Sevdail Hyseni: Hajdutët

05.07.2026, 09:20 AM (GMT+1)

Sevdail Hyseni


Satirike


Hajdutët


(Humor popullor)


Dikur moti në Opojë,

tre hajdutë me përvojë.

Nisen natën me mendimin

ta grabitin Nastradinin.


Sapo hynë brenda në shtëpi,

në katin e parë panë me sy,

një viç të madh, lara-lara,

si s’kishin hasur më përpara.


E bënë planin si t’ia nisin:

- Së pari, Nastradinin ta mbysin,

- Së dyti, gruan t’ia dhunojnë,

- Së treti, viçin t’ia copëtojnë!


Nastradini, burrë me mend,

por i tmerruar në atë moment,

ngarend te gruaja nën jorgan,

ishte bërë i verdhë si limon.


Gruaja i tha me habi:

- Ç'ke, o burrë, ç'është me ty?

Tha Nastradini, me drojë e tutë:

- Në shtëpi kanë hyrë hajdutë!


Por, e dashura ime, mos ki frikë,

nga ky "operacion" me taktikë;

-Ti shpëtove shëndosh si thana,

mua dhe viçit na u kajt nana!

(Karikatura marrë nga interneti)