Albert Zholi: Albana dhe Edmondi, dashuri e pamundur
Albana dhe Edmondi, dashuri e pamundur

Albana
ishte vajza e vetme e deputetit Artur K.... Një vajzë e bukur, e zgjuar dhe
ambicioze, 23 vjeçe, studente në vitin e fundit të Mjekësisë. Prindërit
krenoheshin me të dhe e shihnin si një të ardhme të sigurt në botën akademike.
Në shtëpinë e tyre punonte prej vitesh Edmondi, shoferi personal i Arturit.
Edmondi ishte 29 vjeç, i gjatë, i pashëm, i sjellshëm dhe tepër korrekt. Arturi
kishte besim të plotë tek ai. Edmondi e shoqëronte shpesh Albanën në
universitet, në bibliotekë apo në aktivitete të ndryshme. Në fillim marrëdhënia
e tyre ishte thjesht miqësore.
-
Faleminderit, Edmond, - i thoshte Albana sa herë që ai e priste me durim pas
orëve të gjata të mësimit.
-
Për këtë jam këtu, zonjushë, - përgjigjej ai me buzëqeshje. Por ditët kalonin
dhe bisedat bëheshin gjithnjë e më të gjata. Flisnin për libra, filma, ëndrra
dhe planet për të ardhmen. Albana zbuloi se Edmondi ishte shumë më i kulturuar
nga sa mendonin njerëzit. Ai kishte lexuar shumë, kishte humor dhe një zgjuarsi
natyrale që e bënte të veçantë. Pa e kuptuar, të dy filluan të mos rrinin dot
pa njëri-tjetrin. Një mbrëmje Albana vendosi t'ia tregonte nënës.
-Mami,
jam e dashuruar. Vezikua buzëqeshi.
-Më
në fund! Kush është djali?
-Edmondi.Buzëqeshja
iu ngrinë në fytyrë.
-Cili
Edmond?
-Shoferi.
-
Si? Shoferi?!
-Po.
-Albana,
mos bëj shaka!
-Nuk
po bëj shaka. Vezikua u nervozua.
-
Ti studion Mjekësi. Ke një të ardhme të madhe. Si mund të mendosh për një
shofer? Albana e pa drejt në sy.
-
Edhe ai njeri është, mami.
-
Nuk është kjo çështja.
-
Atëherë cila është?
-
Nuk është niveli yt.
-
Përkundrazi. Është më i mirë se shumë djem që njoh në universitet. Ka karakter,
humor, zemër dhe dinjitet. Shkolla nuk është gjithçka. Ka njerëz me diploma që
sillen si maskarenj. Vezikua nuk foli më. Pak ditë më vonë, duke u kthyer nga
pazari, pa diçka që e tronditi. Në makinën e parkuar pranë parkut, Albana dhe
Edmondi po putheshin. Qeset i ranë nga duart. Atë natë ia tregoi gjithçka
bashkëshortit.
-Nuk
e besoj! - tha Arturi. Por vendosi ta pyeste vetë vajzën. Në darkë mbretëronte
heshtja.
-Albana,
dua të di të vërtetën.
-
Cilën të vërtetë?
-
A je e lidhur me Edmondin?
-
Po!
Arturi
u zbeh.
-
Ai është shoferi im!
-E
di.
-
Nuk mund ta besoj. Kam ëndërruar që të bësh dy universitete dhe ti merresh me
dashuri me një shofer?
-
Po shoferët nuk kanë zemër, baba?
-
Nuk thashë këtë.
-
Nuk krijojnë familje? Nuk dashurojnë?
Arturi
heshti.
-Mendon
se jam vajza e parë në Shqipëri që dashurohet me një djalë pa diplomë
universitare? Ka mijëra vajza të shkolluara që janë martuar me burra të
ndershëm, pavarësisht profesionit.
-
Ne jemi ndryshe.
-
Jo, baba. Dashuria nuk pyet për poste, diploma apo status. Prandaj quhet
dashuri. Fjalët e saj nuk e bindën. Të nesërmen Arturi e pushoi Edmondin nga
puna. Mendoi se gjithçka do të merrte fund. Por ndodhi e kundërta. Pas disa
javësh, Albana dhe Edmondi u larguan së bashku. Morën një apartament me qira dhe
nisën jetën e tyre. Nuk kishin shumë para, por kishin njëri-tjetrin.
Muajt
kaluan. Kur Albana mbeti shtatzënë, zemërimi i prindërve filloi të zbutet.
Lajmi i nipit që po vinte në jetë ishte më i fortë se krenaria. Një pasdite,
Vezikua trokiti në derën e tyre. Albana e hapi dhe mbeti pa fjalë. Nëna e
përqafoi fort. Pas saj qëndronte edhe Arturi. Ai iu afrua Edmondit dhe, pas një
heshtjeje të gjatë, i zgjati dorën.
-
Kujdesu për vajzën time. Edmondi ia shtrëngoi dorën.
-
Gjithmonë. Në atë çast Arturi kuptoi se kishte humbur një shofer, por kishte
fituar një djalë. Dhe se dashuria, ashtu siç i kishte thënë Albana, nuk njeh
poste, diploma apo kufij.



