Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Petrit Dibrani: Organizimi i urrejtjes dhe shpenzimi i buxhetit të shtetit

| E hene, 20.04.2026, 06:22 PM |


Organizimi i urrejtjes dhe shpenzimi i buxhetit të shtetit, jeni ju "HIPOKRIT" në "fushën e lojës"

Nga Petrit Dibrani

Jeni të paaftë e të korruptuar dhe interesgjinjë e të verbuar, ju (politikan) të mallkuar!

Nuk është e vështirë të dallohen marrëzitë e juaja, ngase jemi duke ju parë se çfarë keni bërë e çfarë po bëni, me gënjeshtra dhe mashtrime...

Poshtërsitë e juaja janë të dallueshme nga pangopësia për pushtetin e buxhetin dhe kurrë për ne, e as për zgjedhjen e Presidentit/es!

Ju veçse çirreni ndaj njëri tjetrit derisa të përfundojnë zgjedhjet dhe në fund e ndani për veten dhe grupin tuaj sahanlëpirës, buxhetin tonë të përbashkët.

(PO), e kam thënë shumë kohë më parë dhe do vazhdoj ta bëj....

Për mëkatet e juaja që ju vetë i keni bërë nuk keni dhënë llogari para drejtësisë asnjëherë, ngaqë "Drejtësia" s'po ekziston!

Mirëpo unë jam i bindur ngase besoj, që do përgjegjeni dhe ndëshkoheni nga I Madh Zot, herdokurdo.