Jahë Sadrija: Naim Frashëri (1846-1900)- Jeta dhe vepra (I)
Naim Frashëri, shkrimtari më i madh i Rilindjes, lindi në Frashër më 1846. Mësimet e para i mori te hoxha i fshatit në gjuhën arabishte e turqishte. Më 1865 u vendos në Janinë, ku punonte Abdyli si nëpunës. Regjistrohet në gjimnazin Zosimea. Aty njohu letërsinë greko-romake. Lexoi Homerin, Virxhilin, Danten e Petrarkën. Njohu edhe illuministët frëngë: Volterin, Didroin, Rusoin etj...
























