Kulturë
Blerim Rrecaj: Një lajm natyre
E shtune, 11.04.2026, 04:19 PM

Blerim Rrecaj
Një lajm natyre
Një
tel me gjemba
E
një degë me lule
Fyta-fytas
duke u shtyrë
Dega
e veshur me të bardha
Teli
i veshur katran i nxirë...
Ndodhi ngazëllimi
Ka
ndodhi që tërheqin
Për
kah vetja si me magnet
Si
ky ngazëllim fluturimi
Kur
për pista lulesh mësyn kjo bletë
Shfaqje
të tilla në teatër natyre
Me
ëndje sheh këtu e ndokah
Dritë
e diellit i ndritëson
Mjalcës
të tejdukshmit krahë...
Shkrepje dielli
Dielli
i bëri një shkrepje
Drurit
degë-lule-bardhë
Dy
fluturake që shkonin në qiell
I
ngriu e nuk i la me vete për ta marrë...
Komentoni









