E premte, 30.05.2025, 12:59 PM (GMT+1)

Kerko: selim nengurra

Selim Nëngurra: Iku në amshim edhe nji Gjigand i Gazullorve

Sot mora vesh se iku në amshim edhe nji Gjigand i Gazullorve.Baca im i mirë, vëllau im dhe njeriu që më ndihmojë e keshillojë e mbi të gjitha që mi redaktojë shkrimet e mia i Madhi dhe i paperseritshmi, Prof. DANIEL GAZULLI ndrroi jetë në ditën e sotshme në qytetin CERVIA të Italisë.Nuk kam forcë të shkruej as të flas dicka ma shumë, unë ngushlloj familjen Gazulli, vajzat e bacës Daniel, Vilmen dhe Linden, dhanduret dhe mbarë ...

Selim Nëngurra: Për vëllezërit enveritë Xhemajli

Sot në disa gazeta dhe faqe interneti u dha lajmi se në Ministrinë e Diasporës në Prishtinë kan kersit grushtat e shpullat në mes zavendsministrit Nuredin Lushtaku dhe menaxherit të kësaj ministrie Mustafë Xhemajlit.Sipas lajmeve del se Nuredini i "famshem" i Lushtakve e paska rraf shpulla ma të madhin e vëllezërve PDK - ista të Komogllavës së Ferizajt shokun Mustafë Xhemajli.Në ato shkrime të blogve të internetit kishte me qindra komente ...

Cikël poetik nga Selim Nëngurra

Një shekull jemi shtetTë lumët na…, a haj medet? U ba Shqipnia e thanë djelmniaFaiku tha kur do bahet shqiptari-a. Shekull shtet, i lirë e sovranShqiptari her me Atdhe e herë me vatan. Shteti i Qemalit, apo i Esat ToptanitI princ Vidit apo pjellave të Beogradit...

Selim Nëngurra: Vajtimi i Haxhi Hazirit në parlament

Kohet e fundit Parlamenti i Dardanisë asht ba si nji teater palaqosh apo si tendë cirkusi. Që nga themelimi i LDK-së deri sot jeten time ja kam kushtue programit të kësaj Partie që kur u themelue ishte Levizje kombëtare.Mirpo me kohën , pas ikjes në boten e Amshueshme të Dr. Ibrahim Rugovës tue pa disa nga njerzit e kreut të LDK-së , sjelljet e tyne, fjalimet e qendrimet e tyne personale e edhe si grup parlamentar per ditë e ma shumë ...

Xhevat Rexhaj: Intervistë me atdhetarin Selim Nëngurra

Selim Nengurra njifet shume edhe për shkrimet e tija të shumta që mbesin mjaftë të lexuara dhe të qëlluara në shumë portale shqiptare, njiherit Z. Nengurra ka të shkruar edhe nje libër me dëshmi dhe fakte për fshatin e tij të lindjes, Nengurren ( ish Lubozhda ) dhe më gjerë për Istogun si dhe ka në përgatitje libra të tjerë...

Selim Nëngurra: Injorantë dhe diplomatë

Kur PDK fitojë zgjedhjet për herë të parë në Dardani dhe formojë qeverinë në koalicion me LDK-në dhe pastaj me 2008 shpall edhe pavarsinë e Dardanisë, mbaj mend se ky koalicion i pazakonshem dhe jo i natyrshëm emëroj edhe perfaqësuesit diplomatik, diplomatet e parë të Dardanisë apo AMBASADORET në disa nga vendet që ndër të parat pranuan pavarësinë e Dardanisë. Kishte shumë pluhur dhe shkrime në gazeta për këto emërime. U pat hap njëfarë konkursi, ku kishte disa kritere se kush mund të jetë ...

Selim Nëngurra: Edhe Zoti ka ra në hall!

-Kam jetue diku 15 vite në Lublanë të Sllovenisë dhe tani gadi po bahen 24 që jetojë në Norvegji dhe çuditem se si në asnjë kontajner mbeturinash nuk gjen njeriu BUKË. Në Dardaninë e varfër, edhe në Shqipni kontajneret janë perplotë me bukë. BASTARDET E HUDHIN fukareja i shkret e merr dhe jeton nga buka e hudhun-Veren që sapo lam prapa shifja per çdo ditë se si njerëz të varfër e të uritur vinin në kontajnerin e mbeturinave që kishim para banesës dhe aty ...

Selim Nëngurra: Gazetaret e Hashim katundarit...!

Baca Kadri Mani, me vetdije i tha jo territ afro-aziatik dhe ju kthye rranjëve të religjionit të të parëve të tij. Ai publikisht u kthye në fenë e të parëve dhe ishte një nga burrat e Krishtëzimit Protestant në Dardani. Ai, me tanë forcat si intelektual i vertëtë kundershtonte e luftonte invadimin islamik të trojeve arbnore. Këtë "mëkat" nuk ja falin vëllaznit e osmanliut Erdogan, Hashim Thaçi e Naim Ternava. Andaj edhe mungoj informimi nga mediumi publik RTK-ja per vdekjen e Kadri Manit ...

Selim Nëngurra: Më të këqinj policët se kriminelët

-Ti ke shkrue një libër! -Ku muj ta gjej atë liber?,- më thotë polici shqipfolës që sillej si MILIC serb. Kuptova pse e donte ai librin, sepse dija kush ishte ai njeri dhe sepse disa ditë ma heret një kusheri i tij kishte provue të më kerkonte llogari per një personazh të perfolun në librin tim " NENGURRA E ISTOGUT ", monografi për fshatin Lubozhdë…--Unë ka 24 vite që jetoj në Norvegji dhe vetem nëse janë në ndonjë far kontrolli trafiku se asnjiherë nuk kam pa polic rrugëve të armatosun si ...

Selim Nëngurra: Turpi që hahet me bukë

 Kjo që do të lexoni me poshtë, është një ngjarje e jetuar, pikrisht në Kosovë, që ma ka thanë një bashkatdhetar,një burrë i mirë dhe krejt i besueshem, por që nuk ka fort qef ti dalë emri nepër gazeta. E ju e dini se Unë, Selim Nengurra i Istogut të Pejes, e kam“majasilin” në maje të gjuhës, e nuk mund të rri pa i bërë publike keto probleme që i shoh me shqetesim per krejt shoqrinë shqiptare. (Autori real i kësaj ngjarje, me thotë se u nxit per ta shkruar atë, pikrisht nga shkrimi im i para dy-tre ...

Selim Nëngurra: Popullin shqiptar e ka zanë mallkimi i vetvetes

Kur ishim të vegjel, mbaj mend se vëllau im Ibrahimi ishte shumë lazdran dhe xheloz. Zihej me mue e me motren per asgja dhe kjo irritonte nanën shumë. Ajo e shkreta e ngarkueme me hallet e jetës , me varfninë në shpinë shpesh humbte kontrollin dhe na rrafte, të treve. Besa kishte zakon të na mallkonte dhe nese iknim mbaj mend se mallkimi ma i madh i saj ishte; -hej loke ju qoftë Zoti njanin ku len e tjetrin ku praron...Kur në mbramjeuleshim rreth sofrës ...

Selim Nëngurra: Më pyeti një vajzë...!

Kan kalue tashma disa vite, kur nji vajzë e komshive të mi atje në vendlindje e cila jeton me vite në Suedi, në një ndejë në Hotel-restorantin "TROFTA" në Istog më pat pyet:-Baca Selim! Kam dalë e vogël nga shtëpia dhe nuk e di si kan qenë shqiptarët ma parë këtu, andaj më trego të lutem a gjithmonë ky popull ka qen kaq i pakulturë, kaq banal në fjalor e sjellje?Unë atje nëSuedi zgjohem në ora 05.00 të mengjesit dhe eci 800 ...

Selim Nëngurra: Jo ma Sulltani, por Erdogani

Ditë e merkurë. 12 shtator 2012. Kisha disa punë në një institucion të komunës dhe kur u bana gati të dalë nga shtëpia, zonja ime më tha: - Të lutem më prit pak se po vi edhe unë me ty. Derisa ti kryen punët e tua unë do shetis pak në qendren afariste STORBYEN sepse po merzitem vetem në shtëpi. Së bashku dolëm nga shtëpia dhe unë rrugës deri në qendren e qytetit derisa ngitsha veturen, mendja më shkonte te shendeti im që papritmas u rrenue e ma shumë te ime shoqe e cila pas disa ditëve do i ...

Selim Nëngurra: Tradhëti, ndaj Arbën Xhaferit!

Asht pak e çuditshme se si idealistët i shofin gjanat e dhimshme në Atdhe dhe ato ata pastaj i kritikojnë, i sulmojnë dhe krejt kjo me qellimin që ato mos të ndodhin ma, dhe që Atdheu të jetë parajsë.Kam përjetimet e mia të mërgimtarit dhe e thom këtu se neve mergimtarët ja kalojmë çdo idealisti kur asht puna e atdheut dhe neve shofim edhe ato gjana të këqija që për dikënd që jeton aty, janë normale e të zakonshme...

Selim Nëngurra: Folklori nuk është bazë për historinë

Populli shqiptar, pa fajin e vet, nëpër shekuj u detyrue të jetojë jetë paralele, të baj jetë të shumëfishtë për të mbijetue. Pothuej me shekuj i pushtuem dhe i vershuem nga ardhacakët pushtues e kolonist, shqiptari u detyrue ta respektojë ligjin e pushtuesit vetem për të mos ra ndesh me të dhe me shtetin pushtues, ndërsa mes shqiptarëve ai ligj i ati pushteti pushtues asnjihere nuk vlejti. ...

Selim Nëngurra: Befasime nga vendlindja

Qytetarët e shteteve (shqiptare!), të Shqiprisë dhe Dardanisë ( Kosovë ) si duket janë mësue me prapshtitë e veta, dhe me prapshtitë e idiotizmat e pushtetëve të shteteve të tyre sa, per asgja ma, nuk ju han palla. Janë ba imun dhe asnjë gja të keqe nuk e shofin as nuk e ndëgjojnë. Çudi!!Më rastisi sivjet gjatë pushimeve të verës të shof shumçka në at Istog të dashur dhe e them publikisht se u deshprova dhe u zhgenjeva thellësishtë ...

Selim Nengurra: Norvegjia diskriminon shqiptarët

Meqenëse në Norvegji jetojnë diku mbi 13.000 shqiptarë, dhe nji ngaata që jeton këtu me familje tash 22 vite jam edhe unë, kam pas rastinqë të shoh, të përjetoj, të jem deshmitar e disa herë edhe protagonisti përjetimeve të shumta, që asnjihere nuk fshihen nga truni im, ikujtimeve të ndonjëherë edhe të tmerrshme e të dhimbëshme.Shteti norvegjez dhe sistemi i këtij shteti, me partinë Laburiste(ARBEIDERPARTI ) në pushtet qendror e edhe...

Selim Nengurra: Tolerenca fetare e shqiptarëve, a ekziston ajo?!

Flitet dhe me pompozitet dhe folklorizem katundaresk nga disa intelektual që na shurdhuen tue thane se si populli shqiptar qenka shembull per krejt boten per tolerancë fetare.Unë çuditem se si e thonë këtë, ndersa asnjeni nuk di të tregojë as edhe nji rast që do vertetonte pohime te tilla. Dhe kur nuk shoh asnji deshmi, asnji fakt, që do më bindte per ato që thonë patriotët folklorikë, të cilët flasin kuturu, flasin permendësh dhe ritransmetojnë thanjet e paraardhësve të tyne, poashtu njerez që s'kane ba asgja për ta zhvillue dhe çue përpara kulturën e vet kombtare, nuk di se çka t’u them...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx