E diele, 03.08.2025, 02:05 PM (GMT+1)

Kerko: a

Petrit Basha: Pagurja që nderon 100-vjet flamurin

Simboli i flamurit është rrënjosur thellë në shpirtin e popullit të Gramshit. Po mbushen 100 vjet, që flamuri i Skënderbeut, i ngritur në Krujë më 28 nëntor 1443, u ngrit për së dyti në qytetin e Vlorës më 28 nëntor 1912, nga plaku mendjendritur Ismail Qemali me patriotët e tjerë, pas gati 500 vjet robërie nga Turqia.Kjo ishte e mbetet një nga ngjarjet më madhore të popullit tonë. Gëzimi dhe hareja qe e madhe, brenda dhe jashtë Atdheut, kudo ku kishte shqipëtarë...

Kozeta Zylo: Vazhdon përkrahja e Grevistëve para OKB

Forumi Shqiptaro Amerikan për Demokraci mblodhi përsëri përkrahës në tubim në mbështetje të Grevistëve të Urisë, ish të përndjekurve politikë që hynë në ditën e 30 të ngjujimit të tyre.Tubimi u drejtua nga z.Grid Rroji, kandidat për titullin Doktor në shkencat politike dhe Kryetar i Forumit.Z.Rroji ia dha fjalën z.Viktor Martini ish i përndjekur politik ku i ati dhe katër vëllëzërit e tij kaluan në burgjet komuniste dhe kampet e internimit...

Daniel Gazulli: Fillim vjeshte

Rruga që ka mbetë shkurtohet përditë.Rrugë e parrugë, pa një stacion ku të ndalesh.Vështroj përreth:gjithçka asht e begatë – në natyrën e sendevee të gjallesave të pafjalë,që nuk dinë ç’asht smira, shpifja, krenaria fallso.Ndalem e vështroj se si vesarrëshqet në zemër të lulesjo për ta freskue,po prush jete me i dhanë...

Frank Shkreli - “Qytetar Nderi” i Komunës Shkrel

Zotëri Kryetar Ferdi Sterkaj, anëtarë të Këshillit Komunal të Shkrelit, Zonja e Zotërinj!Fillimisht dua të shprehë kënaqësinë time që ndodhem sot në mesin tuaj, këtu në Shkrel, të Malësisë së Madhe ku më kanë lind babë e gjysh e stërgjyshat dhe prej të cilëve kam dëgjuar aq shumë për këtë vend e për këtë fis. Si përfundim, vizita ime sot këtu është plot emocione dhe ndihem shumë i mallëngjyer. Por mbi të gjitha dëshiroj t’ju falënderoj Ju Zoti ...

Kujtim Mateli: Me vështrim nga mali i Trebeshinës

Aty ku Vjosa ka ndarë në dy pjesë, dy vargmalet më të bukur të Shqipërisë Jugore dhe që në lashtësi thirreshin Grykat e Aosit (sot Gryka e Këlcyrës), në të majtë të Vjosës, në perëndim të malit të Dhëmbelit, ndodhet Leskaj, një nga fshatrat më piktoresk të rrethit të Përmetit. Aty lindi dhe u rrit Rrapo Këlliçi. Aty thithi bashkë me ajrin e pastër të atyre maleve dhe tingujt e këngëve. Blegërimën e qëngjit dhe tigujt e fyellit të bariut.Pas mbarimit të shkollës fillore në vitin 1954 dhe në mungesë të babait të ...

Gani Qarri: Heroizmi i Jakupit dhe lopatat e Hashimit

Kohët e vështira thuhet se gjithmonë lindin edhe heronj të rinj. Kjo u pa edhe me 18 tetor të këtij viti kur Policia e Kosovës devijoi misionin e saj ligjor për mbrojtjen e rendit dhe ligjit, nën urdhëratë e Bajram Rexhepit, i cili ndoshta pas pirjes së ndonjë gote "rakie të fort" kishte humbur busullën.Dhe në vend se ai ti orientonte këto dhe forca tjera në drejtim të Urës së Ibrit, për të çliruar Veriun e okupuar të vendit, pasi që vet kishte qëlluar "me punë" në Prishtinë, (ndoshta) "gabimisht" kishte nisur edhe policinë ...

Veliu: Shtatorja nuk i përngjan Hasan Prishtinës

Busti i vendosur ne Shkup nuk eshte i Hasan Prishtinës, sepse aspak nuk i ngjan atij. Thuhet se kjo shtatore ka qene bust që i është ngritur nje ushtari te pa njohur dhe ka qene i vendosur ne Burrel, dhe para do kohe eshte hequr nga sheshi i Burrelit, sepse aty, ne vendin e tij eshte vendosur bust i Ahmet Zogut, dhe bustin e ,,Ushtarit të panjohur,, e kane sjellur ne Shkup, per te cilin shitësit kanë marrë 70 mijë euro nga nipi apo sternipi i Hasan Prishtinës...

Elida Buçpapaj: Mark Krasniqi dhe Rita Saliu

Nuk e kisha menduar kështu Botën Shqiptare, që të vazhdonim e të kërkonim Njeriun e me qiri, si Diogjeni, filozofi i cinizmit. Diogjeni në mes të ditës kërkonte me qiri Njeriun e ndershëm, atë që ne sot e quajmë njeriu me integritet, i cili as nuk të shet dhe as nuk shitet, sepse udhëhiqet nga parimet demokratike e humaniste të shoqërisë.Skënderi dhe unë gjatë këtyre njëzet viteve tranzicion, të mbushura me ...

Shaban Shkupi: Përkujtimore për heroin Enver Hadri

Nese i referohemi titullit të këtij shkrimi »Një jetë kushtuar lirisë »,organizatorit atëherë duhët të mburremi dhe ta përshendesim këtë akt,përkatesisht Shoqatën »Faik Konica » në krye më kryetarin z .Genti Meta,Ambasadën tonë ne me krye Ilir Dugollin,si dhe pjesëmarresit në krye më familjën Hadri .Sa i përkëtë lajmrimit dhe mesazheve qe i ka dergue bie fjala z.Milaim Blakaj janë diskutabile dhe të qellimshme,duke seleksionue sipas shijes dhe kapacitetit të tij !Dikuj po e dikuj jo !Qysh po thue Lala ...

Flet kritiku, shkrimtari, studjuesi, Behar Gjoka

Letërsia e sotme është një nocion që thotë shumçka por njëkohësisht dhe fsheh shumëçka. Ajo gjendet në udhëkyqin e një bashkluftimi të asaj që kemi nga e djeshmja dhe të një perspektive që ka të bëjë tek e fundit edhe me atë çka do të ndodhë të nesërmen e ardhme. Ne fakt mendoj se letërsa e sotme ende nuk ka arritur që të shkëputet nga letërsia e djeshme kam parasysh këtu modelin e realizmit socialist i cili ishte më shumë se sa ideologji, ishte më shumë se sa orientim, më shumë se sa direktiv. Pra ajo ...

Ukaj: LDK-ja duhet të ec me vetëdije kritike drejt fitores

Ndue Ukaj, shkrimtar dhe publicist, flet për zhvillimit politike në vend dhe për zhvillimet e fundit brenda së djathtës. Ai thotë se Kosova është rrokullisur në një mizerie morale dhe për këtë lypsen forca pozitive që ta kthejnë besimin në vetvete.Ukaj e vlerëson pozitivisht ftesën e LDK-së për të krijuar një aleancë të partive të djathta. Ukaj në këtë intervistë ekskluzive për Kosova Info, flet edhe për çështje tjera politike...

Fiqri Shahinllari: Shpirti floqar

Shpirti floqar është i hollë e i thellë, është delikat si krahët e fluturës të pudrosur me polen lulesh, është i ndjeshëm, ai preket lehtë, ndaj mos e trazoni po inkurajoheni, në mundëshi, e ai do të vazhdojë të rrojë e të rritet si lisi në shkëmb. Konstruksioninshpirtëror të banorëve të këtij fshati e sheh, po më shumë e ndjen në poezitë e djemve të tij, në këngët e vallet, në vaje, objektet ...

Stavri Risto: Shtëpia e të gjithëve

Shtyu Perëndia flladin në lëndinëAlma edhe Nefi përmbi ty po rrinëLehi plak i rrallë me sytë e zjartëPërmbi gonxhen tënde po mendohet gjatë. Ecën vet Moisiu ecën HelamaniKrishti , Muhamedi edhe vet i Madhi!Përmbi gonxhen tënde miqësisht qafohenDhe nga gonxhja jote botës i drejtohen! ...

Vladimir Muça: Adem Zaplluzha - Fluturimet e korbave

Pas botimit të mbi 70 vëllimeve poetike në këtë moshë të një pjekurie të thellë, Adem Zaplluzha doli para lexuesit me një staturë krejt të re, me prozën poetike. Gjatë leximit të kësaj vepre, të botuar me shumë profesionalizëm nga shtëpia botuese “Blendi” e Prizrenit, konstatojmë se libri “Fluturimet e korbave në netët pa hënë” të godet si një trokashkë në lobet e trurit pyetja: - Përse Ademi pas 70 librave poetikë, më së fundi, u ul të shkruajë në një zhanër krejtësisht të ri, në formatura të ekstrakteve ...

Pëllumb Gorica: Hapet perdja qiellore - shfaqen Apeninet

Pragmbrëmje tetori. Avioni, me karakteristikën e tij uturuese, çan hapësirat e mbushura me re të bardha drejt lartësive të qiellit. Jemi nisur nga aeroporti “Nënë Tereza”i Rinasit përmes dëshirës dhe kënaqësisë që të jep vizita në vise të pashkelura. Tashmë, ne shqiptarët e prekim dhe e vizitojmë botën si një realitet, dikur ëndërr. Udhëtojmë për në provincën Cuneo, Italinë Veriore. Provinca e Cuneos është rajon i Piemontes me qëndër Torinon, ku shtrihen disa qytete: Cuneo, Mondovi, Fasano, Saluzzo, Alba e qindra komuna të banuara prej shekujsh me histori interesante, bukuri ...

Dedë Preqi: Vajzat e viktimizuara nga traditat e imponuara

Kombet e Bashkuara e përcaktuan 11 Tetorin, si Ditën Ndërkombëtare të vajzave fëmijë, por nuk do të thotë se vetëm kjo ditë i mbronë të drejtat e tyre, nëse shoqëria bashkëkohore nuk mirret vazhdimisht me problemet e kësaj gjinije, kryesisht ku bëhët fjalë me martesat e hershme dhe të dhunshme të vajzave fëmijë.Në shumë vende të botës, sidomos në ato vende ku dominon kultura dhe feja, sikur që janë India, Jemeni, Etiopia, Afganistani dhe shumë vende të tjera, të cilat janë edhe shumë vende të ngjashme në Ballkan që ushqehen ..

Sejdi Berisha: Udhëtimi të cilin e përfundova duke biseduar me Migjenin në Shkodër...

Para se të nisesha për në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë, kisha dëshirë që, që në fillim ta fiksoj titullin për këtë shkrim të çuditshëm dhe me shprehje ndijimi si në vargje dhe në poezi, kur poetit i këndon shpirti për ta dëgjuar njeriu, për të mësuar bota...! Dhe, ishte hera e parë që frikësohesha se nuk do t’ia qëlloj titullit i cili do të puthitej me mesazhin e shkrimit. Mirëpo, vendosa që derisa ta përfundoj shkrimin, as mos ta lodhi kokën për titull. Dhe kështu edhe ndodhi. Nuk di a ia kam qëlluar! ...

Laura Rushani: Berisha nderon në Bukuresht Fan Nolin

Si një nga dashamiret e panumërta të shpirtit shqiptar, kam nderin këtë lajm të bukur t’ia transmetoj opinionit shqiptar para se të shkëpusim nga shiriti i repertofonit mendimet briliante që i shprehën autoritetet rumune dhe Kryeministri i Shqipërisë, Dr. Sali Berisha, me rastin e shpalimit të një pllake memoriale në ish-kishën shqiptare të Bukureshtit (Shën Nikolla/ Mbë një Ditë). Tekstin e shkëputur nga gazetat e Bukureshtit, ka nderin ta rikëndojë në gjuhën shqipe miku im (B. Y.), i cili është njëherit edhe autori i ...

Zejdush Kastrati: Arrestimet, nuk janë më lajm!

Asgjë spektakulare ,nuk do të ndodhte, por, nuk do të ishte, edhe ndonjë befasi, apo “bum mediatik”,e të mos themi, edhe shqetësues, e i pabesueshëm ,apo i cuditshëm, në këtë Kosovë, sikur ndërkohë, të arrestohej edhe presidentja e vendit, edhe kryeministri,por edhe kreprokurori i shtetit.Kur kësaj ia shtojmë, edhe, shumicën, e zëvëndëskryeministrave, të kësaj qeverie, apo të atyre të kaluara, që vetëm janë nën hetime ,si, dhe shumicës së ministrave, pastaj shumë drejtorëve, të digastereve e ...

Labinot Bislimi: Shqiptarët apo fjala e rikthyer

Së pari, dua t’ju përshëndes të gjithëve që keni pasur vullnetin dhe keni gjetur kohën për të qenë pjesëmarrës në këtë konferencë që na bashkon në një interes të përbashkët, në një pikë dhe pikëpyetje të veçantë historike të popullit tonë që sot po merrë një përgjigje shkencore, vështirë të luhatshme nesër. Dua t’ju shpreh se kam nderin dhe kënaqësinë të ndodhem sonte në mesin tuaj. Kam nderin dhe kënaqësinë të ndodhem në ...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx