Milazim Zeqiraj: Dita kur foli Kosova

Dita
kur foli Kosova
(Kushtuar
2 Korrikut)
Thirrja
e brezave,
Kosova
Republikë,
sakrificë
e larë me gjak.
Me
2 korrik 1990,
dryri
nga frika mbylli derën,
muret
u pushtuan,
por
jo zëri.
„Deklarata
Kushtetuese"
një
fjalë e re për ne,
nuk
kishte nevojë për mure.
2.
Kur
oda heshti,
oborri
u bë parlament.
që
fjala të mos mbetet peng.
Aty
nën qiell me diell,
kishte
më shumë frymë
dhe
zëri u bë jehonë.
Rrugëtimi
ishte i gjatë dhe
i
penguar,
por
vullneti për liri i pa ndalshëm.
Nga
rrënjët e ndaluara,
u
ndërtua ura drejt lirisë.
3.
Deputetët
nuk lejuan
që
ëndërra e popullit të mbyllej:
me
dry,
armë
e
urdhëra.
Ata
e shqiptuan lirshëm,
dëshirën
e rritur në zemrë,
dhe
të rujtur në maje të gjuhës.
4.
Kosova
Republikë ndër vite u këndu:
në
rrugë,
në
burgje,
në
sallat e gjyqeve,
por
askush nuk u tërhoq nga sakrifica.
Në
Kosovën me liri të pushtuar,
me
2 korrik 1990,
u
këndu nga bijtë vet,
në
oborrin parlament
dhe
filloj të flas më erën,
si
këngët,
si
frymë.
5.
E
ndaluar nga hijet,
prap
u këndu,
s'ka
ligj që e ndalon lirin.
Liria
hyn aty,
ku
hijet e zeza s'mund të hyjnë.
Dryri
runte frikën,
hijet
thrrnin:
„Në Kuvendd,
ne s'lejojmë të hyni,
që
vendimet e 23 marsit 1989
të
zhvlerësohen,
e
Kosova të shpallet Republikë".
6.
Guximi
nuk pyeti dryrin,
me
2 korrik 1990,
në
oborr
deputetët
një zëri,
Kosovës
i dhanë emër.
Korrik 2026


