Anton Nikë Berisha: Vetëdija mitike e qenësisë dhe qëndresës
Asnjë antologji e tregimit shqiptar, hartuar mbi bazën e kritereve letrare poetike, nuk do të mund ta linte anash tregimin “Kulla” të Anton Pashkut. Themi kështu duke pasur parasysh faktin se ky tregim nuk është vetëm ndër më artistikët brenda krijimtarisë tregimtare të autorit e të prozës tregimtare shqiptare...

























