Mendime
Vladimir Shyti: Pushtimi i Shqipërisë nga vetë shqiptarët
E premte, 10.04.2026, 06:55 PM
Pushtimi Shqipërisë nga vet shqiptarët
Përshkrim
Nga
Vladimir Shyti
Ideja
thelbësore se ngjallja e frikës është më e rëndësishme sesa vlerësimi, ku nuk
mund të besohet në drejtësinë e njerzëve. Nuk do të ishte e gabuar nëse do të
jetonim në një gjëndje të natyrshme, që secili të mbronte drejtpërsëdrejti
vetveten dhe të drejtat e tij. Por në një shkallë qytetërimi, shteti merr
përsipër mbrojtjen e personalitetin dhe pronësin tonë, parimi nderit në këtë
vend harbut nuk gjen asnjë llojë zbatimi. Kapitalizmi erdhi me anë të forcës
dhe me kërcënimin e dhunës fizike, duke u ndihmuar nga qeverit, që udhëhiqnin
shtetin për të arritur sa më parë rendin kapitalist. Misionarët për të ngritur
ndryshe këtë kështjellë u caktuan njerëz që ishin në kupolën komuniste, të
cilët eleminonin ata që u dilnin kundër programit të tyre. Si rrjedhim, nderi
kalorësiak, tani merret me ato plagosje të personalitetit qe shteti i dënon
vetëm lehtësisht ose gati nuk i dënon fare. Sipas formulës, ligji s’merret me
vogëlsira, duke qenë dëmtime joserioze dhe më tepër akte tallje;madje, lidhur
me to, kanë arritur që t’i jepet personit militant një vlerë superior në raport
me natyrën, gjëndjen dhe fatin e shqiptarëve, duke i ngritur në një shkallë
shenjtërie;dhe duke gjetur për këtë pamjaftueshmërin e dënimit oligarkët marrin
drejtpërsëdrejti krenarinë më të shfrenuar dhe mendjemadhësinë më e
përçmueshme, duke harruar plotësisht gjëndjen e realitetit të popullit vet.
Për
të maskuar këtë krenari të pafre dhe, lidhjet e ngushta me shtetin përdoren
shfajsime të ndryshme, pra, Shqipëria është e pushtuar nga vet shqiptarët
oligark. Pushtuesit përplasen me pinjollët që kërkojnë të drejtën e tyre për
pronat e dokumentuara në kadastra dhe askush nuk i hap rrugën tjetrit. Kështu
që humbet arsyea, përplasjet e lehtë do të kalohen menjëherë në fyerje, me
goditje dhe në fund me vrasje. Procedura përkatëse është e ngurtësuar në një
sistem të rreptë ligjesh, ku fitimtarët janë gjithmonë të fortit. Kjo është
tallja më e madhe e botës, ku dhe ngrihen në qiell si kulmi i vërtetë i nderit
të rrugës.
Kjo
ndodh sepse lëkura e popullit tonë është shumë e fortë dhe ka në thelb,
pikërisht tragjeditë e së shkuarës komuniste, ku mbante gjithçka të mbyllur në
vetvete. Pasionet e tyre shtypeshin brenda buzëve, para se të artikulohej fjala
e parë. Flisnin pak, ose hiç fare sepse tehu shpatës demokratike thurur në
rrjetën e merimangës komuniste u qëndronte çdo vit, çdo muaj, çdo ditë, orë,
minute e sekondë mbi supet e tyre të rrënuara. Prandaj qëndron i heshtur, jo se
është i hutuar apo dembel, por nga një ndjesi çiltërsie, që tashmë po shthuret
dhe po e largon këtë mungesë gjallërie duke parë e kuptuar dhe fundin e kësaj
humnere të padukshme që kishte pasur brenda vetes.
“Shpulla
shlyhet me thikë”, është një besëtytni e përçmueshme oligarke. Ndoshta do t’i
takonte zemërimit të tyre që të shkëmbente fyerje e dhunë, por jo nderit e
drejtësisë. Kjo gjë duket qartë në stivat e dosjeve që ende qëndrojnë të
mbyllura të pa shqyrtuara në gjykatat shqiptare. Turizmi dhe qindra e mijra ndërtesa janë ngritur mbi
këto dosje që enkas nuk shqyrtohen derisa pronarët legjitim të largohen nga kjo
botë. Kjo gjë e bën këtë vend të pushtuar dhe armiqësor krashi fituesëve dhe
humbëseve, kjo trysni e atmosferës do të sjellë që luftë të vazhdueshme midis
shtetit-oligark dhe humbësëve të pronave, ku dhe do të ndikojë gjithmonë një
ashpërsi e urrejtje në patalogjinë e shpirtit midis popullit tonë të
shumëvuajtur.









