Përparim Hysi: Një dhuratë si urëmiqësie

Nga
Përparim Hysi
Isha
në një promovim libri të mikut ntim, SEJDO HARKA, dhe atje zura një mik "me hajmali".
Miku kish ardhur enkas nga RRËSHENI dhe
m'u prezantua: FRAN NIKOLL BROZI. Jo vetëm kaq, por, kur mori vesh, që unë kisha qenë mësues, më dhuroi një libër shumë sinjifikativ:"
65-vjet të Gjimnazit RRËSHEN, 1960-2025". Më poshtë, po në
kopertinë:"MARIE DONA, NIKOLLI(BROZI), ish-nxënëse, mësuese dhe
drejtoreshë e këtij Gjimnazi. E falnderova mikun dhe, ngaqë nuk kisha asgjë si këmbim, po bëj këtë shkrim të thjeshtë "për të
paguar pak si "doganë" për dhuratën e çmuar.
* *
*
Unë
shumë gjëra nuk i di, po kurrë nuk shkruaj për gjëra që nuk di. Ndaj iu futa
dhuratës nga faqa e parë e deri tek e fundit dhe jam i mbushur me emocione
pozitive. Kam njohur një mësuese;kam njohur një kolege dhe sikur po më bën apel "thirrja" e një profesioni
të shenjtë si mësuesia, ku nga 84-vjeç që kam mbi kurriz, gjysmat i kalova në
arsim, kur dola në pension në vitin 2000. Dola në pension, por sikur ta dini, sa herë nëpër gjumë marr e jap provim; sa herë
më duket sikur me nxënësit e klasës së tetë nuk kam realizuar planin mësimor
për hartimet;sikur nga 7, vetëm katër dhe mend bërtas në gjumë. Mos u
çuditni:puna e gjatë dhe me pasion
ndikon dhe të bëhet e pranishme për tërë jetën.
Këto që shkruaj unë, mund t'i vlerësojë veç një
mësues i vjetër, .por, siç shoh tek
"dhurata", pak a shumë, nëpër
këto"hulli" gjatë jetës si mësuese, ka kaluar kjo, MARIE DONA, NIKOLLI (BROZI).
Duke
parë veprimtarinë si mësuese, shikon një
mësuese me kualifikim të lartë që asnjëherë nuk pushon së "mësuari"
për vete, se është e ndërgjegjshme;po nuk mësove vet, nuk ke se çfarë u jep të
tjerëve. Nëse, profesionalish është
investuar me gjithë dijet e saj tek nxënësit, shpërblimi më i madh i saj, janë fanderimet e nxënësve për të. Duke e parë
me imtësi, në çdo hap të saj në arsim, them se me MËSUESEN MARIA DONA, NIKOLLI
(BROZI) ka ndodhur ajo që ka thënë prej kohësh, historiani Amerikan, HENRY ADAMS:" Kurrë nuk mund të thuhet se
ku mbaron influenca e mësuesit."
* *
*
Si
e shoh unë, në aspektin pedagogjik, punën e MËSUESES (enkas e shkruaj me gërmë
të madhe) MARIE NIKOLLI.
Kam
parasysh, Pedagogun Zviceran.ROBERT DOTTMUS i cili në vitin 1966 ka shkruar një
status për mësuesin.Po rreshtoj këtu vetëm katër pika të programit dhe, mbasi t'i
lexoni, verifikojini në i ka zbatuar
MARIA apo jo?
Ja
tani: 1. Do ta kryej detyrën me ndërgjegje
të lartë.
2.
Nxënësit e mi do t'i trajtoj si fëmijët e mi.
3.
Do ta mbroj me gjithë mjetet nderin e profesionit tim.
4.
Kolegët, çdo herë, do jenë miqtë e
mi. Në bashkëpunim me ta, do përpiqem që,
vazhdimisht, të buçasë veprimtaria në
shkollë.
Tani,
pasi rreshtova këtë status, arrita në përfundmin e
paluajtshëm:"Kostumi, i
"prerë" dhe i"qepur" nga pedagogu zviceran, i rri pas
trupit, MËSUESES MARIA DONA;NIKOLLI (BROZI).
Hapni librin dhe do shikoni, vlerësimet, certifikatet, dekoratat dhe, mbi
të gjitha ai "dekretim i
veçantë" si"Ambasadore e Paqes". Nëse ndalem pak tek ky titull
honor, se gjej firmat e dy të njohurëve
të mi: Të ndjerit dhe të paharruarit të Profesor-Doktor MURAT GECAJ alias
BABUSHI dhe të mirës YLLKA BEÇI, ish-nxënsja ime në shkollën "PETRO
BAZE" në rrethin e FIERIT. Tej dekoratava e vlerësimeve nga dikastere e
deri në MINISTRI të ARSMIT, do të veçoja vlerësimet e atyre që e kanë
njohur MARIEN, por, mbi të gjitha velërësimet, qëndron ajo e nxënësve të saj. Tek
fraza:" Të faleminderit Zysh MARIA" qëndron mbi gjithë dekoratat që
mban. Nga pëvoja ime kam thënë:"Nuk është e vërtetë që vetëm ne, mësuesët vëmë nota për nxënësit, por janë dhe
nxënësit që na vënë nota neve, mësuesëve. Ne, ndoshta, ndonjëherë gabojmë, por
nxënësit janë shumë të saktë në vlerësim. Ky vlerësim me superlativa nga
nxënësit e saj, e rrit karizmën e kësaj mësueseje.
* *
*
OSKAR
UALD thotë: "Njeriu është më pak vetevetja, kur flet për veten e tij. Jepu
mundësi të tjerëveqë të flasin për ty dhe mëso të vërtetën".Dhe në libër del i plotë portreti profesional i
kësa mësueseje që është model që duhet ndjekur.
GANDI
e ka lënë porosi:- Mëso sikur nuk do vdesësh kurrë! Dhe MËSUESE MARIA jo vetëm
mëson, por është bashkëautore e disa
veprave në fushën e Arsimit e Kulturës dhe, kur theksonte VIRGJILI:"Të
ngresh lart emrin tënd me vepra, është arritja e virtytit". Këto arritje, veç
tjerash, se ajo vazhdimish mëson. Se, siçthotë, Doktor Charles D.Mclver:"Kur mëson një
burrë, ke mësuar një individ. Kur mëson një grua, mëson një familje të
tërë."
Sa
për familjen, ajo ka një familje që trashgon bujarinë e MIRËDITËS, besnikërinë
dhe ATDHETARINË!
E
falnderoj, "mikun me hajmali"
FRAN NIKOLL BROZI dhe familjarisht të kenë vetëm gëzime.
Tiranë, 15
qershor 2026



