Gjon Marku: Thirrja e Atdheut

Nga
Gjon Marku
Ç'është
ky varg që vjen pa nda,
Me
flamuj valë mbi makina?
Rend
e rend, pa u përçarë,
Si
vetëtima mbi kodrina.
Si
shqiponjat lart në qiell,
Drejt
Shqipërisë vijnë si rrufe;
Amaneti
sot thonë po sjell
Nga
çdo anë për në atdhe.
E
s'ua ndal turrin si stuhi,
Bëjnë
çudi yjet mbi re;
Marrin
malet hijeshi,
"Priti
bijtë e tu, o mëmëdhe!"
I
përgjigjen zërit të nënës,
në
kraharor u vlon vullkani;
U
ndrit udhën drita e hënës,
Prej
plagëve rënkon vatani.
Rendin
nipat e Gjergj Kastriotit,
Drejt
atdheut, veshur me nur;
Thua
kthehen trimat e motit,
Krushqit
e lirisë, veshur me flamur.
Jo,
atdheu s'është plaçkë tregu,
As
nuk shitet besa kurrë;
Si
ndal shiu e si ndal zhegu,
Asnjë
tradhtar s'mund ti përkulë.
Duan
besën ta përçajnë,
T'i
ndalin e t'i mashtrojnë;
T'i
poshtërojnë e t'i përzënë,
Dhe
fashistë t'i etiketojnë.
Por
mbi troje rron përjetë,
S'e
shuan as zjarri, as stuhia:
Kur
atdheu thërret bijtë e vet,
Ngrihet
në këmbë mbarë shqiptaria.
Sa
herë ka nevojë atdheu,
e
sa të rrahë zemra shqiptare,
u
thërret bijve Skënderbeu:
"Rroftë
Shqipëria legjendare!"


