Shtesë » Lajme
Komunikatë për shtyp, SH.H.L.P.
E marte, 16.06.2009, 07:25 PM

Ju njoftomë se shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës” sot ka ditëlindjen e tretë te sajë, pra sot me 17 Qershor bëhen tri vite që nga themelimi i shoqatës.
Të nderuar anëtarë , bashkatdhetarë të nderuar ku do që gjindeni kemi kënaqësinë dhe nderin që t`ju informojmë për punën tre vjeçare të Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës”.
Edhe pse tri vite nuk janë një periudhë jo aq e gjatë ju njoftojmë se rezultatet janë shumë të mira. Ky rezultat i mirë është arritur falënderuar punës së palodhur të njerëzve të mirë që ka kryesia e shoqatës, dhe shpirtmadhësisë që kanë anëtarët dhe simpatizantët shoqatës “Lugina e Preshevës”.
Sa i përket kryesisë mund te themi lirisht se të gjithë janë veprimtar me përvojë disa dekadash, janë veprimtar të sprovuar, njerëz të mirë që këtë aktivitet e bëjnë vetëm për të mirën e kombit dhe pa kurrfarë interesi personal. Sa i përket anëtarëve po ashtu mund te themi lirisht se kemi te bëjmë me njerëz humanitar, atdhetar dhe patriot shqiptarë të cilët nuk kanë kursyer kurrë djersën për ta ndihmuar atdheun.
Në kryesi për tu dalluar janë dy themeluesit e Shoqatës kryetari Zotëri Shaip Bajrami dhe nënkryetari Zotëri Fazli Musliu, dy veprimtar të dalluar që nuk kanë pushuar së vepruari së vepruari që nga viti 1990 e deri më sot. Kontribut të madh në Shoqatë jep sekretari i shoqatës, Ferat Rashit një aktivist ky i dalluar i çështjes tonë kombëtare i cli që nga fillimi ka dhënë dhe jep një kontribut shumë të madh në shoqatë. Kontribut të madh ne shoqatë jep edhe zotëri Murat Avdiu një veprimtar i palodhur për çështjen tonë kombëtar i cili ne shoqatë ashkë me nënkryetarin e Shoqatës udhëheq akademitë përkujtimore.
Kontribut të madh në shoqatë jep themeluesi dhe kryetari i shoqatës atdhetare “Bashkësia Shqiptare në Zvicër” www.bshz.ch , Inxhinieri Ahmet Hasani. Zotëri Ahmet Hasani, me qëllim të ndihmëses profesionale organizative të shoqatës humanitare “Lugina e Preshevës”, vullnetarisht u kooptua në kryesi të shoqatës që nga kuvendi i fundit i shoqatës.
Ideja për një shoqatë të mirëfilltë humanitare për Luginën e Preshevës lindi dhe u pagëzua me të njëjtin emër më 17 qershori 2006 kur edhe u themelua shoqata humanitare “Lugina e Preshevës”. SHH ”Lugina e Preshevës” ka një bagazh të mbushur plotë e përplot me aktivitete suksese në grumbullimin dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare , për tre vite janë ndarë ndihma në lartësi 60.000 Fr dhe kurse ndihmat në pajisje dhe materiale teknike kalojnë shumën 45.000 Fr. Po përmendim këtu edhe aktivitetin e veprimtarëve dhe degëve të shoqatës si ajo e Belgjikës me në krye me Zotëri Suat Shabanin , kjo degë ka dhuruar një autoambulancë në vlerë prej 15.000 Euro për ambulanten në Preshevë, donacion ky i anëtarit Z. Mustaf Mustafa nga dega në Belgjikë. SHHLP ka ndihmuar ambulanten e Preshevës me ndihma materiale e cila kap vlerën rreth 30.000 Fr donacion ky i spitalit të Flawilit në St. Gallen.
Aktivitet tjetër është themelimi i klubit futbollit “ FC LUGINA E PRESHEVËS” me sponsor im gjeneral dhe përkujdesje të firmës MSS Haustechnik Z.Murat Avdiu. Me ketë rast po ashtu
falënderojmë edhe Z. Lulzim Zhaku Aliu për mbështetjen në sigurimin e rekuizitave të ekipit. Qëllim kryesor i shoqatës është mbështetja financiare e familjeve të dëshmorëve, të fëmijëve bonjakë dhe në përgjithësi të skamnorëve në luginën e Preshevës. Ne si shoqatë pavarësisht se kemi emrin “Lugina e Preshevës” nuk njohim kufi në ndarjen e ndihmave , aktiviteti jonë është i njohur edhe jashtë Luginë së Preshevës si në Kosovë e Maqedoni.
Duhet theksuar se ne si shoqatë kemi anëtarë prej të gjitha trojeve dhe shqiptare qe jetojnë punojnë në Zvicër. Sa i përket informimit jemi shumë transparent , shoqata ka web-faqen e vetë www.shhlp.com ku edh bëhet informimi konstant për çdo aktivitet.
Që nga themelimi deri sot shoqata jonë ka mbështet financiarisht familjet e dëshmorëve me mbi 51.000Fr. Puna e shpërndarjes se mjeteve bëhet në bashkëpunim OVL-ën e Luginës së Preshevës. Ne si shoqatë kemi vizituar të gjitha familjet, në aksionet tona ne bashkëpunojmë edhe me shoqatën Human Center në Preshevë për shpërndarjen e ndihmave të Skamnorëve në luginën e Preshevës me z.Ridvan Agushin. Shoqata ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm gjithashtu me bashkësinë islame për Luginën e Preshevë. Përveç bashkëpunimit me subjektet e luginës kemi edhe përkrahjen e medieve në luginë si me Radio Televizionin e Preshevës, RTV Aldin, Presheva.com, RTV Spektri , Revistën javore Perspektiva etj. Për këtë bashkëpunim të gjërë dëshmojnë edhe mirënjohjet që kemi marrë nga këto bashkëpunime si nga komuna e Preshevës, OVL, Human Center, Bashkësia Islame për Luginë të Preshevës.-ës
Sa i përket bashkëpunimit te Zvicër duhet përmendur s`pari programin e RTK-ës Diaspora dhe gazetën ditore AMC Pres pastaj Gazetën ZËRI, Radiopresheva.ch, medvegja.info, ina-online.info, kosovalindore.com , rainca.ch, etj.
Bashkëpunim të mirë kemi dhe shpresojmë qe edhe ne te ardhmen te keni me firmat si MSS Technik-Muart Avdiu, “Presheva Büro”- Ferat Rashiti , Gartenbau me pronar Z. Vaid Beqiri dhe ZEOB GmbH me pronar Xhevat Sadrijaj.
Po përmendim këtu edhe bashkëpunimin shumë te mirë me bashkësitë fetare në Zvicër si Xhamia e Rebstein-it, xhamia e St,Gallen-it, xhamia e Buchs-it, xhamia e Rorschach-it, xhaminë e Will-it, dhe xhaminë e Winterthur-it.
Zvicër,17.06.2009 SHAIP BAJRAMI
Kryetar i Shoqatës
Komentoni
Artikuj te tjere
"Forbes": 100 VIP-at më të pushtetshëm
Në Gjilan është themeluar Lëvizja për Kthim dhe Integrim “ Guri i zi ”
Trafiku i organeve, Policia e Kosovës shpall në kërkim të katërtin
Nexhmije Mehmetaj: Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bern z. Naim Malaj, priti anëtarët e LAPSH-it
Hajdin Islami: Në Prizren shënohet sot 131-Vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
Evropa ngjyroset blu, e djathta triumfon
Lajme nga Hajdin Islami
10 atentatet e dështuara
Në 97 qendra shkollore të Kosovës sot po mbahet testi i Maturës Shtetërore 2009
Fëmija i shtypur nga plehrat, një invalid që punonte për ilaçet
Të pushtosh momentin
Aleanca Poli i Lirisë: Programi Elektoral 2009
Bogdani: Rama qëndron prapa skenarit ndaj Pangos
Republika e Kosovës anëtare me të drejta të plota e Akademisë Ndërkombëtarë për Mjekësi Ligjore
Mediat e huaja, jehone celjes se tunelit
Bashkohen shqiptarët deri në amshim, hapet tuneli Kalimashit
Hysen Ibrahimi rizgjedhet Kryetar i Degës së LDD-së për Suedi
Lamtumirë Gjon Kapedani
Nderron jete pronari i Tv Alsat, Vebi Velija
Oli Ren: Shqiperia, pa viza ne BE me 1 janar 2010