Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Rrecaj: Një lajm natyre

| E shtune, 11.04.2026, 04:19 PM |


Blerim Rrecaj

Një lajm natyre

Një tel me gjemba

E një degë me lule

Fyta-fytas duke u shtyrë

Dega e veshur me të bardha

Teli i veshur katran i nxirë...

Ndodhi ngazëllimi

Ka ndodhi që tërheqin

Për kah vetja si me magnet

Si ky ngazëllim fluturimi

Kur për pista lulesh mësyn kjo bletë

Shfaqje të tilla në teatër natyre

Me ëndje sheh këtu e ndokah

Dritë e diellit i ndritëson

Mjalcës të tejdukshmit krahë...

Shkrepje dielli

Dielli i bëri një shkrepje

Drurit degë-lule-bardhë

Dy fluturake që shkonin në qiell

I ngriu e nuk i la me vete për ta marrë...