E merkure, 30.04.2025, 08:24 AM (GMT+1)

Sport

Xhongleri 12-vjeçar që po “kap” idhullin Ronaldinjo

E hene, 30.07.2007, 11:31 PM


Që nga mëngjesi deri në mbrëmje me top nëpër këmbë, duar, kokë, duke bërë xhonglime e duke lënë pa gojë pushuesit e shumtë të Shëngjinit. Kështu bën 12-vjeçari Miklovan Marku. Kështu bënte dikur i famshmi Pele. Edhe Panajot Pano. Mikloja i vogël e ka treguar talentin e tij edhe te ushtarët e NATO-s, para të cilëve ka bërë mbi 2 mijë mbajtje topi me këmbë, kokë, gjoks dhe pjesë të tjera, duke treguar mjeshtrinë e tij. Në këmbim të kësaj shfaqjeje, ata i kanë dhënë për dhuratë 200 euro, për të cilat ai thotë se i ka përdorur për të bërë kursin e futbollit në klubin e Shëngjinit.

Historia
 
Është vetëm 12 vjeç. Çdo ditë e sheh teksa bën stërvitje individuale në bregdetin e Shëngjinit. Lëvizjet e tij mahnisin të gjithë pushuesit e shumtë që kanë mbushur plazhin. Ata e kanë bërë mik dhe pjesë të zbavitjes së ditës Miklon e vogël. Sapo ai zbret në bregun e detit, ata të gjithë flasin për mrekullitë që i bën ai topit gjatë përdorimit, duke u shprehur: “Erdhi mjeshtri i topit”. E ka nisur që në moshën gjashtëvjeçare stërvitjen me një ekip të vogël siç është ai i Shëngjinit, por që ndjekja e ndeshjeve të futbollit nëpërmjet televizorit ka bërë që te Miklovani të nguliten mjaft mirë përdorimi i topit që i bëjnë yjet e futbollit botëror. Ndërsa i ka parë ata me kureshtje, tashmë ia ka dalë mbanë që të bëhet si ata, pra mjeshtër. Ndërsa vazhdon punën vazhdimisht, ka një vullnet të jashtëzakonshëm për t’u stërvitur. “Zgjohem në mëngjes dhe në orën 8. 30 marr topin dhe dal nga shtëpia, të cilën e kam pothuajse ngjitur me bregun e detit”, – thotë Miklovani. Më pas, ai bën një vrapim të lehtë dhe nis xhonglimet me top.

Si Ronaldinjo

Imitoj në të shumtën e rasteve Kristian Ronaldon, pasi ai është idhulli im në përdorimin e topit. Ndërsa jam tifoz i Mançesterit dhe i Anglisë. Më pëlqen loja e ekipit anglez, mënyra e të luajturit dhe pa dëmtime. Ndërsa ndryshe ndodh me futbollin italian. Të dëmtojnë shumë shpejt dhe ka shumë faulla. Për t’u stërvitur me ekipin e Shëngjinit, babai më paguan 1 000 lekë në muaj. Nga 500 në çdo 15 ditësh. Kam dy vëllezër më të vegjël dhe nënën pa punë, ndërsa babai punon në marinë. Do të kisha dëshirë të luaja për ekipin e Tiranës, por kushtet ekonomike nuk më mundësojnnë një gjë të tillë. Trajneri më ka porositur që vazhdimishtë të eci zbathur, pasi këmbën e kam një çikë të vogël, por që me të topin e kam mbajtur mbi 2000 herë. Rasti i numrit të këtyre xhonglimeve ka qenë një vit më parë, kur unë kam marrë një “ rrogë” nga ana e ushtarëve të NATO-s që ishin vendosur në Shëngjin. “Vazhdova të xhongloj me top si dhe të hiqja bluzën dhe ta vishja pa hequr topin nga trupi, por duke e mbajtur mbi qafë dhe e rrotulloja në momentin që hiqja trikon me kokë”, - thotë 12-vjeçari, duke shtuar se “ushtarët e NATO-s po më shikonin dhe filluan të linin kërcimin dhe të më ndiqnin mua”. “Ata vendosën një kapele dhe filluan të mblidhnin euro për mua. Kam bërë mbi 2000 xhonglime me topin me këmbë, ndërsa ata më dhanë 200 euro”, - thotë Miklovani.
Rasti i Miklovan Markut është nga më të veçantit në të gjithë vendin tonë. Nëse një talent i tillë do të shfaqej jashtë, atë menjëherë do ta tërhiqnin ekipe, të cilat do të mereshin me stërvitjen e tij. Ndërsa mundësia ekonomike e privon këtë talent, që nesër, pse jo, mundet të jetë një nga futbollistët më të mirë të vendit tonë. Por e ardhmja e sigurt për të nesërmen varet nga e sotmja. Miklovan Kola luan si mesfushor i krahut të majtë dhe shpeshherë si organizator me ekipin e Shëngjinit, me moshat e reja.

Panajot Pano, dribluesi i madh
I madhi Panajot Pano, një nga legjendat e futbollit shqiptar, mbahet mend për aftësinë dribluese të tij, por edhe si një xhongler i topit. I pajisur me një teknikë të përsosur driblimi, ai ishte një nga lojtarët më të mirë të Kombëtares së futbollit.

Pele e nisi me top lecke
“Mbreti i futbollit”, braziliani Pele, filloi jetën e futbollit qysh në moshë të re. U rrit në varfëri, madje duke lustruar edhe këpucët gjatë ndeshjeve të klubit Bauru Athletic. Pele e nisi me një top lecke të mbushur me gazeta ose duke xhongluar me portokalle.

Leo Mesi, futbollisti 5-vjeçar
Ylli i Barcelonës, argjentinasi Lionel Mesi, e nisi futbollin qysh në moshën 5-vjeçare duke luajtur për Grandolin, klubin që kishte për trajner të atin e tij. Në moshën 8-vjeç ai u transferua te Newell's Old Boys dhe në moshën 11-vjeç River Plate shfaqi interesimin për të. Mesi, në vitin 2000, në moshën 13-vjeçare u rekrutua në ekipin B të Barcelonës

Eduards, gjeniu 3-vjeçar
Një kampion i pazakontë futbolli. Ai është vetëm tre vjeç dhe e gjuan topin sikur të ishte një futbollist profesionist. Kur u bë 18 muajsh, dinte tashmë të luante dhe të gjuante në shënjestër në portë. Fëmija gjeni quhet Çarli Eduards dhe i mbushi tre vjeç në shkurt.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx