Hamza Halabaku: Ecim dorë për dore...

48m më parë

Hamza Halabaku


ECIM DORË PËR DORE...


Një dorë e vogël në dorën time,

Është dora e nipit tim të parë.

Jam i lumtur, gjysh, në këto pushime,

Më thoshte shpesh tejet kureshtar.


Ecim drejt sheshit të Prishtinës,

Buzëqeshja e tij më dhuron gëzime.

Mosha e shtyrë rinohet pas stinës,

Kështu nuk ka qenë fëmijëria ime.


Nisemi nga sheshi Zahir Pajaziti...!

Nga larg na buzëqesh Nënë Tereza...!

Bekimi i saj sikur zërin ngriti:

"Kështu desha t'ju shoh ndër breza!"


Dëgjoje, i them, nënën Shenjtëreshë

Sa ka vuajtur për njerëzimin!

Ai ngadalë nis të buzëqeshë

"E kam te zemra, gjysh, bekimin!"


Është Shenjtëresha e kësaj toke,

Këtë mos e harro, biri im i mirë...!

Dhe qe nënë e tërë kësaj bote

Që për njerëzimin u flijua duke gdhirë...!


Dëshira fluturonte drejt Gjergj Kastriotit,

Që krenar shikonte mbi kalë...

Çerek shekulli ka mundur dikur moti

Armiqtë, sa herë në pritë i kanë dalë!


Gjyshi fliste për trimëritë e Skënderbeut,

Duke i treguar vargjet më të mira të poetit:

"Njëzet e katër luftëra bëri,*

Njëzet e katër vdekje theu.

Çka mangut linte ditën Gjergji

I plotësonte natën Skënderbeu!"


Krenaria na i ngrohu zemrat valë,

Derisa arritëm bustin e të diturit...

Ibrahim Rugova dukej se ishte gjallë

Me mendimet e tij, të të ndriturit.

*https: //observerkult.com Ismail Kadare: Portreti i Skënderbeut O6.05/2026