Mendime
Petrit Dibrani: Organizimi i urrejtjes dhe shpenzimi i buxhetit të shtetit
E hene, 20.04.2026, 06:22 PM
Organizimi i urrejtjes dhe shpenzimi i buxhetit të shtetit, jeni ju "HIPOKRIT" në "fushën e lojës"
Nga
Petrit Dibrani
Jeni
të paaftë e të korruptuar dhe interesgjinjë e të verbuar, ju (politikan) të
mallkuar!
Nuk
është e vështirë të dallohen marrëzitë e juaja, ngase jemi duke ju parë se
çfarë keni bërë e çfarë po bëni, me gënjeshtra dhe mashtrime...
Poshtërsitë
e juaja janë të dallueshme nga pangopësia për pushtetin e buxhetin dhe kurrë
për ne, e as për zgjedhjen e Presidentit/es!
Ju
veçse çirreni ndaj njëri tjetrit derisa të përfundojnë zgjedhjet dhe në fund e
ndani për veten dhe grupin tuaj sahanlëpirës, buxhetin tonë të përbashkët.
(PO),
e kam thënë shumë kohë më parë dhe do vazhdoj ta bëj....
Për
mëkatet e juaja që ju vetë i keni bërë nuk keni dhënë llogari para drejtësisë
asnjëherë, ngaqë "Drejtësia" s'po ekziston!
Mirëpo
unë jam i bindur ngase besoj, që do përgjegjeni dhe ndëshkoheni nga I Madh Zot,
herdokurdo.









