Visar Zhiti: Panairi në Prishtinën e librit “që hap botën”

E LIBRIT “QË HAP
BOTËN”.
- poezia ime mbas
luftës -
Nga
Visar Zhiti
…botues
shqiptare të të gjitha trevave e përreth, vizitorë të shumë, lexuesit, pra, mes
tyre dhe shkrimtarë, mbushin Panairin e Librit në Pallatin e Rinisë në Prishtinë,
me moton: “Libri hap botën”… - lexoj dhe ngazëllehem.
Ndjej
se jam dhe unë në Prishtinën e dashur, ja, ashtu si libër a si shpirt…
Në
stendën “Onufri” të Tiranës, mes botimeve më të reja, janë dhe libra të mi,
romanet “Në kohën e britmës” dhe “Këpuca e aktorit”, përmbledhjet me poezi “Dorëshkrimet
e fshehta të burgut” dhe “Dritë që ecën zbathur”, po kështu dhe në botimet e
Prishtinës, “Buzuku” ka nxjerrë vëllimin tim me poezi “Si është Kosova”, ndërsa “Koha” romanin “Funerali i pafundmë”, i cili
sapo ka dalë dhe anglisht në SHBA…
…dhe
s’kam si të mos kujtoj që SHBA me NATO-n u futën në Kosovë që të ndalnin atë
eksod të madh si në Bibël, pushtuesi serb me dhunë e mizorira po i përzinte nga
shtëpitë e tyre shekullore shqiptarët e Dardanisë, UÇK-ja po derdhte gjakun për
çlirim… Ato ngjarje të mëdha nuk janë vetëm në kujtesën e re kolektive, por dhe
në libra, në poezi e romane, edhe në këtë Panair të Prishtinës. Edhe në librat
e mi, po t’i hapësh, do të dalin personazhe nga Kosova, ndoshta dhe po enden nëpër
panair…
Dhe
më ndërmendet Panairi i Parë menjëherë pas Luftës në Prishtinë, shkova dhe unë
dhe pashë që Kosova ashtu si gërmadhat e shtëpive, po ringrinte ëndrrën, që nuk
bëhet gërmadhë. Dhe shkruaja poezi:
MIRËMBRËMA PRISHTINË
Sa
e kam e pritur këtë natë
të
hyjë mes netëve të mia.
Dua
dy cigare nga ty
për
gëzimin dhe dhimbjen time
bashkë.
Ku
ta ndez,
në
yllin tënd më të bukur
të
shpirtit?
Sa
të mëdhenj dhe sa afër
janë
yjet e tu, Prishtinë!
Mund
të ul një degë qiellore
dhe
t’i mbledh një nga një
si qershitë,
si bekimet.
Cigaren
tjetër do ta ndez
te
qiriri yt i jetës,
që
të mos më mungojë më nata jote,
Prishtina ime.
Prishtinë,
16. 11. 1999
GËRMADHAT
DHE LIBRI
Gërmadhat
e luftës
në
Prishtinë - të zymta
sikur janë rrëzuar grumbuj resh
dhe kanë
shtangur.
Ylberi
i këputur, i shkrumbuar,
është harku fiksion
i një ure
guximesh.
Pak
më tej u hap Panairi
Kombëtar
i Librit. Telat me gjëmba
në
kufi ranë vetvetiu,
vallja e tyre skeletike mbaroi.
Kadmi
i pellazgëve mbërriti.
Pa
asnjë ndërprerje fjalia e librit
në
Tiranë vazhdon në fletën tjetër
tê
librit në Prishtinë
si
flatra te flatra. Por piedestalet janë bosh.
të
vëmë librin, atë të shpuarin
nga
plumbat
që iu përgjakën
fjalët.
Libriin
e parë “Mesharin”,
se prej këndej vinte Buzuku.
Të
gdhendim
shkronjat shqipe mbi
gur
dhe
mbi lëkurët tona
si në pergamenë të gjallë.
Ne, që s’mundëm të jetojmë,
nuk
do të mundim as të vdesim.
Dyert
janë të hapura si një libër.
Nën
gërmadha gjithmonë regëtin
një
dëshirë. Etosi më lë një autograf
me
të kuq buzësh mbi pjatën time
të bardhë.
Nga
libri “Si është Kosova”,
“Buzuku”,
Prishtinë, 2014.
Dhe
kopjet e para të librit m’i solli im bir, Atjoni, kthehej nga një takim i
Parlamentit Europian të të Rinjve në Barcelonë, por ndali në Prishtinë. Ai
ishte dhe autori i ballinës së librit. Shoh se të gjithë botimet e mia në këtë
Panair kanë në kopertinë piktura të tij.
Jemi dhe ne, pra, aty, atë e bir…














