Visar Zhiti: Si kartëvizitë shpirtërore e një profesori në SHBA…

SI KARTËVIZITË SHPIRTËRORE
E
NJË PROFESORI NË SHBA…

Në
pakon që më erdhi, bashkë me librat e dëshiruar, ishte dhe një grubull i vog?l
si me kartëvizita, që i kishte futur Profesor Lisandri Kola.
I
mora ndër duar, portrete të poet?ve Arshi Pipa e Martin Camaj me At’ Gjergj
Fishtën në mes, një trini shpirtërore shqiptare…
M?
preku, tri zëra, tri fate të mëdha të fjalës shqipe, të bashkuar ashtu
mrekullisht se Lisandri Kola është dhe profesori që në Universitetin e Ann
Arbor në Michigan, SHBA, kishte krijuar lëndën e letërsisë shqipe me
shkrimtarët në diasporë. Ideuar prej tij, me përpjekjet e tij intekektuale, si
arritje e tij universitare mbetet triumf i letrave shqipe.
Edhe
kjo copëz kartëz me tre portretet e poetëve tanë të mëdhenj, është një tregues,
sipas meje, mjafton që t’ua ketë shpërndarë studentëve të tij, amerikane
shumica, po edhe nga vende të tjera që studiojnë në SHBA, edhe shqiptarë
natyrisht. Gjithsesi rrëfen dhe nga rrugëtimi shpirtëror shqiptar drejt
Kulturës Perëndimore, me sakrifica, me rreziqe dhe gjak, me poezinë e madhe.
A
ka lidhje me SHBA-në kjo trini? Po, patjeter. Dhe historike. Po e nis me
korifeun:
At’
Gjergj Fishta
erdhi
në Amerikë në vitin 1922, shkoi në Washington dhe u takua me personalitete
amerikane për çështjen e njohjes së Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara, gjë që
ndihmoi në këtë proces. SHBA e njohu de jure Shqipërinë më 28 korrik 1922.
Ndërkaq
At’ Fishta e pasuroi letërsinë tonë të udhëtimeve me kujtime të shkëlqyera dhe
nga SHBA…
Profesor
Arshi Pipa
është
lidhja më e drejtpërdrejtë akademike me Amerikën. Pas burgimit në Shqipëri dhe
arratisjes, u vendos në SHBA në vitin 1958/1959 dhe dha mësim në disa
universitete amerikane, ndër të tjera Columbia, Berkeley dhe Minnesota. Dha
edhe kurse të shqipes, botoi “Librin e burgut” me sonete infernale, libra të
tjerë në anglisht dhe në shqip të një rëndësie të veçantë, jo vetëm në atë të
mendimit kritik e filozofik shqiptar.
Profesor
Martin Camaj
u
arratis nga Shqipëria për t’i shpëtuar përndjekjes, përfundoi në Gjermani, ku
hapi dhe drejtoi Katedrën e Albanalogjisë në një Universitet të rëndësishëm,
shkruajti letërsi të madhe në gjuhën amë,
poezia e tij u përkthye dhe në anglisht dhe u botua në New York.
Camaj
ndërkaq udhëhoqi përpjekjet për krijimin e një katedre të Albanalogjisë në “New
York University” në vitet 1986-1989. Pati dhe një propozim zyrtar për një
“Chair in Albanian Culture”, ndërsa komuniteti shqiptaro-amerikan kishte
premtuar një pjesë të madhe të fondeve, por kjo ëndërr mbeti e pa realizuar.
Dhe Camaj befas do të ikte nga kjo jetë…
Lutem
që e ardhmja ta bëjë realitet ëndrrën me idealistë e profesionistë të letrave
shqipe.
Mbase
Profesor Lisandri Kola deshi t’na i kujtojë këto akte. Të zgjojë nismën… Puna e
tij, talenti dhe kultura janë një siguri dhe ndershmëri intelektuale, e
dashurisë për gjuhën shqipe, të cilën e lëvron mrekullisht, edhe pse shkruan
dhe në anglisht. në italisht dhe njeh gjuhët sllave të Ballkanit, etj.
Kartëzën
me tre portrete poetësh unë e mora si një thirrje të brendshme secilit nga ne
dhe të gjithëve bashkë.
Ajo
është e bukur!



