E shtune, 27.04.2024, 07:08 AM (GMT+1)

Shtesë » Video

Këngë nga këngëtari i madh Ilir Shaqiri

E hene, 01.06.2009, 07:08 PM


Ilir Shaqiri është një ndër këngëtarët më të njohur në Kosovë dhe në Shqipëri. Për 30 vite me rradhë, zëri i tij ka kumbuar fuqishëm në skenën shqiptare, duke ngritur peshë zemrat e shqiptarëve dhe duke e çuar në një stad shumë më të lartë këngën shqiptare. Disa këngë të tij si, “Jam Evropë”, “Jam shqiptar”, etj, janë bërë hite dhe kushtrim për Kosovën dhe patriotizmin kosovar, duke nxitur urrejtjen ndaj pushtuesit serb. Pothuajse në të gjitha këngët e tij, i këndohet atdhetarisë, patriotizmit, mallit për vendlindjen, si dhe dramës së kurbetit, ku mijëra kosovarë, të detyruar për shkak të pushtimit serb, kanë braktisur vendlindjen. Ndër këngët që ka më përzemër, është krijimi i parë mbi vargjet e Naim Frashërit, e cila u krijua në një kohë të vështirë për Kosovën.Fjalët e Naimit dhe muzika që krijoi ai mbi këto vargje, hyn thellë në shpirtin e shqiptarëve. Kjo këngë dhe shumë këngë të tjera të tij, kanë shërbyer në edukimin patriotik të kosovarëve, të cilët filluan të kundërshtojnë ashpër pushtuesit serb. Ai ka lindur në Burojë të Drenicës. Aty ka mbaruar shkollën fillore, pastaj të mesmen për farmaci, në Prizren. Studimet e larta i ka mbaruar në Prizren dhe Prishtinë për Gjuhë-Letërsi. Është ngjitur në skenë, në vitin 1979 me këngën “O zambak i Prizrenit”. Që nga ajo kohë, ka krijuar 26 albume me këngë të lehta popullore dhe folklorike. Ka xhiruar tri videokaseta dhe një film televiziv me regjisorin, Isa Qosja. Ka fituar shumë çmime nëpër festivale dhe konkurse të ndryshme. Ndër çmimet mund të veçojmë, “Çmimin e parë të Jurisë dhe të Publikut”, më 1983 në festivalin "Rapsodët këndojnë", i cili u zhvillua në Drenicë. Në vitin 1984 në “Festivalin e Kaçanikut” vlerësohet si, "Zëri më i mirë”, në vitin 1985 "Interpretimi më i mirë" në festivalin e Therandës, në vitin 1992 merr “Çmimin e parë të Publikut” në “Fest Arb Shkup”, në vitin 1995 “Çmimin e parë dhe të publikut” te "Kënga Shqiptare" në Prishtinë dhe në vitin 2000, merr “Çmimin Special” në “Festivalin Ndërkombëtar të Brukselit”. Është martuar në vitin 1984 dhe ka tre djem. Ka pasion të veçantë pikturën dhe mbledhjen e gjërave antike.

Kanë thënë për Ilir Shaqirin:

Rexhep Munishi
etnomuzikolog: Ilir Shaqiri ka stil të mvetësishëm prej artisti. (2000)

Bahtir Sheholli
etnomuzikolog: Iliri hapi një pus të ri krijimtarie,por asnjëher nuk pështyu në te vjetrin. (1995)

Rexhep Qosja
nderi i kombit: Kënga e tijë then mure. (1994)

Naim Gjoshi
kompozitor: Në zërin e tijë është mbledhur e tërë drama kosovare, këngët e mia do të ishin ndryshe pa zërin e tijë. (1998)

Ali Lleshi
publicist: Pushka e tij ka të shtime të madhe dhe shënjestër të kalkulauar. (1994)

Mehmet Kajtazi
shkrimtar: Kur këndon Iliri ma zgjon Ilirinë. (1997)

Nafije Grainca
publiciste: Ai është ringjallje e ndjenjave kombëtare. (1997)

Gjeneral Kudusi Lame: Në luftën e Kosovës luftuam me pushkë e topa ndërsa Iliri ka luftuar me raketa. (2002)

Isa Qosja
regjizor: Të tjerve ua kisha ndaluar ti këndojnë atdheut. (1998)

Minire Fetahu
gazetare e kulturës: Emri i tij është sinonim i këngës së bukur shqiptare. (1996)

Sami Piraj
gazetar kulture: Ai din më së miri ta jetsojë këngën epike,ashtu si i ka hije asajë. (1993)

Agim Vinca
shkrimtar: Iliri i artikuloi më së miri kërkesat e shqiptarëve të Kosovës përmes artit të këngës. (1994)

Xhevdet Gashi
kompozitor: Iliri krijon muzikë tepër etnike dhe mua më jep mundësi të mëdha për orkestrim dinjitoz. (2002)

Abdullah Zymberi
Dr. i gjuhës shqipe: Në këngët e tijë fusha është më e gjelbruar,mali është më i lartë,atdheu më i dashur. (1995)

Vaqe Zela
A artiste e popullit: Me zërin e tijë Kosovën e ndjejë më afër. (1992)

Fatmir Limaj: Këngët e tijë ishin logjistikë për UCK-në. (2000)

Nexhmije Pagarusha: Ai futi fjalën intelektuale në këngë. (1996)

John Arcadius
Artist belg: Ilir Shaqiri është emblematiku i muzikës shqiptare në Europë. (1999)

Aurela Gaqe
këngëtare: Ilir Shaqiri i është përkushtuar me serjozitet e përgjegjsi këngës së bukur shqiptare. (1997)



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora