Eda & Visar Zhiti: Një zonjë nga Kosova

19.09.2026, 05:03 PM (GMT+1)


NJË ZONJË NGA KOSOVA

- poezia për Flora Brovinën - 

Nga Eda & Visar Zhiti

Flora sot la tokën amë dhe shkoi në Qiell ta zbukuronë atë si me poezinë e saj.

E njohëm si poete, ishte dhe mjeke, plagët e Kosovës kishin nevojë për duart e saj, u bë veprimtare e shquar, në mbrojtje të kauzës së saj u ngrit?n dhe në botë, kur pushtuesit serb? e burgosën. Nga robinjë ajo do të kthehej triumfatore, do të zgjidhej dhe deputete, etj.

Të bukura dhe të dhimbshme ishin shëtitjet në Tiranë me bashkëshortin e Florës, Ajri Begu, kur ai punonte si  bankier në Bankën Amerikane. Emrin e kam shqip, thoshte, Ajër… më dha dhe një dramë të tij, bisedonim për poezinë e Florës…

Mbas Luftës menjëherë do të takoheshim në Prishtinë, në Panairin e Parë të Librit… po Flora?… ishte në burg… e rëndë… Ndoshta poezia thoshte diçka më shumë…

Në librin “Si shkohet në Kosovë”,  botuar në Tiranë dhe Prishtinë, është një poezi për Flora Brovinën, edhe në anglisht në  librin “The condemned apple”, botuar në SHBA. E përktheu po ai që ka përkthyer dhe librin e saj, Robert Elsie. Do ta shihte poezinë dhe Flora. Buzëqeshte…

E kërkonim kur na ndodhte të shkonim në Prishtinë… Ja, dhe mesazhi i fundit që kemi prej saj, i para ca kohëve këtë vit:

          “Sa kam dëshirë të ju takoj

          dhe përqafoj me mall motre

          që të dyve!”

Motër, në vend të një luleje për Ty sot, po sjellim poezinë:

Visar Zhiti

KJO DITE E (JASHTE)ZAKONSHME

Rrugët e Prishtinës

mbarojnë në një psherëtimë. Shëtis

me mikun tim Ajri Begu. Të hutuar shohim fantazmat tona

                                 nëpër shitore grash

                                 vitrinave fërgëlluese.

Dua një dhurate per time shoge larg

e ai një pallto për Flora Brovinën

                                                          në burg.

Pushtuesit ikën, le të vije dimri.

?- Si eshtë? - e pyes duke u dridhur.

?E akuzuan se udhëhoqi demonstrata, kuroi plagë. Mjeke është. S'mund

ta kundronte luftën si Helena e Trojes    

                                                   nga dritaret.

?- Në ç’gjuhë bëhet gjyqi?

?- Serbisht.

?- E kur e takon?

?- Vetëm serbishtja lejohet. Permes xhamave i tregoj librin e saj më të ri me poezi e ajo më rrëfen për një grua

                                           që lindi ne burg.

- Ah, të gjithë jemi fëmijë burgjesh,

                                  e tani që liria erdhi...

- S'e shoh dot me pranga!

- Dhe une sime shoqeje s'do t'i blej

                                                       byzylykë.

Te të gjitha gratë e bukura

të Prishtines shoh Florën.

Këtë lulëzim dhe drite

       ajo e shperndan, kaq prajshëm. Zambakë te bardhë çelin

                          sa herë ia lidhin duart. Pika e vesës

rrëshqet dhe ngrin

si gur unaze mbi lutjet.

(Nga libri “Si shkohet në Kosovë” -

Tiranë, 2000, Prishtinë 2014)

*   *   *

Dhe anglisht:

THIS (UN)USUAL DAY

The streets of Prishtina

                                            end with a sigh. I am on a walk

With my friend Ajri Begu.

Bewildered we see

Our ghosts in the quivering   

                                    showcase windows

                  of stores for ladies' apparel,

I want a present for my distant wife And he a coat for Flora Brovina,' 

                                                   imprisoned.

The occupying forces have left,

                              now it's winter's turn.

"How is she?" I inquire trembling,

"They've accused her of leading

                                          demonstrations.

She healed wounds.

She's a physician.

How could she have led a war

From her window like Helen of Troy?"

"What language is the trial in?"

"Serbian."

"And when you meet her?"

"Only Serbian is allowed.

I showed her through the glass her new book of poetry

And she told me about a woman

who gave birth in prison."

"We are all the scions of prisons,

                                                      and now

Freedom has come..."

"I can't stand to see her

                                            in handcuffs!"

"I won't buy a bracelet for my wife."

I see Flora in all the beautiful women   

                                                  of Prishtina. She spreads these blossoms

And light, so tranquil. White Lilies   

                                          break into bloom

Every time her hands are tied.

Drops of dew

Slip and freeze on prayers

like gemstones in a ring.

————————————————

1) During the 1999 war against Yugoslavia which led to international intervention and the libration of Kosova, human rights ac-tivist, poet and pediatrician Flora Brovina was taken hostage by Serb paramilitaries and sent to Serbia. She was sentenced by a Serb court to twelve years in prison for "collaboration in hostile activities in connection with terrorism" bur was released a year later.

(From “Where Is the Road

to Kasova”)

Translated

by Robert Elsie

“Visar Zhiti ‘The condemned apple’

Green Integer, Los Angeles,

2000 & 2025”