Tahir Bezhani: Përurim librash të autorit Ragip Ballata

Për 27 vjetorin e Çlirimit të Kosovës:
PËRURIM
LIBRASH TË AUTORIT RAGIP BALLATA

Me
iniciativën e Drejtorisë për RKS e në bashkëpunim me Shoqatën e Intelektualëve
“Jakova” në Gjakovë, sot,( 12.06.2026), në sallën solemne të Pallatin të
kulturës “Asim Vokshi në Gjakovë, si dhe në kuadër të ditës së Çlirimit të Kosovës, u përuruan dy
libra të autorit tani të njohur për lexuesit anekënd vendit, z. Ragip Ballata,
një studiues i dëshmuar që pesë dekada në ruajtjen e kujtesës historike të
arsimit shqip.
Fjalën
e hapjes së kësaj ceremonie përuruese e bëri drejtori i Pallatit të kulturës,
z. Demokrat Zhubi, i cili foli për rëndësinë dhe peshën e dy librave të z.
Ballata dhe refleksionin historike të gjuhës shqipe nëpër kohë. Pastaj fjalën
ia kaloi kryetarit të SHI. ”Jakova” në Gjakovë, Prof. Dr. Ruzhdi Sefës , i cili
në vazhdim veçoj e vlerësoj disa pika kyçe të
nga libri “Shkolla “Skenderbeg” e Gjakovës”, shkruar nga autori Ragip
Ballata.

Prof.
Dr. Ruzhdi Sefa, në fillim të fjalës, shprehi mirënjohje dhe respekt për dëshmorët e UÇK-së, martirët e popullit tonë dhe aleatëve të
vendit tonë me në krye me SHBA dhe NATON, të cilët qëndruan në anën e
drejtësisë historike për lirinë e vendit. Pastaj, z. Sefa, dha disa komente
vlerësuese për Prof. Ragip Ballaten, i cili në këtë ceremoni përuroj librat :”Shkolla
“Skenderbeg” e Gjakovës” si dhe librin “Tufë proverbash të zgjedhura”.
Paraprakisht, z. Sefa foli për Raip Ballaten si emër i njohur në fushën e
arsimit, publicistikës dhe hulumtimit të historisë së arsimit shqiptarë. Libri
mbi arsimin shqip të z. Ballata, tha Ruzhdi Sefa, është një punë profesionale e
shtrirë në thellësi të kërkimeve shkencore nëpër arkivat e mundshme duke
krijuar dëshmi autentike. Me punën e tij të palodhshme z. Ballata është
dëshmuar si kronikan i kujdesshëm i
kohës në mbrojtjen e vlerave arsimore e
kombëtare, duke lënë gjurmë në
historiografinë shqiptare. Hapja e shkollës “Skenderbeg” në Gjakovë, në
kohë okupimi, ishte njëra nga veprimet e sakrificës së dashamirëve të shkollës
shqipe, në kohë kur të gjithë armiqtë në vazhdimësi synonin ta zhbën gjuhën
shqipe. Ishte ky viti 1915-1918,kur luftërat ballkanike shtriheshin edhe ne
hapësirën tonë gjeografike ,ku zaptuesit përherë ishin të pamëshirshëm. Këtë
mesazh, shkruan Ruzhdi Sefa, e gjejmë fuqishëm edhe në vlerësimet që iu janë bërë
kësaj vepre. Studiuesit e arsimit e konsiderojnë gjuhen dhe arsimimin shqip si
armen më të fuqishme të lëvizjes kombëtare. Kur flitet për Shkollën
“Skenderbeg,” nuk bëhet fjalë vetëm për vitet 1915-1918 por mbi themelet dhe
platformat e arsimit shqip të mëvonshëm në Kosovë. Kjo Shkollë më parë quhej
“Mejtepi Ruzhdije,” ndërsa emri origjinal “Skenderbeg” ka mbetur më pak i
njohur. Dhe, pikërisht për këtë shkak, SHI ”Jakova,”i është drejtuar organeve
përkatëse komunale që shkollës t’i kthehet emri origjinal.

Në
mbarim të fjalës së tij z. Ruzhdi Sefa, falënderoj autorin e dy librave, z.
Ballata, i cili me punën e palodhshme për arsimin shqip nuk kursen asgjë për
ndriçimin e faktografisë historike për të mirën e arsimit shqip dhe vendit në
përgjithësi.

Recensenti
i librit “Shkolla “Skenderbeg” e Gjakovës,” Prof. Dr. Shefqet Canhasi, bëri një
vështrim akademik të librit dhe situatave kohëve të vështira të zhvillimit me
shume sakrifica të shkollës shqipe e jo vetëm, gjatë sundimit Otoman, ai Serb e
Malazez, me vështrim të viteve 1915-1918. Ekspozeu i Porf. Dr. Shefqet Canhasi
u përcoll me interesim të jashtëzakonshëm. Profrsori Canhasi ,sqaroi momente
edhe jashtë librit, data dhe elemente tjera shkencore me interes kombëtarë. Nga
kapitulli i parë i librit në fjalë, ”Shkolla “Skebnderbeg” e Gjakovës”,
profesori kontestoi me argumente përudhën 1887-1881,duke vlerësuar se
historianet kanë marr për bazë literaturën Osmane, konkretisht ekspeditat ndëshkimore ushtarake të Dervish
Pashës. Qëndresa e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare e LSHP ka vijuar deri me 1885
kur është arrestuar krye-komandanti dhe Ministri i Luftës, Sylejman Vokshi.
Kisha dëshiruar të ndryshohet kjo datë, tha prof. Canhasi. Vlerë të veçantë
prof. Canhasi i dha kapitullit të V, si vendimtare për arsimin shqip (1941).
Libri
i sapobotuar i autorit Ragip Ballat, u vlerësuar si një libër me rëndësi
historike ku gjeneratat do mësojnë rrugët e vështira të ecjes nëpër flakë kohe,
duke mos u dorëzuar para armiqve barbarë të kombit dhe vendit tonë.

Ragip
Ballata, autori i librave
Në
fjalën përfundimtare, autori i librave, z. Ragip Ballata, në monitor tregoj
gjerësisht fotografinë e mbledhur ahrivae te vendit, si dokument shkencor i
futur ne monografinë Shkolla “Skenderbeg” e Gjakovës. Kjo punë dëshmoi, jo vetëm
suksesin, por edhe punën e palodhshme të autorit Ballata.
Në
fund, falënderoj përzemërsisht pjesëmarrësit e shumtë prezent në sallën solemne
te Pallatit të kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë.
Gjakovë, 12.06.2026



