Kujtim Mateli: Vazhdojnë manipulimet për Dodonën
Studimi i Kostantin Karapanos, që e vendosi Dodonën në luginën e Carakovistës, i anashkalon autorët e antikitetit që flasin për pozicionin gjeografik të Dodonës. Nëse ata do të përmendeshin, askush nuk do të besonte se Dodona ndodhet aty, në juglindje të Janinës. Më shumë flitet se si funksionte orakulli në vend që të silleshin dëshmi se ku ishte ndërtuar. Nga ato që thotë, asnjë dëshmi nuk i përshtatet kësaj lugine. Ndaj dhe në librin tim studimor “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit ...

























