Mendime
Baki Ymeri: Mirëseerdhët në Kosovë!
E marte, 28.07.2009, 07:20 PM

Mirëseerdhët në Kosovë!
Nga Baki Ymeri (Bukuresht)
E kemi thënë dhe vazhdojmë të themi se lidhjet farefisnore rumuno/shqiptare përbëjnë një mrekulli të historisë. Shqipja, sipas linguistit të famshëm Alexandru Philippide, “është më e afërt me dakorumanishten se sa me arumanishten.” (“Origjina e Rumunëve. Çka thonë gjuha rumune dhe gjuha shqipe”. Jash, 1928, 829 faqe). Çka don të thotë kjo? Kjo don të thotë se zëri i gjakut tonë depërton deri veri të Rumanisë. Ishin ilirët pirustë ata që i solli perandori Trajan për eksploatimin e minave të arit në Malet e Apusenit, në trojet veriperëndimore të Rumanisë. Ishte Mbreti i parë i Rumanisë Carol I, ai që do të thotë se “Po qe se rumunët do t’i kishin shqiptarët, do ta zotëronin Ballkanin” (1900). Ishte presidenti rumun ai i cili i tha para një viti presidentit serb: “Ne s’e njohim Kosovën por Ju duhet të bashkëpunoni me Prishtinën”. Janë ëndërrimtarët e Kosovës ata që shprehin dëshirën për t’i përkthyer në gjuhën rumune duke na pyetur “Kurë do ta njohë Rumania Kosovën?”.
Për momentin, presidenti, Këshilli Kombëtar për Mbrojtjen e Vendit dhe klasa politike rumune kanë qëndrim të prerë: Mosnjohjen e pavarësisë si pasojë e hungarezëve të Rumanisë që kërkojnë autonomi territoriale në zemër të Transilvanisë, edhepse krahasimi i Kosovës me Harkovaznën “hungareze” është një krahasim i gabuar. Përnga zëri i gjakut, shqiptarët janë shumë më të afërt me rumunët se sa me turqit, grekët, hungarezët apo “ciganët e Rusisë”, siç i karakterizon një shqiptar i Suedisë barbarët e Ballkanit që e përgjakën Kosovën. Nga pala rumune dëgjojmë se, edhepse serbët e shfrytëzuan Rumaninë si një poligon për propaganda antikosovare, janë rumunët ata që japin kontribut për dezinfektimin e massmedias rumune nga intrigat publicistike të fantomave të sigurimit serb. E pat puna e Mile Kërpenishanit që raportonte për TV rumun në favor të Serbisë dhe disfavor të Kosovës. E kishin zënë doganierët tanë në Mitrovicë me flamurin serb në portbagazhin e automobilit të tij dhe e kishin shpallur reporter të dyshimtë. Që nga ajo kohë as që i dëgjohet zëri në radio dhe as që i duket surrati në TV. I vetmi që leh kundër Kosovës është ishsekretari i Shoqatës së Miqësisë Rumo/Serbe, Razvan Voncu. Si e komentojnë disa analistë rumunë dhe rumunët e rëndomtë çështjen e Kosovës dhe diskriminimin kombëtar të rumunëve të Luginës së Timokut?
Nga Gazeta de Sud, në kuadrin e artikullit Mirëseerdhët në Kosovë (18 shkurt 2008), Alina Mungiu-Pippidi thekson se “Shpallja e pavarësisë së kësaj ishprovince osmane, pastaj serbe, e banuar gjithmonë nga shqiptarë, qe mënjanuar para një viti kur partia e kryeminsitrit Hashim Thaçi i fitoi zgjedhjet, me pretekst që të mos krijojë në Serbi një korent nacionalist edhe më të fuqishëm, i cili do të sillte vota për kandidatin nacionalist në zgjedhjet presidenciale. Fitorja e kandidatit të favorizuar nga Perëndimi ndikoi që pas shpalljes së deklaratës së pavarësisë Europa të flasë, menjëherë pas SHBA-ës, me një zë unik, duke e njohur pavarësinë e Kosovës. Është fakt se që nga viti 1999, Kosova funksionon praktikisht si një shtet më vete, fillimisht nën qeverisjen e OKB, pastaj, shkallë/shkallë, permes një kombinimi të OKB me organizmatë të zgjedhura lokale. Indipendenca e Kosovës është bërë e mundshme nga tre motive. 1) se nacionalistët kosovarë e kanë patur synim të përhershëm; 2) se nacionalistët serbë, në ballë me Millosheviqin, u janë përgjigjur në mënyrë të shpërpjesëtuar dhe pa takt, pa menduar te komuniteti ndërkombëtar. Millosheviqi ia mori para dhjetë vitesh autonominë që e kishte Kosova nën komunistë, ua mbylli shkollat shqiptarëve, masakroi familje të tëra po qe se dyshohe se një anëtar i tyre ishte pjesatar i lëvizjes për pavarësi, armata jugosllave në mënyrë barbare u përgjigjej provokimeve të nacionalistëve lokalë, duke sulmuar civilë, derisa situata u bë subjekt ndërkombëtar, opinioni publik duke qenë tashmë i sensibilizuar nga gabimi i Perëndimit për të mos penguar masakrat e kryera nga serbët dhe kroatët në Bosnjë; 3) paralelisht me këtë disfatë, Serbia arriti, permes një kompleksi gabimesh, të arrijë në vetë taborin kundër Perëndimit.”
![]() |
Alina Mungiu Pippidi |
Në vazhdim, Alina Pippidi i kundërvihet idesë së një “Kosove të madhe” me shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe Maqedonisë, apo të një “Shqipërie të Madhe, siç presin disa”. “Është një mbarim i trishtë për miqët tanë serbë, por, po qe se në vend që ta mbyllin këtë kapitull dhe të merren seriozisht me integrimin në Europë, duke u munduar ta mbajnë frustrimin deri në pambarim, do të paguajnë një çmim ende më të madh. Kosovarët e vegjël i kanë luajtur letrat mirë dhe kanë fituar. Zoti e din se sa shumë kanë vuajtur derisa e kanë kapur ditën e sotme. Kur e realizova një sondazh për OKB në Kosovë më 2003, në dy nga tre shtëpi njerëzit ishin viktimë e disa violencave të njërës apo tjetrës formë më 1998. Nuk mund të shpifish kundër disa njerëzve që kanë kërkuar ndihmë nga Perëndimi dhe e kanë fituar.. Kur isha për herë të parë në Kosovë, u mahnita sa shumë flamuj amerikanë valëviteshin gjithandej, dhe i thash shoferit tim të OKB, ai vetë duke qenë një ish/luftëtar i lëvizjes për pavarësi. “Në të vërtetë, të gjithë kemi pritur të vinë amerikanët të na çlirojnë në Ballkan, por ju jeni të vetmit që keni arritur t’i sillni”. “Kështu është”, më tha ai, “por ishim edhe të pregaditur për të paguar një çmim më të madh se të tjerët”. Dhe e paguan. Tani, për të vdekurit e tyre, mos të na bie pika në zemër, ngase edhe ata e kanë fituar shtetin e tyre.” Herën tjetër ua prezantojmë reagimet pro dhe contra të komentatorëve rumunë. Sunt cei care au promovat un limbaj trivial, au folosit atacuri la persoana si au promovat intoleranta, xenofobia, rasismul si discriminarea
Komentoni
Artikuj te tjere
Prenjo Imeraj: Lajthitje mendore apo mendësi politike, z. profesor Kristo Frashëri
Gëzim Podgorica: Të festosh humbjen, duke mosnjohur zgjedhjet…!
Agim Vuniqi: Kush ishte në piknik e kush me detyrë zyrtare në Denver
Everest Haxhi: Kristo Frashëri, Mevlan Çelebiu dhe Oscar Shindler
Agim Vuniqi: Përmbajtja e të qenit “nënë”, nga njëra anë dhe sovraniteti i shtetit...
Llemadeo: Jo cdo gje qe ju pelqen duhet te u pelqeje edhe te tjerve
Agim Vuniqi: Politikanët e spikatur prodhojnë lajmin
Ilir Dardani: Kur Hoxhes i thua Vafsh ne Djall!
Nikoleta Kovaçi: Në emër të shërbimit...!
Halit Elshani: Heronjët, Martirët janë pronë e popullit
Nikollë Lesi: Rreziku Blushi dhe fati jonë, Rama!
Bardhyl Metaj: Konfuzioni politik Kosovar, është Vizë – por, për n`Geto!
Agim Vuniqi: Ti kemi sahanët pa kapakë
Arbror Sulovari: Pacienti që refuzon kurrën për shpëtimin e tij politik
Abas Fejzullahi: Administrimet në Kosovë gjatë periudhës 1999-2009
Bajrush Morina: Për inat të Karla Del Pontes
Elmaz Sherifi: Misioni i dështuar i Edi Ramës
Agim Vuniqi: Jeta është për të dhënë jo për të marrë
Flet vlonjati Romeo Tushaj, specialist i prodhimit të verërave shqiptare
Vilhelme Vranari: Viktimat e komunizmit sot kërkojnë vetëm falje nga persekutorët