
zogjtë mund t’i shpëtojnë stinët brenda nesh?!


