Visar Zhiti: Festa e madhe! – 250 vjet

FESTA E MADHE!
- 250 vjet -
4 KORRIK-
që
nga Shtëpia e Bardhë në Washington e deri tek ambasada më e largët e saj në
botë, nga kupola e Capitol-it hijerëndë e deri te duart e vogla të një fëmijë,
kudo, nëpër dritare e ballkone deri në qiej e rrugëve e dyerve, mes pemëve
kopshteve - Flamuri i bukur Amerikan… yjet dhe shiritat e kuq me të bardhë
fërgëllojnë bashkë me flladin… kaq shumë flamuj, - kam shkruar, - sikur t’i
kishin nxjerrë nga thellësitë krahët e të rënëve, si ëndërr e përbashkët e
tokês dhe e njerëzve…
4
Korriku -
ditë
e madhe e lirisë dhe kujtesës historike, jo vetëm e një kombi të madh, kur më
1776 u shpall Pavarësia dhe më pas, me Kushtetutën, u hodhën themelet e një
shteti, të dinjitetit më të lartë njerëzor, që i dha realitet ëndrrës
amerikane, të gjithë njerëzit janë të barabartë dhe secili ka të drejtën e
jetës, të lirisë dhe të ndjekjes së lumturisë.
Lumturi
me kushtetutë! - një mrekulli.
S’kam
si të mos them që mbështetja jetike e SHBA ndaj atdheut tim amë në rreziqet e
historisë - një tjetër mrekulli për ne.
Bashkë
me qytetarët amerikanë edhe gëzimi, qedhe përkushtimi janë më të madha, dhe
veprat kanë më forcë dhe bukuri!
Po
gëzuar Festën e Madhe! 250 vjet Pavarësi dhe Liri dhe prosperitet!
GOD
BLESS AMERICA!
Visar Zhiti


