Resmi Osmani: Andrea dhe Helena (7)
Kruja ishte në zi. Pallatit i kishte rënë hije e përhinjtë, e trishtuar, nga muret dukej sikur pikonte pikëllim. Në të hyrë të të shtatave të vdekjes së kont Tanush Topisë, ardhësit për “kryeshnosh” s’kishin të rreshtur. Erdhi nga Napoli edhe dom Damiani. E ngushelluan axhën...

























