Odise Gremo: Poezia e poezive
Nga deti e nxorra Atdheun të mbytur,E mbajta në krahët e mi gjer në breg,I fshiva gojën që rridhte gjak të kripurDhe pulsin e dorës i mata si mjek. Pash sytë e Atdheut që u hapën një çast,Dëgjova që më tha: Lerëm të vdes!Unë e putha leht në ballin e vrazhdëDhe rashë mbi të, duke qarë me dënesë...

























