Besim Muhadri: Esat Rizai, kryetar i Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane: Porosia e Dervish Luzhës “Mos e harroni tokën shqiptare”
I lindur në Luzhë të Malësisë së Gjakovës, më 17 korrik 1945, Esat Ali Rizai që në moshën 5-vjeçare lëshon vendlindjen dhe atdheun dhe kalon në Kosovë. Kjo kishte ndodhur pasi që babai i tij, Ali Rizai detyrohet të lëshojë Shqipërinë. I ati i i Esat Rizait kishte vuajtur burg në Kukës prej vitit 1948-1950, mirëpo pas kësaj kohe dikush nga miqtë i thotë se do të arrestohej ...

























