Shtesë » Lajme
Në Gjilan është themeluar Lëvizja për Kthim dhe Integrim “ Guri i zi ”
E diele, 14.06.2009, 10:42 AM

GJILAN, 14 QERSHOR 2009-Me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të tyre, banorë të Komunave të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës që aktualisht janë shpërngulur dhe jetojnë në Kosovë. Janë organizuar dhe këto ditë në Gjilan, kanë themeluar Lëvizjen për kthim dhe Integrim të quajtur “Guri i Zi” . “Lëvizja për kthim dhe Integrim(LKI) “Guri Zi” përbëhet nga njerëz të devotshëm, profesor, veprimtar dhe aktivist të të gjitha profileve, me një Kryesi prej 21 anëtarëve. Do fokusohemi veçmas në çështjet thelbësore: Për krijimin e kushteve për kthimin e të gjithë të zhvendosurve shqiptarë në trojet e tyre dhe për integrimin e të gjithë atyre banorëve që janë zhvendosur si pasojë e luftës nga tri Komunat që janë me qëndrim në Kosovë apo gjetiu. Do të mundohemi duke njoftuar dhe sensibilizuar edhe opinionin ndërkombëtar që të pranohet se të zhvendosur ka edhe shqiptarë nga tri Komuna e cekura . Duhet të investohet nëpër lokalitetet e tri Komunave. Pushteti i Serbisë nuk interesohet për shtetasit e vetë, nuk ka investuar fare as për kthim e as për integrimin e banorëve shqiptarë . Gjendja është alarmante sidomos në Komunën e Medvegjës, Malësinë e Bujanocit dhe në Karadak të Preshevës, ku fshatra dhe lokalitete të tëra kanë mbetur të zbrazura nuk ka investime dhe kushte për kthim” thuhet në mes tjerash në një njoftim për media të Refik Hasanit, Sekretar i përgjithshëm i kësaj Lëvizjeje. Emërtimi “Guri i zi” simbolizon kufirin jo të drejtë. Lëvizja për Kthim dhe Integrim “Guri i Zi” më 23 qershor të këtij viti në Gjilan, do ta organizon një debat publik ku edhe do të shënohet, data e një dekadë më parë, ku u bë zhvendosja e madhe e banorëve shqiptarë nga tri Komunat dhe që u vendosën në Kosovë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Trafiku i organeve, Policia e Kosovës shpall në kërkim të katërtin
Nexhmije Mehmetaj: Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bern z. Naim Malaj, priti anëtarët e LAPSH-it
Hajdin Islami: Në Prizren shënohet sot 131-Vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
Evropa ngjyroset blu, e djathta triumfon
Lajme nga Hajdin Islami
10 atentatet e dështuara
Në 97 qendra shkollore të Kosovës sot po mbahet testi i Maturës Shtetërore 2009
Fëmija i shtypur nga plehrat, një invalid që punonte për ilaçet
Të pushtosh momentin
Aleanca Poli i Lirisë: Programi Elektoral 2009
Bogdani: Rama qëndron prapa skenarit ndaj Pangos
Republika e Kosovës anëtare me të drejta të plota e Akademisë Ndërkombëtarë për Mjekësi Ligjore
Mediat e huaja, jehone celjes se tunelit
Bashkohen shqiptarët deri në amshim, hapet tuneli Kalimashit
Hysen Ibrahimi rizgjedhet Kryetar i Degës së LDD-së për Suedi
Lamtumirë Gjon Kapedani
Nderron jete pronari i Tv Alsat, Vebi Velija
Oli Ren: Shqiperia, pa viza ne BE me 1 janar 2010
U mbajtë mbledhja e Kryesisë së LDD-së Dega në Suedi
Financial Times: Shqipëria, dritë në hartën e zezë ekonomike të Europës